Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
STOP DHUNËS SË PUSHTETIT ÇREPUBLIKAN KUNDËR LËVIZJES VETËVENDOSJE! DHE OPOZITËS TJETËR TË PËRBASHKUAR!
Publikuar më 02 dhjetor, 2015 në orën 01:10 ( ) Mr. Sc. Rexhep Ahmeti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kur në vitin 2005 pata shkruar artikullin: Stop dhunës së UNMIK-ut ndaj Lëvizjes Vetëvendosje?, kur UNMIK-u ishte pushtet i huaj i cili nuk e përfillte të Drejtën e Brendshme të Popullit (kombit shqiptar) në Kosovë dhe te i cili pushtet kishte më shumë ndikim Serbia millosheviqiane se sa faktori i brendshëm, kombi shqiptar; atherë, assesi, nuk më kishte shkuar ndër mendvse pas 10 vitesh çlirim, apo 7 vitesh pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës (për të cilën sakrifikuam aq shumë) do të më vinte puna që t’i shkruaj dhe t’i them, publikisht, edhe pushtetit “tonë republikanë “- STOP DHUNËS ndaj Lëvizjes Vetëndosje! Dhe opozitës tjetër të përbashkuar!….sepse ky pushtet i sotëm i “yni”, praktkisht, po vepron edhe më keq e me më tirani se sa ish- UMIKU dhe EULEX-si në Kosovë.

Po, sigurisht, se strukturat shqiptare të Serbisë në Kosovë, (siç pat treguar se janë shumë edhe vet S. Millosheviqi, gjatë gjykimit në Hagë) sa e kishin UNMIK-un dhe EULEX-in, si mburojë dhe si perde, vepronin përmes tyre kundër interesit shtetëror e kombëtar në Kosovë e për interesin e padronin e tyre në Beograd, i cili, sigurisht, se i shpërblente. Pa dyshim, se edhe sot strukturat “shqiptare” të Serbisë në Republikën e dytë të Kosovës (tani e këtu) shpërblehen në forma të ndryshme (pos tjerash edhe me pushtet), prapë kanë, në esencë, të njejtën politikë pro-millosheviqiane, por i kanë ndërruar vetëm format, taktikat, dukjet. Përësi, të tillët, që janë edhe në Qeveri e polici.... të Kosovës po ia imponojnë Qeverisë, Kuvendit, Presidencës, Gjykatës Kushtetuese etj... një politikë të dhunshme dhe vëllavrasëse ndaj elementit përparimtar e atdhetar në Kosovë, të cilët, të gjithë se bashku, e kundërstuan si politikë millosheviqiane (zajednicën dhe demarkacionin...) në Kosovë më 28 nëntor 2015 në Manifestimin popullor-madhështor për Republikën e Mirëfilltë të Kosovës.

Më 28 Nëntor 2015, gjatë Manifestimit për Republikën, Lëvizja Vetëvendosje! e prijësi shpirtëror i saj, i devotshmi, Albin Kurti në unison me AAK-në dhe Nismëm, para një mase të madhe popullore të Kombit Shqiptar, shpalosi dhe forcoi edhe më tej, (duke protestuar kundër çrepublikës së tashme e duke festuarpër Republikën e Vërtetë të Ardhsme të Kombit) nocionin apo vizionin për Republikën e Tretë (III-të) Kombëtare të Kosovës. Masa e popullit, me gjithë shpirt, e miratoi këtë vizion konkret, pasi që më parë, si me Peticionin e njohur ashtu edhe me ardhjen e numërt e madhështore në Manifestimin e Madh të 28 Nëntor 2015 në Prishtinë, i kishte hedhur (rrëzuar përtokë) me indinjatë, i kishte refuzuar pa asnjë mëdyshje, Marrëveshjet kundërrepublikane të pushtetit (pozitës) të Kosovës me Serbinë ende millosheviqiane, që ka mbetur akoma e tillë, për fat të keq të Kombit serb dhe të Kombit shqiptar në Ballkan.

Më 28 Nëntor 2015, kur vizionari dhe ideatori i Republikës së Tretë Shqiptare të Kosovës, ligjëtonte bukur, burrërisht e fuqishëm, populli kënaqej, miratonte me shpirt vizionin e birit të vet duke brohoritur shumëherë: Albin Kurti! Albin Kurti!

