Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VDEKJA TE NE, KA NJËSUAR HERONJ DHE TRADHTARË
Publikuar më 20 janar, 2016 në orën 06:24 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Një vështrim i shkurtër ijetës politike sociale të shqiptarëve, të evolucionit dhe të fatit të figurave historike, duke vëzhguar nga viti 1912 deri në ditët tona, një histori e mbushur me gjysma heronjsh dhe gjysma tradhtarësh. Një histori e mbushur me heronj-tradhtarë dhe tradhtarë-heronj. Figurat politike që dolën gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Partia komuniste dhe Ushtria Nac.Çl. dolën fitues, gjithë udhëheqja e Ballit Kombëtar, u cilësuan“Tradhtarë” ndërsa fituesit u cilësuan “heronj”.

Mbas 45 vjetëve, trokiti në derë “Demokracia”, në vitin 1992 erdhi Partia Demokratike. Dukuria e parë, ata që ishin shpallur deri dje tradhtarë u shndërruan në atdhetarë dhe martirë. Ndërsa ata që deri dje ishin heronj atdhetarë, u shpallën tradhtarë. Ish tradhtarët u zhvarrosën dhe po varrosën me nderime si atdhetarë dhe martirë. Ish heronjtë u zhvarrosën dhe u varrosën pa nderime. Në këtë artikull dua të rreshtoj figura nga viti 1941 deri në ditët tona, kur vazhdon komunizmi, me një dorëshkrim qëtë pasqyrojë tradhtinë e tradhtarët e këtij kombi, por ne jemi ende në komunizëm, për këtë Enveri dhe Ramizi u mbuluan si heronj, pas tyre dhe Sabri Godo. Zotërinjtë e gjallë si Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Nexhmie Hoxha, dhe Janullatosi, po qëndroi në Shqipëri, do të varrosen me bandë funerale si heronj, por jo si shqiptarë, por heronj të agjenturave të huaja dhe të greko-serbit.
Po kur të ndryshojë sistemi dhe të vinë shqiptarët e vërtetë nacionalistë, të gjithë këto figura që përmendëm do të zhvarrosen dhe do të varrose si armiq e tradhtarë të kombit shqiptar, të dënuar nga nëna Shqipëri me themele të forta mijëravjeçare.

Evropa thotë: “Përse ankoheni,kur ju shqiptarët nuk keni zgjidhur akoma konsolidimin kombëtar, Përse thoni ju se për zgjidhjen e problemit të Kosovës fajin e ka Evropa. Ju vetë keni pohuar se Kosovën ia shiti Enver Hoxha Jugosllavisë dhe Çamërinë Greqisë. Prej këtej fillon tradhtia më madhe ndaj kombit shqiptar. Në vend të bashkoheshin trevat etnike shqiptare, u tradhtuan nga vetë udhëheqja komuniste shqiptare me në krye Enver Hoxhën. Nga viti 1941 dhe deri sot, tradhtarët e kombit shqiptar, qëe kanë shkatërruar dhe vazhdojnë ta shkatërrojnë janë: Enver Hoxha, Ramiz Alia, Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta, etj.

Enver Hoxha, ia kaloi edhe greko-sllavit, si armik ndaj kombit shqiptar. Sepseai i pari u la serbëve Kosovën dhe Çamërinë, Greqisë, ai nuk deshi të shpërngulte minoritetin grek nga Shqipëria, si përgjigje të genocidit tëÇamërisë nga Greqia. (Lezo: Jorgos Margaritis f. 149).
Divizioni shqiptar nëKosovë, me Ramiz Alinë Komisar, u paraqitente luftëtarët e Komandantit legjendar, Shaban Palluzhës, si vëllai te vëllai “tradhtar”.Forcat e Ramiz Alisë i grumbulluan ata, içarmatosën dhe uadorëzuan oficerëve serbo-malazezë, të cilët içuan në Tivar, ku masakruan rreth 4000 frymë, pothuaj gjithë ajkën e rinisë Kosovare. Aka tradhti më të madhe se kjo?
Enveri me Ramizin filluan luftën e klasës kundër inteligjencës dhe shtresës së pasur dhe mbasi mbaruan me këta, filluan t’i hanin kokën njëri-tjetrit. Filluan shpronësimin e tokës dhe e kthyen në “Kooperativa bujqësore”. Pra, “Toka e gjithkujt- toka e askujt”. Fshataritilejuan vetëm 3 dynym tokë dhe 10 bagëti të imta, ose një lopë. Më vonëdhe këto ua hoqën, bile edhe pulat. Fshatari nuk kishte të drejtë të hante një frut, edhe po ta kishte në oborrin e shtëpisë. Filluan luftën e ateizmit, duke prishur kishat, xhamitë, teqetë, etj,duke ikthyer nëstalla bagëtie dhe depo. U hakmorën më shumë ndaj krerëve katolikë, sepse këta ishin më të zgjuar dhe njiheshin si ajka e kombit. Shkatërruan çdo pasuri të nëntokës dhe mbitokës. Shqipëria u kthye në vendin mëtë varfërtë botës. Mjerimin më të thellë e shikoje te fshatari, që punonte për një copë bukë misri, e cila ishte si guri,që nuk hahej, etj, etj.A duhet të ridënohet Enver Hoxha?...
Ishte një gabim i madh që Ramiz Alia, nuk mori ndëshkimin nga drejtësia pas vitit 1991, por u mor në mbrojtje nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Bamir Topi, Rexhep Mejdani etj. Dhe më7 tetor 2011, në moshën 86 vjeçare vdiq, pa u ndëshkuar nga lotët, vuajtjet e viktimavetë popullit shqiptar. Ishte Ramiz Alia ai qëi dha listën e terroristëve, agjentë të sigurimit shqiptar, ambasadës amerikane në Tiranë, pas vitit 1991, për t’i ruajtur jetën vetes dhe gjithë klasës komuniste.
I drejtohemi me thëniet e një hoxhe, si mysliman qëështë: “Nuk ta bëjmë hallall për tradhtinë e mijërave shqiptareve që u pushkatuan në Tivar në mars të 1945-sës, nuk ta bëjmë hallall për gjakun e djemve të Shkodrës, të vrarë në kufiqë me urdhrin tënd izvarritët të lidhur pas kamionit ushtarak, nuk ta bëjmë hallall, që komplotove deri në vdekje kundër demokracisë me pionierët e tu: Nano, Rama, Ruçi e Berisha. More pjesë në dënimet e klerit Katolik dhe ata të mallkojnë: “Mos paç dritë atje ku po shkon. Zoti është me ne për ridënimin pas vdekjes me kufomën të varur në trekëmbësh bashkë me Enverin tënd. Ramiz Alia u akuzua për përvetësim fondesh shtetërore bashke me Adil Çarçanin, Manush Myftiun, Rita Markon, kur Ramizi u dënua 9 vjet dhe në burg qëndroi më pak se 2 vjet. (nga Pellazgilirarbër/Proletari.Com.)

Nga Muharrem Xhafa, shef i sektorit të edukimit në K.Q. të PPSH, citojmë: “Ramiz Alia ka qenë agjenti i vjetër, ky ka orkestruar lëvizjen e studentëve, që filluan më 8 dhjetor 1990, ngjarjet e ambasadave më 2 korrik 1990, eksodin e shqiptarëve drejt vendeve perëndimore. Pas vdekjes së Enver Hoxhës, më 11 prill 1985, drejtoi kthimin e Shqipërisë në kapitalizëm. Më 9 dhjetor foli hapur për pluralizmin dhe krijimin e PD. Ramiz Alia u komandua prej agjenturave të shteteve të huaja. Ramiz Alia infiltroi njerëzit e sigurimit, si Xhelil Gjoni që ka qenë pasuesi i tij edhe në krijimin e PD dhe PR (Partisë Republikane), përgatiti Sali Berishën dhe Azem Hajdarin, të cilët, sipas Xhelil Gjonit, mbetën të dy shqiptarët më antishqiptarë, e më antikombëtarë. Kur erdhi në pushtet Sali Berisha, futi në burg Ramiz Alinë dhe Nexhmije Hoxhën, për t’u siguruar jetën, pasi ubë “Gjyqi i kafeve”. (nga Xhevdet Shehu 20 janar 2015).

Servet Pëllumbi citon: “Nënjëmbledhje të Byrosë Politike, Ramiz Alia u zbuloi platformën e Katovicës”, ardhur nga Gorbaxhovi dhe u tha: “Socializmi ka dështuar. Cila dotë jetë strategjia jonëpër kalimin në demokraci?... Do të nxisim të krijojnë parti satë duam, gjithsesi këto parti duhen kontrolluar nga ne”. Dhe kështu u bë. Vijon Ramizi: “Në krye të këtyre partive duhet të vendosen njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Të përndjekurit politik, të dënuarit politik, duhet të përkrahen, por ne nuk mund të bëhemi hyzmeqarët e tyre. Të shpronësuarve do t’u japim letër në dorë që t’u njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Dhe përfundimi do të jetë ky: Mekëtëstrategji, brenda dy apo tri legjislaturave, do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”. Kjo u arrit – thotë Pullumbi./DITA/.
Rrëzimi i Berishës, më i rëndësishëm se i Ramiz Alisë. Një deklaratë bombëështë ajo e ambasadorit Amerikan, i cili krahasoi rrëzimin e Sali Berishës nga pushteti, si me përmbysjen e Ramiz Alisë më 1992, i cili ka turbulluar ujërat e politikes shqiptare, ndërsa ka fundosur dhe përvëluar kryeministrin në ikje.
Kur Sali Berisha u rrëzua me votat e një milion shqiptarëve, deklarata e ambasadorit Arvizu, i ka dhënënjë dimension historik fitores së të majtës, duke e konsideruar regjimin e Berishës më të rrezikshëm se të Ramis Alisë. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka deklaruar: “… Sali Berisha ka mbyllur zyrtarisht epokën e diktaturës në Shqipëri. Sipas deklaratës së ambasadorit Arvizu, ne u ç liruam nga një gjendje e padurueshme … Sali Berisha ishte pjellë e regjimit komunist dhe hyri në politikë nga zyrat e Ramiz Alisë, si njeri i besuar, për të shmangur hakmarrjen ndaj kupolës komuniste, pas përmbysjes së regjimit. Sali Berisha instaloi një shtet kleptokrat, një shtet policor, terrori, korrupsioni dhe spiunazhi. Thyerja e embargos së OKB dhe furnizimi me naftëimakinës gjakatare të Milosheviçit, ishte tradhtia më e rëndë kombëtare e Sali Berishës, e cila do të mbetet një damkë turpi e përjetshme. Zhdukja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, për të zhdukur dëshmitarët e takimeve të tij me Milosheviçin, ishte një tjetër krim i rëndë, që sfidoi çdo veprim kriminal të Ramiz Alisë… Ka rezultuar se Sali Berisha ka qenë agjenti i UDB-së Jugosllave për vite me radhë. Një tjetër arsye, është tentativa e Berishës për të bombarduar Vlorën me avionë luftarak në‘97. Akuzohet për të paktën 30 vrasje në Gërdec dhe 21 janar. Akuzohet për shitjen e 300 km2 Greqisë në mënyrë të fshehtë. Duke përdorur si maskë Ligjin Agrar 7501 të ndarjes tokës në Shqipëri, dekretoi dhënien në porosi të tokave shqiptare, për familjet minoritare greke në Jug të vendit, duke ikthyer ato në “Troje greke”. Në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj regjistrimin e këtyre territoreve shqiptare edhe në kadastrat pronësore greke. Vrau Kosta Trebickën, dëshmitarin e Gërdecit. Më 28 dhjetor 2011, speciale nga AMA News: Kisha Greke (Janullatosi) i jepSali Berishës, titullin e lartë: “BEKIMI YNË I ARTË”, Për shërbime të shquara ndaj Greqisë”.

Prof. H. F. e quan Fatos Nanon: “nacionalist serbo-grek”, por aspak një nacionalist shqiptar. Gazeta “ILLYRIA” 18-21 maj 2012, f. 14 shkruan: “Partitë greke janë pro Nanos për president”. Vangjel Dule ka deklaruar se forca që drejton, i qëndron kandidaturës së Fatos Nanos për president i tërë vendit”. Kush është Fatos Nano? … Kryeministër i parë post-enverist, i dënuar me burg, për përvetësimin e ndihmave humanitare dhe dalëi pafajshëm, pas ndërhyrjes greke për ta çburgosur, e për ta vënë prapë kryeministër. Në qershor të vitit 1993 nënshkroi një deklaratën e përbashkët me liderin grek të PASOK-ut, Andrea Papandreu, në të cilën konfirmoi pretendiminserb se, “Kosova është për Serbinë, njësoj siç është Jeruzalemi për Izraelin”. Po në vitin 1993 me formulën greke: “Çfardo që Shqipëria do të kërkojë për shqiptarët në Kosovë, Greqia do të kërkojë për grekët në Shqipëri”. Kontrasti i këtij reciprociteti me grekët, risolli në pushtet Fatos Nanon, pikërisht për të bërë politikën greke pa rezerva. Janullatosi, Sali Berisha dhe Fatos Nano kurdisën firmat “piramidale” për shkatërrimin e vendit. Nano kryeministër, po në vitin 1998, iu lut sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Javier Solanës, për ta lënë me duar tëlira kasapin serbMilosheviçin në Kosovë, për pastrimit të shqiptarëve nga trojete tyre amtare dhe NATO të qëndronte për paqe dhe demokraci.

Sipas gazetës italiane “Korriera della Sera” më datën 7 prill 1997 shkroi: “Në Tiranë vepron organizata “Hakmarrje për drejtësi” me vrasje dhe grabitje, me drejtues Hajredin Shyti, Klement Koloneci, Gramos Ruç etj. Gjendet një porosie Fatos Nanos … të hidhet në erë një furgon policie, një komsariat policie, një ndërtesë bashkie … të vritet një prokuror, një gjyqtar. Fatos Nano si drejtuesi organizatës“Hakmarrje për drejtësi”, po zbaton udhëzimet të marra nga këshilltarët grekë. Hodhi në erënjë supermarket në qendër të Tiranës, humbën jetën 4 persona dhe u plagosen disa të tjerë, Më vonë vranë drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Bujar Kaloshin, hodhën në erë shtëpinë e kryetarit të gjykatës së apelit në Tiranë, Prel Martini dhe sulmuan bankën e kursimeve, duke grabitur një sasi të madhe parash. (U publikua në revistën “Koha”, nr. 79, datë 24 qershor 2002, f. 152-153).
“Edi Rama anti-shqiptari dhe shkatërrimtari.(13 dhjetor 2012).Tiranë - Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka akuzuar sot kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për mosmarrjen e statusit kandidat për në Bashkimin Evropian. Në një konferencë për shtyp, Bregu e ka cilësuar Ramën si “antishqiptar” dhe “shkatërrues”. “Për dy vite rresht Rama bllokoi integrimin e Shqipërisë, duke mos miratuar 3 ligjet e kërkuara. Opozita e tij nuk votoi asnjë nga rekomandimet e BE-së. Rama për dy vite rresht bllokoi dhe nuk votoi heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. E vetmja mënyrë e tij, është shkatërrimi”, tha Bregu. Duke shtuar se Rama është “anti-shqiptar”, “pasi të gjithë janë pro Shqipërisë, vetëm Rama është kundër Shqipërisë”. Duke, që edhe Parlamenti Evropian theksoi, se sot Shqipërisë duhet t’i jepet pa vonesa statusi, por vetëm me plotësimin e 3 kushteve.(Bregu, 13 dhjetor 2013).

“Fatkeqësisht, Janullatosi mbetet preferenca pseudofetare dhe e mirëfilltë politike e shovinizmit grekomadh edhe për politikën shqiptare. Kryeministri Edi Rama, para disa kohësh, bëri një vizitë në Patriarkanën e Stambollit. Nuk udha asnjë transparencë se çfarë bisedoi me Bartolemeun. Ilir Meta dhe presidenti presin për darkë në fund të vitit Janullatosin”.
Përgjigje për At Markun nga Prof. Dr. Eshref Ymeri:“Kemi tradhtinë në krye të vendi, or mik i shtrenjtë, prandaj dhe Shqipëria nuk pobën prokopi me Janullatosin nëpër këmbë. Shqipëria qenka një ofiçinë e fuqishme me rendiment të latë, për prodhimin e politikanëve tradhtarë. ”(Prof. Dr. Eshref Ymeri 8 janar 2016”).

Rasim Bebo

Addison ILL. USA
Janar 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 773 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi