Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Falsifikimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese – dëshmi për kapje të shtetit
Publikuar më 14 janar, 2016 në orën 20:34 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kryetari Visar Ymeri mbajti konferencë lidhur me ngritjen e aktakuzës për falsifikim të dokumentit zyrtar kundër Enver Hasanit si Kryetar i Gjykatës Kushtetuese në kohën kur është konsumuar kjo vepër penale.

Më 30 gusht të vitit 2014, Presidentja ua vazhdoi mandatin 3 gjykatësve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese , pa marrë miratimin e Kuvendin duke shkelur rëndë Kushtetutën e Kosovës. Avokati i Popullit i asaj kohe, Sami Kurteshi, paraqiti ankesë në Kushtetuese kundër dekretit presindencial. Për këtë ankesë Gjykata Kushtetuese më 13 nëntor 2014 e shpalli të papranueshme parashtresën duke e lënë në fuqi dekretimin e Presidentes. Ndërkohë, Avokati i Popullit vazhdoi procedurën për ta kuptuar nëse 3 gjykatësit ndërkombëtarë kanë marrë pjesën ë këtë vendim, pasi që kjo do të paraqiste konflikt interesi. I vetmi që është përgjigjur ka qenë Gjyqtari Robert Carolan, i cili deklaroi që nuk ka marrë pjesë kur është marrë ai vendim. Kjo ka bërë që Gjykatës t’i pamundësohet kuorumi, për të nxjerrë vendime. Vendimi pra është nxjerrë pa kuorum. Por në vendimin e nënshkruar nga Enver Hasani thuhet që edhe Robert Carolan ka qenë pjesë e këtij vendimi. Pra, ai ka falsifikuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Kështu dëshmohet se si ky shtet është i kapur. Se si Gjykata Kushtetuese është e kapur nga politika dhe si shkelen procedurat në trajtimin e çështjeve që kanë rëndësi jetike për Republikën e Kosovës. Në anën tjetër, personi që në krye të Gjykatës Kushtetuese, falsifikoi vendimin e kësaj Gjykate, është i njëjti person që e ka udhëhequr këtë Gjykatë për një kohë të gjatë, e në kohën e të cilit janë marrë disa vendime jashtëzakonisht të rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe për kushtetutshmërinë në vend”, tha Ymeri.

Ai tha se me këtë rast, janë bërë tri lloje të shkeljeve. “Nga publikimet në media atë kohë, kuptohej se ka ekzistuar një marrëveshje joformale jashtinstitucionale mes presidentes Jahjaga, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, si dhe përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, që një emërim i tillë të shkojë tutje përkundër shkeljeve. Me atë vazhdim të mandatit, Presidentja shkeli Kushtetutën. Në anën tjetër, Samuel Zhbogar që ka ndërhyrë në këtë proces dhe ka kërkuar nga Presidentja që ta bëjë këtë emërim, e ka shkelur kodin diplomatik dhe i ka shkelur ligjet dhe procedurat e vendit. E Kryetari i Gjykatës Kushtetuese i asaj kohe, ka shkelur rregullat dhe procedurat duke falsifikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ndër të tjera Ymeri, duke shtuar më tej se kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese i ka nxjerrë disa nga vendimet më skandaloze të mundshme.

“Më 4 korrik 2013, VETËVENDOSJE! dërgoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e 19 prillit, për ta trajtuar përputhshmërinë e saj me Kushtetutën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte që kjo kërkesë është e papranueshme. Më 1 gusht 2013, ne patëm dërguar Ligjin për Buxhetin, për ta parë përputhshmërinë e Fondit për Veriun me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Edhe këtë e pati shpallur të papranueshme. Po ashtu, më 19 korrik 2013, e patëm dërguar Ligjin për Amnisti, të cilin Gjykata Kushtetuese e problematizon në disa nene, por jo në tërësi. Si dhe, më 26 gusht të vitit 2014, vendimi skandaloz për çështjen e Kryeparlamentarit, me ç’rast u pamundësua krijimi i Qeverisë së shumicës atë botë nga 4 subjektet politike.

Kjo përbërje e Gjykatës Kushtetuese, e udhëhequr nga Enver Hasani që sot akuzohet për falsifikim të dokumenteve zyrtare, i ka marrë këto vendime që kanë reperkusione edhe sot në zhvillimet politike dhe institucionale që lidhen me sovranitetin e vendit”, u shpreh Ymeri.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
14 janar, 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 38 vizitorë
Lexuar: 920 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi