Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KADRI VESELI KËRKOI BASHKIM TË SHQIPTARËVE MË 28 NËNTOR KUNDËR ZAJEDNICËS DHE DEMARKACIONIT
Publikuar më 26 nntor, 2015 në orën 23:41 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jemi në momente tepër interesante të historisë politike të Kosovës ku për herë të parë, pas 16 vitesh, pushteti është i trishtuar nga populli i tij. Nga ky popull të cilin e ka përbuzur për 16 vite duke keqëpërdorur besimin e tij në përditshmëri. Pra, jemi në një moment ku populli shqiptar është ka shpreh për herë të parë sovranitetin e tij duke i përkujtuar çdo secilit se ai është burimi i çdo pushteti në këtë vend. Dhe, si burim i çdo pushteti ai mund të jap pushtet dhe mund të rimarr pushtetin e dhënë.

Moment kyç në historinë politike sepse jemi përball një dëshmie të ngritjës së një vetëdije qytetare e cila progresivisht është duke e kuptuar se çdo ndryshim ka bazën në lëvizjet e mëdha popullore. Është duke e kuptuar se pushteti duhet gjithëmon t'a ketë frikën e popullit të vetë (burimit të pushtetit) në qoftëse duam që veprimi i tij të përputhet me vullnetin e sovranit.

Përgjatë 16 vitëve mungesë të këtij presioni të madh popullor kundrejt pushtetit, pushteti ka luajtur rolin e uzurpatorit të vullnetit të popullit shqiptar dhe ai ka zhvilluar një politikë sipas tekëve, interesave të liderëve e partive politike në pushtet. Dhe, rrëshqitja drejtë një vllaznim-bashkimi të ri që po e quajn "pajtim-normalizim" në këtë kontekst të ri të demokracisë neoliberale, shpjegohet pikërisht nga mungesa e pushtetit të popullit shqiptar e cila ishte e uzurpuar nga liderët dhe partitë politike në pushtet. Falë mungesës së reagimit popullor, për 16 vite pushtetarët tanë kanë personalizuar pushtetin në Kosovë dhe kanë bërë çfarë kanë dashur me Kosovën. Sot, koha kur pushtetarët janë sillur me pushtetin sikur të ishte pronë personale e tyre po duket se është drejtë perendimit të saj. Dhe, kjo është ka i frikëson më së shumti pushtetarët tanë të cilët nuk janë mësuar të mendojn dhe të veprojn sipas interesave të popullit të tyre.

Pushtetarët tanë, siç kemi mundur t'i shohim të gjithë këto ditë, janë në një siklet të pa parë i cili në pa mundësi të fshihet ka jehuar në të gjitha anët e vendit, por edhe deri në BE e ShBA. Të gjithë e kanë kuptuar se është fundi i këtyre pushtetarëve dhe tradhëtisë së tyre. Të gjithë e kanë kuptuar tanimë se ata nuk do të qëndrojn dot, prandaj edhe çdo secili i ka sytë nga kalendari dhe ora e cila do të tingëlloj fundin e tyre. Rënje që në vetëvete thotë rënje edhe e të bërave të tyre. Pra, rënje edhe e marrëveshjëve me Serbinë dhe me Malin e Zi.

Siç po e shohim, momentët e fundit të këtij pushteti po përcillen me shumë deklarata, premtime, propaganda kundër të gjithë veprimtarëve që kanë dalur kundër politikave të tyre të kurorëzuar me tradhëti të plotë. Është mobilizuar anemban media e kontrolluar nga pushteti për të gënjyer, mashtruar, propaganduar të pa vërteta, gënjeshtra nga të gjitha llojet. Por, jemi të gjithë dëshmitarë se të gjitha këto kanë një efekt krejtë të kundërt prej atyre që ata po presin. Pra, në vend se të ndihmojn në reputacionin e tyre, ato po ndihmojn edhe më shumë në shkatërrimin e këtij reputacioni. Të gjithë qytetarët, pavarësisht ideve të tyre politike, këto ditë kanë pasu rastin të shohin se si mashtron, gënjen një qeveri e këtij modeli që kemi njohur prej pas luftës së Kosovës.

Në këto mashtrime, qeveria e Kosovës po kërkon mbështetje edhe tek ndërkombëtarët, por ata nuk janë më të sigurtë nëse kjo qeveri do të qëndroj më. Ata e dinë se nuk i dilet vullnetit të popullit përball. Prandaj edhe u janë pakuar fjalët dhe nuk duan më të marrin qëndrime që do t'i bënte anti-popullore, më pastaj. Ata duan t'a mbrojn reputacionin e tyre (edhe ashtu në gjendje të keqe) para se t'a mbrojn reputacionin e qeverisë së Kosovës.

Duke mos gjetur mbështetje askund, qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qeverisë së Tiranës. Por, Edi Rama të cilin e linte qeveria e Kosovës të shëtitej me Baton Haxhiun nëpër rrugët e Prishtinës, nuk po e jep asnjë deklaratë në mbrojtje të një qeverie të Kosovës edhe ashtu tradhëtare. Aq më tepër që qeveria shqiptare ishte e përjashtuar nga bisedimet Prishtinë-Beograd, jo vetem nga vullneti i Beogradit, por edhe nga vetë vullneti i Prishtinës. Megjithatë, qeveria e Tiranës kishte dërguar sot në Prishtinë deputetin simpatik Pandeli Majko sa për t'i lutur shqiptarët që të ruajn gjakëftohtësinë. Pra, sa për të dhënë një mesazh neutral paqe për protestat e 28 Nëntorit. Kuptohet se këtë mesazh paqe mediat e pushtetit e ritransformuan në mesazh mbështetës të saj. Por, gjithëçka kaloi si pa gjë në sytë e mbarë opinionit shqiptar.

Ndërkohë, Kadri Veseli, i humbur siç edhe vetë pushteti, paska deklaruar në një ceremoni të çuditshëme në Kuvend se "festa e 28 Nëntorit gjithëmon ka qenë një festë bashkimi dhe jo ndarje". Për çudi, me vetëdije apo jo, me këtë deklaratë, ai i doli në krah të opozitës e cila pikërisht këtë po kërkon. Pra, bashkim të shqiptarëve për ruajtjen e bashkimit të integritetit teritorial dhe të sovranitetit të Kosovës. Pra, bashkim kundër ndarjës së mëtejshëme të tokave shqiptare; bashkim kundër Zajednicës dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi.

Deklarata e Kadri Veseli nuk mund të kuptohet ndryshe përpos në një vijë me atë të opozitës. Nuk ka ndryshe se si të interpretohet ajo. Kush mund t'a mendoj se Kadri Veseli po bënë thirrje që shqiptarët të bashkohen për t'a pranuar ndarjen e mëtutjeshëme të tokave shqiptare ?! Kush mund t'a mendoj se Kadri Veseli mund të bëjë thirrje për bashkim të shqiptarëve që ata t'a pranojn Zajednicën apo demarkacionin me Malin e Zi ?! Askush, pra ! Pos të jetë ndonjë skizofren në gjykim i cili nuk dallon dot më patriotin nga tradhëtari.

Labinot Gjini

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 410 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi