Beqir Elshani: ANEKDOTA |
Publikuar më 31 janar, 2016 në orën 15:43 ( ) |
Beqir Elshani | Kulturë | |
|
|
1. FASULJA DHE POLITIKA
Në telefon zhvillohet një bisedë familjare.
- E dashur çka ke blerë për drekë? - pyeti bashkëshorti gruan e tij që kishte dalë në treg.
- Kam blerë fasule dhe politikë, - u përgjigj gruaja.
- Mirë fasule, por politika ç’të duhet? - u habit burri.
- Me politikë zihet fasulja, i dashur, - shpjegoi gruaja.
2. MALET E KOSOVËS NË SHITJE
Një qytetar hyri me një ndërtesë të madhe, iu afrua derëtarit dhe e pyeti:
- Tungjatjeta! Kam ardhur për të blerë 1000 hektarë male, ku duhet të bëj kontratën e blerjes?
- Zotëri, kjo është Akademia e Shkencave të Kosovës, nuk është Agjencia Kosovare e Privatizimit, - tregoi derëtari.
3. DUAM PUNË!
- Ku është dallimi mes qeverisë dhe punëtorëve me parullën "DUAM PUNË!"?, - pyeti qytetari i parë.
- Dallimi është se punëtorëve u dhëmb barku, kurse qeverisë i dhëmbin sytë, - u përgjigj qytetari i dytë.
- A kanë dallim shpresa e qeverisë me shpresën e popullit? - vazhdoi të pyes i pari.
- Kanë dallim. Populli shpreson që qeveria të thyej qafën, kurse qeveria shpreson që populli të bie në gjumë, - u përgjigj i dyti.
4. TRI GJINI NË PARLAMENT
- Sa gjini gjenden në Parlamentin e Kosovës? - pyeti njëri mikun e tij duke menduar për ndasitë politike.
- Janë tri gjini, meshkujt, femrat dhe demokratët, - u përgjigj miku i tij.
5. TËRHEQJA E MYSHTERINJVE
- Për çka e keni sjellë këtë vazo me lule në shitore? - pyeti shefi tregtarët.
- E kemi sjellë për të tërhequr myshterinjtë, - u përgjigjën tregtarët.
- Myshterinjtë tërhiqen me mall të mirë, jo me lule, - ia ktheu shefi.
6. DREJT DHE SHTREMBËR
- A më mirë është të rrimë drejt e të flasim shtrembër, apo të rrimë shtrembër e të flasim drejt? - pyeti kryetari i kuvendit.
- Më mirë është të rrimë drejt dhe të flasim drejt, - u përgjigj deputetja në kuvend.
7. TELEMOBILI ME FILMA
- Grua, ku e kam telemobilin, po shkoj në mbledhje? - tha bashkëshorti.
- Pasi po shkon në mbledhje, ç'të duhet telemobili? - ia ktheu gruaja me hani.
- Nuk më kalon dita në mbledhje, po nuk shikova ndonjë foto cullakane, - tha bashkëshorti.
8. UJKU APO DROGA
- Arditë, a më i rrezikshëm është ujku, apo droga? - pyeti një rinosh moshatarin e tij.
- Më bën një pyetje pa lidhje, kur dihet që droga ta merr shpirtin ngadalë, kurse ujku ta merr menjëherë, - u përgjigj i dyti.
9. LIRIKA PËR FËMIJË
- A di të më thuash ndonjë lirikë për fëmijë? - e pyeti mësuesi nxënësin.
- Po, mësues, "Isë Isë, argat i Serbisë", - ia priti nxënësi.
10. POLITIKANI DHE MËSUESI
- Politikani dhe mësuesi lundrojnë me lundër, cili prej tyre do të mbajë rremat? - pyeti një plak mikun e tij.
- Mësuesi, politikanit nuk besohet, ai të mbyt, - u përgjigj miku i tij.
11. LUNDRA PËR DY VETA
- Dy qytetarë me gratë e tyre, duan të kalojnë matanë lumit, mirëpo lundërtari thotë se nuk ka vend për katër veta, ndaj si do të veprojnë? – parashtroi pyetjen një mik i vjetër.
- Nëse janë politikanë, lundërtarin e hedhin në lumë, pastaj lundra i zë të gjithë, nëse janë arsimtarë, presin, - u përgjigj kureshtari.
12. VEPRIMI POLICOR
- Me cilën dorë e hap Policia e Kosovës derën e selisë së Vetëvendosjes? - pyeti një delegate.
- Me dorën e majtë, - u përgjigj tjetri.
- Gjepura, Policia e Kosovës derën e thyen me shkelma, - ndërhyri i treti.
13. KRYEQYTETI I KOSOVËS
- Kush është kryeqyteti i Kosovës? - pyeti arsimtari nxënësen.
- Derisa Vetëvendosja gjendet në burg, kryeqytet është Brukseli, - u përgjigj nxënësja.
14. LAKIMI I EMRIT
- Si bëhet lakimi i emrit "vetëvendosje"? - pyeti arsimtari nxënësin.
- Vetëvendosja nuk lakohet, arsimtar, lakohet Qeveria e Kosovës! - u përgjigj nxënësi.
15. DURIMI AKTIVIST
- Durim, sipas emrit që ke, duhet të jesh gandist, dhe atë në LDK, jo revoltues në LV, - i tha polici aktivistit të Vetëvendosjes.
- Emrin ma kanë lënë prindërit, revoltën ma dha Kosova, - ia ktheu me zemërim aktivisti i LV.
16. GJYSHI NË BRUKSEL
- Gjysh, më pëlqejnë kuajt, më sill një kalë prej Brukselit, - e porositi nipi gjyshin kryeministër që po shkonte në Parlamentin Europian.
- Nip, prej Brukselit mund sjellë macen, jo kalin - tha kryeministri, duke i kthyer shpinën nipit.
17. PENGESA NË LEXIM
- Doktor, kam pengesa në lexim, në vend të togfjalëshit "zyrtarët e qeverisë", lexoj "zagarët e qeverisë", - u ankua qytetari.
- Mirëpo, nëse shkruan "zagarët e qeverisë", atëherë si e lexon fjalinë? - e pyeti psikologu.
- Kuptohet, zyrtarët e qeverisë, - ia ktheu qytetari që vuante prej afazisë.
18. GAZETARI SUEDEZ
- Si po kalon me punën e gazetarisë? - e pyeti një mik gazetarin suedez.
- Mirë faleminderit! I vetmi dallim është se kur shkruaj shqip, Kosova vuan, kur shkruaj serbisht, Serbia feston.
19. KOKA E QEVERISË NË RËRË
- Cila kafshë e fut kokën në rërë kur rrezikohet prej armikut? - pyeti arsimtari nxënësin.
- Qeveria, arsimtar, - u përgjigj nxënësi.
- ...Nuk e kam ditur që qeveria është kafshë, - ndërhyri një tjetër nxënës i befasuar.
20. NGJYRAT E KOSOVËS
- Qysh mund të dish cilat shtete e kanë njohur Kosovën e pavarur? - pyeti një ministër kolegun e tij.
- Shumë lehtë, ato shtete që e kanë ngjyrën e kuqe si të Amerikës, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kurse ato shtete që e kanë ngjyrën e gjelbër si të Rusisë, janë kundër Kosovës.
21. FJALA "DEMOLIM"
- Unë nuk e kuptoj fjalën "demolim", shqip thuhet dëmtim, shembje, shkatërrim. Prandaj nuk shkruhet "çohuni burra ta demolojmë shtetin!", por “çohuni burra ta shkatërrojmë shtetin!" - u ankua një lexues në faqet e shtypit të ditës.
22. VERBIM ME LOTSJELLËS
- Doktor kërkoj shërim, jam verbuar prej gazit lotsjellës, prandaj askund nuk shoh të mirat e vendit tim, - u ankua një deputet i Parlamentit të Kosovës te mjeku i syve.
- Me barin që të caktoj unë, patjetër do të shërohesh, megjithëse të mirat e vendit kurrë nuk do t’i shohësh, - ia ktheu me zemërim mjeku i syve.
23. PYETJA E GAZETARIT
- A më shumë ka atdhetarë, apo tradhtarë në Kosovë? - pyeti gazetari veteranin e luftës.
- Krejt shqiptarët janë atdhetarë, mirëpo e keqja është që qeveria të gjithë me një gisht i rrëzon, - u përgjigj veterani.
24. KAÇAVIDA
- Çka shërben kaçavida? - pyeti arsimtari i kriminalistikës në akademinë e policisë.
- Kaçavida shërben për të shtrënguar e për të liruar vidat, - u përgjigj një kadet.
- Kujdes, nuk je në shkollën mekanike, je në akademinë e policisë! Prandaj kaçavida shërben për thyerjen e bankës, pa të cilën asnjë derë nuk hapet dot, - shpjegoi arsimtari.
25. BREDHI I PAVARËSISË
- Qeveria e Kosovës ka bërë traditë që për çdo vit të ndezë “Bredhin e Pavarësisë” me anën e së cilës përgëzon përmbushjen e dëshirave të popullit drejt lumturisë, - tregoi një deputet.
- Tani në vend të bredhit qeveria po e djeg shtetin, - shtoi deputeti tjetër në sallën e kuvendit të stolisur me balona.
26. DALLIMI MES QEVERISË DHE POPULLIT
- Ku është dallimi mes qeverisë dhe popullit, - pyeti njëri mikun e tij.
- Dallimi është se qeveria është e vogël, por e fuqishme, kurse populli është i madh, por i dobët, - u përgjigj i dyti.
- Mirëpo cili prej tyre e mban shoqin? - vazhdoi të pyes i pari.
- Dihet, lopën e kullot populli, kurse qumështin e merr qeveria, - përmbylli i dyti.
27. ANTITEZA
- Si quhet ministri budalla dhe ministri i mençur në logjikë? - pyeti njëri të pranishmit.
- Opozitë, i nderuar, - u përgjigj i dyti.
- Jo, antitezë quhet, - tregoi i pari.
28. NJERIU ME HUDHËR
- Pse po ha hudhër? - e pyeti njëri fqinjin kur e pa duke ngrënë hudhër në qendrën tregtare.
- Po ha që të përballoj erën helmuese të parfumit dhe tymin e duhanit në qytet, - u përgjigj fqinji.
29. KËRKESË PËR PENSION
- Ç' pension dëshironi zonjë? - e pyeti një plakë referenti i entit për pensionim.
- Dua dyfishin e pensionit të burrit tim, dhe gjysmën e rrogës sime, - u përgjigj plaka që po priste pensionin.
- Me siguri jeni veterane e luftës? - pyeti me habi referenti.
- Jo, jam ish gruaja e kryetarit të shtetit, - u përgjigj plaka.
30. AFATI I PRODHIMIT
- Nëse çokollatave u kalon afati përdorimit, a do t'i hedhësh, apo do t'ua vazhdosh afatin për shitje? - e pyeti shefi i shitores kandidatin për pranim në detyrë.
- Ua vazhdoj afatin e përdorimit, për të mos falimentuar shitorja, - u përgjigj kandidati.
- Po të zuri komisioni sanitar, çdo të bësh atëherë? – vazhdoi të pyes shefi me fytyrë të vrenjtur.
- Atëherë përgjigjesh ti, - ia ktheu kandidati.
Suedi, 28.01.2016
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
Lexuar:
1,312 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|