Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kredia e FMN-së po shpenzohet, reformat po ngecin
Publikuar më 23 janar, 2016 në orën 01:37 ( ) Isa Mulaj | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Rishikimi i marrëveshjes së FMN-së dhe transferi i 35.6 milionë eurove me çka borxhi i gjertanishëm i Kosovës rritet në 71.2 milionë euro, mund t’i sjellë Kosovës stabilitet në financat publike dhe reformat fiskale. Kjo kredi, e cila është pjesë e pakos prej 184 milionë nga marrëveshja e miratuar më 29 korrik 2015 që parashihej për një periudhë 22 mujore, deri më tani, përpos financave publike, nuk ka arritur të bëjë përmirësime edhe në shumë sektorë tjerë. Paratë vazhdojnë të merren, borxhet po rriten, ndërsa reformat po ngecin.

Në qëndrimin zyrtar të FMN-së për këtë rast, në mes tjerash, thuhet se përmirësimi i konkurrencës është kusht i domosdoshëm për Kosovën që të arrijë normë më të lartë afatgjate të rritjes. Thuhet se në këtë drejtim zyrtarët e Kosovës deri më tani i kanë ndërmarrë disa masa, si për shembull, kanë përshtatur kaluzolën për investime sipas rregullave fiskale për të krijuar hapësirë për investime kapitale të financuara nga donatorët, futja në përdorim e fakturimit të pagave publike që do ta mënjanoj rritjen e tepërt të pagave, duke i mundësuar kështu sektorit privat të rekrutoj dhe mbajë punonjës të talentuar, dhe centralizimi i sistemit të prokurimit që do të gjeneroj kursime dhe shpien te transparenca më e madhe.

Sa janë zbatuar këto reforma në terren?

Po cili është efekti ose rezultati i këtyre masave të Qeverisë në terren? E para, konkurrenca ka vazhduar të mbytet edhe më shumë, ku për fat të keq, pjesë e mbrotjes së monopoleve dhe shantazhit nga oligarkët u zbulua të jetë edhe vetë ministri i financave, Avdullah Hoti. Kështu nuk arrihet rritja ekonomike afatgjate të cilën po e kërkon FMN-ja. E dyta, sektori publik dhe qeveritar vuan nga mbpinuësimi i tepërt dhe shumë dikastere që janë thuajse të panevojshme, por që shpenzojnë buxhetin në formë të pagave. Është fakt se Kosova si vend shumë i vogël e ka një qeveri shumë të madhe me ministra, zëvendësministra, këshilltarë, e shumë punonjës tjerë jo produktiv dhe të panevojshëm. E treta, sektori privat nuk tërheq talentë, por talentët ikin nga sektori privat për t’u punësuar në sektorin publik ose qeveritar për shkak të pagave. Trajtimi i puntorëve në sektorin privat është i mizershëm, pa mbrojtje ligjore, me paga të vonuara, dhe me presione të ndryshme. Edhe popullsia në përgjithësi është e bindur se vendi stabil dhe i mirë i punës është në sektorin publik e qeveritar, e jo në atë privat. Këto janë fakte nga terreni në Kosovë, të cilat drejtori kinez i FMN-së, Min Zhu, nuk i di, e ndoshta nuk i ka interesuar t’i dijë kur e ka përgatitur deklaratën për Kosovën. Pse t’i interesoj për një pseudoshtet të vogël të cilin Kina nuk e njeh, ose e njeh ende si krahinë të Serbisë, ndërkohë që i duhet të kujdeset me deklarata edhe për qindra shtete anëtare të FMN-së?

Paragrafet e shkëpura nga deklarata nuk janë paqsyrë e plotë

Natyrisht, FMN-ja në deklaratën e saj nuk ka mundur të përdor fjalor emocional për ta kritikuar Kosovën, por në disa pjesë të saj tregon se çka i ka mbetur si sfidë Kosovës, e këto sfida janë të shumta. Qeveria ose Ministria e Financave nuk është treguar e ndershme kur ka shkëputur vetëm një paragraf të deklaratës ku lavdërohet Qeveria për qëndrueshmërinë e financave publike dhe hartimin e buxhetit, ndërsa i ka heshtur të tjerat që janë dështime praktike në terren. Mediat dhe ekonomistët duhet t’i lexojnë vetë vlerësimet e FMN-së, e jo të shërbehen vetëm me paragrafet e shkëputura nga Qeveria si “deklaratë për shtyp”. Kuptohet se deklaratat e tilla duhet t’i botojnë shumica e mediave, por ato pos leximit, kërkojnë edhe analizë, vertëtim të burimeve më të plota, dhe krahasimi deklaratave me gjendjen në terren.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 663 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi