Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova si “kashta e kumtrit”, dënon Donikën, amniston kriminelët serbë Ivanoviq dhe Dikoviq!
Publikuar më 27 nntor, 2015 në orën 02:13 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Kosova si “kashta e kumtrit”, dënon Donikën, amniston kriminelët serbë Ivanoviq dhe Dikoviq!

*** Kosova, gjithnjë e më tepër po shndërrohet në një ”shtet të dobët” dhe “ kauzishtet” pa sovranitet të plotë, pa ushtri dhe pa kufij të caktuar dhe të mbrojtur, si “kashta e kumtrit”: Hy e del kushdo, merr e lë çfarëdo, pa e pyetur fare as qeverinë e as presidenten e Kosovës. Çfarë shteti është ky?

Këtë të vërtetë e provoi edhe hyrja ilegale e gjeneralit kriminel serb Lubisha Dikoviq, aktualisht shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë (2015), dikur komandant i Brigadës 37 Motorizuese të Ushtrisë Serbomalazeze, i cili më 1999 ka masakruar dhe ekzkekutuar masovikisht me qindra shqiptarë në disa fshatra të Drenicës(Rezallë, Baks, Izbicë, Çikatovë e Vjetër, Verboc, Dashec etj.), kufomat e të cilëve i ka “eksportuar” në varrezën masive të minierës “Rudnicë” në afërsi të Rashkës në Serbi për t’i fshehur gjurmët e krimit të gjenocidit serb të kryer në Kosovë (1998/1999).

Sikur të kishim shtet të mirëfilltë në kuptimin e plotë fjalës-SOVRAN de fakto dhe de jure sipas së drejtës ndërkombëtare, sigurisht se nuk do të kishte ndodhur dialogu serbo-kosovar me palën serbe në Bruksel (2013-2015), as Marrëveshja e “Zajednicës serbe”, e cila bllokoi Kuvendin e Kosovos jo më pak se tre (3) muaj (gusht-nëntor 2015), as arrestimi dhe burgosja e deputetes së AAK-së, Donika Kada Bujupi nga kuazishteti policor, e as hyrja “tinzare” e terroristit dhe kriminelit çetniko-fashist Lubisha Dikoviq, kurrë nuk do t’i jipej rasti, që të hynte në Kosovë (por do të ishte arrestuar dhe burgosur nga Ushtria e Kosovës), ashtu siç ndodhi më 23 nëntor 2013, ku hyri pa asnjë pengesë dhe ndalesë të organave shtetërore të Republikës së Kosovës, me ftesën jo të ligjshme dhe jokushtetuese të komandantit të KFOR-it, Gjeneral Majorit Guglielmo Luigi Miglietta.

Takimi i gjeneralit alias kriminelit serb Lubisha Dikoviq me komandatin e KFOR-it Miglietta brenda territorit të Kosovës, pa lejen e organeve kompetente të Republikës së Kosovës, është provë e parrëzuedshme se SOVRANITETI i shtetit të Kosovës figuron vetëm në letër (në akull), jo në praktikë, që është në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila nuk e njeh as sovranitetin, as pavarësinë e as subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Duke qenë se Kosova në letër është shtet i pavarur dhe sovran, Kosovën nuk mund ta vizitiojnë kriminelët DIKOVIQË serbë, që kanë kryer krime të gjenocidit ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Mëpastaj, komandanti i KFOR-it, do të duhej ta dinte se pa njohtuar Presidentin ose Kryeminstrin e Kosovës, aranzhimi i takimeve të tilla të KFOR-it me përfaqësuesit e ushtrisë ose të policisë se Serbisë, janë të kundërligjshme, kundërkushtetuese dhe kundërproduktive, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, jo kurrfarë protektorati, pavarësisht se në Kosovë janë të pranishëm KFOR-I, EULEX-I dhe një staf i mbetur i UNMIK-ut, që funksionojnë dhe veprojnë në bazë të Rezolutës 1244 të KS-së së OKB-së dhe të Planit 6 Pikësh të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon (28 nëntor 2008), por që janë në kundërshtim flagrant me normat, parimet dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare, sepse nuk mund të ketë “ double sowereignty” në një shtet sikundër është Kosova, tanimë e njohur nga 110 shtete të Kombeve të Kombeve të Bashkuara.

Reagimi dhe shqetësimi i arsyeshëm i ministrit të Brendshëm S. Hyseni kundër hyrjes së kriminelit Dikoviq në Kosovë!

Me të mësuar këtë rast të paprecedencë të cenimit të sovranitetit të Kosovës, Presidentja e Kosovës ose Kryeministri i qeverisë së Kosovës, urgjentisht, do të duhej ta thërrisnin në bisedë sqaruese komandantin e KFOR-it Guglielmo Luigi Miglietta, sepse kjo është hera e dytë e takimit të kriminelit Lubisha Dikoviq me prfaqsuesit e KFOR-it. Mirëpo, në vend të tyre, këtë e bëri ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, duke ftuar në bisedë komandantin e KFOR-it general-majorin Guglielmo Luigi Miglieta, i cili “duke vlerësuar lart kontributin e KFOR-it për siguri dhe paqe në Kosovë, kërkoi sqarime dhe, njëherazi ia shprehu shqetësimin e thellë rreth vizitës së Gjeneralit Dikoviq, me ftesë të KFOR-it. Ministri S.Hysni nënvizoi se vizitat e tilla të ushtarakëve serbë, të akuzuar nga shoqatat e të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe ato serbe, për krime lufte në Kosovë, nuk i kontribuojnë rendit dhe sigurisë së përgjithshme. Për më tepër, vizitat e tilla mund të destabilizojnë situatën. Prandaj, si të tilla, këto vizita janë të papranueshme dhe nuk duhet të ndodhin herave të tjera”. (http://koha.net/24/11/2015).

Një të drejtë komunkimi dhe bashkëpunimi me gjeneralin serb Lubisha Dikoviq (i cili është paditur në Gjykatën e Hagës për krime të luftës në Kosovë, më 1999) përfaësuesit e KFOR-it nuk e kanë, sepse Kosova nuk është protektorat i KFOR-it, por është shtet i pavarur dhe sovran, që ka Presidentin, Qeverinë dhe Kuvendin, institucione shtetërore këto legale, kushtetuese dhe demorkatike të zgjedhura nga populli, si dhe të njohura nga 110 shtete të Kombeve të Bashkuara. Prandaj, pa lejen dhe pa miratimin paraprak të tyre, as KFOR-i, as EULEX-i, as UNMIK-u nuk kanë të drejtë ligjore të bëjnë kontakte dhe aranzhmane të ndryshme ose të ftojnë qeveritarët e Serbisë për vizita zyrtare në Kosovë, që kanë të bëjnë me çështjet dhe me interesat vitale të Kosovës. Prandaj, ligjërisht, sipas Kushtetutës (15 qershor 2008) dhe sipas së drejtës ndërkombëtare, nuk mund të tejkalohen nga ana e KFOR-it, e EULEX-it, as e mbetjes së UNMIK-ut, pavarërsisht nga autorizimet dhe kompetencat e tyre zyrtare, bashkëunimi i tyre me qeverinë e Kosovës, është i domosdoshëm dhe i patejekalueshëm, sepse Kosova është e pavarur dhe sovran. Kështu e ka njohur Amerika dhe 109 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare.

Pse presidenti Nikoliq e mbron terroristin Dikoviq?

Presidenti (vojvoda) Nikoliq e mbron kriminelin Dikoviq, sepse që të dytë kanë shërbyer në forcat paramilitare dhe militare çetnik-fashiste të regjimit të Slobodan Milosheviqit në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999), me ç’rast kanë kryer tri gjenocide kundër popullit kroat, boshnjak mysliman dhe kundër shqiptarëve.

Presidenti i Serbisë Nikoliq duke e mbrojtur kriminelin Dikoviq ai mbron dhe justifikon edhe vetëvetën, Sheshelin, Milosheviqin, Mladiqin, Karaxhiqin, Arkanin… etj., që së bashku me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë (sipas Memorandumit 1986), me Kishën Ortodokse, me ushtrinë, me policinë, me sigurimin dhe me paramilitarët kanë zbatuar strategjinë nacionalshoviniste të Hitlerit, që të shfarosnin kroatët, boshnjakët myslimanë, si dhe shqiptarët, me qëllim të pushtimit, të aneksimit dhe të kolonizimit të territoreve të tyre në favorin e zegjirimit të kufijve territorial të Serbisë së Madhe të Ilija Grashaninit (1844).

Ja, si presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e mbron shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq: “-Dikoviq kurrënjëherë nuk ka kryer krime lufte, besoj në ndershmërinë e tij, dhe do ta mbroj nga të gjithë, kështu edhe nga mercenarët… Nuk di për kë punon Natasha Kandiq. Për ka punuar, kur edhe mua më ka paditur për krime lufte, kështu që kam qenë i detyruar që në gjyq ta kërkojë drejtësinë.” (http://www.kurir.rs/vesti/politika/tomislav-nikolic-za-kurir-dikovic-je-nevin-branicu-ga-od-placenika-clanak-2017401/24/11/2015/).

-Po, si t’i dënonte gjyqi i Beogradit kriminelët e luftës, siç janë Tomislav Nikoliq, Lubisha Dikoviq e shumë çetnikë të tjerë, kur në gjykatat, në policinë, në qeverinë, në Parlamentin dhe në ushtrinë e Serbisë punojnë bashkëpunëtorët dhe bashkideologët dhe ushtarët me lojalë të Slobodan Milosheviqit, siç është edhe krimineli Lubisha Dikoviq, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe ish-komandant i Brigadës së 37 Motorizuese të soldateskës inkuizirtore të Slobodan Milosheviqit në Kosovë (1999), i cili vetëm në fshatin Rezallë të Drenicës (sipas Dosjes denoncuese të Fondit të së Drdejtës Humanitare në Beograd) ka ekzekutuar “41 civilë shqiptarë”, ku 27 trupa të këtyre viktimave janë zbuluar në varrezën masive në Rudnicë afër Rashkës në Serbi”.

Natasha Kandiq para Gjyqit në Beograd, Donika Kada Bujupi mbetet në paraburgim, kurse kryekrimineli Dikoviq në liri viziton KFOR-in në Kosovë!?

Ja, kjo është “drejtësia” dhe “demokracia” e "shteteve të dobëta" dhe " kuazishteteve" të Serbisë dhe të Kosovës, në vend se t’i arrestojnë dhe t’i burgosin kriminelët dikoviqë, bëjnë të kundërtën, arrestojnë, burgosin dhe gjykojnë Natasha Kandiqin dhe Donika Kada Bujupin, që kundërshtojnë padrejtësinë, korrupsionin, krimin, nepotizmin, diktaturën e egër, antihumanizmin dhe mohimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si vlera universale.

-Ja, ky kjo është esenca dhe kuptimi i paktit isë-hashim-vuçiq për “Srpska zajednicën”, e nënshkruar në Bruksel, më 25 gusht 2015.- Ata që kërkojnë drejtësi dhe demokraci në burg skurse Natasha Kandiq dhe Donika Kada Bujupi, kurse kriminelët vrastarë terroristë në liri sikurse Lubisha Dikoviq në krye të ushtrisë së Serbisë “neutrale” dhe “demokratike”.

-Ah, sa “shtet sovran” kjo Kosova? – Lejoi hyrjen e kriminelit dhe të vrastarit më famëkeq serb në Kosovë, Lubisha Dikoviq, i cili për shkak të kryerjes së krimit të gjenocidit në Kosovë kundër popullatës civile shqiptare, tanimë qe 16 vjet, do të duhej të kalbej në burgun e Shevingenit të Hagës sikruse Milosheviqi, Shesheli, Shainoviqi, Ratko Mladiqi, Radovan Karaxhiqi …etj.

-Donika Kada Bujupi, viktimë e “drzhavna polkicisë” dhe e gjykatave politike të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit

Pse “drzhavna policija” e Isa Mustafës dhe e Hashim Thaçit nuk e arrestuan kriminelin Lubisha Dikoviq, po, pa asnjë të drejtë burgosi deputetën e opozitës parlamentare, Donika Kada Bujupi ( e cila me plot të drejtë refuzoi “Zajednicën” e Dikoviqit, të Nikoliqit, të Vuçiqit dhe të Daçiqit, të firmosur nga kapitulluesit Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi). Kjo është “fuqia” dhe “drejtësia” e kuazishtetit të korruptuar, nepotist dhe të kriminalizuar, në vend se të dënonte armikun Dikoviq, dënoi viktimën e tij, Donika Kada Bujupi. Kjo i bie “më mirë të vars veten sesa armikun”!?

Edhe pse nuk ka qenë e informuar nga KFOR-I, qeveria e Kosovës, do të duhej ta arrestonte kriminelin Lubisha Dikoviq, ashtu siç ka pritur edhe humanistja dhe luftëtarja për liritë dhe të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, drejtore e Fondit të së Drejtës Humanitare në Beograd, e cila qe disa vite ka përgatitur Dosjen akuzuese për krime të luftës së gjeneralit Lubisha Dikoviq.

Mirëpo, nuk kanë ndërmarrë asgjë, që të pengohej hyrja e kriminelit Dikoviq në Kosovë, sepse kanë qenë “duke i qëruar hesapet” me opozitën, duke i arrestuar dhe burgosur deputetët dhe pjesëtarët e saj për shkak se kundërshtuan “Zajednicën serbe” të isë-hashim-vuçiq në Bruksel, që Serbia gradualisht të rikthehet në Kosovë. Dhe, ja, nuk voni shumë (para së të vihej në veprim Zajednica) Serbia hyri në Kosovë përmes kriminelit Dikoviq, me ç’rast u morën vesh me KFOR-in, që Serbisë t’i heqet embargoja e fluturimeve ajrore në Kosovë.

Aktet dhe marrëveshjet e këtilla të kësaj qeverie isë-hashim, provojnë qartë se, Kosova nuk ka kurrfarë sovraniteti, ndryshe as nuk do lidheshin marrëveshje të tilla në interesin e Serbisë, e as nuk do të lejohej që krimineli serb, Lubisha Dikoviq që ka vrarë, ekzketuar dhe djegë krejt Kosovë, të kthehej në vendin e krimeve të gjenocidit. Kjo është “fuqia ligjore” dhe “sovraniteti” i shtetit të Kosovës, i cili qe 16 vjet, do të duhej, të paktën 16 herë ta kishte akuzuar dhe paditur në Tribunalin e Hagës, gjeneralin Lubisha Dikoviq për qindra krime të gjenocidit serb në Kosovë, të kryera me pjesëmarrjen direkte dhe nën komandën e tij, gjatë viteve 1998/1999.

Në vend se kuazishteti i Kosovës me në krye presidenten, Atifete Jahjaga, kryeministrin Isa Mustafa, të lëshonin urdhërarrest për kriminelin Dikoviq, ata e lejuan atë, që lirshëm si komandant i dikurshëm vrastar i hordhive çetniko-fashiste paramilitare dhe militare të Serbisë pushtuese të Slobodan Milosheviqit, të hynte në Kosovën “sovrane”!!! – Ky është nonsens ligjor, politik, moral, human, kombëtar dhe shtetëror, që bie në kundërshtim, edhe me Kushtetutën e Kosovës, si dhe me të drejtën humanitare ndërkombëtare. Ky është ofendim dhe vrasje për së dyti e të gjitha atyre viktimave të ekzkekutuara dhe të masakruara civile shqiptare nga dora, bajonetat dhe plumbat e barbarëve fashistë, të komanduar nga gjenerali monstrum, Lubisha Dikoviq.

Në vend se të ndodhte kjo, Lubisha Dikoviq gjendet ende në liri, jo më pak se në funksionin e Shefit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë (1999-2015). Dhe, si “i pafajshëm” dhe i rehabilituar nga Serbia, tani ka hyrë edhe në Kosovë, ku është takuar me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta. –Çudi dhe brengosës është fakti, pse paraprakisht KFOR-i nuk njohtoi Qeverinë e Kosovës për vizitën e kriminelit Dikoviq?!

Ja, se në çfarë stadi Kosova është sovrane, lejohet krimineli Lubisha Dikoviq (Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë dhe ish-komandant i Brigadës 37 motorizuese i forcave çetnikofashiste militare dhe paramilitare serbe), i cili, sipas aktpadisë denoncuese të Fondit të së Drejtës Humanitare në Beograd, gjatë viteve 1998/1999, siç shkruan Jakup Kransiqi, në fshatrat e Drenicës “Izbicë, Verboc, Çikatovë e Vjetër, Baks, Dashec” ka vrarë, masakruar, ekzekutuar 25 fëmijë të mitur, ka djegur dhe dhunuar vajza dhe gra , gjithësej 25o civilë shqiptarë”.( http://www.epokaere.com/index/23/`11/2015).

-E, sot, pas 16 vitesh, “pa asnjë therë në këmbë” nga qeveria dhe nga policia e isë-hashim thaçit “krunski ubica”-terroristi me kokardë të Vojislav Sheshelit, të Tomsilav Nikoliqit dhe të Aleksandar Vuçiqit, të Slobodan Milosheviqit dhe të Ivica Daçiqit ka hyrë në Kosovën “sovrane” për t’i vizituar vendet e krimit të gjenocidit mbi shqiptarët e pafajshëm civilë që u masakruan dhe krematorizuan brenda pragut të shtëpive të tyre në Drenicën legjendare të Azedm Bejtës dhe të Adem Jasharit, vetëm pse ishin shqiptarë.

Sa më sipër, në mos për asnjë gabim tjetër, për këtë arsye, qeveria isë-hashim-jablanoviq, duhet të japë dorëheqje të menjëhershme, sepse ka shkelur mbi gjakun e atyre që flijuan jetët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit dhe e Lubisha Dikoviqit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 342 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi