Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mashtrimet e rradhës rreth rritjes së pensioneve për kontributdhënës
Publikuar më 15 janar, 2016 në orën 00:49 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Maratona e rritjes së pensioneve për pensionerët kontributdhënës ka fillua diku nga fundi i vitit 2014. Dolën fjalë nga zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenjes Sociale se që nga janari i vitit 2015 do të bëhet skema e rritjes së pesioneve për kontributdhënës dhe ato do të fillojnë të ndahen menjèherë. Dhe pensionistët, si nevojtarë që ishin, e besuan këtë lajm. Me gëzim e pritnin vitit e ri 2015 sepse shpresuan që viti që vjen do të jetë më leht i përballueshëm për xhepin e tyre të cekët.

Në pritje ditët, javët dhe muajtë shkojnë më ngadal. Muaji priill i vitit 2015 erdhi pa risi në rritjen e këtyre pensioneve. Pensionerët filluan të përshpërisin rrugëve dhe nëpër kafene me njeri – tjetrin se nuk do të ketë rritje të pensioneve. Flitej me të madhe për mjetet që u ishin premtua se janë sigurua nga ministria përkatëse, por se ato diku ishin tretur. Nuk vonoi shumë dhe po nga Ministria e Punëave dhe e Mirëqenjes Sociale u dha informata se të hollat ishin sigurua nga Ministria e Financave dhe se pensionet për kontributdhënës do të ndahen me pensionin e muajit qershor. Thanë se do të përpilohet edhe njëfarë skeme e kategorizimit në kontributdhënje.
Kaloi edhe qershori pa rritje të pensioneve për kontributdhënës. Prap ata mbetën me gishta në gojë. Po them kështu sepse pensionerët u mashtruan për të satën herë. Dhe kur u rrit së tepërmi paknaqësia tek kjo shtresë e pensionerëve, vet ministri i Ministrisë së Punës dhe i Mirëqenjes Sociale doli me një deklaratë se pensionet për kontributdhënës do të rriten me nga 100 euro prej muajit të ardhshëm (sa më kujtohet nga muaji tetor, nëse nuk gabohem). Si duket kjo deklaratë e këtij ministri ishte vetëm sa për të qetësua paknaqësinë tek kjo shtresë dhe për ta amortizua ate edhe për një kohë. Vetëm dy ditë më pas doli në konference për shtyp ministri i financave dhe tha se rritja nuk do të jetë nga 100 euro për të gjithë dhe se mjetet nuk janë sigurua ende por shpresojmë që ato do të sigurohen së shpejti. E kjo “së shpejti” e përkthyer në gjuhën e mirëfillt do të thotë “së ngadalti”. Nga këto deklarime u muarr vesh (ose u kuptua) se si ministrat ia kriposin shoqi-shoqit premtimet dhe se si e testojnë opinionin e verbër. Bile ministri i Financave e lansoi edhe mundësinë e bërjes së një kategorizimi të pensionerëve kontributdhënës në bazë të viteve të punës dhe të nivelit të shkollimit. Ai tha se kjo punë do të kryhet deri në vitin e ri dhe pensionet me rritje do të merren nga janari i 2016-së. Mirëpo ky lloj i të shprehurit lë të kuptohet se kategorizimi don punë shumë dhe se do të zgjatë me muaj dhe me stinë të tëra.
Dhe vërtetë ashtu edhe ndodhi. Erdhi janari i 2016-tës dhe pensionet me rritje nuk duken askund. Në javën e parë të janarit kriposjen e rritjes së pesioneve e mori përsipër kryeministria. Ajo pruri vendimin që pesionet për kontributdhënës të rriten nga 140 euro në “gjithësejt” 158 euro. Lajmin e bëri të ditur para kamerave televizive kryeminstri së bashku me Shaban Kajtazin, si përfaqësues i pensionerëve të Kosovës. Shaban Kajtazi sot ka qenë në shërbim partiak se jo në shërbim të shoqatës së pensionerëve. Po të kishte qenë në shërbim të shoqatës së pensionerëve nuk do të zgërdhihej para kamerave thua se e ka bërë namin.Thanë se pjesa tjetër e rritjes do të bëhet shumë shpejt dhe posa të kompletohet dokumentacioni i kërkuar. Pensionerët, si nevojtarë që janë, të nesërmen ia mësynë zyrave të shërbimeve për pesnionerë për të kompletua dokumentet e kërkuara. Por as pas një jave askush nga zyrtarët nuk kanë dijeni se çfarë dokumentash duhet pregatit.
Se kush do të jetë kriposësi i rradhës për pensionerë nuk e di. Por një gjë tashmë dihet se ministrat I treguan aftësitë e tyre për kriposje. Por pse pati nevojë me u angazhua edhe kryeministri dhe përfaqësuesi i pensionerëve për kriposjen e premtimeve të ministrave mbetet të shihet në vazhdim të ditëve, javëve, muajëve e ndoshta edhe të viteve…

Sylejman Krasniqi

Prishtinë
13. 01. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 36 vizitorë
Lexuar: 720 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi