Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kriminelët po punësohen në polici
Publikuar më 12 janar, 2016 në orën 22:30 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shteti i Kosovës është shndërruar në plaçkë, e cila po copëtohet e po ndahet midis partnerëve të koalicionit qeverisës. Nuk ka mbetur asnjë pjesë e buxhetit shtetëror, administratës dhe e sektorit publik e cila nuk po plaçkitet prej subjekteve qeverisëse, ndërkohë që shtresat e gjera popullore gjithnjë e më shumë varfërohen.

Institucioni i fundit që po e dëshmon këtë logjikë të kapjes është Policia e Kosovës. Ky institucion që duhet të ishte në shërbim të publikes, është mbushur me militantë të partive, të cilët nuk hezitojnë të abuzojnë edhe me ligjin, për të zbatuar urdhrat e eprorëve të tyre. E së fundi, me integrimin e “Mbrojtjes Civile” në shtetin e Kosovës edhe Lista Serbe po e merr hisen e vet në shtetin e kapur të Kosovës, bashkë me PDK e LDK të cilët e ndanë shtetin porsi një plaçke të tyre nëpërmjet marrëveshjes për koalicion të 8 dhjetorit 2014.

Kjo qeveri e 'Zajednicës' nuk u shqetësua aspak për të vërtetuar se çfarë kanë bërëkëta persona të sapopunësuar në Policinë e Kosovës para luftës, gjatë luftës e pas luftës. Këtë e themi duke e ditur se pjesëtarët e Mbrojtjes Civile i paguan e i kontrollon Beogradi.

Po vërtetohet sërish qëndrimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! se dialogu në Bruksel nuk po i integron serbët në Kosovë, por po integron Serbinë dhe strukturat e saj në shtetin gjithnjë e më të varur të Kosovës.

E për më keq, ky “integrim” i strukturave paralele të Serbisë në policinë e Kosovës, është edhe një skandal ekonomik.Në një vend si Kosova, ku papunësia është enorme dhe ku për një vend pune aplikojnë me qindra qytetarë, sot po pranohen pa konkurs paramilitarët serbë të“Mbrojtjes Civile”.Punësimi i tyre me rrogëqë del nga buxheti i Kosovës, pa konkurs e thjesht përmes marrëveshjes politike me Serbinë, është gjithsesi një krim ndaj të varfërve shqiptarë, boshnjakë, turq, romë, ashkalinj, egjiptas etj. pra, ndaj të gjithë atyre që s'janë serbë e nuk i shërbejnë Serbisë.
Kjo polici e cila integron ish-kriminelët e të gjitha llojeve, nuk mund të jetë në shërbim të drejtësisë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

12 janar, 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 609 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi