Jusuf Zenunaj: Poezi |
Publikuar më 24 nntor, 2015 në orën 19:26 ( ) |
Kulturë | |
|
|
.
BACA ISË T'ISHTE GJALLË
Të lumtë ne për këtë pushtet,
në çdo pëllëmb sovranit,
i madh e i vogë krenar jemi,
pêr fjalët që tha Hyseni,
e fortë qe fjala e tij:
"nuk guxojmë të shkojmë n'veri"..
Baca Isë t'ishte gjallë,
kish ardhë me kalë t'bardhë,
dy-tri net n'konak me marrë
J. Z. 20 nëntor 2025
Ç' KE HANKO HALLË
Ç' ke Hanko Hallë që ke rënë n'hall ?
S'e di nga t'ia nisi as n' fund t'i dal ?!
T' pyes biri i hallës n' këto vjet e mia,
siç po e gëzojmë ne, na qenka liria ?
Edhe për bukëgoje vuan plaku e fëmija.
Keq e kanë vënë
krimbin në kulaç,
veçsa s'kanë përdorur
kobure e kallash.
Shumicën moj loke
sikur i ka zënë gjumi
Samiu i madh thoshte,
mos i hyrë një pune
pa ia menduar fundin.....
J. Z. 19 nëntor 2025
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|