Ne që ishim në sheshin ku po përurohej e forcohej fuqishëm ideja e Republikës së Tretë, e domosdoshm për t’u realizuar, sa më shpejtë që të jetë e mundur, duke e njohur çlogjikën e sëmurë të pushtetarëve të tashëm zajednicas, i bënim pyetje njëri tjetrit: A do të na arrestojnë tani prijësin tonë shpirtëror e pragmatik, Albin Kurtin? Nuk ishim të sigurtë se nuk do ta arrestonin...pasi e dinim se pushteti nuk merakoset fare që ia prish popullit Festën dhe Protestën e madhe të 28 Nëntorit 2015 në Prishtinë dhe në mbarë hapësirën shqiptare. Shikonim turmën e ngjeshur, si rreth tribunës (foltores së ngritur) ashtu edhe në tërë sheshin “Zahir Pajaziti”. Pushtetarët nuk guxuan ta urdhëronin policinë (ende të instrumentalizuar nga ata) që të intervenonte në turmë dhe ta prangosnin prijësin tonë, të nderuarin Albin Kurtin….Por pushtetarët zajednicas, e gjetën një rast tjetër që të na vidhnin e kidnaponin, prijësin, Albin Kurtin tonë. Ata këtë poshtërsi të tyre në emër të “ligjit” e realizuan, kur ne, populli, veç, gati ishim kthyer, me autobusë, në komunat nga ku ishim nisur për në Prishtinë.

Kur u kthyem në shtëpitë tona dhe shikuam mediat, mësuam kumtin e hidhur se Alnin Kurtin dhe afër 100 veprimtarë të Lëvizjes Vetëvendosje! i kishin pranguar, arrestuar-burgosur, ndërsa shumë të tjerë shteti policor I kishte rrahur, shantazhuar e gjakosur. Ishte rrahur e dërguar në spital nga plagët edhe ish-avokati i popullit z.Sami Kurteshi. Ishte gjakosur edhe babai i dy dëshmërëve të Kombit, i devotshmi Gani Krasniqi dhe shumë e shumë të tjerë, sa që, po më 28 Nëntorin e Madh, Lëvizja Vetëvendosje! u deturua të bëjë publike se nuk i kishin mbetur më, momentalisht, aktivistë të saj për të protestuar!!!

Kjo për ne, që ishim në Manifestimin e 28 Nëntorit duhet të jet një lloj alarmi?

Pse alarm?

Alarm, sepse ne vet, në shesh, më 28 Nëntor 2015, me brohoritjet tona, masavike: ALbin Kurti, Albn Kurti!, e ftuam dhe e obliguam birin e këtij populli, që të dilte para nesh, para masës, dhe ta merrte fjalë, edhe pse e e denim se Albini, qe disa kohë, ishte në një lloj burgu shtëpiak, apo në një lloj ilegaliteti… Albini iu përgjigj dëshirës dhe kënaqësisë së masës, popullit. Por kjo kënaqësi që i dha Ai popullit, nuk zgjati shumë dhe i kushtoi atij (dhe ne) me burg, si dhe Lëvizjes Vetëvendosje! me shumë dëme fizike, materiale, burgime, shantazhime e frikësime të anëtarësisë. A ka më ALARMË, se sa kur një Lëvizje e tërë, aq përparimtare e atdhetare, siç është Lëvizja Vetëvendosje!, pas dhunës millosheviqiane ndaj saj thotë: Nuk kamë më aktivistë për të protestuar!

Seriozisht mendoj, se ne që e kemi përkrahur me vite dhe që e kemi votuar Lëvizjen Vetëvendosje, edhe pa qenë anëtarë të saj, tani e kemi obligim moral, përparimtar, atdhetarë e republikan: që t’i shtojmë edhe de jure anëtarësinë e saj, t’i zëvendësojmë të ikurit dhe të luhatshmit në Lëvizjen Vetëvendosje, që, natyrisht, se dalin në shesh sa herë që ka dhunë të paparë policore ndaj një lëvizje të denjë, siç është Lëvizja Vetëvendosje!

Alarm, se pushteti policor i Republikës së dytë, po mendon se do të na frikësoj dhe shkatërojë!

Alarm, sepse pushteti policor (sipas medelit millosheviqian) i Qeverisë, po lejon që modën politike ta bëjnë strukturat shqiptare të Serbisë në Kosovë, po mundohet ta shpartalloj tërëisht një parti parlamentare (në këtë rast Lëvizjen VetëvendosjeI), si dhe opozitën në tërësi, sepse, dje më 30 Nëntor 2015, burgosi, përsëri, deputët opozitarë dhe përjashtoi tërë opozitën nga organi përfaqësues dhe ligjbërës i Republikës së dytë të Kosovës. Tani, pozita moniste, na përjashtoi nga Kuvendi i Kosovës edhe ne, të gjithë votuesit e opozitës, ngase e zhvlerësoi votën tonë si të pavlefshme! Kjo pozitë e Republikës së II-të të Kosovës, tashmë, manifestoi botërisht, se nuk është Republikë parlamentare, se nuk është shtet ligjor, por është shëndërruar, e tëra, në shtet polocor, sipas modeli milosheviqian.

A luftuam, ne luftëtarët e vërtetë të UÇK-së për një shtet të tillë policor, si ky që po na rrah, po na burgos, po na gjakos dhe që po na mohon, jo vetëm të gjitha të drejat elemntare personale e kombëtare, por po na shkel dhe mohon millosheviçisht BETIMIN E UÇK-së, sepse në dy marrëveshjet e veta me Serbinë e ka juridikuar, LEGALIZUAR edhe de jure, përkundër vullnetit të popullit-Federatën e turpshe me Serbinë millosheviqiane.

Prandaj, VETËM PËRPARA, ME PRIJËSIN TONË SHPIRTËROR DHE PRAGMATIK, THEMELUESIN E LËVIZJES VETËVENDOSJE, TË DEVOTSHMIN ALBIN KURTI, I CILI JO VETËM QË E FUQIZOI LËVIZJEN VETËVENDOSJE, POR SË BASHKU EDHE ME PRIJËSIT TJERË OPIZITAR, FORMUAN OPOZITËN E BASHKUAR, E CILA NË ASNJË MËNYRË, NUK ËSHTË DUKE E PRANUAR MAJEN E AJSBERGUT TË POLITIKËS MILLOSHEVIQIANE NË REPUBLIKËN E DYTË TË KOSOVËS, TË CILËN POLITIKË ZAJEDNICASE STURUKTURAT SHQIPFOLËSE NË KOSOVË PO MUNDOHEN TA LEGALIZOJNË DHE TA BËJË PËRFUNDIMISHT LIGJ TË ZBATUESHËM A KUSHTETUTË TË REPUBLIKËS SË DYTË TË KOSOVËS.

Nuk ka forcë në botë që e zhbënë, mposht dhe që e dhunon përfundimish vullnetin e një populli, vullnetin e një KOMBI të tërë për Republikë të Mirëfillëtë të Kosovës dhe për Bashkim të pashmangshëm e të domosdoshëm me NËNËN SHQIPËRI.

Ata “shqiptarë” që, vërtetë, nuk e ndiejnë veten taman shqiptarë, lirisht, le të deklarohen vet se çka janë dhe nëse e ndiejnë, e dijnë dhe e paramendojnë se NËNË E KANË Serbinë, le të shkojnë, menjëherë, te nëna e tyre shpirtërore dhe mos të na qesin ne në telashe kombëtare e mos të na shpiejnë në luftëra vëllavrasëse! Më mirë iu bie, vet atyre, të veprojnë kështu, sa nuk është bërë vonë.

“Shqiptarët” e tillë, që e ndjejnë se e kanë nënë Serbinë, le të na lirojnë ne (me mospranin e tyre në pushtet), të shkojmë në rrugën tonë kah jemi të betuar! Vetë le të shkojnë kah të duan, por, PA NE! PA POPULLIN!

Ne nuk e kemi ndërmend që t’i lusim shumë strukturat e Serbisë në Kosovë të na “lirojnë” rrugën a “çlirojnë “ ne, të cilët jemi të bindur plotësisht, se kjo qeveri e ka mohuar dhe po e mohon vetveten de jure dhe de facto.

Vetëm një gjë e ka të sigurtë kjo qeveri policore: humbjen e pashmangshme. Prandaj, kot mundohen (qeveritarët zajednicas në Prishtinë) ta kenë si mburojë KFOR-in (për ta rehabilituar ushtrinë millosheviqiane në Kosovë-përmes gjeneralit gjakatar-Dinkoviq) si dhe kot mundohen ta kenë mburojë e perde faktorin ndërkombëtar për ta fshehur e realizuar politikën e tyre çrepublikane dhe kundërshqiptare, apo zajednicase.

Mitrovicë, 28 Nëntor-1 dhjetor-2015,

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Sc. Rexhep Ahmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 407 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi