Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Loja politike dhe paqja sociale
Publikuar më 31 janar, 2016 në orën 16:14 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Këtë vit ka filluar të zbatohet Ligji Nr.04/L-131, për Skemën pensionale e financuar nga shteti e që ka krijuar huti te konkuruesit. Kjo huti është krijuar nga vet institucionet, që nga hyrja në fuqi të këtij Ligji, duke u munduar të mos e vënë në zbatim në kohën e paraparë, ndërsa me propagandë po mundohen të krijojnë favore politike.
Të shkojmë sipas radhës:
1. Në Prill të vitit 2014 Kuvendi i Kosovës e miraton këtë Ligj
2. Në Maj të po atij viti u nënshkrua nga Presidentja Atifete Jahjaga
3. Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës e ka botuar në Nr.35/05 Qershor 2014

Neni 31
Hyrja në fuqi
Ky Ligj hynë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas shpalljes në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Në çdo ligj parashihet periudha gjashtë (6) mujore për plotësimin me akte nënligjore. Do të thotë, Ligji hynë në fuqi me 01.01.2015. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nuk e kryen punën e vet në kohën e paraparë, por këtë e kryen pas njëvitiegjysmë (1.6), me Udhëzimin Administrativ nr. 09.2015 për Kategorizimin shfrytëzuesve të pensionit kontributpagues sipas strukturës dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve, stazhit pensional, datë 31.12.2015, me nr. prot. 414. Kjo jep për të kuptuar se në fusha tjera që trajton, ky Ligj ka mundur të zbatohet para një viti.
Të shkojmë më tutje:

a.
Neni 8
Kushtet dhe kriteret për njohjen e të drejtës në pension kontributpagues të moshes
6. Me këtë ligj u njihet stazhi i punës për pension kontributdhënës për vitet 1989-1999 punëtorëve të arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës.

Ky paragraf jo vetëm se nuk është zbatuar deri sot, por edhe sot nuk gjen zbatim. Fajtor për moszbatim të këtij paragrafi është kreu i sindikatës së SBASHK-ut, i cili pranon të hyjë në lojë me Ministrin Abrashi, për të bërë një marrëveshje për zbatim. Çka mund të përfundojmë nga kjo, se Qeveria me SBASHK-un krijojnë paqe sociale, se një marrëveshje, që është kundër ligjore, nuk lejohet të nxjerret pasi ligji të hyjë në fuqi. Përmes kësaj marrëveshjeje Qevria nxjer kohë të jashtëligjshme, deri në nxjerrjen e një Udhëzimi Administrativ, ku në Ligj nuk është paraparë, me pelqimin e SBASHK-ut.

b.
Neni 12
Kushtet dhe kriteret për njohjen e të drejtës në Pension Familjar
1. Të drejtën për pension familjar e realizojnë të gjithë ish shfrytëzuesit e pensionit familjar të cilët janë nën moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare dhe të cilët realizimin e kësaj të drejte e dëshmojnë me Vendim apo fletëpagesë të pensionit që tregon se kanë qenë shfrytëzues të pensionit familjar, para datës 01.01.1999, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor nr.011-24/83 (Gazeta Zyrtare e KSAK nr.26/83).
2. Sipas paragrafit 1 të këtij neni, të drejtën në pension familjar e realizojnë, anëtarët e ngushtë të familjes, të ish të siguruarit që ka vdekur pas datës 01.01.1999, të cilët dëshmojnë se i siguruari ka paguar për pesëmbëdhjetë (15) vite kontributet për stazhin pensional.

Për këtë Nen as që bisedohet dhe familjarët ende nuk janë në dijeni se egziston një e drejtë e till, ndërsa Qeveria heshtë.

c.
Neni 13
Lartësia e shumës së pensioneve Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave, me vendim të veçantë, do të vendosë për lartësinë e shumës së pensioneve të përcaktuara me këtë ligj.
Ministri i Financave ka harrur të vë në pah këtë. Por luhet një lojë tjetër, për t’I ikur kostos së jetës, por me:
VENDIM
1. Pensioni kontributpagues i moshes së punës llogaritet sipas vlerës 0.5% për çdo vit të shumës aktuale të këtij pensioni Nënshkruar nga Krysministi Isa Mustafa, me datë 08.01.2016

Sipas ligjit në fjalë
Neni 14
Harmonizimi i pensioneve me koston e jetesës
5. Në rast se ndonjë pension i paguar në bazë të këtij ligji, rritet me akt tjetër ligjor apo nënligjor, apo me ndonjë masë tjetër të autorizuar administrative, atëherë nuk do të zbatohet KRRJ për dy (2) vite kalendarike, duke filluar nga muaji kur rritja ka hyrë në fuqi.
Kryeministri ia merr këtë të drejtë Ministrit të financave, për të përcjell inflacionin për dy vite. Kjo është një lojë e llojit të veçantë, sepse hartuesit e ligjit nuk i kanë lënë hapsirë askujt, për të nxjerr akt nënligjor, e që në këtë rast kemi një VENDIM
Propaganda e Qeverisë, se pensionet do të rriten për njëqind (100) euro në mënyrë lineare, nuk ndodhi, por pensionet fillestare, pra me shkollim të ulët, janë rritur për tetëmbëdhjetë (18) euro
Koha e paraparë që një ligj të plotësohet me akte nënligjore brenda gjashtë (6) muajve, kjo ndodhi pas një viti e gjysmë (1.6). Pra, Udhëzim Administrativ (MPMS) Nr. 09/2015 për kategorizimin e shfrytëzuesve të pensioneve kontributpagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve – stazhit pensional, Nr. Prot. 414, datë 31.12.2015, e normon kategorizimin sipas kualifikimeve.
Në këtë analizë do të ndalemi vetëm te Neni 5, i cili ka krijuar huti te konkurruesit (aplikantët), të cilët vështirë e kanë për të kuptuar, se cilët dokumente duhet ofruar për të dëshmuar përgatitjen profesionale. Të shohim se çfarë kërkohet në bazë të këtij Neni

Neni 5
Kualifikimi i shfrytëzuesve të pensionit kontributpagues
2. Shfrytëzuesi i pensionit kontributpagues me përgatitje shkollore të mesme, konsiderohet pensionisti, përkatësisht i siguruari i cili ka të kryer shkollën e mesme
Pika 2, kërkon vetëm diploma dhe nuk njeh vërtetime apo kualifikimet e larta, për kryerjen e shkollave profesionale, që punëtorët tanë kanë kryer përmes aftësime profesionale, madje edhe me provime të dhëna para komisioneve shtetërore. Në këtë kategori hynë një numër i madh kontributpaguesish.

Më skandaloze është pika 5 e këtij Udhëzimi Administrativ
Të gjitha dëshmitë për kualifikim, të përcaktuar nga paragrafi 2, 3 dhe 4 të këtij neni, duhet të jenë para vitit 01.01.1991
Çka ka dashtë të përcaktojnë hartuesit e këtij Udhëzimi Administrativ me këtë përkufizim të diplomimit? Vet parashtrimi në këtë formë është politik, se vetëm politika di të ndaj periudha të tilla. Kur them politike e arsyetoj me llogaritje e periudhës së përvojës së punës për kuadrin e mësimdhënësve të viteve nëntëdhjeta. Pra të drejtën në pension ua njohin, por nuk ua njohin të drejtën e nënshkrimit të diplomave. Kush ishte kundër arsimit të mesëm dhe fillor gjatë viteve të nëntëdhjeta? Mos po jetësohet në këtë formë kërkesa e Serbisë, nën rrogoz, për të mos e pranuar atë kohë të shkollimit të shqiptarëve?! Për këtë duhet të flasin hartuesit e këtij Udhëzimi Administrativ dhe politika e cila i urdhëron për të vepruar në këtë mënyrë.
Po e qesim në planin tjetër, për të parë, nëse e rrok logjika. Fjala kontributdhënës jep për të kuptuar, ata të cilët gjatë kohës së punës kanë kontribuar në fondin pensional. Në rregull. Dihet e shqiptarët deri në vitin 1998 i kanë marrë pensionet, e diku edhe deri në fillim të vitit 1999. Një ditë do të fitojmë betejën, e cila ka mundur të fitohet që në fillim të bisedimeve, sepse është një e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare, për kompensim të pensioneve. Ato para do t’i dërgohen individëve kontributpagues, e jo arkës shtetërore të Kosovës.
Shikuar nga ky këndë, mendojë se u është shkelur e drejta edhe individuale të diplomuarve pas kësaj date.
Në këtë përkufizim, sipas pikës pesë (5), na del edhe një faqe tjetër e medaljonit, ku drejtpërsëdrejti shpërfillën ish të burgosurit politik. Një numër bukur i madh i tyre lirohen nga burgu në vitin 1990, përmes amnistisë. Aty kemi student, nxënës, të cilëve u jepet mundësia për të vazhduar shkollimin në vitin akademik 1990/91, që i bie, se të gjithë ata kanë diplomuar pas datës së përcaktuar me Udhëzim Administrativ. Kjo kategori e dënuar dje për Republikën e Kosovës, sot dënohen nga Qeveria e Republikës, me mosnjohjen e shkollimit nga institutet paralele të kohës. Politika dhe hartuesit e këtij Udhëzimi Administrativ, po të mendonin shqip, nuk kanë guxuar të përcaktojnë këtë datë si finale për shkollimin e shqiptarëve, te e paktën, ka qenë dashtë me një pikët të veçantë t’i jepej mundësia kësaj kategorie, për të përfituar të drejtën e pensionit sipas kualifikimit.
Mos të harrojnë, se në këtë kategori ka hyrë pothuaj ajka e ndërgjegjes kombëtare, të cilët kanë flijuar vetën dhe familjen, duke u bërë parzmore e kombit dhe me siguri në mesin e tyre, po të mos ishin interesuar për fatin e kombit, ka persona të cilët do ’ia kishin kaluar akademikëve të sotëm, jo vetëm me kualifikime, por edhe me punë shkencore, e nuk e kanë merituar të jenë të përbuzur dhe të linçuar ligjërisht për një jetë më të mirë në vitet e pleqërisë.
Nuk është fajtore vetëm Qeveria për këtë lojë, por barrën e mban edhe grupi i kuvendarëve të kësaj fushe, të cilët kanë hesht dhe heshtin dhe nuk e shohin të rrugës për të përcjell zbatimin e Ligjit, marifetet që i bënë qeveria, pengesat që dalin gjatë zbatimit dhe marrja e të drejtës së përfitimit nga Ligji, kategorive të caktuara.

Prishtinë, 29. 01. 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 1,047 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi