Kreu i kishës serbe: Kosova, kjo tokë e shenjtë e Serbisë |
Publikuar më 28 dhjetor, 2015 në orën 00:51 ( ) |
Sejdi Veseli | Opinion | |
|
|
llyriapress.com
Beograd, 25 dhjetor 2015 – Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriku Irinej, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që...
Beograd, 25 dhjetor 2015 – Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriku Irinej, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos largohen, ndërsa atyre që janë larguar u ka bërë thirrje që “të mos e humbin shpresën” se do të kthehen.
“Kisha, në lutjet e saj, lutet për ata që kanë mbetur në shtëpitë e tyre që Zoti t’u japë forcë që të përballojnë të këqiat me të cilat përballen, kurse atyre që janë dëbuar t’u japë forcë që të kthehen. Të dyja palëve, klerikët dhe murgjit tanë duhet t’u shërbejnë si shembull i mirë i guximit dhe dashurisë ndaj tokës së shenjtë dhe shenjëtorëve të Kosovës e Metohisë. Natyrisht, atyre do t’u ndihmojë dhe do t’i përkahë gjithë populli ynë”, ka thënë Irinej, në një intervistë për gazetën serbe “Jedinstvo” që botohet në Mitrovicë.
“Serbët e dëbuar nga Kosova nuk duhet të humbin shpresën se do të kthehen në shtëpitë e tyre, ndonëse janë dregur, te shenjëtorët e tyre dhe te varrezat e të parëve të tyre”, ka shtuar ai.
Irinej ka përcjellë një mesazh të veçantë për serbët e Kosovës:
“… të jenë të bashkuar për të gjitha çështjet me interes nacional dhe për mbijetesë në hapësirën e Kosovës e Metohisë”, citohet Irinej nga agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Patriku serb ka folur me gjuhë jashtëzakonisht patetike për Kosovën, duke e cilësuar si “pjesën më të rëndësishme” të Serbisë dhe si “hapësirën më të shenjtë” të Serbisë.
“Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës e Metohisë është larë me gjakun e bijve e bijave më të mira dhe të fëmijëve të popullit serb. Çdo pëllëmbë e vendit tonë është shenjtëruar nga lotët e pendimit e vuajtjes së popullit dhe nga lutjet e shenjta të shenjëtorëve të tij”, është shprehur Irinej. (r.m.)
Sejdi Veseli says:
12/25/2015 - 5:55 PM
Jo nuk e keni mirë, zotëri Patrik Irinej alias Miroslav Gavrilović, dhe është momenti i fundit që ta kuptoni, se pashmangshëm duhet të rrëfeheni, pastaj të reflektoni duke kërkuar falje ndaj popujve jo serb.
Duhet ta kuptoj “zotëri” Irinej alias Miroslav Gavrilović, se është momenti i fundit që të reflektoj. Të ndaloj së shfrytëzuari festat jo vetëm ato fetare, për të shpreh me vrerin e urrejtjes shoviniste pretendimet grabitqare serbijane ndaj trojeve shqiptare, duke i quajt “zemra e Serbisë” herë Kosovën e herë Elbasanin.
Vërtetë është turp për një klerik që të shërbehet me të pa vërteta, si p.sh.: citim.“…Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës e Metohisë është larë me gjakun e bijve e bijave më të mira dhe të fëmijëve të popullit serb…”mbaron citimi.
Kjo shprehje “zoti” Patrik i Kishës Ortodokse serbe-shënsaviane nuk përkon me të vërtetën. Pra, siç mund të kuptohet edhe kjo shprehje e këtij kleriku është edhe një dëshmi më tepër, se ora e tij vazhdon të punojë sipas kohës së Mesjetës. Çka është më keq, kjo është një ogur i keq për ditët që vinë. Kjo është diçka e ngjashme me përmbajtjet që deklaroheshin në “Jogurt dhe ballvan revolucionin”, “Memorandumin” famëkeq të KOS dhe dokumentet tjera serbo-çetnike, para se të fillonte kasaphana ballanike.
Kjo deklaratë e Miroslav Gavrilović, patjetër se është edhe një dëshmi më tepër, se në ndërgjegjen e tij prej gjakpirësi këtij “njeri” të “zotit”, nuk i trokasin fare as lumenjtë e lotëve dhe të gjakut të popullit të pa armatosur shqiptar: të të gjitha moshave e gjinive, të cilët u masakruan nga thundrakët e dresuar në frymën mësimeve të tij dhe të kolegëve të ngjashëm me te, të cilët nuk ishin dhe as nuk janë të pakët në numër!
Si duket, këtij “njeriu” të “zotit” nuk troket as edhe një brejtje më vogël në atë pak ndërgjegje që ka, se edhe shqiptarët ashtu sikur dhe boshnjakët, në shtatin e tyre kanë plagë të dhembshme të cilat vazhdojnë t’u kullojnë! … …Ata edhe sot nuk e dinë ku gjenden trupat mija të dashurve të tyre të masakruar-foshnjave, nënave, bijve dhe bijave, grave dhe prindërve të tyre!…
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 44 vizitorë |
Lexuar:
486 herë
|
|
|
|
|
|
|