Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ari është i mirë, por dituria dhe patriotizmi vlejnë më shumë se ari
Publikuar më 24 nntor, 2015 në orën 21:21 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

**** Institucionalizimi, tolerimi dhe mbështetja e së keqës bastardon dhe vret lirinë, diturinë, përparimin dhe ardhmërinë e kombit shqipptar në Ballkan

*** “Qëllimi ynë kryesor në këtë botë është t’i ndihmojmë të tjerët, e, nëse nuk mund t’i ndihmojmë ata, të paktën të mos i lëndojmë.” (Dalai Lama)

*** Kush dëshiron që ta gjejë vendin e vet në historinë kombëtare shqiptare, duhet ndjekur shembullin, veprën dhe rrugën e ndritshme të Akademikut-Rilindësit të kohës sonë, Rexhep Qosja.

E vërteta, liria, drejtësia, humanizmi, kombi dhe atdheu mbi të gjitha, JO arroganca, meskiniteti, subjektivizmi, amoraliteti, tradhtia, mashtrimi, padrejtësia, gënjeshtra, shpifja, korrupsioni, partia dhe mafia si armë kryesore për shpërfytyrimin e këtyre vlerave me përmbajtje universale të qytetrimit të sotëm.

Kombi shqiptar nuk ka nevojë për “konserva boshe” dhe për lopata të ndryshkura të sundimtarëve të huaj dhe të brendshëm të egër dhe të pamëshirshëm, por për akademikë, për shkencëtarë, për patriotë atdhetarë, dhe për demokratë mëndjendritur sikurse Rilindësi i kohës sonë, Rexhep Qosja.

Hedhurinat dhe injorantët kurrë nuk kanë mundur të triumfojnë mbi lirinë , mbi diturinë, mbi ardhmërinë dhe mbi dritën e një kombi

Ata gjysmakë që mprehin “shpatat e ndryshkura” dhe “brirët e thyer” për t’i lënduar akademikët, ilaçin shërues mund ta gjejnë vetëm te ndonjë farkëtar i mirë, jo te akademikët, sepse ajo është një rrugë e gjatë dhe e paarritshme për injorantët, për gjysmakët, për hyzmeqarët, për tradhtarët dhe për “xhuxhët” e kohëve sylesh.

Ata kanë vetëm një mundësi, që ua ka “dhurar” shejtani dhe armiqtë e ndryshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, e ajo është përfolja, shpifja, nxirja dhe gënjeshtra si “detyrë shtëpie”, e marrë përsipër nga shejtani dhe nga armiqtë e huaj shkatërrimtarë dhe vrastarë të vlerave shqiptare, vetëm për t’i baltuar dhe njollosur vlerat njerëzore kombëtare dhe shkencore shqiptare, siç është Akademiku ynë i nderuar dhe i mirënjohur Rexhep Qosja.

Deri kur (edhe sa shekuj) shoqëria shqiptare, do të përballet me recidivat e primitivizmit dhe të injorancës së vilajetit të mugët mesjetar, që janë pengesa kryesore dhe armiku më brutal i nëpërkëmbjes, i poshtërimit, i mohimit dhe i mosnjohjes së vlerave të kombit, të atdheut, të shkencës, të zhvillimit, të lulëzimit, të përparimit dhe të qytetërimit të saj evropian modern.

Historia e derisotme kombëtare shqiptare ka provuar se të gjithë pushtuesit dhe kolonizatorët e huaj, së pari, kanë zbatuar politikën obskurantiste për eliminimin dhe për zhdukjen e njerëzëve të ditur dhe të arsimuar patriotë shqiptarë. Së pari, duke i kompremtuar në sy të popullit dhe, duke i shantazhuar në planin ndërkombëtar (si eksponentë të rrezikshëm të prishjes së ekuilibrit të marrëdhënieve paqësore në Ballkan), pastaj ka grumbulluar "lopatat e ndryshkura" për spastrimin dhe deratizimin e ambientit autokton shqiptar nga elita akademike dhe patriotike shqiptare.

Kush i shpif, i nëpërkëmbë, i lufton dhe i përçmon akademikët e merituar shqiptarë (për t'i kënaqur zagarinë dhe klysharinë injorante filosllave), është i gjykuar të përfundojë në plehërsishtën e historisë kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë Etnike.

Akademikët mund të polemizojnë mes veti, por gjykatës dhe avokatë të drejtësisë së tyre, nuk mund të jenë injorantët virulentë!

Sikur diletantët manjakë, laraskat dhe hafijet e zeza, ta kishin luftuar padrejtësinë dhe tiraninë serbo-sllave kolonilaiste mbi tokat dhe mbi shqiptarët e robëruar në Ballkan, ashtu siç po e luftojnë me aq zell, me aq krenari verbuese, me aq përbuzje, me aq zili, me aq urrjetje dhe me aq armiqësi iracionale dhe psikopatologjike Akademikun Rexhep Qosja, mirëfilli, sot (shek XXI, 2015) i gjithë kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike, do të ishin të pavarur, sovranë dhe të bashkuar në shtëpinë e tyre stërgjyshore-SHQIPËRINË ETNIKE.

Mirëpo, derisa të luftohen akademikët e këtillë shqiptarë, në vend se të lartësohen, të respektohen, të ndihmohen, të nderohen dhe të mbrohen nga armiqtë e tyre të brendshëm dhe të jashtëm, si dhe të mos u njihen meritat dhe kontributi i tyre shkencor, kombëtar dhe atdhetar në shoqërinë tonë, liria, pavarësia, drejtësia, shkenca, vlerat kombëtare dhe bashkimi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike, do të jenë në rrezik permanent nga pushtuesit e huaj serbo-sllavë në Ballkan dhe nga hyzmeqarët dhe vasalët e tyre kusilingë shqipfolës.

Nëse robëria, shtypja, shpifja, injoranca, gënjeshtra dhe tradhtia “janë vlera njerëzore”, atëherë, çdo gjë është në rregull!?

Mirëpo, të gjithë ata eksponentë të tillë, që shërbehen me mjete të tilla antindëregjegje, antihumane, antietike, antiparimore, antikombëtare dhe antinjerëzore, janë të dëmshëm dhe të rrezikshëm, kushtu që për ta nuk ka nevojë as Zoti i Madhërueshëm, as Shkenca, as Kombi e as Atdheu-Shqipëria Etnike, as Evropa e as bota e sotme e qytetëruar, sepse ata e gënjenë Zotin, Kombin, Atdheun dhe gjithë botën vetëm për interesa të tyre të ngushta dhe të “xhunglës” së tyre në luftën e zezë të tyre për vrasjen e “Elefantit”. Mirëpo, lirinë, diturinë, drejtësinë, dritën dhe “Elefantin”, askush nuk ka mundur t’i vrasë deri më sot në historinë e njerëzimit.

-Ai që nuk e pohon dhe nuk e mbron të vërtetën, atë nuk e do as Zoti, as shkenca, as Kombi, as Atdheu-SHQIPËRIA ETNIKE, as Amerika e as Evropa demokratike. Atë nuk e do, as nuk i beso asnjeri në botë.

Përkundrazi, shkenca, kultura, Kombi shqiptar dhe Shqipëria Etnike kanë nevojë si bukën, si diellin, si ujin dhe si ajrin për akademikë dhe filoozofë të formatit mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar siç është pa asnjë dyshim Akademiku ynë erudit-Rilindësi, Rexhep Qosja, jo për lopata të ndryshkura që e kontaminojnë florën dhe faunën e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Shpifja e Revolucionit!

Të mos dezinformohen dhe të mos gënjehen POPULLI dhe miqtë-aleatët tanë ndërkombëtarë me shpifje dhe me intriga të teorisë dhe të praktikës së komplotit filosdllav, sepse Akademiku Rexhep Qosja nuk ka apeluar për ndonjë Revolucion në Kosovë!

Një shpifje e tillë është bërë nga një rrjet i gjerë hibrid antishqiptar, që në forma të ndryshme agjenturore dhe mafioze (për të mbijetur vetë në saje të ndonjë “ashti mëshirues” të huaj) lufton për t’i shpartalluar dhe kompremtuar (në sy të POPULLIT, të Evropës dhe Amerikës) vlerat e merituara dhe të dëshmuara njerëzore, shkencore, patriotike, demokratike dhe progresive kombëtare shqiptare.
Prandaj, nuk ka asnjë dilemë se kjo luftë e brendshme armiqësore, është verbëri, tendencë dhe jashtë çdo arsyeje, që Akademiku i mirënjohur shqiptar Rexhep Qosja, të shpifet, të etiketohet, të diskreditohet, të anatemohet dhe të fajësohet në emër të thirrjes apo të dështimit të ndonjë revolucioni në hapësirat e Shqipërisë Etnike.

Një shpifje e tillë e “vetëdijes mjerane” është më shumë se idiotizëm, injorancë, urrejtje, egocentrizëm dhe armiqësi ndaj Rilindësit Rexhep Qosja

Kjo gënjeshtër sui generis nga ana e disa lopatave të ndryshkura gojëkëqia etiketuese dhe të falimentuara në jetë, që më se dy dekada janë vënë në shërbim të “patricëve” dhe të agjenturave të ndryshme antikombëtare dhe antishqiptare, që nuk duhet pranuar kurrë pavarësisht nga yryshet, qëllimet, inetresat dhe lufta e tyre e ndyrë shumëvjeçare për bastardimin dhe për “vrasjen” e kryefigurës-kryevlerës–Rilindësit të kohës sonë (shek. XX dhe fillimshekulli XXI) kombëtare shqiptare, Rexhep Qosja.

Mirëpo, përveç poshtërimit dhe vetëmohimit të tyre para gjithë kombit dhe para gjithë botës, kjo “gardë lopatash” për t’i fshehur huqet dhe dështimet e tyre, që përbëjnë historinë e diagnozës së “sëmundjes së shekullit” të psikopatologjisë së botës së tyre ekzistencialiste filozofike, shkaqet e mossuksesit të vet i kërkojnë te të tjerët, që në asnjë aspekt nuk kanë ndërlidhuri, as gjasmëri me vlerat e njëmendta të dëshmuara emblematike në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, siç është pa dyshim personaliteti, atdhetari dhe shkencëtari ynë Rilindës, akademiku Rexhep Qosja, i cili, gjatë gjithë jetës së tij, asgjë nuk kurseu për të mirën e kulturës, të shkencës dhe të interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë e dëshmojnë qindra vepra të tij shkencore: letrare, historike, politike dhe kulturore etj., që e shquajnë si personalitet dhe dijetar të madh të historisë së kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.
Prandaj, të kota, të turpshme, iracionale dhe armiqësore janë të gjitha përpjekjet e harangave dhe të fallangave të ndryshme, përkatësisht të antivlerave, që të shpërfytyrojnë dhe të zhvlerësojnë meritat, sukseset dhe kontributin jetësor shkencor dhe kombëtar patriotik të Akademikut Rexhep Qosja.

Në asnjë aspekt nuk është e mundur që një personalitet dhe figurë madhështore siç është Rexhep Qosja, të izolohet dhe t’I “mbyllet goja” nga halabakët injorantë dhe matrapazë të kohës vurratë.
Me Qosjen mund të debatojnë dhe të polemizojnë vetëm ata, që janë të rangut të tij e jo halabakët dhe rrugaçët gjysmakë të falimentuar në arritjen e objektivave të tyre jetësore.

Duhet të jesh injorant me “myhyr të dovletit” dhe i krisur mentalisht, ose hasho tuxhar me damkë, të pohosh se Akademiku Rexhep Qosja “nuk ia ka arritur, që t’i përmbushë objektivat dhe ambiciet e tij jetësore”.
Kështu, diç iracionale dhe absurde, mund të shprehin veç lopatat e ndryshkura, gjysmakët, që vërtet, nuk kanë arritur asgjë në jetën e tyre, veç shpifjes, gënjeshtrave dhe përfoljes së akademikëve dhe të së vërtetës.

Ata injorantë nuk duhet të “lodhen” dhe të “rraskapiten aq shumë”, duke u mundur që diellin ta fshhein me “shoshë”, sepse as kombi shqiptar, as Evropa e as bota nuk kanë kurrfarë nevoje, që të vihen në dijeni prej lopatave të tilla paranoide, se kush është Akademiku Rexhep Qosja ngase qindra vepra të tij shkencore me vlera të larta kombëtare shqiptare flasin vetë.

Qosja po kërkon ndryshime thelbësore imediate, jo Revolucion!

dhe pasardhësit – ky pushtet, të jeni të sigurt, do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet, si ai i vitit 1789, po në kurthin e vet. Dhe, meqenëse keni pasur revolucionet e lirisë dhe kundërrevolucionet e famës, tani do të keni revolucionin e ndërgjegjes dhe revolucionin e përbuzjes.(Alfons de Lamartin)”.( http://www.kohajone.com/index.php/aktualitet/rexhep-qosja-kerkon-permbysjen-e-pushtetit-me-revolucion/03/09/2015).

Përmes këtij observimi kritik në adresën e liderëve të falimentuar politikë kosovarë-drejtuesve të pushtetit shtetëror të Kosovës, Akademiku ynë i lartnderuar Rexhep Qosja nuk ka bërë kurrfarë Apeli, që populli të ngrihet në Revolucion, por ka pasqyruar një shmebull faktkik nga historia e popujve të tjerë evropianë, se si mund të shërohet e keqja, që ka pllakosur Kosovën (2000-2015). Unë, kështu e kam kuptuar mesazhin e shkrimit të tij, të publikuar në gazetën ditore “Koha Jonë”, Tiranë, më 3 shtator 2015.-Qofsha gabim.

Status quo-ja e filozofisë së mjerimit imponon ndryshim rrënjësor të pushtetit të keq të personalizuar dhe të rezervuar vetëm për kastën politike të PATRICËVE në pushtet

Kjo është esenca e mesazhit shembëllyes e Alfons de Lamartinit, e pasqyruar nga Akademiku ynë Rexhep Qosja, me qëllim që të ndikojë pozitivisht te kasta sunduese, në mënyrë që të ikën sa më parë nga pushteti despotik dhe oligarkist për shkak se shtetin e kanë shndërruar në pronë private të tyre, kurse popullin-sovranin e kanë shndërruar në lypësar dhe në artikull konsumi të vetëshërbimeve, të dyqaneve, të frimave dhe të kompanive të tyre të ndryshme, duke vjelur miliona dhe miliarda për familjet, për klanet, për partitë dhe për trafikantët mafiozë të tyre.

Ky soj despotësh për të sunduar dhe për t’u pasuruar vetë me akraballëkun, me klanet, me miqtë, me partiashët “partia mbi të gjitha” dhe “hajnia, krimi dhe mafia mbi të gjitha”, ka sjell popullin në shkopin e lypësit, duke e vjedhur dhe shfrytëzuar deri në palcë, duke e lënë të papunë dhe në varfëri të thellë dhe mjerueshme mbi 50%; duke margjinalizuar, diferencuar dhe shkatërruar “trurin dhe zemrën”-ajkën-elitën akademike shqiptare të Kosovës; duke e shndërruar shtetin në timare dhe në pashallëqe të veta mëhallore dhe nahijore etj.

Me këtë sundim antipopullor, nuk kemi të bëjmë vetëm me “nomeklaturën” e sotme qeveritare të këtij pushteti shtetëror, por me të gjitha qeveritë e derisotme të pasluftës, bartësit e të cilave me punën dhe me veprimin e tyre antihuman, antikombëtar, antiatdhetar, antiligjor dhe antikushtetues, janë dëshmuar si antipopullorë, antidemokratë, anti-amerikanë dhe anti-evropianë perëndimorë.

Këta janë armiqtë më të mëdhenj, edhe të popullit të Kosovës, edhe të Amerikës, edhe të Evropës Perëndimore, edhe të humanizmit, edhe të drejtësisë, edhe të barazisë, edhe të demokracisë, edhe të paqes e mirëaqenis.
Këta janë gënjeshtarët, mashtruesit, shfrytëzuesit, manipuluesit dhe mafiozët më të egër, që ka pasur ndonjëherë Kosova gjatë sundimit të saj nën sundimin e huaj kolonial nën Serbinë-Jugosllavinë pushtuese (1912-1999).

JO luftë kundër akademikëve, por kundër çdo injorance, çdo spiuni dhe tradhtari, kundër çdo primitivizmi, kundër çdo pushtuesi dhe kundër çdo mafie politike dhe çdo pushteti të kalbur!

Për asnjë politikë dhe, për asnjë lider politik, nuk duhet sakrifkuar dhe shkatërruar vlerat e mirëfillta akademike shkencore dhe kombëtare shqiptare. Vetëm akademikët e mirëfilltë gëzojnë të drejtën dhe e kanë për detyrë që me punën dhe me veprën e tyre shkencore t’i këshillojnë, t’I ndihmojnë, t’i kritikojnë dhe t’i korrigjojnë liderët politikë dhe shtetarët në qeverisjen e vendit dhe, jo anasjelltas, edhe në rast se akademikët gabojnë, duke kryer ndonjë vepër kundërvajtëse ose penale, ata nuk përgjigjen para liderëve politikë, por para ligjit dhe organeve e institucioneve të p%rkatëse drejtësisë.

Pavarësisht nga krrokatja e laraskave të kobshme për t’i njollosur, baltuar, diskredituar dhe vrarë vlerat akademike shqiptare, “gjuetarët” e tyre e kanë borxh dhe për “detyrë shtëpie”, që t’i mbrojnë me çdo kusht vlerat humane, shkencore dhe kombëtare shqiptare qoftë në shkallë kombëtare a ndërkombëtare, jo mediokrët, jo injorancën e sedimentuar shekullore, as piratët e as kurrfarë mafie politike DEKADENTE.

Prandaj, Akademiku-shkencëtari, demokrati dhe patrioti ynë i shquar Rexhep Qosja ka plotësisht të drejtë, që përmes paradigmës së pasqyruar të Alfons de Lamartinit, ta zgjojë popullin nga “gjumi dimëror” dhe nga skëterra e mjerimi, si dhe nga kontradikta politike dhe ekonomike e ideologjizuar dhe e subjektivizuar nga uzurpatorët dhe nga grabitësit e pushtetit, që vjedhin, abuzojnë, shfrytëzojnë dhe varfërojnë egërsisht dhe, pa asnjë mëshirë popullin dhe vendin e vet, në emër të popullit, në emër të patriotizmit, në emër të demokracisë, në emër të vlerave të Amerikës dhe, në emër të vlerave të Evropës Perëndimore.

Të gjithë këta diktatorë dhe uzurpatorë-privatizues të pushtetit dhe të pasurisë së popullit, të vetëquajtur “djathtistë”, “demokratë”, “patriotë”, “pro-amerikanë” dhe “pro-evropianë” perëndimorë, vetë, vullentarisht, duhet ta braktisin pushtetin, sepse tej masës e kanë shfrytëzuar dhe tjetërsuar për t’u pasuruar vetë dhe familijet e tyre…etj.
Mirëpo, këtë nuk do ta bëjnë, sepse po të kishin qenë të ndershëm me popullin dhe për popullin, ashtu nuk do kishin vepruar kundër popullit. Ndaj, e vetmja fomë e mënjanimit të tyre nga pushteti, është revolucioni i Alfons de Lamartinit (JO i akademikut REXHEP QOSJA) dhe Revolucioni francez, kur në skenën historike, politike dhe kulturore shfaqet POPULLI, ku në emër të POPULLIT-SOVRANIT bie përdhe koka e kurorëzuar burbone.

Ky shembull i francezit Alofns de Lamartin, është pasqyruar që, sa më parë të hiqet dorë nga e keqja, nga harami, nga korrupsioni, nga tradhtia, nga shitja, nga degjenerimi, nga shfrytëzimi, nga mashtrimi, nga vrafëria, nga papunësia, nga padrejtësia dhe nga poshtërimi i popullit, se, nëse edhe më tutje zgjat një gjendje tillë anarkike dhe antipopullore, mund të imonojë ndonjë formë revolucionare të shpjeguar nga Alofns de Lamartini (“shkrimtar, poet dhe politikan francez, që i përket fundshekullit XVIII dhe shekullit XIX”), që realisht mund të ndryshojë në themel gjendjen e rëndë ekonomiko-politike dhe shoqërore, si rrjedhim të keq qeverisjes

Vërtet, ai që e robëron dhe e shfrytëzon popullin dhe shtetin e vet, duhet të jetë në burg, jo në pushtet, as në liri!
Mirëpo, në Kosovë, ekzison një paradoks, pothuajse qe më se dy dekada, populli voton ata që nuk e kanë dëshmuar veten e tyre për të qenë në krye të pushtetit (1999-2015).

Ky është problemi kryesor që pengon çdo nismë për ndonjë ndryshim sado “kozmetik” qoftë në politikën e shoqërisë kosovare.

Nëse populli i varfër dhe i shfrytëzuar do të çlirohet nga prangat e këtij pushteti antipopull, antidrejtësi, antiliri, antibarazi, antidemokraci dhe antimirëqenie, e vetmja rrugë është ajo, që ka sugjeruar Alfons de Lamaretini , tani, të rikujtuar nga Akademiku ynë erudit dhe vizionar Rexhe Qosja, i cili tërë jetën ishte në shërbim të shekncës, përparimit, qytetërimit, të diturisë, të lirisë, çlirimit dhe të bashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike.
Ndryshe, edhe më tej, do të përballet me: vuajtjen, skamjen, mjerimin, përbuzjen, nënshtrimin, padrejtësinë, pabarazinë, shfrytëzimin e egër dhe sadist nga “Davidët” sikurse “Goliati” nën këmbën e tyre të hekurt.

Ajnshtajni kundër së keqes

Këtë ese kundër fenomenologjisë të së keqes po e përmbyll me këtë vlerësim aksomatik të nobelistit të mirënjohur Albert Einstein se “Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqinj, por nga ata që e tolerojnë të keqen.”
Nuk ka dyshim se, kjo lloj tolerance kolektive është virusi më i keq epidemik, që tejkalon kufijt e ndërgjegjës njerëzore, të humanizimit, të altruizmit dhe të racionales si vlera universale, spese prek dhe dëmton rëndë parimin e etikës, të humanizmit, të drejtësisë, të dinjitetit, të lirisë dhe të drejtave elementare njerëzore si vlera universale.

Sikur të mos kishte ndodhur një paradoks dhe absurd i tillë në shoqërinë kosovare (1989-2015), sigurisht se forcat detruktive centripetale nuk do të kishin pasur asnjë gjasë reale, të dilnin në skenën publike, dhe të bënin fushatë armiqësore për nxirjen e figurës markante poliedrike të akademikut Rexhe Qosja, vetëm pse, diukur gjatë okupimit 10-vjeçar të Kosovës (1989-1999) nga Serbia e Sobodan Milosheviqit, me plot arsye dhe me të drejtë nuk pajtohej me politikën e dështuar të rugovizmit, si dhe, as sot, në kohë paqeje (2000-2015) nuk pajtohet me politikat e dështuara dhe kapitulluese të qeverive antipopullore dhe antidemokratike thaçiste, isoiste, titoiste, mugabiste, idiaministe e fidelkastroiste.
E keqja, gabimet, dështimet., faturat llogaritëse dhe përgjegjësia për keqndërtimin dhe për keqeverisjen e Kosovës, nuk duhet kërkuar te Akademiku Rexhep Qosja, as te akademikët e tjerë, por te liderët dhe udhëheqësit dështakë politikë, të cilën e kanë sjellë Kosovën në gjendjen e mjerueshme politike, ekonomike, zhvillimore, demokratike, sociale dhe të mirëqenies.

Duhet të kritikohen dhe të ndëshkohen ligjërisht vetëm ato garnitura politike udhëheqëse mafioze të Kosovës, të cilat në emër të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe të patriotizmit, janë pasuruar në mënyrë joligjore, duke u imponuar me forcë në krye të pushtetit të Kosovës, jo Akademiku Rexhep Qosja, i cili me kritikat e tij objektive të qëndrueshme ua ka tërhequr vërejtjen edhe Ibrahim Rugovës, edhe Fatmir Sejdiut, edhe Behxhet Pacollit, edhe Atifete Jahajagës, si të gjithë kryeministrave të qeverive të deritashme të Republikës së Kosovës(2000-2015) për të metat dhe gabimet fatale politike në drejtimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Për këtë duhet mbështetur dhe shpërblyer akademiku Rexhep Qosja, jo të anatemohej, të fyhej, të urrehej, dhe të shantazhohej deri në armiqësi. Kjo ndodh vetem te popujt primitivë të pavetëdijshëm se i përkasin të njëjtit grup, përkatësisht të njëjtit popull, të paformuar si komb dhe si shtet.
Kësi rasti drastik të turpshëm, amoral, antihuman, antikombëtar, hileqar, grabitçar, sektarist (përçaj e sundo) dhe krejtësisht armiqësor, nuk mund të gjesh në asnjë skaj të globit tokësor në botë.

Në vend të ndërgjegjës së lartë, të arsyes së shëndoshë, të drejtësisë, të besës, të së vërtetës, të nderit dhe të respektit në frymën e traditave dhe të zakoneve të trashëguara të ndritshme nga stërgjyshërit, gjyshërit dhe etërit tanë, që të mbështeten dhe të mbrohen vetëm vlerat e njëmndta, të dëshmuara dhe të mishëruara me dhe për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror, fatkeqësisht, erdhën në shprehje diletantizimi, oportunizimi, hipokrizia, demagogjia, indiferenca, heshtja absurde, frika, diktati dhe instrumentalizimi i imponuar, përfitimet e ndryshme ekonomike, politike, tregtare, korrupsioni, hajnia, krimi i organizuar…etj., ekzodi sistematik, papunësia dhe varfëria enorme rreth 50%, që ka zhveshur popullin ekonomikisht dhe materialisht, duke e shndërruar në mall konsumi të shitoreve të atyre mafiozëve politikanë, që po ia pinë “gjakun me pambuk” popullit të robëruar dhe të shfrytëzuar ekonomikisht, duke e lënë pa bukë, pa strehë dhe pa ardhmëri e mirëqenie të sigurt.

Të gjitha këto elemente dhe të meta negative në kurrizin e popullit të Kosovës, përbëjnë tërësinë organike të përmbajtjes të së keqes kolektive brenda shoqërisë kosovare.
Për këtë mjerim dhe të keqe kolektive, nuk duhet kërkuar kurrfarë llogarie nga klasa akademike e Kosovës, e në veçnati nga Akademiku-Rilindësi ynë, Rexhep Qosja, por te ata protagonist të këqinj dhe të dështuar politikë (që po paguhen me rrogë nga populli dhe që mbi gjysmën e tij e kanë shndërruar në lypësar). Ata janë kryegjëja e së keqes, që e ka mbështjellur Kosovën. Prej atyre, duhet kërkuar saldoja e “bilancit pozitiv”, jo duke anatemuar dhe fajësuar Akademikun Rexhe Qosja!

Kjo është fatkeqësia dhe mjerimi që nuk e kuptojnë mbështetësit dhe përthithësit e së keqes, të cilët, duke e toleruar, mbështetur dhe institucionlizuar atë, provojnë se janë edhe më të këqinj, më të dëmshëm dhe më rrezikshëm sesa vetë protagonistët e së keqes.
E gjithë kjo bën që të “mbijetojë” dhe të triumfojë e paprekur dhe e pandëshkuar e keqja, si fenomen tragjik për një shoqëri normale dhe të empancipuar.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 791 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi