Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kali i Trojës (lexo: i Shqipërisë)
Publikuar më 26 nntor, 2015 në orën 00:46 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kaloi një javë e tmerrshme për skenën politike në Kosovë. E tmerrshme, sepse institucionalistët nuk deshën të dëgjojnë zërin e arsyes dhe të bisedohet jashtë dyerve të Kuvendit, për problemet e shkaktuara nga dy marrëveshje, që do ta pamundësojnë funksionalitetin e shtetit, madje edhe do ta zhbëjnë atë, qoftë përmes Kalit të Trojës në veri, qoftë përmes rrudhjes së territorit me Malin e Zi. Institucionalistët parapëlqyen konfrontimin fizikë ndërmjet protestuesve dhe policisë, për të jetësuar marrëveshjet. Kjo shkaktoi edhe ndarjen e theksuar në kuadër të kombit, që më vështirësi është të riparohet, për shkak të sjelljes diktatoriale të qeverisë.

Përballja
Skenat e tmerrshme që i kemi parë, janë aq të vrazhda, sa ka qenë dashtë mediat elektronike të paralajmëronin, duke përcaktuar moshën, sëmundjet, etj, që mos të shohin ato skena, se do të ngulitën në mendjet e tyre, e dikush, edhe mund të pësojë trauma psikike e shëndetësore. Kjo ndodhi, se Qeveria nuk la alternativë tjetër, pos djemtë dhe vajzat që kishin zbuluar suitën në barkun e Kalit të Trojës, të kundërviheshin dhe të përballeshin me fyerje e rrahje. Më vjen keq që pësuan edhe policët në detyrë, mirëpo, lloji i atyre që rrihnin brutalisht të arrestuarit me duar të lidhura, tregon shkallën e egërsisë, pra kur humbët arsyeja e veprimit.
Qeveria po të kishte qenë në nivelin e përgjegjësisë, po të kishte bindje se nuk ka elemente tradhtie, me siguri do të pranonte që çështja të zgjidhej jashtë dyerve të Kuvendit, me grupe ekspertësh vendor e ndërkombëtar. Por, duke e ditur se çfarë ngërthejnë në vete të dyja marrëveshjet, lëshon kushtrimin, si dikurAhtisari, që të mos hapet Pakoja e Tij. Por për botën intelektuale sot asgjë nuk mbetët e fshehtë, sepse kemi ekspert jo oborrtar, por edhe që dinë të lexojnë edhe në mes rreshtash. Ky lexim kthjelli mendjen e disave dhe doli kushtrimi, o burra u tradhtuam dhe mjeti për të luftuar tradhtinë, ishte vënia e gjoksit përpara.
Loja me demarkacionin doli në shesh, sepse më lehtë ishte për t’u verifikuar përmes hartave dhe iu mundësua edhe ekspertëve anësor (të pa bërë hesap nga Qeveria) të dëshmohet falja(!!!) e tokave Malit të Zi. Por, edhe përkundër kësaj, pushteti ende nuk është i gatshëm për të vepruar dhe pranuar realitetin, tashmë të dal publikisht, sepse po e sheh se në një segment u zbulua fytyra e vërtetë qeverisëse. Kjo jep mjaft material, që qytetari, pa marr parasysh se ku gjendet i angazhuar, t’i thërras mendjes për Zajednicën dhe të mos bie viktimë e burizanëve, të cilët janë të gatshëm ta përflakin atdheun, për të mbuluar qëllimet e tyre.

Ekspertët duhet të mos heshtin
Akademitë janë vu në gjumë të rëndë, por ekspertët e pavarur nuk duhet të heshtin, por të gjejnë forma të ndryshme për ta ndërgjegjësuar(!) Qeverinë, të pranojnë tryezën e bisedimeve mes subjekteve politike. Në ketë rast duhet të ngrehin zërin të gjithë ekspertët dhe intelektualët gjithëkombëtar, pa marrë parasysh se ku gjinden e çfarë natyre pune kanë, që të mos lejohet të krijohet anarkie brenda kombëtare, se kjo nuk do të mbetët vetëm përbrenda Kosovës.
Ekspertet e kanë autoritetin profesional, edhe pa bekimin e institucioneve, të ulën dhe të japin mendimin e vet interno publik. Intern për institucionet, ndërsa publik për qytetarët, të cilët kanë mbetur të shtangur dhe nuk dinë si të veprojnë, sipas motos të “Toka jonë”, ”Dua ta dijë, kam nënë Nën loken, apo babë TuçMarkun” (K.J.). Ndoshta edhe janë vonuar, por ka kohë për të ndërmarr veprime, e jo të bëjnë sehire, se në fund të fundit, janë troje shqiptare, që po na dhëmbë secilit.

Kali i Trojës (lexo: i Shqipërisë)

Kreator të Kalit të Trojës janë shumë, por prijatar dhe ata që i kanë dhënë konturat, është Serbia me ndihmën e sllavëve dhe pan sllavistëve, e në barkun e tij janë ndërkombëtarë e vendor, por komandën e ka diplomacia e Serbisë, që kur iu lëshua kërpeshi nga Bashkimi Evropian, që është i ndikuar nga sllavët. Ky kërpesh iu lëshua me takim në Rambuile, me Marrëveshjen e Kumanovës, me Rezolutën 1244 dhe Pakon e Ahtisarit. Pakoja e Ahtisarit ishte ajo që përfshiu rreth 80% të Platformës serbe për Kosovën, në Prill të vitit 2004 dhe fillimi i idesë së shndërrimit të saj në akt kushtetues për ne, përmes Ahtisarit, që kur iu dha viza për Evropën e Bashkuar, Që kur iu dha viza për kryesimin e një segmenti të OKB, që kur iu dha viza për të qenë në kryesinë ekzekutive të UNESKO-s, etj.
Loja e Kalit të Trojës (lexo: i Shqipërisë) ka në barkun e vet ndarjen e Kosovës te Ura e Ibrit përmes KFOR-it Francez dhe rezultati i kësaj, sot kemi edhe Zajednicën (komunat serbe, e jo siç trumbetohet: me shumicë serbe), e cila shihet edhe në kohën e kundërshtimit të saj në Kuvend e rrugë, kur Ministrit Hoti iu ndalua të shkojë në veriun e Mitrovicës, kur u vendos shtatorja e mbretit Milutin në mënyrë madhështore nga suita e Vuqiqit në Mitrovicë, pa dëgjuar fare se ka pushtet në Prishtinë, kur Kryeministri i Serbisë Vuqiq në Preshevë, e përbuzi Adem Jasharin, që jep për të kuptuar se çfarë do të mësojnë shqiptarët përbrenda territorit të Zajednicës, kur del në pah ndërtimi i spitalit serb në Graqanicë.
Në barkun e këtij Kali ka helm, plumba, granata, e kriminel, që fshihen në te dhe kur herë pas here, sa për sy e faqe nxirren me pinceta ndonjë kriminel, kur nuk mund t’i ikin fakteve prokuroria e EULEX-it dhe atë kur nuk kanë mundësi për t’i fshehur krimet e tyre, kemi reagimin e Serbisë përmes politikanëve, institucionlistëve, akademikëve, kishës, etj. dhe gjykatat zbutën. Ndërsa për ne mezi presin të shtijë dike në dorë, madje edhe me akuza të sajuara nga bashkëpunëtor e bashibozuk. Nga barku i saj doli edhe Gjenerali i ushtrisë serbe, që për të kanë ngritur aktakuzë, për krime ndaj shqiptarëve, dy shoqata serbe dhe nuk vjen për vizitë, por për të nënshkruar marrëveshjen për heqjen e kufizuar të fluturimeve ushtarake të Serbisë. Për ata që kanë dell politik dhe dinë të bëjnë analiza, kjo të jep për të kuptuar se KFOR-i (NATO) e njeh juridiksionin e Serbisë mbi Kosovën dhe gjitha marrëveshjet duhet përfunduar aty ku dhe kanë filluar, sepse në Prishtinë ishte Komanda ushtarake, nga ku jepeshin urdhrat për plojë të përgjakshme, edhe paramilitarëve serb, rusë, etj. Ky nuk ishte i vetmi veprim i KFOR-it që e bëri me Gjeneralin kriminel, por njësitet e saja lejojnë për të lëvizur shtatore kriminelësh, oficer kriminelësh, e hardhi ekzekutuese kriminelësh, sepse ajo është për të ruajtur kufirin, nëse ka dhe duhet të ndali ardhjen e kriminelëve në vendin e krimit.
Nga ky bark i këtij kali historik doli edhe kryeministri Isa Mustafa, (por nuk është hera e parë) me suitën e Tij dhe në emër të kombit i shkojnë në kolonë prapa edhe shumë dallkauk e kopuk, për t’i bërë iso melodisë së zhbërjes së Kosovës shtet, duke shkelur në gjakun e dëshmorëve për gjatë gjithë historisë.
Ky është guxim e kaluar guximit!

Prishtinë, 25.11.2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 676 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi