Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Los Anxhelosi dhe Amerika dëgjoi për herë të parë për Kosovën, më 1984…
Publikuar më 30 janar, 2016 në orën 12:32 ( ) Agim Vuniqi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Kush është Aziz Salihu, të tjerët flasin për të”, libër i autorit Cen Pushkolli, që u promovua, më 18 janar 2016, në praninë e mbi 200 pjesëmarrësve, shumica sportistë dhe punëtorë sportive, libër i sponsoruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ndihmuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe nga Komuna e Lipjanit arriti të takohet në hotelin Swiss Diamond me lexuesit e shumtë, dashamirë të sportit, duke sjellur në dritë të gjitha të bëmat e sportistit, përmes 200 protagonistëve të librit, me të cilët autori kishte vënë bashkëbisedim, për të evokuar ata përjetimet e tyre nga kënde të ndryshme, afërsisht njejtë si filmat e rexhisorit të madhë Italian Frederico Fellinit, i cili vënte në spikamë tregimet e shumë protagonistëve.

Jeta është plot me dështime dhe suksese. Këtë e ka kuptuar më së miri sportisti Aziz Salihu. Në gara sportive mund të fiton, por edhe të humbë, varet nga përkushtimi, talenti, dëshira…, por fryma sportistve ishte më e veçanta pjesë e jetës së tij garuese sportive, por edhe e asaj të përditshme, është edhe sot prezente po ajo frymë e pranimit të suksesit të çdo sportisti tjetër me përulësi. Ai është një njeri i modestisë dhe përulësisë mbi çdo gjë tjetër, dhe është padyshim i apasionuar pas sportit, duke bërë përpjekje gjithmonë për të kultivuar frymën e sportit dhe atë të sportistit që si profesion jetësor ka zgjedhur boksin për të pasur një jetë dhe fat më të mirë.
Për këtë qëllim sporti hap shtigje të reja, prandaj prindërit dhe mësuesit duhet të ndihmojnë nxënësit në çrrėnjosjem e disa “vlerave” te pahijshme te fëmijët, e lojës me mjekrra deri edhe në fytyrën e fatkeqësisë së brendshme dhe te jashtme, sepse lojërat jashtë fushës së sportit gjithmonë mund të shkaktojnë trauma te fëmijët, në atë mënyrë që ata mund të marrin trajnim jo adekuat në lojërat e fatit të humbjes dhe fitimit, si fikcion, në vendëse të joshen me jetën e sportistit dhe sportit.
Pasi që çdonjëri nga ne sikurse në cdo fushë tjetër, duke përfshirë edhe sportin, përpiqet të bëjë emër, të bëhet më i miri, dhe këtë e arrin me përkushtim dhe punë të palodhshme, i bënë të gëzohen fansat, por edhe bashkatdhetarët kudo, atëherë ai është një llojë ikone, është stemë, është flamur i shtetit në mesin e shteteve më të përparuara në botë, ngase në rreshtin e sportistëve më të mirë në botë , është shënuar emri i tij; mbi te ndërtohet historia e kombit, e shtetit dhe ne themi ja ky është ai që luftoi në fushën e nderit garoi për ne, ja ky është Olimpiku Aziz salihu për të cilin shkruajtën të tjerët, ata që mbajtën në mend shumë ngjarje që lidheshin me te.
Përfundimisht autori i librit Cen Pushkolli ideoi një libër me vlerë, protagonistë të të cilit janë njerëz publik të fushave të ndryshme, të cilët përmes tregimeve të tyre kanë shënuar epokën e sportistit me namë Aziz Salihut, Autori si një njohës i fushës së boksit i cili kishte përjetuar hapësirën e ngusht brenda litarëve të ringut, kishte vënë në duar-grusht dorëzat e boksit sa ishte i ri dhe kishte përjetuar frymëmarrjen e thellë të boksierit gjatë përgatitjeve dhe daljes në ring, ai nuk kishte krijuar ndonjë karrierë që e kishte bërë të njohur, por ai tash ka depërtuar te lexuesi me librin e tij, sa për qëllime humane, poaqë edhe duke u përpjekur të shfletojë shumë faqe të reja të sportit luftarak, duke rritur besueshmërinë te ata që nuk kanë pasur rastin të përjetojnë skenat ku kryeprotagonisti i librit Aziz Salihu i ka shfaqur-treguar të gjitha shkathtësitë luftarake, por edhe mendore, të cilat autori i librit i bartë virgjërisht te lexuesi, duke mbledhur shumë mendime në një vend, në libër, për të spjeguar të vërtetën e pathënë brenda një hapësire libër-ringu, kur sportisti kishte rrënuar para vetes shumë sportistë të kategorisë super të rëndë, të cilët në vendet e tyre gëzonin reputacionin e të pamposhturëve, ai kishte rrënuar edhe perandorinë e kuqe të BRSS, duke futur në skajet e litarëve-katror boksierë si Abaxhan, pastaj italianin Dominian, gjermanin Uli Kaden etj., te cilët dukeshin si shkëmbinjë në krahasim me fizikusin e Zizit.
Atë që thuhet në libër e njëjta gjë është thënë për jetën e dikujt të cilin e takojmë çdo ditë. Ka raste në histori kur njerëz të mëdhënjë kanë bërë shumë të mira, të pakrahasueshme për njerëzit e pazakonshëm, për të mirën e vendit dhe popullit që i kanë takuar dhe atë në përmasa ndërkombëtare, botërore, por ndodhë të dështojnë në punët e veta, ose nuk kanë ditur të bëjnë detyrën e zakonshme si duhet, ose shoqëria nuk ka bërë as përpjekjen më të vogël për të ndihmuar, mund edhe të humbasim disa gjëra të mëdha që kanë impakt për të ardhmen e vendit, por edhe në jetën e atyre që këtë më së paku e kanë merituar, apo nuk e kanë merituar fare, dhe ndodhë që i largojmë nga ne pa ditur shkakun, atëherë ne jemi vetë shkaktarët nëse kemi humbur shpresën dhe mallkojmë fatin tonë, ne kurrë nuk mund të përparojmë në jetë. Këtë me plotë të drejtë përpiqet ta destimifikojë autori.
Pra kryeprotagonisti i autorit është sportisti, por para së gjithash njeriu, familja e të cilit rroptatet pa paratë dhe pronën e tij, që e kishte shpenzuar për të mbijeturar, të krijuar gjatë kohës kur gëzonte fansat e tij, gëzonte fëmijtë pleqtë, politikanët, afaristët, studentët, të cilët ndiheshin krenar që janë dikushi sepse ata i përfaqësonte shqiptari Aziz Salihu në Los Angjelos, duke arritur të pamundshmen për një vend të vogël të banuar me shqiptarë, i cili në hartat politike të botës as që venerohej, por as që ekzistonte si territor I kontestuar, kështu nga një vend i paprekshëm deri atëherë i botës miliardëshe bëri emër, duke ngritur lart dorën e një sportisti me emrin Aziz salihu, a nuk ishte kjo mjaft në kohën kur nuk na njihte askush, nuk e dinin as që banojnë shqiptarët në një vend komunist si Jugosllavia, në Kosovë. E fati e deshi që më vonë të ndërtohej historia dhe bota të merret me ta, sepse u pa që në mesin e tyre ka potencial, si askund në botë.
Si pra ne kemi lejuar që njeriu është reduktuar praktikisht në asgjë. Ai ka një pjesë të madhe të shpirtit të sportistit dhe arriti të mbajë mbi vete një barrë të rëndë në mënyrë të tillë që ai filloi ndërtimin e historisë së sportit nga zeroja. Ai ishte mundur në garë me jetën e përditshme, duke mos arritur të menaxhojë financat nga “konkurrentët” e tij sundues, të cilët u ngritën nga hiçi për të krijuar kapital milionësh, duke shfrytëzuar të mirat e pushtetit përmes ligjeve që kishin si qëllim zhvatjen e pasurisë së vendit, për pavarësinë e të cilit ishte munduar aq shumë sportisti Zizi Olimpiku, por ai nuk kishte kohë të shkollohej, sepse e kishte bërë të pamundurën, ishte njëri ndër 9 fëmijtë Salihu, e ne kërkonim që ai të ishte shkollar, deri në akademik, por ai në fakt ishte më i fuqishëm se gjithë ata kravatvjerrës, sepse fuqia e tij e grushtit rrëzonte përfaqësuesit e fuqive botërore. Pra libri për sportistin, duhet futur edhe si libër shkollor në shkolla, dhe të shërbej për të kujtuar kohën kur idoli i tyre kishte mundur kundërshtarët më të mire të botës. Libri për sportistin e këtij kalibri si brenda ekipit, edhe jashtë tij kishte frymëzuar autorin që të shkojë deri në nivelin e pritjeve për të na përmirësuar ne dhe veten, që sportisti të prezentohet si njëri me dinjitet që meriton rrespekt, që ai dhe familja e tij të kenë jetë të dinjitetshme, dhe ne si protagonistë të librit duke përfshirë edhe veten si njërin ndër protagonist-shkruesit e librit të qesin në pah drejtësinë dhe vlerat e çmueshme të kohës në të cilin kemi jetuar dhe jetojmë, për t’ia dhënë hakun gjithësecilit që ka derdhur djersë për vendin dhe ka kontribuar që të ngritet emri i vendit, që i thonë Republika e Kosovës

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Agim Vuniqi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 794 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi