Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KOSOVA SHTET ME INSTITUCIONE KUNDËRSHTETËRORE E KUNDËRKOMBËTARE
Publikuar më 31 janar, 2016 në orën 16:21 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Titull i rëndë shumë! Titull (konstatim) i padëshiruar nga askush, por titull (konstatim) mjaft i saktë. Po mbushen tetë vite qysh se Kosova e çliruar "hoqi" dorë pa dëshirën e saj nga bashkimi me shtetin e saj dhe u shpallë shtet i pavarur e sovran. Gëzim i madh ishte ato ditë, ato javë dhe ata muaj... Dëbimi i forcave pushtuese dhe çlirimi i kësaj Kosove të mbetur ishte dëshirë, përpjekje, vuajtje, luftë dhe flijim një shekullor... Populli shqiptar i Kosovës dhe i krahinave tjera të pushtuara nga serbo-maqedono-malazezët (Jugosllavia) ishte pjesë e pandarë e trungut shqiptar dhe e Shqipërisë. Kosova ishte njëri nga katër vilajetet e Shqipërisë kur u shpallë Pavarësia nga Kuvendi i Vlorës me Plakun e Urtë, Ismail Qemalin për këto katër vilajete.

Mirëpo, dhuna, terrori, gjenocidi dhe holokausti i sheteve dhe popujve fqinj, nga njëra anë, dhe vendimet e Fuqive të Mëdha, nga ana tjetër, e bën copë-copë Shqipërinë! Brenda kufijve të shtetit shqiptar u përfshi vetëm një e katërta e Shqipërisë!!
Më 17 Shkurt të vitit 2008, Kosova u shpallë shtet i pavarur dhe sovran. Gezimi, kënaqësia dhe shpresa nuk zgjatën shumë për popullin shqiptar! Me planin e Ahtisarit Kosovës dhe pavarësisë së saj iu vun kufizime të rënda! Rihapja e paketës së Ahtisarit dhe e bisedimeve me Serbinë për çeshtje krejtësisht të brendshme të Republikës së Kosovës e keqësuan dhe po e keqësojnë edhe më tej pozitën e Kosovës, pavarësinë dhe sovranitetin e saj! Me marrëveshjet e fundit në Bruksel në Republikën e Kosovës po krijohet edhe një mini shtet serb, që "garanton" praninë e Serbisë dhe të interesave të saj në Kosovë!! Kjo është prova më e fortë se institucionet e shtetit të Kosovës (Kuvendi, Qeveria, drejtësia, shumica e partive politike...) janë kundërshtetërore dhe kundërkombëtare-kuislinge! Këto institucione të parashikuara, të ndërtuara, të votuara dhe të zgjedhura për t'i përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës dhe të popullit të saj po e bëjnë të kundërtën: tetë vite pas shpalljes së Pavarësisë ato, me bisedimet dhe marrëveshjet e tyre, po rrënojnë pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit, po rrezikojnë më seriozisht se kurrë interesatë e popullit shqiptar në Kosovë dhe të mbarë kombit në Iliri (Ballkan)! Këto institucione me krerë dhe drejtuesë të shantazhuar e të kapur i kanë bërë dhe po i bëjnë të pakënaqur, të zhgënjyer dhe të dëshpruar pleqtë e këtij vendi (pensionistët), të pamundurit (invalidët), të rinjtë e papunë, nxënësit, studentët, arsimtarët, gratë, të punësuarit, mjekët, të sëmurët dhe mbarë popullin tonë shqiptar në kosovë!! Të kënaqur janë vetëm një kastë politikanësh, pushtetarësh e oligarkësh që e kanë kthyer shtetin e Kosovës në çiflik të tyre dhe po e shfrytëzojnë për t'u pasuruar, duke vjedhur, grabitur, trafikuar e kontrabanduar pasurinë, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar të këtij vendi...
Po më duket që është koha, nëse nuk është tepër vonë, që populli shqiptar i Kosovës të përgatitet për përballje të ashpra nëse do që t’i shpëtojë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e tij... Institucionet e Republikës së Kosovës dhe sistemi politik i saj duhet të reformohen rrënjësisht: nga institucione vazale-kuislinge ato duhet të shndërrohen (transformohen) në institucione dhe në sistem politik që garanton lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës. Institucionet e Republikës së Kosovës (edhe partitë politike, që janë institucione politike të rëndësishme për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe shtetërore…) do të duhejë urgjentisht të liroheshin nga drejtuesit dhe strukturat e tyre të shantazhuara dhe të kapura nga të huajtë. Të lirohen nga drejtuesë dhe struktura mafioze, të korruptuara dhe të kriminalizuara me ndihmën dhe përkrahjen e UNMIK-EULEX-it dhe të Serbisë! Republikës së Kosovës i duhet pa u vonuar (tashmë jemi të vonuar!) ligji mbi patërtinë e figurës (ligji I lustracionit).
Nuk mund të kemi institucione shtetërore dhe demokratike me drejtuesë që ishin ose edhe janë bashkëpunëtorë të Serbisë pushtuese dhe të shërbimeve tjera antishqiptare!
Nuk mund të kemi rezultat tjetër nga bisedimet me Serbinë, qoftë në Vjenë, qoftë në Bruksel, kur bisedimet behen midis Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj!! Puna është se këtë gjendje kaq kërcënuese për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës nuk mund ta ndryshojë për të mirë populli i paorganizuar. Ashtu siç nuk mund ta ndryshojnë as ato parti apo subjekte politike që qëllim të parë dhe të fundit kanë pushtetin dhe të mirat-përfitimet që sjell ai për një grusht njerëzish! Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për parti, organizata e levizje politike që qëllim të parë kanë shkëputjen-pavarësimin e plotë të Kosovës nga Serbia dhe ndikimi i saj.
Për ta arritur këtë shkëputje të plotë nga Serbia duhet një konsensus sa më i gjerë, program i qartë politik dhe organizim “adekuat”… A do të ketë mendje, forcë shpirtërore dhe materiale të mjaftueshme populli ynë për këtë çështje madhore? Unë besoj që po, sepse përkrah Kosovës do të ishte mbarë kombi, siç ishte gjatë Luftës Çlirimtare të LPK-UÇK-së.

TALLAVADIPLOMACIA E QVERISË SË ISË-HASHIMIT PËRBALLË DIPLOMACISË EVROPIANE-BOTËRORE

Republika e Kosovës, me sakt qeveria e saj, është "sui generis" edhe në fushën e diplomacisë! Ta zëmë, Ministër i jashtëm i Republikës së Frncës eshte Lorian Fabiusi, i cili ka rreth pesëdhjetë vite përvojë politike, shtetërore dhe diplomatike. Njësoj është me Sekretarin amerikan të shtetit, Gjon Kerin, me ministratë e vendeve tjera evropiane dhe botërore. Vendet-shtetet normale nuk marrin njerëz nga kafiqet për t'i bërë ministra ose zëvëndësministra, nuk marrin vajza e gra të bukura dhe të "dashura" për të huajt, siç ndodh te ne!! E keni parasysh një "kuller" të kafiqve të Prishtinës, si Petrit Selimin, Bekim Çollakun…, përballë Lorian Fabiusit francez, Gjon Kerit amerikan, Steinmeierit gjerman, etj.?!! Kjo tallavadiplomaci i ka kushtuar dhe po i kushton shtrenjtë Republikës së Kosovës dhe popullit të saj shqiptar.
Asnjë sukses të vetëm nuk pati kjo diplomacia e kullerave të Hashimit dhe ministrave tjerë të Isa Mustafës në botë!! U ka ngelur në dorë, si "sukses" i vetëm dhe po e tundin fort si një "flamur të leckosur”, MSA-në (Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit), e cila është, po ashtu, "suis generis", ose një gjysmë marrëveshje!! Sepse, nuk bëhet as politika dhe as diplomacia me "kullera", që punën e parë në jetë e kanë detyrën-pozitën e ministrit, zëvendësministrit, drejtorit, kryeshefit e pozita tjera të larta!
Nuk drejtohet dhe as nuk bëhet shteti me ministra që shqetësimin e vetëm e kanë "gellin", parfumet, ladrimet nëpër hotelet e botës, përfitimet e privilegjet-zhvatjet dhe “selfiet” me pjellën e Milosheviçit e të Nikoliçit!! Zëvendësi i Hashim Thaçit mburrej me "selfien" që bëri bashkë me të birin me shovinistin e tërbuar, Ivica Daçiçin!! "Selfiet" me të dhe me të tjerë si ai u thonë atyre se "ne jemi me ju"! Se janë me ta u dëshmua edhe në bisedimet pesë vjeçare në Bruksel! Kjo tallavadiplomaci dhe kuislingdiplomaci e politikë po e sjell Republikën e Kosovës në kolaps ose në një luftë të re!! « Qeni keq, thotë populli ynë, ta bje ujkun në torishtë ». Jam krejt i sigurt se po të hapeshin dosjet (do të hapen një ditë, por do të jetë tepër vonë...) do të vërtetohejë katërcipërisht se Serbia në Bruksel ka biseduar kryesisht, për të mos thënë kryekëput, me njerëezit e saj, me bashkëpunëtorët e saj! Kjo edhe është « merita » e tyre e vetme (bashkëpunimi me Serbinë…) pse janë ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë e shtetëror !! E po, nuk ka fyerje dhe poshtërim më të madh se ky për një popull e për një vend!
Mos harroni se nuk ka edhe kërcënim dhe rrezik më të madh për sigurinë, stabilitetin dhe paqen e një vendi. Prandaj, largimi i tyre nga politika dhe nga diplomacia, duke miratuar edhe ligjin mbi pastërtin e figurës, është kusht sine que non për lirinë, pavarësinë e plotë dhe sigurinë e Republikës së Kosovës…

P.S. Autori ka qene deputet ne Kuvendin e Kosoves, është Magjistër i Diplomacisë, gazetar, publicist…

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 842 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi