Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DORËHEQJE – jo vazhdim negociatash
Publikuar më 26 janar, 2016 në orën 18:41 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur konferencë për media për të kundërshtuar edhe një herë vazhdimin e paralajmëruar të negociatave me Serbinë nga Kryeministri Isa Mustafa. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Glauk Konjufca ka thënë se pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese se përmes marrëveshjeve me Serbinë është shkelur Kushtetuta në 23 nene të saj, Kryeministri Isa Mustafa nuk ka legjitimitet që t’i vazhdojë këto negociata.

“Çfarë sigurie kemi ne si qytetarë dhe si institucione të Republikës së Kosovës që Mustafa nuk do t’i bëjë sërish këto shkelje në marrëveshje të reja me Serbinë”, ka thënë Konjufca gjatë fjalës së tij në konferencë. Ai ka thënë se përmes nënshkrimeve të tyre, Isa Mustafa si dhe Hashim Thaçi kanë sjellë vendime të cilat e dëmtojnë rëndë integritetin territorial të vendit si dhe sovranitetin e brendshëm të Republikës.

“Në vend që këto personalitete politike të jepnin përgjegjësi për vendimet që i kanë marrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se kanë bërë shkelje të Kushtetutës, këta me një kokëfortësi të pashoqe po duan që t’i shfrytëzojnë negociatat e Brukselit, për më keq, në të njëjtat koordinata”, ka thënë më tej Konjufca. Ai poashtu i ka komentuar edhe delegacionet që marrin pjesë në negociata. “Këtu vihet në pikëpyetje i tërë integriteti territorial i Qeverisë dhe i asaj dyzine këshilltarësh të cilët nuk po shkojnë atje për ta mbrojtur Republikën dhe shtetësinë e Kosovës, por më shumë këto negociata i shohin si mundësi për vizita turistike në kryeqytetet e Evropës”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka thënë se ky kryeminsitër nuk ka më legjimitet dhe mbështetje popullore. Protesta e fundit kundër Qeverisë së Mustafës dhe vendimet të cilat ai i ka marrë nuk gëzojnë kurrfarë popullariteti. Përkundrazi, shihen me dyshim dhe mos besim.

Ndërkaq, një premtim tjetër i Mustafës të cilin e ka thyer shumë shpejt është ai që kishte premtuar se nuk do të shkonte në Bruksel pa u liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Më këtë, Mustafa kishte gënjyer dhe mashtruar. “Kjo tregon se fjalët ose premtimet e tij zgjasin maksimalisht një muaj. Kjo tregon se sa të paqëndrueshme, sa të kota e boshe janë fjalët e premtimet e këtij kryeministri”.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
26 janar 2015

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 803 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi