Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PROMOVIM DINJITOZ I VEPRAVE TË PROFESOR PLLANËS NË MITROVICË
Publikuar më 24 nntor, 2015 në orën 01:15 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Shtëpinë e kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, në një ambient të bukur dhe në prezencë të një auditoriumi të zgjedhur u promovuan dy vepra të Prof. dr. Nusret Pllanës: THE TERROR OF SERBIAN OVER ALBANIANS 1844-1999 dhe filmi dokumentar: Rrugëtimi i një libri nëpër botë. Të pranishmit në sallë, familjarë të dëshmorëve të kombit, zyrtarë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, studentë dhe profesorë të Universitetit “Isa Boletini” të këtij qyteti dhe të Universitetit “Hasan Prishtina” të Prishtinës, aktivistë të shumtë të çështjes kombëtare dhe qytetarë të tjerë të Mitrovicës, me interesim të madh ndoqën filmin dokumentar i cili pasqyron rrugëtimin e këtij libri në më shumë se 50 qendrat më të njohura evropiane dhe botërore, duke e sensibilizuar opinionin përparimtar për tmerret dhe barbaritë serbe mbi shqiptarët deri në shkallë gjenocidale, për afro dy shekuj me radhë.

Fillimisht , moderatorja e këtij manifestimi kulturor e shkencor , znj.Flora Sahiti- pasi i përshëndeti të pranishmit në sallë dhe ju dëshiroi mirëseardhje, fjalën ia kaloi rektorit të Universitetit publik “Isa Boletini” të Mitrovicës, Prof.dr. Alush Musaj, i cili tha:
Të nderuar të pranishëm
Më lejoni fillimisht t’ju përshëndes të gjithëve dhe në veçanti profesorin Nusret Pllana, autor i librit që fakton terrorin serb ndaj popullit shqiptar të Kosovës si dhe filmit “Rrugëtimi i një libri nëpër botë”, që po promovohen sot.
Së pari i jemi mirënjohës profesorit Pllana që na ka mbledhur këtu në këtë ngjarje kulturore, për të cilat ka aq shumë nevojë Mitrovica.
Së dyti i jemi mirënjohës profesorit Pllana për punën e tij të palodhshme për të faktuar në mënyrë shkencore një periudhë terrori dhe represioni ndaj popullit shqiptar.
Profesor Pllana me angazhimin e tij të palodhshëm, po e depërton të vërtetën për Kosovën edhe në skutat e botës, ku ndoshta nuk është dëgjuar as emri Kosovë. Si i tillë ai po vazhdon t’i shërbej vendit në një mënyrë për të cilën ka nevojë vendi ynë.
Ai është dëshmuar para luftës, ndërsa zëri i tij i shpresës në kohën e luftës na kumbon edhe sot në vesh. Tani ai po e vazhdon luftën e tij për të vërtetën e atdheut tonë. Lufta për të vërtetën ndoshta është lufta më e vështirë, megjithatë profesor Pllana po dëshmon se edhe kjo mund të fitohet.
Në fund më lejoni t’i uroj profesor Pllanës për veprat e tij dhe për projektet tjera në të ardhmen dhe të shpreh respektin tim më të thellë.
Ju faleminderit!
Pastaj, fjalën e morën recensentët e këtij libri: Prof.dr.Ismet Salihu dhe Prof.dr.Ejup Sahiti
Recensioni i Prof.dr.Ismet Salihut mbante titullin: Libri Profesor Pllanës është Monument i përjetshëm i sakrificave shekullore të popullit tonë ndër shekuj.
Ai ndër të tjera tha:
Libri i prof. Nusret Pllanës prezanton historinë e popullit shqiptar nga këndi i padrejtësive dhe tmerreve që ka përjetuar nga politika hegjemoniste e Serbisë. Gjatë një pune hulumtuese më se njëzet vjeçare, autori në këtë libër me fakte të pa kontestueshme i prezanton krimet e Serbisë ndaj popullit autokton shqiptar gjatë një shekulli e gjysëm, prej vitit 1844 deri në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1997-1999. Autori në këtë studim volumoniz nuk flet shumë, por botimi i gjashtë i këtij libri është edhe më i avansuar se të gjitha botimet tjera, sepse, libri me 770 faqe dhe me rreth 650 fotografi, dhe me mijëra emra dhe mbiemra të shqiptarëve të vrarë nga ushtria e Serbisë, përveç gjuhës shqipe, edhe në 7 gjuhë gjuhë të huaja(anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht) bindshëm ia paraqet lezuesve vrasjet, torturat, dëbimet me dhunë, djegëjet dhe krimet tjera ndaj popullit të pafajshëm shqiptarë. Sipas konventave të Hagës, Konventave të Gjenevës dhe akteve të tjera ndërkombëtare të gjitha këto krime konsiderohen krimet më të rënda kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Veçmas duhet të theksohet se sipas Konventës për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit e aprovuar nga OKB-ja në vititn 1948, këto vepra penle kundër të drejtës ndërkombëtare konsiderohen edhe krime të gjenocidit nga se u kryen me qëllim të zhdukjes, shfarosjes së kombit shqiptar. Këto krime, e veçmas krimet i gjenocidit, Serbia i kreu në kontinuitet dhe në mënyrë sistematike me qëllim të spastrimit etnik të trojeve shqiptare dhe shtrirjen e shtetit serb në tokat shqiptare. Ky studim i autorit Nusret Pllana do të jetë një kontribut i madh për historinë e popullit shqiptar dhe monument i përjetshëm i sakrificave shekullore të kombit tonë për mbijetesë dhe çlirimin e pothuaj të gjitha trojeve tona. Këto sakrifica dhe viktimat gjatë një shekulli e gjysmë u kurorëzuan edhe me krijimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan, të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq recensioni I Prof.dr. Ejup Sahitit mbante titullin: “Terrori I Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” e mundi harresën e kujtesës historike të shqiptarëve.
Ai, duke e vlerësuar lartë këtë vepër tha:
Pushteti i Serbisë gjatë një shekulli e gjysmë në mënyrë të vazhdueshme kreu veprime gjenocidiale ndaj popullsisë civile shqiptare. Përkundër kësaj, opinioni dhe diplomacia evropiane e pranoi propagandën e shtrembëruar të Serbisë ku ajo barazohej me viktimën.
Ndonëse për dhunën e egër të Serbisë është shkruar në mënyrë fragmentare edhe më parë, prof. Pllana në librin e tij “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” si asnjëherë deri me tani, detajisht dhe bindshëm i argumenton krimet monstruoze të Serbisë.
Libri i Prof. Pllana trajton në një masë masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit dhe dëbimin nga trojet e tyre. Pastaj u referohet masakrave të shumta që nga okupimi i Kosovës më 1912 e tutje. Vëmendje të posaçme i kushton masakrave të regjimit të Millosheviqit. Libri ka pak tekst, por në të prezentohen shumë fotografi tmerri, të cilat argumentohen me datë dhe vend të saktë të krimeve si dhe me emrat e të masakruarve, e herë herë edhe të masakruesve. S’ka dyshim se fotografitë e të torturuarve dhe të masakruarve e shprehin shumë më bindshëm gjendjen faktike se sa përshkrimi me fjalë.
Libri i Nusret Planës, i përkthyer në shumë gjuhë, mundëson njohjen e të vërtetës për barbarizmat e Serbisë në Kosovë. Në të përshkruhen dhe dokumentohen torturimet, dhunimet, djegëjet, vrasjet pa gjyq, deportimet masive, dhe vrasjet masive të popullsisë civile të pafajshme, me ç’rast nuk kurseheshin as fëmijët, gratë, as pleqtë.
Masakrimet nuk ishin vepër e individëve. Ato zbatoheshin nga shteti i Serbisë sipas programeve/elaborateve për shfarosjen e shqiptarëve, duke u nisur nga “Naçertania” e Garashaninit, ato të Çubrilloviqit, të nobelistit Andriq, të cilat rezultuan edhe me disa marrëveshje ndërshtetërore për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi. Procesi i tillë anticivilizues u përkrah nga ana e qarqeve akademike, e mediave, e në veçanti nga ana e kishës ortodokse serbe.
Libri “Terrori i Serbisë okupuese mbi shqiptarët 1844-1999” me ribotimet e tij vazhdimisht po plotësohet me skena të reja krimi. Vlera e tij është se, duke e argumentuar të vërtetën lidhur me krimet e Serbisë në Kosovë, opinionit botëror ia pasqyron të vërtetën reale, e në anën tjetër mundëson që ajo e vërtetë të mbahet në mend, të mos harrohet në mënyrë që krimet e tilla më të mos përsëritën.
Me rastin e këtij promovimi shumë të suksesshëm, me ç’rast merrnin pjesë edhe gazetarë të TRV 21 dhe TV MItrovica, fjala përshëndetëse iu dha edhe Prof. Mulla Asllan Muratit, i cili duke shkëputur citate nga filozof të njohur shqiptarë, e vlerësoi lartë veprën e Prof

Pllanës, duke e cilësuar ate si një përmendore që do të mbetet e përjetshme në historinë tonë më të re, e dhimbshme por shumë krenare. Fjalimi i tij i emocionoi shumë herë të pranishmit dhe u përcoll me duartrokitje të shpeshta frenetike.
Fare në fund një fjalë falënderuese e kishte edhe autori i këtyre veprave, Prof. Pllana, i cili nuk e fshihte kënaqësinë e promovimit të suksesshëm të veprave të tij në Mitrovicë, me pjesëmarrjen masive të një shtrese të zgjedhur të adhuruesve të librit, duke i njoftuar të pranishmit se, promovimi i këtij libri bëhet dy ditë më vonë, përkatësisht më 23 Nëntor 2015, në njërin prej Universiteteve prestigjioze evropiane, atë të Gracit të Austrisë.
Një koktej rasti e kishte përgatitur menaxhmenti i Universitetit “Isa Boletini” të këtij qyteti.

Hysni SYLA

MITROVICË
21 Nëntor, 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 317 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi