Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUVENDI I “ZAJEDNICËS SERBE” E VRAU DEMOKRACINË E KOSOVËS
Publikuar më 01 dhjetor, 2015 në orën 02:30 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Sot, më 30 nëntor të motmotit 2015, shekulli XXI, me dhunë policore përjashtoi opozitën parlamentare demokratike shqiptare nga seanca e Kuvendit të Kosovës. Kështu, sot, Kuvendi i “Srpska zajednicës” e vrau demokeacinë, parlamentarizmin pluralist, lirinë e shprehjes dhe të mendimit ndryshe nga njëmendësdia dhe diktati totalitarist.

Mirëpo, POPULLI ende i përgjumur dhe i mashtruar mjaftohet vetëm duke shikuar skenat bizare të përplasjes së opozitës me policinë dhe sigurimin e shtetit policor antidemokratik të Hashim Thaçit dhe të Isa Mustafës, duke mos u interesuar për fatin dhe të nesërmen e tij nën diktaturën e egër të partizanëve të Kuvendit të “Zajednicës serbe”. Një heshtje dhe një indiferencë e këtillë, duke shikuar “filma të animuar” nëpër sallat dhe korrideret e Kuvendit, se çfarë po ndodh mes opozitës dhe policisë së hekurt të qeverisë Thaçi-Mustafa-Jablanoviq, garantojnë vetëm thellimin e mjerimit, të varfërisë, të padrejtësisë, burgun dhe kërbaçin e përditshëm nga ana e patizanëve të Kuvendit të “Zajednicës serbe”. Asgjë më shumë.

Policia dhe sigurimi e kanë fjalën kryesore në Kuvendin e Kosovës, jo deputetët, as demokracia, as palamentarizmi e as liria

-Vetëm Adolf Hitleri ka përjashtuar Opozitën nga Kuvendi, por jo me polici dhe me ushtri, ashtu sikurse veproi sot (30 nëntor 2015) Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa me policinë represive sipas strategjisë së shtetit policor të Slobodan Milosheviqit(1989-1999) dhe me pozitën parlamentare (PDK+LDK+Srpska lista). Turp! Ai është fashizëm dhe totalitarizëm , që bie në kundërshtim me çdo normë, me çdo parim, me çdo standard dhe me çdo institucion të demokracisë në botë. Me një fjalë, përjashtimi i OPOZITËS PARLAMENTARE nga “zelenashët” e Kuvendit të “Zajednicës serbe”, është vrasje e lirisë vrasje e lirisë dhe e demokracisë së Kosovës.

Sot, më 30 nëntor 2015, me përjashtimin e Opozitës parlamentare (Vetëvendosje, AAK, Nisma) nga senaca e Kuvendti të Kosovës, duke përdorur policinë si mjetin kyrsor “politik” (për qërimin e hesapeve politike me opozitën parlamentare) kundër deputetëve të opozitës së bllokuar në korridorin e Kuvendit, shteti policor i Hashim Thaçit, i Kadri Veselit, i Isa Mustafës dhe i Aleksandar Jablanoviqit, i shpalli luftë të hapur Opozitës, duke e përjashtuar nga pjesëmarrja në atë seancë, të mbajtur nga shteti policor marionetë i Isa Mustafës, i Hashim Tahçit dhe i Jablanoviqit.

Ai Kuvend më nuk është i popullit të Kosovës, por i vetëm i përfaqësuesve të qeverisë dhe të Kuvendit të “Zajednicës serbe” të Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, të Isa Mustafës dhe të Aleksandar Jablanoviqit (PDK+LDK+Srpska lista). Prandaj, çdo tentim i opozitës parlamentare që të marrë pjesë në atë kuvend të privatizuar dhe “militarizuar” policor sipas strategjisë së marketingut politik dhe policor të Beogradit, është vetëm humbje kohe, përulje, nënçmim dhe tallje me vetëvetën, me lirinë, me demokracinë dhe me paralamentarizmin evropian perëndimor.

Derisa shteti policor i Hashim Thaçit-Isa Mustafës-Aleksandar Jabllanoviq (PDK+LDK+Srpska lista) po përdor mjete represive të dhunës dhe të terrorit shtetëror, duke i arrestuar, rrahur dhe torturuar deputet e zgjedhur me votën e lirë të popullit, ligjërisht ai kuvend më nuk është i POPULLIT, prandaj, Opozita, duhet ta braktisë atë kuvend, sa më parë jetë e mudnur, duke kërkuar forma të tjera demonstruese për përmbysjen e asaj qeveri policore, duke u rreshtuar në një front të përbashkët me POPULLIN për të ndryshuar gjendjen kaotike dhe anarkike, që ka përfshirë Kosovën pas miratimit të Marrëveshjeve në Bruksel, më 25 gusht 2015.

Natyrisht se opozita ka strategjinë dhe planet e veta për të zgjidhur konfliktin politik me shtetin policor të Isa Mustafës dhe tëe Hashim Thaçit. Mirëpo, nuk ka ngelur më hapësirë për kompromis politik brenda atij kuvendi të pushtuar nga qeveria e shtetit policor terrorizues, që rrahu dhe burgosi deputetët e Opozitës parlamentare të Kosovës. Dyert e atij Kuvendi janë mbyllur për Opozitën. Këtë e provoi edhe seanca e sotme atij kuvendi të “Zajednicës serbe”, i cili me “derzhavna policinë” e vet suspendoi opozitën, duke ia mbyllur dyert me polici dhe me sigurim shtetëror.

Nuk ka më Kuvend për opozitën derisa të mos lirohen deputetët Donika Kada Bujupi dhe Albin Kurti me të gjithë të burgosit e tjerë.

Qeveria dhe kuvendi policor i kanë shpallur luftë të hapur opozitës, duke e arrestuar, burgosur dhe keqtrajtuar me “drzhavna policinë” e tyre. Nuk ka më Kuvend për Opozitën, ai kuvend më nuk është i Popullit dhe i Opozitës, por i shtetit policor të Isa-Hashim-Jabllanoviqit-hyzmeqarëve dhe partizanëve të “Srpska zajednicës” dhe të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Realisht nuk ka ngelur më hapësirë, as që të shruhet, sepse po shihet, sot me vrasjen e demokracisë në Kosovë nga ana e harangave të kriminelëve të Kuvendit “Srspka zajednica”, kanë ngelur vetëm dy opcione:
1) Lufta për t’iu bashkuar Serbisë me Hashim Thaçin, me Isa Mustafën, me Kadri Veselin, me Xhavit Halitin dhe me Aleksandar Jablanoviq në krye, të gjithë këta ia pafshin sherrin Serbisë, dhe
2) Lufta për t’iu bashkuar Shqipërisë me opozitën demokratike parlamentare dhe paqësore të Kosovës (Vetëvendosje, AAK, Nisma) me Albin Kurtin, Visar Ymerin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limaj, Donika Kada Bujupi, Albulena Haxhiu, Faton Topalli në krye, me fat dhe ia pafshin hajrin përgjithmonë bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

Sa më sipër, hajnat, korrupcionistët, nepotistët, sektaristët, gënjeshtarët, demagogët, oportunistët, latifundistët, patricët, hipokritët, manipuluesit, dezinformuesit, abuzuesit, tradhtarët, kolaboracionistët, mafiozët, injorantët dhe kriminelët, duhet ikin nga pushteti, në mënyrë që Kosova, liria dhe demokracia të marrin frymë lirisht drejt bashkimit me Shqipërinë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 443 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi