ZOTËRINJ AMBASADORË! SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË ZOT NË TOKËN E TYRE!!! |
Publikuar më 07 janar, 2016 në orën 00:03 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
AMBASADORËT E DY FUQIVE TË MËDHA…DY AMBASADORË, TASHMË SI “KRYESHEFA” TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, SI PO SHIHET FARE QARTË, DITËN PËR DIELL, JANË PRO “ZAJEDNICËS”!?!...
Janë a nuk janë të autorizuar këta ambasadorë, nga shtetet e tyre SHBA dhe Britania e Madhe !? Sepse, ata, si të thuash, po tregohen si nënçmues ndaj popullit shqiptar të Kosovës, duke parë se si po diskutojnë e po flasin për dy problemet kryesore, tepër shqetësuese për ne, dy marrëveshjet, në veçanti për “Zajednicën”.
Çdo gjë nga këta ambasadorë, po shkon në dëm të popullit tonë dhe në të mirë të Serbisë, të serbosllavëve. Edhe këta ambasadorë, si shumë “miq” të tjerë ndërkombëtarë, që e kanë parë nga larg gjenocidin e armikut serbosllav ndaj nesh, që nuk e kanë vuajtur në kurrizin e tyre masakrën e egër të serbëve me dekada e dekada mbi shqiptarët, në trojet etnike shqiptare nën ish-Jugosllavinë e Titos, Rankoviçit e Millosheviçit, që e panë mirë luftën e UÇK-së, që e dinë tashmë se, sa gjak u derdh, sa jetë njerëzish të pafajshëm u flijuan për të ardhur deri këtu, nuk mund ta kuptojnë se, çdo të thotë për ne, popullin e Kosovës, “Zajednica”!!!
Por unë them se e kuptojnë…po mesa duket, sepse edhe koha e tregoi tashmë se, vazhdojnë të mendojnë si e si të ndihmojnë Serbinë !?
Kështu këta ambasadorë të “nderuar”, nuk kanë humbur gjë, as para, as gjatë e as pas luftës, por kanë ardhur tash në Kosovën e lirë, për të “sunduar” popullin e shumëvuajtur dhe të rraskapitur, nëpërmes disa spiunëve shqipfolës, që sot janë në Kuvendin e Kosovës, si deputetë leshi, të cilët erdhën në ato ulse, duke e gjetur çdo gjë gati, duke shkelur mbi gjakun dhe djersën e shumë e shumë shqiptarëve të ndershëm!…Dhe ky është një realitet i hidhur fort sot për Kosovën, kur populli i saj kërkon e ka nevojë imediate për një parlament dhe një shtet, me njerëz seriozë e të devotshëm, për të drejtuar e udhëhequr vendin në rrugën e duhur!!!
Pra, me këto deklaratat e tyre, nëse nuk janë armiqësore , aspak nuk janë as miqësore, këta dy ambasadorë, mundohen të bëjnë një lloj politike me diplomacinë e tyre, ndoshta duke menduar se, shqiptarët nuk po i njohin “politikat” e tyre, të shprehura në ato fjalime, gati për çdo ditë, ku ka edhe gjoja analistë apo analeshë tanë që, duke i dëgjuar këta, ju a përsërisin me pompozitet fjalët e tyre!?...Bile, disa bazohen aq shumë në këto thënie, sa harrojnë popull e Kosovë, harrojnë dëmin e madh, që shkakton “Zajednica“ për ne!!!...
SHBA-ja është mikja jonë, dihet tashmë ndihma e saj për Kosovën dhe popullin tonë! Ndaj nuk di si t’i marr e si t’i besoj deklaratat e tyre që, për mua, luftëtarin e lirisë e Bashkimit Kombëtar, janë fare të pamatura, madje në dëmin tonë!? Nuk mund tu besohet këtyre deklaratave, të cilat janë hapur kundër vullnetit të popullit tim e në leverdi të një shteti, në favor të Serbisë, që e robërojë Kosovën për një shekull e sot e për gjithë ditë, nuk po e njeh Republikën e Kosovës…nuk e pranon që, Kosova është shtet, e pavarur dhe sovrane!!!
Këta ambasadorë, me çdo kusht po mundohen që, ne të bëhemi „demokratë“… dhe ta pranojmë “Zajednicën” dhe Demarkacionin,!? Sipas tyre ne, nuk qenkemi “demokratë”, e në veçanti VV, AAK, Nisma, të cilat, së bashku me popullin, po e refuzojnë këtë të “mirë“, të afruar nga ata ambasadorë dhe servilët e tyre, tradhëtarë puthadorë, si Hashaviçi e Isaviçi!? Pra ta pranojmë „Zajednicën“ serbe, me një fjalë të pranojmë “Serbinë” në Republikën e Kosovës! Një Serbi në kufi e një Serbi brenda në gji të Kosovës!?! Mrekulli për politikën tuaj të “nderuar” ambasadorë!?...
Ne shqiptarët ju themi jo vetëm ambasadorëve, sa do që të jenë të fuqishëm, por kujtdo se, ne nuk frigojmë nga askush, që mundohet me apo pa dredhi të na flasë për të “mirën“ tonë, …Ne shqiptarët kurrë nuk jemi gjunjëzuar e as jemi dorëzuar para vështirësive, por përherë kemi qëndruar të fortë e ballëhapur…!
Koha ka treguar më së miri se jemi liridashës e trima, por mjerisht të përçarë e të bërë pikë e pesë!?! Armiqtë tanë edhe pse na kanë mbajtur të okupuar nëpërmes spiunëve dhe përçarjeve të shumta, bile ku është përpjekur të na përçajë edhe nëpërmjet besimeve fetare, nuk ja ka arrit qëllimit kurrë!!!Sepse, atë ditë që, shqiptari e ka kuptuar se, ne duhet të bashkohemi e të bëhemi një, është bashkuar fuqishëm!... Shqiptarët kurrë nuk janë trembur nga as një armik, sa do që ata armiqtë tanë kanë qenë shumë më të mëdhenj në numër se ne… dhe i kanë pasur krahë të fortë edhe miqtë e tyre që, edhe sot po e duan Kosovën me “Zajednicë”!?!
Ndaj po shpresojmë se, edhe kësaj here do të bashkohemi dhe do t’i themi unanimisht “JO” “Zajednicës”!!! Jo, më përçarjeve në mes nesh !!! Por të bashkuar drejt Bashkimit Mbarëkombëtar të të gjithë Shqiptarëve!!!
Ju them bashkatdhetarëve të mi që, të mendojmë mirë e mirë për të gjitha ato të zeza, që i përjetuam nga armiqtë tanë antishqiptarë e t’i themi JO, JO, JO „Zajednicës dhe Demakracionit”!!!
NE, SHQIPTARËT E KOSOVËS, JEMI ZOT VETË, NË TOKËN TONË!!!
Prandaj të bashkohemi e t’i shtrëngojmë radhët tona dhe mos të presim nga të huajt, të na zgjidhin punët tona, që na kanë kushtuar shtrenjtë!
…Dhe me 9 janar, të gjithë atje, në SHESHIN E LIRISË!... Tu tregojmë “miqve” tanë, se, NE JEMI NJË E TË PANDARË…SE NUK LEJOJMË ASKEND TË LUAJ ME NE, SHQIPTARËT E KOSOVËS MARTIRE! ASHTU SIÇ NA MËSONTE E SHKRUANTE, LUFTËTARI I LIRISË E BASHKIMIT MBARËKOMBËTAR, I MADHI JUSUF GËRVALLA:
” BASHKIMI BËN FUQINË – PA U BASHKUAR NUK DO TË JEMI FITIMTARË !!!”
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 46 vizitorë |
Lexuar:
853 herë
|
|
|
|
|
|
|