Aktivistët e opozitës së bashkuar vendosën sot mbi rrethojat e Qeverisë
mbishkrimin “PËR REPUBLIKËN”.
Përgjatë këtij aktiviteti, Nënkryetarja e VETËVENDOSJE!-s, Fatmire
Mulhaxha-Kollçaku, deputetja e AAK-së Time Kadriaj, si dhe Kryetari i
degës së Nismës në Prishtinë, Shyqyri Bytyqi, u bën thirrje të gjithë
qytetarëve të Republikës së Kosovës që të bashkohen në manifestimin
paqësor për Republikën dhe në kundërshtim të “Zajednicws” si dhe
demarkacionit me Malin e Zi.
Manifestimi mbahet më 28 nëntor, në ora 14:00, në sheshin “Zahir
Pajaziti” në Prishtinë.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
NISMA për Kosovën
|