Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Two-track” policy është strategji e puçeve politike policore dhe ushtarake versus demokracisë
Publikuar më 02 dhjetor, 2015 në orën 04:20 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Në sistemet demokratike, mohimi i të drejtave dhe i lirive të njeriut, përdorimi i forcës, dhuna, represioni dhe terrori shtetëror, janë të dënueshme dhe të pajustifikueshme me të gjitha ligjet ndërkombëtare.

Prandaj, edhe në rastin e fundit në Kosovë përdorimi dhunës dhe i represionit të shtetit policor të Hashim Thaçit dhe të Isa Muastafës ndaj protestuesve paqësorë të opozitës demokratike parlamentare (Vetëvendosje, AAK, Nisma), më 28 Nëntor 2015 në Prishtinë, është i papranueshëm dhe për çdo ndëshkim ligjor penal si në kuptimin e së drejtës së brendshme, ashtu edhe të së drejtës penale ndërkombëtare.

-Dhuna dhe terrori është në anën e atyre që vetë po e përgatisin grushtetshtetin ( duke rrahur, torturuar, arrestuar dhe burgosur sa më shumë kundërshtarë të tyre politikë), jo në anën e opozitës demorkatike parlamentare (Vetëvendosje, AAK, Nisma). Mirëpo, në atë humnerë të (Two-track) policy, do të bijnë vetë “arkitektët” , urdhërdhënësit, financuesit dhe implementuesit e kësaj politike fatale, që në format më brutaler, perfide dhe të rafinuara po luftojnë ta shkatërrojnë opozitën parlamentare demorkatike me në krye Albin Kurtin, Ramush Haradinaj, Fatmira Limaj, Visar Ymeri, Donika Kada Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli.

Nga një politikë e tillë “Two-track” policy e Hashim Thaçit me thaçsitët e tij (vetëm për të mbetur në pushtet) e patën viktimizuar dhe izoluar nga skena politike komandantin e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe komandantin Fatimr Limaj, duke i dërguar, për rigjykim për herën e dytë në Tribunalin e Hagës, sepse , sipas një politike të tillë, të dytë ishin të “rrezikshëm” dhe ua “prishnin” të ashtuquajturën “Two-track” policy, të cilën politikë, edhe e “kurorëzuan” dhe e materializuan, duke vjedhur dhe abuzuar në maksimum dhe, duke e varfëruar në skajshmëri popullin e Kosovës (2007-2015).

Kjo politikë ka çmimin shumë të lartë dhe është aq e rrezikshme sa edhe vetë Serbia mbase straegjia e saj është në funksion të destabilizimit permanent të shtetit të Kosovës.

Fatkeqësisht, kjo politikë ka instrumentalizuar kuvendin, gjykatat dhe policinë e Kosovës, ndryshe pa ndihmën dhe mbështetjen e tyre, nuk do të mund të “mbijetonte” si e tillë.

Po qe se nuk ndodhin ndryshime thelbësore demokratike, kjo qeveri nuk do të ndryshojë kursin strategjik “Two-track” policy, por, në të ardhmen, veç policisë dhe gjykatave, do të instrumentalizojë dhe, do të keqpërdorë edhe ushtrinë e Kosovës. Ky do të jetë edhe një rrzeik më i madh për ndërtimin, funksionimin dhe për stabilizimin e institucioneve shtetërore demokratike të Kosovës.

Pro dhe contra e kryeministrit të shtetit policor, Isa Mustafa

*** Kryeshefi i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se “ qeveria e tij nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria”. (ttp://lajmpress.com/pergjigjet-mustafa-skemi-nevoje-per-mesim-nga-shqiperia/).

Kjo deklaratë e kryeministrit, përbëhet nga dy pjesë: E para, ka të bëjë me “mësimet e panevoshme politike të Shqipërisë” dhe e dyta, ka të bëjë me konfliktin politik qeveri-pozitë parlamentare dhe opozitë demokratike parlamentare, që shkaktar i këtij konflikti dhe krize institucionale, është mosanulimi i Marrëveshjes së “Bashkësisë së Komunave Serbe” dhe i Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, të nënshkruara nga kryeministri Isa Mustafa dhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës ,Hashim Thaçi në Bruksel, më 25 gusht 2015.

Pro
Në këtë pikëvështrim ( të pjesës së parë), kryeministri Isa Mustafa ka shumë drejtë, që është prononcuar me atë deklaratë zyrtare, sepse, vërtet, as qeveria e as kuvendi i Kosovës nuk kanë nevojë për kurrfarë leksionesh politike nga Shqipëria, duke qenë se kjo ushtarakisht nuk e ndihmoi Kosovën, por e pat lënë në zjarrin dhe në flakën e gjenolcidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999).

Kështu që, tash, pas tri dekadash (post festum) liderët politikë të Shqipërisë (presidentë, kryeministra, kryekuvendarë etj.) kanë humbur kredibilitetin edhe kombëtar dhe politik, edhe diplomatik, edhe ushtarak, sepse janë në vonesë pothuajse tri dekada, tanimë, nuk kanë kurrfarë nevoje që t’u japin leksione politike dhe patriotike qeverisë dhe kuvendit të Kosovës për të dalë nga kriza momentale politike mes pozitës dhe opozitës, sepse për mësime këshillëdhënëse dhe sugjeruese politike dhe për çdo ndihmë tjetër konkrete është Amerika aty, që, nuk do të lejojë kurrfarë befasie e rastit nga e cila do të rrezikohej dhe do të destabilizohej shteti i pavarur i Kosovës për të cilin Amerika ka investuar shumë, që ta çlirojë, ta shkëputë dhe ta pavarësojë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale.

Contra
Ndërkaq, pjesa e dytë e deklaratës së tij, duke dëshiruar “që “në Shqipëri të mos ketë gaz lotsjellës”, i referohet opozitës parlamentare demokratike (Vetëvendosje, AAK, Nisma), duke e fajësuar për përdorimin e gazit lotësjellës në kuvend.

Në këtë këndvështrim, kryeministri Isa Maustafa nuk ka asnjë të drejtë morale e as ligjore, që ta fajësojë opozitën, sepse as Isa Mustafa, as Hashim Thaçi, as Kadri Veseli e as qeveria e as kuvendi i këtyre “tre musketarëve” nuk kanë të drejtë ligjore, as kushtetuese që të lidhin, të miratojnë dhe të ratifikojnë Marrëveshje me Serbinë dhe me Malin e Zi në dëm të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, pa pëlqimin e Opozitës dhe pa pëlqimin e popullit të Kosovës.

Injorimi dhe përçmimi i opozitës në këtë rast konkret, duke mos i plotësuar asnjë nga kërkesat e saj, që të anuloheshin këto dy marrëveshje, bëri që opozita të reagonte edhe me gaz lotësjellës në Kuvend. Nuk ka dilemë se, shkaktor dhe fajtor kryesor për detyrimin e opozitës parlamentare demorkatilke (Vetëvendosje, AAK, Nisma), që të përdorëte vezët, “bilbilat” dhe gazin lotësjellës brenda kuvendit, janë kryeministri Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Këta janë përgjegjësit kryesorë që kanë sjellë vezët, gazin lotësjellës dhe “bilbilat” në kuvendin e Kosovës, jo deputetët e popozitës parlamentare: Albin Kurti, Donika Kada Bujupi, Albulena Haxhiu, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri, Pal Lekaj, Faton Topalli etj.

Këta “tre musketarë” janë fajtorë kryesorë, që policia ushtroi dhunën dhe terrorin shtetër ndaj deputetëve të opozitës (Albin Kurtin, Donika Kada Bujupi, Albulena Haxhiu si dhe dhjetra e dhjetra veprimtarë Vetëvendosjes), të cilët i arrestoi, burgosi dhe po i mban peng si “monedhë kusuri” derisa qeveria proserbe e koalicionit (PDK+LDK+Srpska lista) dhe opozita demokratike, ta zhjidhin konfliktin politik me styre.

Mirëpo, duke qenë se këta “tre musketarë” me policinë dhe me sigurimin e tyre kanë përjashtuar opozitën parlamentare demokratike (30 nëntor 2015) dhunshëm, në mënyrë antiligjore , antikushtetuese dhe antidemokratike, më nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi politik sipas formulës së ashtuquajtur “Two-track” policy, që pas kësaj qeverie qëndrojnë faktorë ndryshëm për mbrojtjen e saj. Ndaj, radhën dhe fjalën kryesore e ka vetë populli qoftë me protesta demokratike paqësore, qoftë me Referendum, t’ia japë verdiktin e merituar kësaj qeverie hibride despotike dhe diktatoriale antidemokratike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 348 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi