Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
28 NËNTORI DO TË JETË DITË PROTESTE PËR SA KOHË TË JETË E NDARË SHQIPËRIA
Publikuar më 24 nntor, 2015 në orën 20:50 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shumë shqiptarë në Kosovë nuk e kanë mjaftë të qartë se çfarë është dhe çfarë simbolizon Dita e madhe shqiptare, 28 Nëntori. Këtij konfuziteti i ka kontribuar shumë edhe pushteti i PLDK-së në Kosovë tani e sa vite duke harxhuar shumë energji dhe mjete me qëllim që t'i largojn shqiptarët nga identiteti i tyre kombëtar për t'a përqafuar një identitet komunitar, të ashtuquajtur (jugo-)"kosovar". Në këto qëllime përçarëse kombëtare, pushteti i PLDK-së me mediat dhe argatët e saj ka bërë ç'mos që të krijoj keqëkuptime me të vërtetën historike shqiptare. Dhe, kjo vazhdon edhe sot.

Edhe sot, disa media të mëdha të këtij vendi shkruanin me një tendencë të qartë përçarje për 28 Nëntorin si të ishte një festë e një vendi të huaj, pra Republikës së Shqipërisë. E çfarë të themi për propagandën shumë vjeçare të Halil Matoshëve e kodoshëve që n'a flasin për një komb (jugo-)"kosovar" të cilin e duan të mbyllur mbrapa një muri të lartë me Rep. e Shqipërisë, por të "pajtuar" dhe të "normalizuar" në marrëdhënie me Serbinë ? Kuptohet se këta kodoshët e jugo-kosovarizmit nuk kanë të ndalur të hedhin gënjeshtra, shtrembërime mbi historinë shqiptare, mbi simbolët, mbi të vërtetën... Ata duan konfuzitet në vetë shpirtin, simbolët, datat historike, heronjët dhe gjithëçka që ka të bëjë me bazamentin e vetë shqiptarisë. Por, kot e kanë pasur dhe kot do ta kenë sepse shqiptarët gjithënjë e më shumë po e kuptojn se ka vetem një zgjidhje për ta dhe ajo s'mund të jetë tjetër përveç bashkimit në një shtet të vetem shqiptar. Zgjidhjet e tjera shqiptarët i konsiderojn vetem si të përkohshëme, si etapa të detyruara, si imponime, pengesa e vonesa të cilat luftohen me zgjuarësi me qëllim që të arrihet synimi shekullor i tyre.

Fillimi i përjekjëve të bashkimit shqiptar mund të kërkohet thellë në histori qysh në kohën e Skenderbeut. Skenderbeu ishte ai i cili kishte vënë themelet e para të kombit shqiptar me Kuvendin e Lezhës më 2 Mars 1444. Kuvendi i Lezhës dhe lufta 34 vjeçare (rënja e kalasë së Lezhës, 1478) e shqiptarëve kundër pushtuesit ishte një moment kyç në historinë e popullit shqiptar. Kyç sepse, sipas mendimit tim, është kjo luftë në përfundim të Mesjetës e cila e ka ngacëmuar popullin shqiptar në nënvetëdije dhe e ka shtyrë deri tek vetëdijësimi i tij për veçorinë e etno-kulturën mijëvjeçare të tij kundrejt etno-kulturave tjera me të cilat po konfrontohej. Ky moment ndoshta mund të quhet si momenti i parë i ndërgjegjjësimit kombëtar tek shqiptarët. Cka më shtynë të hedh për herë të parë këtë postulat se : Kuvendi i Lezhës duhet të mirret si akti themelues i kombit shqiptar nga çdo historian.

Kuptohet, se pas vdekjës së Skenderbeut dhe pushtimit të tokave arbërore nga Perandoria Osmane, kjo ndërgjegjje kombëtare do të shtypët në ndriçimin e saj dhe do të pushoi për më shumë se katër shekuj. Më pastej, është Lidhja e Prizrenit ajo që do t'a rizgjoj këtë ndërgjegjje kombëtare më 1878 duke u rihedhur në një përpjekje të re për t'a futur në një kornizë të përbashkët identitare dhe shtetërore kombin shqiptar. Një përpjekje e madhe e patriotëve shqiptarë që luftuan dhe vepruan në rrethana tepër të vështira atë botë. Dhe, siç e dimë, më 28 nëntor 1912, delegatët e mbledhur nga të gjitha viset shqiptare shpallën Pavarësinë e Shqipërisë. Pra, siç mund t'a kuptojm, më 28 nëntor 1912 nuk ishin vetem shqiptarët e Republikës së Shqipërisë londineze që shpallën Pavarësinë, por ishin shqiptarët e Shqipërisë (të të gjitha tokave shqiptare) që e bën këtë. Dhe, nuk është shpallur Pavarësia e Republikës së Shqipërisë (shtetit të sotëm shqiptar), por me aktin politik të 28 nëntorit 1912 është shpallur Pavarësia e të gjitha trojëve shqiptare, pra të Shqipërisë (Etnike). Këtë vullnet politik të shqiptarëve të shprehur përmes një akti të qartë juridik, diplomacitë e huaja e njohën si valid vetem mbi një pjesë të territorit të kombit shqiptar duke i mohuar pjesën tjetër e cila mbeti nën sundimin e huaj. Këto zhvillimi mirë të njohura nga historianët e vërtetë, shpesh herë kanë krijuar konfuzion në masat popullore. Pra, këtu keqëkuptimet fillojn prej një nxitje mediatike të mbështetura haptazi nga pushteti (jugo-)"kosovar" që është në krye të shtetit të Kosovës të cilët mundohen, siç e thamë, t'a shtrembërojn simbolikën, kuptimin dhe efektin e këtij akti politik dhe juridik që bëri shqiptaria me 28 nëntor 1912.

Për të larguar keqëkuptimet duhet, së pari, të kuptojm se akti politik i 28 nëntori-t 1912 është shprehja e një vullneti politik i cili thotë që : të gjitha trojet ku gjuha shqipe është gjuhë dominante tek popujt që e përbëjn atë kanë të drejtën e bashkimit të tyre në një shtet të vetem shqiptar dhe se ky akt e vulos një të vullnet të tillë. Mirëpo, pafuqia e shqiptarëve që t'a realizojn edhe në terren vullnetin e tyre politik ka bërë që shqiptarët të gjenden edhe më tej të coptuar nën pushtimin e fqinjëve të tyre. Pra, ishte një vullnet shqiptar i qartë i cili nuk u realizu sepse hasi në një kundërvullnet diplomatiko-ushtarak më të fuqishëm i cili e pamundësoj atë që të shtrihet në të gjithë hapësirën e vetë të paracaktuar. Por, pamundësimi i një projekti nga një forcë e jashtëme nuk duhet kuptuar si një anulim të projektit në vetëvete. Përkundrazi, të qenurit të pushtuar nga fqinjët nuk ka bërë që shqiptarët të heqin dorë nga synimet e tyre politike për t'u bashkuar në një shtet. Përkundrazi, akti i 28 nëntorit 1912 është gjithëmon në fuqi edhe sot dhe ai është themeli nga i cili janë përpjekur dhe kanë luftuar gjeneratatë e njëpasnjëshme shqiptare për bashkim në një shtet të vetem. Pra, është akti i 28 nëntorit 1912 baza jonë legale dhe legjitime që n'a shtynë dhe n'a jep vullnetin edhe sot të luftojm kundër pushtuesëve (Iliridë, Mal të Zi, Camëri) dhe pushtetarëve kuisling (Kosovë) të cilët përpiqen që të n'a pengojn apo vonojn në realizimin e aspiratave tona shekullore. Pra, akti i 28 nëntori 1912 ishte dhe mbetët një projeksion në të ardhmen, një ideal i cili kërkon vazhdimisht realizim konkret.

Nga e gjithë kjo ne mund të kuptojm se 28 Nëntori si Ditë e madhe shqiptare nuk qenka përkujtimi i një realizimi të plotë sa qenka dita e përkujtimit të një projektit politik kombëtar që kërkon realizim të plotë. Dhe, porsa e shohim nga kjo perspektivë, ne kuptojm se 28 Nëntori si Ditë nuk mund të jetë një ditë feste. Apo, më mirë të themi se nuk mund të jetë vetem një ditë feste. Sepse, do të ishte kundër natyrës shqiptare, kundër nderit të tyre që të festojn një gjysmë realizim. Prandaj, 28 Nëntori si Ditë e madhe duhet të kuptohet si një ditë proteste. Një Ditë ku shqiptarët duhet të demonstrojn para vetës dhe botës se ata nuk kanë harruar aktin e vullnetit të 28 nëntorit 1912 dhe se ata janë gjithënjë në përpjekje të realizimit të tij.

Pikërisht, duke u nisur nga kjo perspektivë e kuptimit, opozita në Kosovë ka zgjedhur Ditën e 28 Nëntorit për të realizuar protestën e saj kundër Zajednicës dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi. Opozita në Kosovë e ka kuptuar se nuk ka ditë më të madhe dhe më simbolike për të protestuar kundër pushtetëve kuislinge që duan t'a mbajn popullin shqiptar të lidhur për Serbinë. Nuk ka ditë më simbolike për t'i thënë një pushteti kuisling se Kosova nuk është pronë e askujt dhe se ajo nuk mund të shitet e të blehet sipas interesave të caktuara. E ka kuptuar se 28 Nëntori është dita simbol i rezistencës së popullit shqiptar kundrejt pushtimit, shtypjës, dhunës dhe padrejtësive. E ka kuptuar se asnjë ditë nuk është më simbolike për të protestuar se 28 Nëntori. Prandaj edhe duhet t'i përgëzojm për këtë nismë për të n'a mësuar që në Ditën e madhe shqiptare, shqiptarët duhet të protestojn deri atëherë kur Shqipëria do të jetë NJË.

Nuk ka dyshim se në këtë Ditë të madhe të shqiptarisë më së shumti i takon popullit shqiptar të Kosovë, të Iliridës, të Mali të Zi dhe të Camërisë që të ngrihen në këmbë për të demonstruar para pushtuesëve apo pushtetëve të tyre kuislinge. Shqiptarët në Kosovë duhet t'i tregojn botës se çdo projekt që kërkon cungimin e tokave shqiptare, çdo projekt që kërkon t'i mbaj të ndarë shqiptarët do të jetë një projekt i dështuar politik dhe pa të ardhme. Shqiptarët në Iliridë gjithëashtu duhet që në këtë Ditë t'ja tregojn dhëmbët pushtetit fashist sllav që po vret pa mëshirë shqiptarët atje se nuk do t'a ketë të gjatë mbijetesën e tij. Ti tregojn dhëmbët e ujkut dhe t'a këshillojn miqësisht se e ardhmja më e mirë e shtetit të Iliridës do të ishte nën një shtet federal shqiptar i cili do t'ja u respektonte të gjitha të drejtatë popullit jetim sllav të këtij vendi. Kurse shqiptarët në Mal të Zi dhe në Camëri duhet t'a kuptojn se në këtë ditë, ata duhet t'a demonstrojn se janë aty dhe se janë me ne sepse shqiptaria është me ta.

Dhe, vetem pas një demonstrimi të fuqishëm se ne jemi gjallë, të fortë dhe më të vendosur se kurrë për të realizuar vullnetin e shprehur më 28 nëntor 1912, pavarësisht sfidave që do të n'a qesin përpara pushtuesit apo pushtetarët kuisling, që do të meritojm, në mbrëmjen e vonshëme, të ulemi dhe të festojm bashkimin tonë simbolik përreth projektit tonë të bashkimit shqiptar.

Pra, 28 Nëntori është ditë proteste e fuqishëme për bashkim kombëtar dhe mbrëmje feste për të festuar demonstrimin e një vullneti të pa shuar të shqiptarëve. Dhe, shqiptarët nuk do të mungojn as protestën e madhe as në festën e bukur të 28 Nëntorit.

E ARDHMJA JONË NUK DO TË JETË E KALUARA E RIKTHYER

Nëse e shikojm me kujdes propagandën e militantëve të PLDK-së, do të çuditemi se si ajo gjithëkohën sillet rreth të kaluarës së lavdishëme të cilën nuk u ndalën kurrë t'a përvetësojn e privatizojn. Në një të kaluar në të cilën realisht ishin të ndarë dhe kundërshtar. Kundërshti dhe ndarje e cila nuk kishte më kuptim përball të tashmës e cila po e kërcënonte t'i lë në të kaluarën. Pra, të kërcënuar nga e tashmja, ata (PDK-LDK) herët kanë filluar këtë bashkim progresiv deri tek zyrtarizimi i saj vitin e kaluar. Në anën tjetër, nëse i shikojm militantët e opozitës dhe mbarë popullin shqiptar, do të kuptoni se si ata gjithëkohën rrahin argumentët e faktët për të tashmën dhe të ardhmën e vendit tonë. Pse ndodh kështu, do pyesnim ? Sepse, shumica e këtyre militantëve të PLDK-së prej luftës së Kosovës e këndej nuk kishin më me çka të lavdërohen dhe as të argumentojn. Kjo periudhë 16 vjeçare është e mbushur me të zezat e tyre. Për të tashmën nuk kanë as çka të thonë sepse e tashmja nuk është vetem e zeza e jonë nga të bëmat e tyre, por është kohë e zezë edhe për ta. Është koha kur tradhëtia e tyre progresive ka dalur në sipërfaqe dhe ka marrur kuptimin e plotë të saj me marrëveshjet e fundit që u bënë me Serbinë. Tradhëti në të cilën secili prej tyre ka ngjyrë në të sipas kaçikut të vetë, por asnjë sa Hashimi dhe Isa Mustafa.

Janë të zezat e tyre që kanë bërë përgjatë këtij lapsi kohor ato që shpjegojn edhe diskurset e tyre plotë konfuzion, kundërthënës, banal e vulgar me gënjeshtra lehtë të deshifrueshëme e që ju vje era mashtrim shumë larg. Tani që tradhëtia ka marrur formën e plotë të saj, këta militantë dhe shefat e tyre kanë shtuar në agresivitet, urrejtje, kërcënim e mllef në diskursin e tyre. Ndjenja e të qenurit pakicë në legjitimitet edhe pse shumicë në legalitet është një ndjenjë që ata nuk po e përballojn dot. Të humbur në kohë dhe hapësirë në të tashmën, ka kohë që ata nuk po gjejn më fjalë për të ardhmën. Për më tepër, e ardhmja nuk mund të qëndroj asesi në diskursin e tyre sepse këta njerëz jetojn vetem në të kaluarën e tyre personale e grupore (dhe jo kolektive) me të cilën ju ka mbetur vetem ripërsëritja e auto-lavdatave bajate në të tashmën. Shikimi nga e ardhmja i ka trembur jashtë mase nga vetëdija se nuk do të jenë protagonistët e saj. Cka shpjegon edhe super mllefin që kanë me të dhe luftën që i bëjn asaj.

Kurse opozita të kaluarën ja ka lënë historianëve dhe ka marrur pozicion në të tashmën duke u mbështetur në një projeksion në të ardhmën që thotë se populli shqiptar meriton të jetë një popull i bashkuar në një shtet të vetem; në një shtet ku korrupsioni dhe krimi i vërtetë luftohet: një shtet i cili lufton për një perspektivë zhvillimi ekonomik, politik, ushtarak e kulturor për t'i dhënë nderin shqiptarit dhe shqiptarisë në arenën ndërkombëtare. Mirëpo, për një realizim të tillë lufta duhet të bëhet në të tashmën duke luftuar të gjitha pengesat që n'a dalin përpara përmes diskursit dhe veprimit. Pra, që e ardhmja e projektuar të realizohet, ne duhet të përpiqemi, të luftojm, të rezistojm në të tashmën. Pra të qëndrojm kundër projektëve fashiste që po tentojn të n'a çojn përmes gënjeshtrave dhe mashtrimëve drejtë një jugosllavizim të ri të Kosovës që po e quajn "pajtim" e "normalizim" të marrëdhënieve me Serbinë. "Pajtim e normalizim të marrëdhënive", që në një kohë tjetër Titoja e kishte quajtur "vllaznim-bashkim". Pra, e ardhmja mbrohet këtu, tani, në çdo ditë, në çdo orë, në çdo minutë të sajën dhe jo në të kaluarën dhe as në të ardhmën. Ne nuk duam të ripërsërisim gabimet historike që n'a kanë çuar shpesh të heshtim në të tashmën dhe, më pastaj, të luftojm në të ardhmën për të kaluarën e humbur. Jo ! Është më mirë të luftojm pak në të tashmën për të ardhmën se sa të luftojm shumë në të ardhmën për të rindreçur të kaluarën të cilën e kishim humbur.

Ky dallim ndërmjet filozofive duket i vogël dhe teorik por ai është me një efekt tepër të madh në të menduarit dhe të vepruarit dhe ai mund të ndjehet në çdo lëvizje e çdo sjellje të njerzëve të njërës apo tjetrës palë. Për më tepër, ai është tregues i madh se pse opozita do t'a fitoj betejën e saj kundër Zajednicës. Këtë Zajednicë e cila është një levë e fuqishëme që po kërkon që e kaluara të bëhet e ardhmja jonë. Të fitoj mbi këta njerëz të të kaluarës të cilët po kërkojn që të n'a vërshojn me të kaluarën e tyre edhe në të ardhmën tonë.

Të gjithë pajtohemi se të kaluarës duhet njohur meritat e saja (aty ku bëri për lirinë tonë) në mundësimin e të tashmës, por të gjithë duhet t'a kuptojm se ajo nuk do të mundet dhe nuk do të ketë asnjëherë kapacitetin që t'a shtyjë të tashmën drejtë të ardhmës. Ata që janë dorëzuar para të tashmës nuk munden t'a mendojn më të ardhmën. Ata që janë dorëzuar para të tashmës munden vetem të kërkojn të kaluarën. Dhe kur e kaluar kërkohet në të tashmën, atëherë ajo rivërshon të ardhmën. Përkundër atyre, e tashmja shtyhet vetem nga ata që luftojn në të tashmën të tërhequr nga vizioni që kanë shtrirë mbi të ardhmën e afërt dhe të largët. Dhe e ardhmja jonë nuk do të jetë e kaluara e tyre. Populli shqiptar nuk do të lejoj që e kaluar të rikthet dhe të bëhet e ardhmja e tyre. Populli shqiptar i ka çuar gishtin e mesëm Titos dhe i është përkulur me respekt të kaluarës së lavdishëme të UCK-së, të cilën do t'a nderojn përjetësisht. Dhe, sot shqiptarët po i thonë të kaluarës të marrë vendin e saj në memorien kolektive dhe në faqet e historisë sonë dhe të ndal përndjekjen e fatit të shqiptarëve. Shqiptarët kanë vendosur sytë drejtë një të ardhme e cila nuk do të jetë e kaluara e rikthyer, por e tashmja jonë duke u bërë.

Labinot Gjini

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 296 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi