Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kur mungon Populli, të përgjakë “Derzhavna Policija” e Serbisë!
Publikuar më 28 nntor, 2015 në orën 20:30 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** E dhimbshme është pasuria dhe luksi i krijuar me Serbinë në kurrizin e popullit dhe të Kosovës, por, edhe më e dhimbshme dhe më e pakompensueshme është mohimi i lirisë, i drejtësisë dhe i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Këtë Albin Kurti e pohoi me fakte dhe me argumente se me “Srpska zajednicën”-me Serbinë nuk ka as liri, as pavarësi, as zhvillim, as sovranitet, as Kosovë, as ardhmëri, as bashkim me Shqipëri e as integrim me Evropën.

Prandaj, nuk është e moralshme, as humane, as e drejtë, as kombëtare, që regjimi aktual policor i “boshtit” famëkeq të qeverisë së koalicionit PDK+LDK+Srpska lista (Mustafa, Thaçi, Jablanoviq) për veprimin, për fjalën dhe për mendimin e shprehur ndryshe nga politika e diktatit dhe forcës së tyre, t’i arrestojë, t’i burgosë, t’i gjykojë dhe t’I torturojë brutalisht kundërshtarët e : “Srpska zajednicës” me Albin Kurtin në krye, të cilin, pas përfundimit të protestesë paqësore, “Junta policore” e Hashim Thaçit dhe e Isa Mustafës, e arrestuan arbitrarisht dhe me forcë në zyrat e Selisë së “Vetëvendosjes”, si dhe arrestuan dhe përgjakën disa aktivistë të tjerë të kësaj Lëvizjeje, të cilët me të drejtë kundërshtuan arrestimin dhe burgosjen e Albin Kurtit (Avni Rrustemit).

Sot, më 28 Nëntor 2015, në qendrën e Kosovës në Prishtinë, në orën 14:00, u bë protesta e opozitës demokratike (Vetëvendosje, AAK, Nisma) me moton “KUNDËR ZAJEDNICËS dhe Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi”, ku morën pjesë mbi 50.000 mijë qytetarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare. -Prej fillimit deri në shpërndarjen e pjesëmarrësëve, protesta ishte e qetë, demorkatike dhe paqësore, pa asnjë incident të shkaktuar. Ishte për çdo lëvdatë dhe respekt.

Mirëpo, fatkeqësisht këtë imazh të ndërgjegjës, të dinjitetit, të kulturës, të tolerancës, të demokracisë dhe të paqes, në fund, pas shpërndarjes së protestuesve, e prishi dhe e nxiu me sjelljet dhe me veprimet e saj brutale ‘DERZHAVNA POLIICIA” e regjimit diktatorial proserb e Isa Mustafës dhe e Hashim Thaçit (për të çuar përpara Srpska Zajednicën-“bëje ose vdis”, që do të thotë –RIKTHIMIN e Serbisë gjenocidale në Kosovë), e cila një Protestë gjithëshqiptare paqësore dhe demokratike e përmbylli me kërbaç dhe me forcë sikurse dikur “srpska policija” e Slobodan Milosheviqit, me ç’rast përgjaku disa aktivistë të Vetëvendosjes, si dhe arrestoi me forcë deputetin demokrat të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin (heroin, ideologun, patriotin dhe demokratin Avni Rrustemi, që luftoi dhe veproi deri në vdekje për bashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë Etnike) në zyrat e Selisë së Vetëvendosjes në Prishtinë, më 28 Nëntor 2015.

Të mos përsëritet “çerpiqi” i “VLAN”-i!!!

Fillimi dhe mbarimi i Protestës ANTIZAJEDNICË-ANTISERBI, ishte paqësor, por politika policore e përgjaku protestën dhe festën e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit gjithëkombëtar shqiptar.

Sa u gëzuam të githë që protesta u mbyll në mënyrë dinjitoze, demokratike dhe paqësore nga pjesëmarrësit e saj, s’ vonoi shumë kohë, dhe ndërhyri “DERZHAVNA POLICIA”, duke e vënë shtetrrethim Selinë e Vetëvendosjes, me qëllim që, me dhunë dhe me forcë ta arrestonin Albin Kurtin. Dhe, ia arriti atij qëllimi të ndyrë, të turpshëm, amoral, antihuman, antiligjor, antikushtetues, antidemokratik dhe antikombëtar shqiptar, duke ua plotësuar kështu “betimin historik” dhe histerik antikombëtar “dyshit” Isa-Thaçsi se nuk do të ketë forcë që t’i ndalojë dhe që t’i detyrojëpër ta “anuluar Zajednicën serbe”.

Pse liderët e opozitës Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj ia plotësuan dëshirën Isës dhe Thaçit, duk e lënë Albin Kurtin, që të përfundonte në prangat e “DERZHAVNA POLICISË”, kur të gjithë e kemi ditur se, sot, në këtë protestë, detyrë kryesore e pjesëtarëve të saj ka qenë arrestimi i deputetit demokrat Albin Kurtit?

Nëse përsëritet dështimi i koalicionit “VLAN”, me ç’rast pat tradhuar Isa Mustafa për t’u bërë kryeministër i qeverisë (PDK+LDK+ Srpska Lista-Jablanoviq) me kusht që, partia e tij, Hashim Thaçin ta votojë për president të Kosovës, me t’i përfunduar mandati presidencial i Atifete Jahjagës, nuk ka asnjë dilemë se “Gjarpëri” (kryeprotagonisti i romanit të Veton Surroit), do t’iu helmatisë të të gjithëve, sikurse deri tash.

Pra, nëse dështon opozita e bashkuar demokratike (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma), ashtu sikurse “VLAN-i”, qeveria dhe kuvendi i insturmentalizuar nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, do ta ratifikojnë “Srpska Zajednicën” dhe Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, duke e e hedhur Kosovën në kanxhat shekullore të Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale. Ky është kuptimi domethënës i “Srpska Zajednicës”- “Kosovo je Srbija” !?

Mirëpo, me një politikë dhe me një diplomaci të tillë filoserbe të “eskortës” drejtuese policore të Kosovës (Mustafa, Thaçi, Jahjaga, Tahiiri…etj.) sa më shpejt dhe se më afër Serbisë, duke u larguar nga bashkimi me Shqipërinë, nuk duhet pajtuar, as paktuar kurrë, por duhet të bëhet e kundërta, luftë, përpjekje, dije, sakrifica dhe kontribut gjithëpopullor për t’u bashkuar me Shqipërinë nënë, ashtu si thuhej qartazi edhe në fjalën e rastit të Albin Kurtit drejtuar masës protestuese dhe mbarë popullit shqiptar.

Prandaj, nuk kemi se çfarë të ëndërrojmë dhe të presim ditë të mira me Serbinë gjenocidle, të gjithë në këmbë kundër “Srpska Zajednicës”-ktihimit të Serbisë në Kosovë, drejt Tiranës për t’u bashkuar me motrat dhe me vëllezërit tanë. Ky është shpëtimi ynë, kjo është ardhmja jonë dhe e fëmijëve tanë të bashkuar në Shqipërinë Etnike.

– JO bashkimi me Serbinë, jo ekzodi shekullor, jo pushteti policor për ta kthyer Serbinë në Kosovë, duke rrahur, torturuar, arrestuar dhe burgosur kundërshtarët politikë demokratë dhe patriotë shqiptarë, që me të drejtë dhe me shembull konkret, i thanë, jo, jo “Zajednicës serbe” – kthimit të Serbisë në Kosovën e Shqipërisë Etnike.
-Të mos harrojnë se, ata që po rrahin, arrestojnë, anatemojnë, burgosin shqiptarët, që po kundërshtojnë “Zajednicën serbe”, në një të ardhme të afërt, do të përballën me ligjin dhe me drejtësinë e popullit.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 490 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi