Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Në Vjenë studentët festojnë Ditën e Flamurit
Publikuar më 30 nntor, 2015 në orën 01:34 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Studentët shqiptarë në ambientet Institutit Studentor u festua 28 Nëntori- Dita e Flamurit. Shoqata studentore me sukses po jetëson programin e saj brenda vitit të themelimit të saj në gjirin e së cilës pjesojnëstudentë nga të gjitha trevat shqiptare. Programi filloi me Himnin Kombëtar të kënduar nga studentja, Arta Selimi. Drejtimi i programit u bë nga studentet Ariana Sulemani dhe Endrit Xhelili. Në emër të organizatorit përshëndeti e uroi kryetari i Shoqatës Studentore Shqiptare, Argjend Kokalla. “Festa jonë është si rezultat i bashkëpunimit në realizimin e projekteve dhe ideve mes studenteve nga të gjitha trevat shqiptare.

Lus të gjithë studentët shqiptarë në bashkëpunim për të mirën e përbashkët” Nga diplomatët studentet i uruan z.ArtenHanku, sekretar në Ambasadën e Shqipërisë. ”Ky flamur i ngritur për herë të parë nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u bë jo vetëm simbol i mbrojtjes së trevave shqiptare, por edhe simbol i mbrojtës së qytetërimit evropian. Një falënderim shtetit austriak i cili e mbështeti në vazhdimësi kombin shqiptar në ditët më të vështira të tij”. Faruk Ajeti, sekretar në Ambasadën e Kosovës.”28 Nëntori paraqet emëruesin e përbashkët si rrallë në histori: ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, në Vlorë nga IsmailQemali, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto ngjarje përbëjnë bashkimin, qëndresën e vendosmërinë e kombit shqiptar për liri”
Ishin prezent edhe Ilir Islami, sekretar në Ambasadën e Maqedonisë, Anton Marku nga Shoqate e Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Fjalë rasti mbajti Egin Ceka, studiues e diplomat në Vjenë.” Në 28 nëntor të vitit 1912 ishte një elitë politike e cila ndërmori iniciativë diplomatike në gjithë Evropën për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë.
Kjo rridhte nga veprimtaria pararendëse madhore e Rilindësve”. Ai foli lidhur rreth rrjedhave shoqërore në Shqipëri e trevat shqiptare që nga pavarësia. “Shqiptarët janë evropian dhe çdo konstrukt, kundërthënie mes Shqipërisë dhe Evropës, mes shqiptarëve dhe evropianëve është një kundërshtim në vetvete” .
Në vazhdim studentët Visar Kasa dhe Pëllumb Molakukënduan këngën ”Hajredin Pasha”, kurse Arta Selimi këndoi këngën çame “Tumankuqe” e përcjellë në violinë nga studentja çame Sara Lalaj. Një recitim i fuqishëm ishte ai i Jeta Jasharit me vargjet poetike “Jam shqiptar”.
Studentë tjerë nga kryesia që organizuan mbrëmjen shënjuese ishin: Arbër Qarri Arbër Ahmeti, Mirlinda Gorqaj, Ariana Sulemani, Besforta Furriku, Mark Marku, Diellza Salihu, Durim Jupa, Blerina Osmani, Senad Kraja Programi përfundoi me koktej rasti nga gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare. Një kohë të gjatë nuk janë prezantuar studentët shqiptarë në Vjenë me kaq entuziazëm dhe organizim të mirë.
Shoqata e Studentëve Shqiptar tani jep shpresa në rilindjen e traditës organizative të studentëve shqiptarë që para një shekulli në Austri. Gjithë ambienti fliste me dëshirën e shpresën për bashkimin tonë gjithandej hapësirave ku frymojnë bashkëkombësit tanë.

Vjenë, 28.11.2015












Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 505 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi