Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shoqëria Civile kërkon nga VV!: protestë me një kërkesë- rrëzimin e Qeverisë!
Publikuar më 25 janar, 2016 në orën 13:40 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Visar Ymeri, kryetari Vetëvendosje kërkoi largimin e Qeverisë dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Kështu tha ai në tryezën e shoqërisë civile “Kujtesa, viti 2015, zhvillim evolutik i pashembullt në Kosovën e pasluftës, dinamikë ndryshe”.

Lideri i Vetëvendosjes, raporton Koha Ditore, tha se fillimi i vitit të shkuar ishte i mbushur me pamjet e qytetarëve të cilët largoheshin masovisht nga Kosova, sepse nuk shihnin perspektivë. Ky eksod cilësisht ka qenë më i keq se sa largimi i shqiptarëve gjatë viteve 90, sepse shkonin me shpresën për t’u kthyer, kurse në vitin 2015 shkuan për të mos u kthyer për shkak te dëshpërimit.

Sipas Ymerit, viti 2016 filloi ndryshe, me protestat më masive që nga paslufta. Prej qytetarit të dëshpëruar tani kemi një qytetar tjetër qe insiston që Kosova të rregullohet. Qytetari sot kërkon qe Kosova të jetë më e mirë. Prej vitit 2011 Kosova në proces dialogu dhe ky proces rezultoi me një marrëveshje për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe.

“Nga Gjykata Kushtetuese konstatua se kjo krijesë do ta përmbyste rendin kushtetues që ka Kosova. Ky ishte moment i rëndësishëm demokracie Këta që shkelën Kushtetutën nuk mund të vazhdojnë pa dhënë asnjë llogari, kinse nuk ka ndodhur asgjë. Koalicioni aktual krejt tjetër gjë ka premtuar në fushatë, e krejt ndryshe ka vepruar kur ka ardhur në pushtet, ka shpërputhje dhe kundërshtime në fjalët e tyre, tash kur udhëheqin institucionet. Premtimi për vend punë nuk u realizuan, por me ardhjen në pushtet prioritetet ishte të vazhdohet dialogu me Serbinë. Kjo qeverie intensifikoi kapjen e shtetit duke emëruar militantët partiake në borde e agjencive të pavarura. Qeveria sot është qeveria e cila ka kredibiletetin më të ulët që nga paslufta. Me gjithë këto konstatime dhe këtë shpërfillje të qytetareve, kjo qeveri do duhej larguar. Por kjo nuk po ndodh dhe është obligim i shoqërisë ta detyrojë te largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve. Te kemi një ndryshim të madh dhe zgjedhjet të mbahen me se largu në pjesën e pare të vitit 2016”, përfundoi Ymeri.

Mushkolaj: Opozita të kërkojë vetëm rrëzuarjen e Qeverisë!
Në tryezën e Vetëvendosje me shoqërinë civile ka marrë pjesë edhe Imer Mushkolaj, analist.
Imeri ka thënë se sheh arrogancë të madhe te kjo qeveri, largimin të cilës, sipas tij, duhet përshpejtuar.

“Ata që e kanë shkelur kushtetutën mund të përmirësojmë. Të zgjerohet baza e protestës dhe baza e reagimit dhe protesta të mos mbetet vetëm monopol i partive opozitare” ka thënë ai dhe ka shtuar:

“Në protestën e fundit pamë shumë njerëz jo partiakë. Kërkesa e vetme duhet të jetë dorëheqja e qeverisë. Qeveritarët po synojnë me çdo kusht te mbesin në pushtet. Janë njerëz qe moralin politik e kanë zero. Ata qe kanë votuat Veselin si kryeparlamentar pse nuk e votojnë edhe Thaçin, ku është dallimi. Kjo u pa edhe kur u votua Gjykata speciale, ku deputetët i ndryshuan qëndrimet. T’i kemi te qarta kërkesat dhe kur deklarohemi te flasim me një zë. Nuk e di sa mund te zgjasë por mund te arrihet kauza. Dokument i parimeve se ne si shoqëri civile jemi pro zgjedhjeve, opozita i ka arsyet e veta ne tonat, por ta kemi një unitet me të madh në disa parime që mund ti themi publikisht”.

E Visar Azemi në këtë tryezë ka thënë: “Qeveria e cila po qeveris me teket e Beogradit. Injorim total i qeverisë karshi opozitës dhe shoqërisë civile. Asnjëherë nuk kanë marrë parasysh brengat e shoqërisë civile, marrëveshja për telekomin me Serbinë, politizimi i bordeve të pavarura. Ka pasur shtrenjtim marramendës të energjisë elektrike, nuk kanë adresuar asnjëherë peticionin e qytetarëve dhe kemi parë një mos gatishmëri që ta trajtojë çështjen e Trepçës. Vendimi i fundit për te shkuar me konsorciumin amerikan për termocentralin, nuk është analizuar si duhet. Të ketë zgjedhje sa më shpejte dhe ta ndalim kohën e së keqes.

Qirezi: me këtë Qeveri s’ka reforma

Arben Qirezi në anën tjetër ka thënë se Kosova nuk mund të vazhdojë me këtë qeveri dhe është domosdoshmëri që të bëjë ndryshime themelore të sistemit, ka thënë në tryezën e VV-së, Arben Qirezi, ekspert i çështjeve të sigurisë dhe njohës i zhvillimeve politike në vend.

Sipas tij, integrimi i serbëve nuk ndodhi edhe pse u tha, sepse u krijua Lista Serbe, qe prioritet primar i ka urdhrat që vijnë nga Beogradi.

Qirezi më tej u shpreh se qëllimi i Serbisë është destabilizimi dhe ta mbajë të tensionuar situatën në Kosovë. Sipas tij, dialogu e ka forcuar patronazhin e Serbisë në Kosovë, prandaj integrimi i serbëve do të jetë i vështirë.
“Partitë opozitare të dërgojnë në kushtetuese Marrëveshjen për Telekomin, sepse ajo cenon sovranitetin e Kosovës. Reforma në sistem zgjedhore, sistem të drejtësisë, reforma ekonomike. Këto reforma nuk mund t’i bëjë qeveria aktuale”, ka thënë ai.

Luzha: Nevojitet ndihma e jashtme për t’u caktuar data e zgjedhjeve

Aktivistja e shoqërisë civile, Besa Luzha tha të hënën se duhet presion i bashkësisë ndërkombëtare që të caktohet data e zgjedhjeve, pasi sipas saj, janë diskredituar të gjitha vendimet që i ka marrë kjo elitë politike.

Në tryezën e organizuar nga lëvizja Vetëvendosje me shoqërinë civile, ajo tha se zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të dyja palët.
Ajo, siç raporton Koha Ditore, ka kërkuar presion edhe nga bashkësia ndërkombëtare që të caktohet data e zgjedhjeve.

“Kjo qeveri moralisht duhet dhënë përgjegjësi. Zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të dyja palët. Edhe njerëzit po kërkojnë të shkohet në zgjedhje dhe të jetë një garë e ndershme”, tha ajo.

“Presion të kërkojmë edhe nga bashkësia ndërkombëtare ta caktojnë datën e zgjedhjeve. Pas gjithë atyre qe kanë ndodhur Thaçi nuk është i përshtatshëm si figurë unifikuese për t’u zgjedhur president. Të bëjmë kërkesë të artikuluar edhe me shoqërinë civile dhe të themi se duam një opsion të zgjedhjeve fer, dhe të mbyllet ky proces, sepse protestat vetëm sa e polarizojnë situatën”, ka përfunduar Luzha.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 818 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi