Njëri prej figurave prominente i njohur për veprimtarinë dhe luftën drejtë bashkimit të kombit është Ded Gjon Luli nga Malësia e Madhe. Me 24 shtator 2015 u mbushën 100-vjetë nga vrasja tradhëtisht e tij, kur mbaroi njëri prej kreshnikëve më të shquar të kombit shqiptar, ndërsa më 27 nëntor bëhet inaugurimi i shtatores së Ded Gjon Lulit dhe dekorimi me "Urdhërin e Flamurit Kombëtar". Kryengritja shqiptare kishte shpërthyer në të katër anët kundër Perandorisë Osmane, shqiptarët ishin të interesuar të krijonin kushte më të favorshme të mbijeteses kolektive, dhe mënyra e vetme ishte kryengritja, dhe kryengritja popullore kërkonte burra të fjalës dhe të pushkës, njëri ndër ta ishte malësoori Ded Gjon Luli.
Deda ishte prijsi i kryengritjes së Malësorëve kundër Perandorisë Osmane, kryengritje e cila çoi në ngritjen e flamurit kombëtar për herë të parë në trojet shqiptare, ç'prej kohës së Gjergj Kastriotit -- Skënderbeut. Për nder të inaugurimit të shtatores së Ded Gjon Lulit do të realizohet një program me përmbajtje historike ku do të rikujtohet njëri ndër më të ndritshme të kombit, nën patronatin e Presidentit të Shqipërisë shkëlqesia e tij Bujar Nishani.
Programi
( Nën Kujdesin e Presidentit të Republikes SH.T. Z. Bujar Nushani)
Për Inagurimin e Shtatores së Ded Gjon Lulit, Simposium Historik “Ded Gjon Luli dheMalesia e Madhe”
Dekorimi me “Urdherin e Flamurit Kombetar”.
Me datë 27 Nëntor 2015.
1. Inagurimi I Shatores se Ded Gjon Lulit, nënkujdesin e Presidentit te Republikes SH. T. Z. Bujar Nishani.
• Cermonia e Inagurimit, në ora 11.00-12.00 Fjala pershëndetese e Presidentit dhe fjalët e rastit nga Pashko Gjokaj.
• Të ftuar nga autoritete Qëndrore dhe Lokale, si dhe personalitete të fushave të ndryshme mbarëkombëtare
• Cermoniali nga Garda e Republikës dhe banda frymore për ekzekutimin e Hymnit të Flamurit Kombëtar.
2. Simposium Historik “Ded Gjon Luli dhe Malesia e Madhe në Lëvizjen KombëtareShqiptare ” , në ambientet e Muzeut Historik Kombetar, në ora 12.00 – 13.00.
• Fjala e Hapjes: Prof. Lulash Palushaj
• Referues: 1. Romea Gurakuqi; 2. FrasherDemaj; 3. Mahir Hoti ; 5. Gjergj Shyti/ GjovalinGjeloshi 5. Nikolla Spathari;;
• Folës: 1. Prof. Aleksandër Meksi; 2. Profesor Fatmir Sejdiu; 3. Prof. Ahmet Osja
• Moderator: Ejll Berishaj; Dr. Gjovalin Gjeloshi;
3. Koncert folkloric dhe Artistik: Me artist nga trevat e Malësisë dhe dy recitime me Artist të Popullit. Në ora 13.00-13.30
4. Koktej, në ora 13.30-14.30 ( për të pranishmit)
5. Cermonia e Dekorimit te Ded Gjon Lulit, me “Urdherin e Flamurit Kombetar”, nga Presidenti i Republikes SH.T. Z. BujarNushani.
• Pallati i Brigadave, ora 19.30-20.30( marrja e dekoratës nga Vatë Marash Dedvukaj dhe fjala përshendetëse nga Prof. Gjokë Uldedaj)
• Pallati i Brigadave, pritje koktej nga Presidenti, për të ftuarit nga travat e Malësise së Madhe, në ora 20.30-21.30.(Janë të ftuar gjithësejt 200 persona, sipas listës së përgatitur nga“Grupi Organizues”)
|