Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Vota demokratike tek shqiptarët si burim i shumë të zezave
Publikuar më 30 nntor, 2015 në orën 01:10 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptarët janë të indoktrinuar me kultin e votës pa kërkim të llogarisë për veprimet e atyre që i votojnë. Harrojnë, apo mundohen të shpërlahen nga “gabimet” që i kanë bërë duke i sharë politikanët që i kanë votuar dhe u vijnë në maje të hundës me korrupsion, hajni, krime, mashtrime, e deri në tradhti të lartë kombëtare. “Mendë për tjera herë”, thotë i gjithë ky lloj i votuesve. Deri kur me këtë cikël të “vetëdijësmit” rrotativ për të kërkuar e sjellë në pushtet njerëz më të mirë? Deri në pakufi, ose në atë pikë kur vijnë në përfundim se nuk paska të mirë, dhe secili që po vie, del edhe më i zi se tjetri. Nuk paska alternativë, pos ta sjellim një “popull me koncesion” të votoj si duhet! Ku janë shkaqet dhe fajtorët e kësaj?

Thirrja për vetëdijësim rreth zgjedhjeve si bekim i krimeve
Ata që u bindin me argumente të forta se nuk ia vlen të votohet për keqbërësit, ose se duhet rrëzuar me vota të lira në zgjedhjet e ardhshme këta bandito-kriminelë në pushtet, mund të fshehin dy qëllime: 1) të vijnë vetë në pushtet, e natyrisht, siç e ka treguar edhe përvoja e gjertanishme, të bëhen edhe më të zi se pararendësit e tyre; dhe 2) të votojnë dikë të afërm, me shpresën se do t’i bëhet ndonjë favor, për shembull, bashkëpjesëmarrja në vjedhje dhe krime. Nga ky këndvështrim, mashtruesi më i madh është votuesi, e jo politikanët dyftyrësh dhe kriminelët. Ata që i bojkotojnë zgjedhjet, alternativën më ekstreme e theksojnë kështu: “Me u qu krejt populli e me protestu në mënyrë paqësore”, ndërkohë që, posa ta testoni gatishmërinë e tij, pikërisht tek ai e shihni pengesën e parë; dikush duhet ta tërheq zvarrë për ta detyruar që të ngritet. Harrojnë se protestat paqësore nuk e kanë bërë asnjë shtet normal. E në Kosovën e tanishme, edhe miliona protesta paqësore të bëhen, nuk e ndryshojnë gjendjen. Vetëm e fundosin edhe më tutje duke e ricikluar deri në pakufi mentalitetin e grabitjes së shtetit. Për çfarë vetëdijësimi bëhet fjalë këtu? Kush duhet të vetëdijësohet? Ai që mendon se me vota bëhet ndëshkimi i kriminelëve? Absolutisht jo.

Kriminelët, qofshin në pushtet apo kudo tjetër, nuk ndëshkohen me vota por me dhunë. A ekziston kund ndonjë ligj që e parasheh ndëshkimin e krimeve me vota? Përse shumë qytetarë e kanë bindjen e mprapshtë se me vota mund të ndëshkohen kriminelët e pushtetit? A nuk e dijnë këta “qytetarë të vetëdijësuar” se kështu shpërfaqet ambicia e tyre për hakmarrje, ose keqpërdorim të pushtetit për përfitim të jashtëligjshëm, e jo për sundim të ligjit dhe ndëshkimin e krimit? Qytetari vetëdijësohet vetëm atëherë kur tregon përkushtim dhe gatishmëri për ta ndëshkuar krimin e pushtetit në çdo kohë kur ndodhë, qoftë edhe me forcë. Alternativat e mira të qeverisjes nuk ekzistojnë te asnjë popull në botë. Ato thjeshtë vijnë vetëm duke e ndalur dhe ndëshkuar të keqen, dhe kështu e mira evoluon. Pa ndëshkimin e keqberësve, qytetari i “vetëdijësuar” kot kërkon “klasë të re politike”, sepse ajo nuk do të ekzistojë kurrë, aq më pak nga ata që kanë bredhur si prostituta me pare sa në njërën, në tjetrën parti politike. Bëjëni llogarinë e numrit të zgjedhjeve dhe pushtetit në Kosovë, Shqipëri, dhe Maqedoni, dhe mendoni pse gjendja ka shkuar gjithnjë e më shumë duke u degraduar për qytetarët dhe në të mirë të mafisë. Ndëshkimi i bandito-kriminelëve që e kanë kapur shtetin e Kosovës, assessi nuk duhet përzihet me çështjen e pushtetit dhe zgjedhjeve. Nëse qytetarët mendojnë se kjo është e pamundur, atëherë fajtorë pse dikush ose shumëkush lejohet të jetë mbi ligjin, është ky mentalitet i qytetarëve, e jo mafiozët, kriminelët, tradhtarët dhe diktatura e tyre.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 631 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi