Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Qosja ka reaguar ndaj dërgimit të Albin Kurtit në burgun e sigurisë së lart në Podujevë
Publikuar më 30 nntor, 2015 në orën 01:23 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Akademik Rexhep Qosja ka reaguar ndaj dërgimit të Albin Kurtit në burgun e sigurisë së lart në Podujevë, duke thënë se regjimi i ish shërbëtorit të Millosheviqit, Isa Mustafës, dhe bashkëpunëtorit të tij të sotëm, Hashim Thaçit, kundërshtarët e vet politikë, të trajtuar armiq, s’mund t’i çojë aq larg por po i çon afër, në Burgun e Sigurisë së Lartë te Podujeva.

Qosja ka shkruar në një opinion se mund të ndodhë që, në qoftë se këta dy dhunëtarë pushtetorë do të mbahen edhe ndonjë muaj në pushtet, Albin Kurtat e ardhshëm t’i çojnë në burgun e sigurisë së lartë në Bashkësinë e Komunave Serbe, në shtetin serb në Kosovë!

Ja opinioni i plotë i Rexhep Qosjes:

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz afër Podujevës dhe u dërgua aty si të ishte kriminel me rrezikshmëri të lartë e jo deputet i Republikës së Kosovës! Në burgun e sigurisë së lartë janë vënë edhe zyrat e Vetëvendosjes: rreth tyre edhe në mëngjesin e sotëm janë forcat policore!

Të rinjtë shqiptarë të konsideruar armiq të pushtimit serb, regjimi i Millosheviqit i çonte në burgun e sigurisë së lartë në Beograd, në Centralni Zatvor, dhe në burgjet e sigurisë së lartë në Sremska Mitrovicë e në Nish. Regjimi i ish shërbëtorit të Millosheviqit, Isa Mustafës, dhe bashkëpunëtorit të tij të sotëm, Hashim Thaçit, kundërshtarët e vet politikë, të trajtuar armiq, s’mund t’i çojë aq larg, por po i çon afër, në Burgun e Sigurisë së Lartë te Podujeva. Mund të ndodhë që, në qoftë se këta dy dhunëtarë pushtetorë do të mbahen edhe ndonjë muaj në pushtet, Albin Kurtat e ardhshëm t’i çojnë në burgun e sigurisë së lartë në Bashkësinë e Komunave Serbe, në shtetin serb në Kosovë!

Ata që e urdhëruan dërgimin e Albin Kurtit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz – në Bastijën e Kosovës: Isa Mustafa e Hashim Thaçi, nuk e kanë mësuar historinë: ata s’dinë se Bastija e Francës është rrënuar prej atyre që rrëzuan tiraninë mbretërore dhe krijuan Republikën e Francës.

Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz - Bastija e Kosovës është krijuar për më të rrezikshmit e sotëm të Kosovës: për të korruptuarit pushtetlartë, për pronarët e rançeve e pasurive të tjera të ndryshme të krijuara duke zhvatur Kosovën!

Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz - Bastija e Kosovës është krijuar edhe për kriminelët e krimit të organizar e jo për mbrojtësit e Republikës, jo për mbrojtësit e tërësisë politike, kombëtare e territoriale të Kosovës.

Ata që e urdhëruan dërgimin e Albin Kurtit në Burgun e Sigurisë së Lartë - në Bastijën e Kosovës, harruan se para rrënimit të Bastijës pashmangshmërisht, me logjikë historike, rrënohet regjimi që në Bastijë i çon atdhetarët e Kosovës.
Ashtu u bëftë!
Ashtu e do e mira e Kosovës!
Ashtu e do e ardhmja demokratike e Kosovës!


Rexhep QOSJA, 29 nëntor 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 427 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi