Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ekonomitë kapitaliste dhe dora e fshehte e valutës.!
Publikuar më 29 janar, 2016 në orën 13:44 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ekonomitë kapitaliste, janë ekonomi shtetërore, të stimuluara nga dora e fshehtë e valutës, e cila duke qenë e mishëruar në fuqinë e saj ekzekutuese, mundëson rregullimin liberal të marrëdhënieve ekonomike duke rezultuar në mirëqenien nacionale përmes ndarjes së punës dhe vizionit tregtar.
Vlera e parasë ka qenë në atë se çka ajo në vete përmban dhe çfarë bartë, kurse sot paraja nuk prezanton por- vetëm supozon vlerën e vet. Në të vërtet, e ashtuquajtura para e tregut, dhe e tregtarëve, është definitivisht derivat i parasë shtetërore. Aftësia funksionale e parasë moderne nuk varet nga konsensusi i veçantë i akterëve ekonomik, por nga proteksioni shtetëror dhe nga besimi i etabluar në shoqërinë në të cilën emetohet ajo para.

Që nga lindja e idesë revolucionare të valutës së lirë, me aftësinë e saj operuese pa mbulesë të metaleve të çmueshme, dhe e shtypur nga institucionet shtetërore në letër magjike të emetuar si konkurruese serioze ne treg, që nga kjo kohë pra, Ford Knox kishte mbetur si një qendër historike e ekonomisë se parasë antike. Kjo Kështjellë gjendet në gadishullin e largët të shtetit federativ Amerikan Kentucky.
Në trezorët e Kështjellës, Amerika, por edhe Gjermania, depononin një pjesë të madhe të rezervave të arit të tyre. E ndërtuar me granit disa tonelatash, beton dhe çelik, dhe me një teknikë të përsosur vëzhgimi dhe vazhdimisht në mbrojtje dhe në gatishmëri të plotë aktive ushtarake, Kështjella ishte pagëzuar si regalli i blinduar i ekonomisë botërore.
Kërkesa përmanente në rritje për para e shteteve te industrailzuara ka thelluar dhe definitivisht ka ndikuar që të ndahet paraja nga marrdhënia reciproke e paritetit nga ari.
Në këtë dramë divorcuese nuk del fitimtar ari substancial, por paraja shterpë!
Ky rezultat i divorcimit ndryshe mund të quhet edhe si sensacion monetaro-historik i ekonomive të zhvilluara skajshmërisht. Kur themi skajshmërisht, mendoj zhvillimin kulminant industrial i cili pasqyron zhvillimin e stërngopur falë politikave kompresionuese monetaroekonomike, zhvillim ky i cili vështirë se ka mundësi ndoshta, (por edhe nevojë) që më tutje të rritet.
Prandaj, stagnimi i zhvillimit të mëtutjeshëm nuk donë të thotë anomali menaxhuese e subjekteve relevante të politikave monetare, por dobësim i kërkesës në rritje për mallra dhe shërbime; dhe me këtë edhe rritje e stoqeve të produkteve dhe mbiproduksionin i cili vështirë se plasohet në ekonomi të tregut të ofertës, në krahasim me tregun tonë që lirshëm mund të thuhet se është treg i kërkesës kulminante.
Sot, vlera dhe roli i arit natyror avullohet edhe pse në vete mbartë vlerë materiale. Kurse vlera e Parasë Moderne (artificiale) esencializohet edhe pse vlerën e vet e bartë në vete vetëm proklamativisht.
Me këtë edhe mund të konkludohet se Ari pa para është një hiç, kurse paraja pa Ari është gjithçka. Dmth, Ari është i vlefshëm vetëm nëse gjendet në paritet dhe relacion me paranë. Prandaj, rezervave të arit tonë mund t‘ua japim vlerën reale që bartë në vete vetëm me Paranë tonë. Çdo tentative tjetër është vetëm spekulim i pa argumentuar.
Politikave monetare botërore pra ju mungon një personalitet si presidenti Riçard Fikson i cili do të proklamonte ndarjen absolute të parasë nga pariteti i brutoprodhimit.
-Kjo mungesë vjen si rezultat i etablimit të kulturës së menaxhimit modern i cili për dallim nga ai klasik nuk ndan resurset teknologjike nga ato njerëzore dhe me këtë i lejon vetes fatkeqësisht resurset njerëzore të i trajtoj si numra në listën menaxhuese dhe jo si subjekte dhe bashkëjetuese të së njëjtës ekonomi.
Prandaj, më lehtë është të pritet që një ditë të pranojmë nga bankat depozituese informatën se parat e së djeshmes sot nuk kanë vleftë, se sa te merret guximi nga dikush dhe te vendosë në dorë fatin e vlerës së monedhës së proklamuar dhe të bëjë ndryshime substanciale në të mirë të stabilitetit monetarë ndërkombëtarë.
Përmes këtij vështrimi të shkurtër pretendohet të nxiten diskutime të shumanshme. Në thelbin e këtij punimi është projektuar kërkesa për të mbarështuar dimensione të reja për studime thelbësore në lëminë makroekonomike mbarëkombëtare, gjithnjë në raport me politikat ekonomike të një tregu global.
Prandaj, duke i parë zhvillimet e politikave monetare botërore ne retrospektivë, mund të konkludojmë se, nevoja për emetimin e parasë në Kosovë është imediate dhe emergjente, kurse në Shqipëri reformat në politikat monetare do të reflektoheshin pozitivisht në aspektin e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik.

Arsim Xheladin Gashi

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 968 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi