TË MOS VAJTOJMË PËR ÇERDHET E KRIMINELËVE PRO SERB!!! |
Publikuar më 12 janar, 2016 në orën 22:25 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
…JO!!! KURRË TË MOS VAJTONI PËR ATO ÇERDHE TË KRIMINELËVE PRO SERB!!! HASHAVIÇI DHE ISAVIÇI TASHMË E TREGUAN MË SË MIRI SE, JANË GJAK I HUAJ…DHE SE PO PUNOJNË ME MISH E ME SHPIRT PËR SHEMBJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KOSOVËS!!!...
ATËHERE, PËRSE TË NA DHIMSEN ATO ÇERDHE, GJOJA QEVERITARE, KUR JANË NË SHËRBIM TË ARMIKUT?! PËR ÇKA NA VYEJNË??? LE TË DIGJEN SE, JANË ÇERDHE TË NGROHTA PËR KRIMINELËT SHQIPFOLËS, NË DËM TË SHQIPTARËVE DHE NË DËM TË KOSOVËS MARTIRE!!!
E përse o populli im, përse të të dhimsen ato çerdhe të quajtura “Institucione”, që ju vu flaka më 9 Janar 2016, nga protestuesit paqësorë, por të provokuar nga mllefi ndaj kryeministrit Isaviçit e viçëve të tjerë?!
Protesta ishte madhështore dhe dinjitoze. Por për Isaviçin dhe të tjerë, protestat kundra qeverisë së tij kriminele, janë të dënueshme, jo demokratike…edhe protestuesit dhe krerët e opozitës quhen puçista, që synojnë marrjen e pushtetit me dhunë!?
Por çfarë mund të presësh nga një kryeministër i tillë? Ç’mund të presësh nga institucione të tilla, qeveritare i thënçin? Sepse, vetëm institucione qeveritare nuk janë, por ato janë çerdhe kriminelësh, çerdhe hajdutësh, kurvarësh e prostitucionesh… Janë çerdhe që, nuk i shërbejnë popullit shqiptar të Kosovës, por çdo gjë e bëjnë në dëm të popullit e në shërbim të armikut, armik, i cili na ka mbajtur e maltretuar me dekada e dekada, që ka ushtruar një gjenocid të pashëmbullt karshi nesh, armik që atëherë, pra para një shekulli dhe edhe sot e kësaj dite na urren, na nënçmon…që nuk e njeh dhe nuk e pranon në asnjë mënyrë të njohë Republikën, shtetin e Kosovës! Atëhere, si mund ta quaj Isaviçin dhe qeverinë e tij Kosovëdashës e populldashës, kur nënshkrimet e tij në bashkëpunim edhe me Hashën, janë antikushtetuese dhe të dëmshme? Si mund t’i quaj ato çerdhe kriminelësh institucione të qeverisë sime, kur nuk po ju a ndin hiç, fare për popull e Kosovë? Jo kurrë!!! Jam me protestuesit , jam me opozitën se, kërkesat e saj janë mëse të drejta! Nuk janë puçista aspak, ashtu siç po i quan sot edhe zotëria e tij Jusuf Buxhovi! Po s’ka ndyshe se, kështu do të flasë një nga themeluesit e LDK-së, si është zotëria në fjalë!?
Por për mua, luftëtarin e Lirisë dhe të Bashkimit Mbarëkombëtar, krenaria s’ka kufi, krenaria për protestën, për atë, që po bën opozita e bashkuar, për të dalë nga kjo rrugë pa krye, ku është futur Kosova jonë! Ndaj i them të lumtë! I lumtë VV, AAK dhe NISMËS!!!
Ndaj nuk duhet qarë për ato xhama të thyer, por duhet qarë me kuje për tradhëtitë e qeveritarëve tanë kriminelë…për rreziqet, që na kanosen ne si popull dhe Kosovës tonë!?
Edhe të huajt, “miqtë” tanë ndërkombëtarë, për fat, asnjëherë nuk na kanë dhënë të drejtën, natyrisht në bashkëpunim me krerët tanë, shërbëtorët e tyre, por na kanë fajësuar sa herë e kemi ngrit kokën dhe zërin për të këqijat dhe rreziqet, që na kanë kushtuar shumë e që po vazhdojnë të na kanosen edhe akoma më keq!!! Kjo është ajo, që të huajt na duan neve, ashtu si na kanë dashur deri dje e ashtu po na dashkan edhe sot!? Kështu edhe për këtë protestë masive filluan të huajt të diskutojnë si ju konvenon atyre, kuptohet sipas interesave strategjike të tyre.
Por jo të nderuar “miq” ndërkombëtarë, populli im i shumëvuajtur nuk mund t’i hajë më gënjeshtrat e thëna me fjalë të “bukura”…E kam shprehur mëse një herë në shkrimet e mia se, cilido, që nuk e ka provuar në kurrizin e tij gjenocidin e armikut okupues dhe e ka parë atë nga larg, nuk mund ta kuptoj asesi se, çdo të thotë pushtim, shtypje, okupim, masakrim dhe gjenocid! Jo, jo kurrë nuk mund ta kuptojë!!!...
Po ku ka kulturë demokratike, kur tjetri të mban të pushtuar e të luaj me ty si t’ja dojë qejfi?! Dhe ti po duheka te jesh “demokrat”, po çfarë demokrati ore?! Këtë soj të lig shkoqe si derrin e mos ia falë fare!!!…Po pse ne duhet të jemi të mirë për të huajt, për ndërkombëtarët? Po pse këta “miqtë” tanë, të cilët pasi na ndihmuan, tash po duan përsëri të na kthejnë nën okupimin e po të njëjtit armik?
Jo, kjo qeveri kriminelësh nuk ka më të drejtën legjitime të na udhëheqë! Ajo de facto është e rëzuar! Dhe populli e tha fjalën e tij. Fuqia e tij është e pashmangëshme…Sado t’ju japin kurajo e përkrahje të huajt, qenveritarëve tanë për të vazhduar, e vërteta është se populli vendos vetë…dhe ai di se si të vendosë!?...
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 47 vizitorë |
Lexuar:
839 herë
|
|
|
|
|
|
|