Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
HUMORI IDIOTESK DHE EROTIZMI I PORTALËVE TONA JANË DY NGA LEVAT KRYESORE TË PUSHTETIT PËR TË MBULUAR SERIOZITETIN E SITUATËS NË KOSOVËS
Publikuar më 26 nntor, 2015 në orën 00:44 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Është e qartë se në Kosovë tonë një pjesë e madhe e popullësisë nuk është asesi e njoftuar me atë se çfarë në realitet po ndodh në vendin tonë. Kjo duket tek reagimi i tyre apo tek interpretimi tejet i gabueshëm që ata i bëjn ngjarjëve politike. Për këtë, ata nuk kanë asnjë faj sepse sot Kosova është nën një umbrellë mediatike e cila qëllimisht shtrembëron informacionet dhe të gjithë realitetin. E vërteta është se mediat tona bëjn vetem komunikim dhe asesi informim. Ato, realisht, janë kthyer në leva të pushtetit përmes të cilave pushteti bënë komunikimin e tij. Dhe, siç mund t'a shohin ata që kanë mundësinë të informohen përmes burimëve tjera, pushteti transformon çdo gjë sipas konvenencave të tij.

Për shembull, pushteti transformon një takim ndërmjet zyrtarëve të BE-së dhe zyrtarëve të Kosovës, në të cilën është biseduar për krejtë tjetër gjë, në një bisedë e cila, sipas komunikimit të qeverisë të transmetuar nga mediat tona, thotë që BE-ja është shumë e kënaqur me përparimin e Kosovës dhe se ne do të kemi liberalizimin e vizave shumë shpejt. Dhe ky shembull është vetem një model të cilin Qeveria e përdor për çdo secilin takim, ngjarje, fjalim etj... që ka ndodhur. Të gjitha janë të transformuara nga vetë pushteti me ndihmën e mediave tona të cilat janë tërësisht në shërbim të tij duke u nisur nga përzgjedhja e titullit. E gjithë kjo ka bërë që qytetari ynë të mos marrë asnjëherë informacionin e saktë.

Qytetari ynë informohet siç të mundet nga ndërkomunikimi ndërmjet opozitës dhe pozitës. Ai është i detyruar që t'ju besoj ose njërës ose tjetrës palë për informacionet e ofruara. Por, në këtë mes, në Kosovë, nuk kemi asnjë organ medial që ofron informacione të sakta, analiza shtesë të cilat nuk kanë prejardhjen prej komunikimit të vetem të fushës politike. Pra, nuk kemi media të cilat luajn rolin e tyre në kërkimin e informacionit shtesë, në analizën e tij, në interpretimin profesional të tij nga i cili do të përfitonte në informacion qytetari i rëndomt i vendit tonë. Ndërmjet komunikimit të partive politike dhe qytetarit tonë nuk ka asnjë organ të pavarur i cili e kryen punën mediale me një informim të pasur, të pavarur dhe të drejtë. Mediat tona janë vetem ritransmetues të komunikimit politikë.

Për më keq, në mediat tona nuk ka gazetarë të cilët i përmbahen deontologjisë së profesionit të tyre dhe që kanë kapacitetin për të informuar përmes një interpretimi apo analize neutrale ngjarjet e zhvilluara në politikë. Ata nuk janë vetem të n'varur nga financat e Qeverisë, por janë të n'varur edhe nga vetë komunikimi politikë i Qeverisë dhe i opozitës. Vetë nuk janë në gjendje të sjellin asgjë si media që i thonë vetës. Puna e tyre më e madhe mbetët tek kapaciteti i copy-past nga një faqe zyrtare tek faqet e tyre mediale ku në shumicën e rastëve edhe titullin e bënë Qeveria apo aktorët e tjerë të fushës politike. Pra, ashtu siç "gazetari" e merr materialin bruto nga faqet zyrtare apo nga deklaratat politike, po ashtu j'a shërben qytetarit tonë ai. Qytetari mbetët i vetem përball materialit për t'a deshifruar atë. Pra, është qytetari ai i cili sipas kapacitetit apo kufizimëve të veta intelektuale interpreton ngjarjën apo deklaratën politike duke e keqëkuptuar në shumicën e rastëve sepse materiali i shërbyer ose është i mangët në informacion ose është informacion i shtrembëruar ose përmban një informacion të koduar për të cilin duhet të jesh një profesionist i vërtetë për t'a dekoduar dhe interpretuar atë.

Më e keqja në këtë është se të gjithë ata që punojn nëpër media, përfshirë këtu jo vetem gazetarët por edhe stafët, shprehin përditë mendimin e tyre personal mbi ngjarjet e ndryshëme politike nëpër profilet e tyre të Facebookut. Bile, ato nuk dallojn aspak prej komunikimit që bën një ministër apo një deputet. Pra, lere që ata nuk punojn për të sjellur informacion përtej komunikimit politik, por ata kontribojn edhe vetë në këtë komunikim politik duke i ndihmuar shtrembërimit të mëtejshëm të informacionit dhe të realitetit.

Disa prej këtyre "gazetarëve" siç Berat Buzhala apo Milaim Zeka dhe gjithë ata që i rrethojn këta super "baca" të gazetarisë (prej varësisë së lekut), kanë marrur edhe një stil të veçant të komunikimit duke u munduar t'i japin çdo gjëje një konotacion humoristik, banal e vulgar. Këta "gazetarë" e stafë mediash janë ka mundohen që Kosovën t'a mbajn në një atmosferë humori idiotesk i cili rrjedh nga ideja se qytetari i Kosovës është një fëmijë të cilin duhet ushqyer me humor dhe lojëra fjalësh me qëllim që të mos rritet dhe të kuptoj se sa serioze dhe me sa seriozitet duhet marrur politikën. Kur humori idiotesk dhe i përditshëm vjen nga ata që nuk janë humorista por njerëz që mbajn përgjegjësi serioze, atëherë ai nuk është humor i paqëllimshëm dhe i papërgjegjshëm. Nën petkun e një humori idiotesk, banal e vulgar ata po mundohen t'a mbajn qytetarin e Kosovës larg të vërtetës, larg realitetit serioz nga i cili ai po pëson apo do të pësoj në mënyrë direkte. Dhe, kjo nuk është vetem një stil individual që rrjedh nga personaliteti i llojit të Berat Buzhalës, për shembull. Por, është një stil i cili rrjedhë nga një shkollë e vërtetë e idiotësisë e cila po prodhon kuadra të rinjë të cilët janë të formuar për të shpërndar sa më shumë mendime idiote dhe për të krijuar situata idioteske të cilat do t'a frenonin popullin shqiptar në emancipimin e tij shoqëror, ekonomik e politik. Sepse, atë që duhet ditur është se nga këto idiotësi që ata shpërndajn nëpër popull ka përfitues dhe humbës. Dhe, kuptohet se përfituesi nuk është populli shqiptar, por janë ata vetë. Pra, e gjithë kjo bëhet me qëllim që të fshihen përfitimet e tyre personale e grupore nga situatat e ndryshëme në të cilat populli shqiptar po pëson një humbje kolektive, shtetërore e kombëtare. Me një humor bajat në sytë e qytetarit të emancipuar i cili di t'a dalloj humorin e vërtetë prej një humori idiotesk, ata po mundohen të mbjellin idiotësi dhe atmosfera ludike e debil që e dezorienton qytetarin tonë dhe e largon nga e vërteta dhe nga realiteti i dhimbshëm nga i cili pëson përditë. Pra, të vërtetën dhe realitetin e dhimbshëm nga po shkon Kosova, këta njerëz me përgjegjësi, por të papërgjegjshëm, po mundohen t'a mbulojn përmes një "humori" idiotesk i cili ka për qëllim t'a "ndihmoj" qytetarin tonë të rëndomt për t'a pirë helmin nën të qeshura idioteske.

Humorit idiotesk me qëllime të qarta politike, këta njerëz ja kanë shtuar me të madhe pornografinë e cila qarkullon natë e ditë nëpër portalet tona. Asgjë e rastësishme në të gjithë këtë : ata po kërkojn që për çdo ditë qytetari ynë të zbavitët nën humor e pornografi gjerësa e ardhmja e Kosovës të kthehet në një të kaluar të rikthyer ku vllaznim-bashkimi jugosllavë i shëndërruar në "pajtim-normalizimin" demokrat liberal me Serbinë të bëhet i plotë nga shefat e tyre.

Mirëpo, fatëkeqësisht për këta njerëz, populli shqiptar do t'a refuzoj ofertën e tyre hedoniste sepse e ka të qartë tanimë se situata është serioze dhe se ajo duhet të mirret seriozisht. Ai po i lë ndërvete në këtë treg të humorit idiotesk dhe të pornografisë sepse ka punë më të mençura për të bërë. Tani edhe qytetari më i rëndomt i këtij vendi po e kupton se me të qeshura idioteske dhe me pornografi nuk bëhet dhe nuk mbahet shteti e kombi.

Labinot Gjini

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 338 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi