Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kreu i kishës serbe: Kosova, kjo tokë e shenjtë e Serbisë
Publikuar më 28 dhjetor, 2015 në orën 00:51 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
llyriapress.com
Beograd, 25 dhjetor 2015 – Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriku Irinej, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që...

Beograd, 25 dhjetor 2015 – Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriku Irinej, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos largohen, ndërsa atyre që janë larguar u ka bërë thirrje që “të mos e humbin shpresën” se do të kthehen.

“Kisha, në lutjet e saj, lutet për ata që kanë mbetur në shtëpitë e tyre që Zoti t’u japë forcë që të përballojnë të këqiat me të cilat përballen, kurse atyre që janë dëbuar t’u japë forcë që të kthehen. Të dyja palëve, klerikët dhe murgjit tanë duhet t’u shërbejnë si shembull i mirë i guximit dhe dashurisë ndaj tokës së shenjtë dhe shenjëtorëve të Kosovës e Metohisë. Natyrisht, atyre do t’u ndihmojë dhe do t’i përkahë gjithë populli ynë”, ka thënë Irinej, në një intervistë për gazetën serbe “Jedinstvo” që botohet në Mitrovicë.

“Serbët e dëbuar nga Kosova nuk duhet të humbin shpresën se do të kthehen në shtëpitë e tyre, ndonëse janë dregur, te shenjëtorët e tyre dhe te varrezat e të parëve të tyre”, ka shtuar ai.

Irinej ka përcjellë një mesazh të veçantë për serbët e Kosovës:
“… të jenë të bashkuar për të gjitha çështjet me interes nacional dhe për mbijetesë në hapësirën e Kosovës e Metohisë”, citohet Irinej nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Patriku serb ka folur me gjuhë jashtëzakonisht patetike për Kosovën, duke e cilësuar si “pjesën më të rëndësishme” të Serbisë dhe si “hapësirën më të shenjtë” të Serbisë.

“Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës e Metohisë është larë me gjakun e bijve e bijave më të mira dhe të fëmijëve të popullit serb. Çdo pëllëmbë e vendit tonë është shenjtëruar nga lotët e pendimit e vuajtjes së popullit dhe nga lutjet e shenjta të shenjëtorëve të tij”, është shprehur Irinej. (r.m.)

Sejdi Veseli says:
12/25/2015 - 5:55 PM

Jo nuk e keni mirë, zotëri Patrik Irinej alias Miroslav ‎Gavrilović, dhe është momenti i fundit që ta kuptoni, se ‎pashmangshëm duhet të rrëfeheni, pastaj të reflektoni ‎duke kërkuar falje ndaj popujve jo serb. ‎
Duhet ta kuptoj “zotëri” Irinej alias Miroslav Gavrilović, se ‎është momenti i fundit që të reflektoj. Të ndaloj së ‎shfrytëzuari festat jo vetëm ato fetare, për të shpreh me ‎vrerin e urrejtjes shoviniste pretendimet grabitqare ‎serbijane ndaj trojeve shqiptare, duke i quajt “zemra e ‎Serbisë” herë Kosovën e herë Elbasanin.‎
Vërtetë është turp për një klerik që të shërbehet me të pa ‎vërteta, si p.sh.: citim.“…Çdo pëllëmbë e tokës së ‎Kosovës e Metohisë është larë me gjakun e bijve e bijave ‎më të mira dhe të fëmijëve të popullit serb…”mbaron ‎citimi.‎
Kjo shprehje “zoti” Patrik i Kishës Ortodokse serbe-‎shënsaviane nuk përkon me të vërtetën. Pra, siç mund të ‎kuptohet edhe kjo shprehje e këtij kleriku është edhe një ‎dëshmi më tepër, se ora e tij vazhdon të punojë sipas ‎kohës së Mesjetës. Çka është më keq, kjo është një ogur i ‎keq për ditët që vinë. Kjo është diçka e ngjashme me ‎përmbajtjet që deklaroheshin në “Jogurt dhe ballvan ‎revolucionin”, “Memorandumin” famëkeq të KOS dhe ‎dokumentet tjera serbo-çetnike, para se të fillonte ‎kasaphana ballanike. ‎
Kjo deklaratë e Miroslav Gavrilović, patjetër se është edhe ‎një dëshmi më tepër, se në ndërgjegjen e tij prej ‎gjakpirësi këtij “njeri” të “zotit”, nuk i trokasin fare as ‎lumenjtë e lotëve dhe të gjakut të popullit të pa armatosur ‎shqiptar: të të gjitha moshave e gjinive, të cilët u ‎masakruan nga thundrakët e dresuar në frymën ‎mësimeve të tij dhe të kolegëve të ngjashëm me te, të ‎cilët nuk ishin dhe as nuk janë të pakët në numër!‎

Si duket, këtij “njeriu” të “zotit” nuk troket as edhe një ‎brejtje më vogël në atë pak ndërgjegje që ka, se edhe ‎shqiptarët ashtu sikur dhe boshnjakët, në shtatin e tyre ‎kanë plagë të dhembshme të cilat vazhdojnë t’u kullojnë! ‎‎… …Ata edhe sot nuk e dinë ku gjenden trupat mija të ‎dashurve të tyre të masakruar-foshnjave, nënave, bijve ‎dhe bijave, grave dhe prindërve të tyre!…

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 408 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi