Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ME OPOZITËN…E ME POPULL NUK MUND TË “HAHESH” ME INAT…!!!
Publikuar më 02 shkurt, 2016 në orën 16:22 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…SEPSE, SIÇ PO SHIHET SOT E PËR GJITHË DITË, NË PROBLEMET E MARRËVESHJEVE JANË DY GJËRA NË PYETJE, INTERESI I KRERËVE TANË, SI PO JU KONVENON, DERI NË SHITJEN E TOKAVE TONA SHQIPTARE…SI EDHE INATET ME POPULL DHE ME OPOZITË!?

Për besë nuk po i marr vesh fare këta pushtat tanë të këtij gjoja pushteti! Por ama, as të huajt,”miqtë” tanë ndërkombëtarë për kufijtë e tokave tona shqiptare! A nuk ju mbush mendja këtyre se, këta të huajt po duan ende me i përça tokat tona shqiptare, me këta kufij, që po i diskutojnë e të na rikthejnë të kaluarën e hidhur si tash e një shekull më parë, kur na ndanë e na coptuan dhe na morën padrejtësisht, bile me forcë e me dhunë trojet tona!? Kjo, më shumë se gjysma e Shqipërisë, gjë që, edhe sot e kësaj dite, pothuajse gjysma e trojeve tona me popullsi autoktone shqiptare, janë ende të pushtuara e të robëruara nën mëshirën e sllavëve të jugut dhe atij greko orthodoks!!!

Shqiptarët e këtyre trojeve tona etnike, jo vetëm që janë të pushtuar nga këta armiq por janë edhe të shfrytëzuar e të përbuzur! Sepse, tashmë koha ka treguar e vërtetuar më së miri, me fakte e të dhëna konkrete se, këta uzurpatorë sllavë janë armiq të përbetuar të shqiptarëve!?...Dhe krerët tanë, as që guxojnë t’i përmendin ndonjëherë dhe askurrë nuk e kanë ngritur e as sot nuk po e ngrejnë zërin për të gjitha ato padrejtësi, që nga më elementaret, që po ju bëhet shqiptarëve, kudo në trojet e veta, si në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Medvegjë e Bujanovc!?... Lere më, që të mendojnë për ato të drejta, që ju takojnë me ligj, si të gjithë popujt e tjerë!!! …

Po cilit ore nga krerët tanë i ha palla për popull e Kosovë?!Cilit, kujt?! Isoviçit apo Hashimoviçit??? Të dy së bashku, as që e prishin terezinë!? Isoviçi ka një “detyrë” tepër të “rëndësishme” tash… po mendon se, si me e ndihmu Hashën me u bë president!? E Hasha, shend e verë, po prêt me veshë ”kostumin” e presidentit të Kosovës!? Kështu krerët tanë, pushta e zagarë, mendojnë veç me ndërru karriket e me i provu të gjitha funksionet e larta të shtetit!? Hyp e zbrit nëpër karrikat e posteve shtetërore! Kjo edhe sipas “direktivave”, që po marrin edhe nga “miqtë” tanë ndërkombëtarë, se, nuk bën me ju a prish “hatrin” atyre!?...

Isoviçi me Hashimoviçin e kuptojnë që, janë duke bërë një lojë të rrezikshme me kufirin Kosovë - Mali i Zi!? Por interesi i tyre… mesa duket kështu ju konvenon! Ndaj populli im duhet ta kujtojë atë fjalën e madhe të tij që “ prite punën (rrezikun) sa nuk u bë se, kur të bëhet, mos bën zë… se dikur është vonë..”!!!
Prandaj nuk na mbetet rrugë tjetër, pos t’i përgjigjemi Thirrjes së Opozitës dhe ta mbështesim atë me të gjitha forcat!!! VV dhe Opozita me këmbënguljen e tyre treguan për këtë rrezik, duke u përpjekur me çdo mënyrë e revolte për ta penguar e për të na sqaruar se, ç’po ndodhte në realitet me Kosovën tonë!!!

Këta gënjeshtarë e hajdutë, Isoviçi e Hasha, e sulmojnë VV e Opozitën, duke i venë lloj lloj emrash dhe se mendojnë që, mund t’i “mundin” atje në parlament!? Por harrojnë popullin, zemëratën e tij!!! Dhe kur zemërohet populli nuk ka gjë që e ndal!!! Besoj e panë mirë protestën gjithë popullore, në përkrahje të VV dhe Opozitës!..Prandaj duhet t’i bëjnë mirë hesapet… Sepse, tashmë populli i Kosovës shqiptare e ka kuptuar mirë e mirë Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe problemin e “Zajednicës”!

Prandaj nuk di se, çka ka këtu për të mos kuptuar..dhe që po bëhet kjo lojë edhe me të gjitha dokumentet ekzistuese, por edhe me ato të dhëna nga popullata e atyre trevave shqiptare, ku disa herë janë deklaruar me dëshmi të padiskutueshme se, ato janë pronat e atyre banorëve! Ata i dinë ku e ku më mirë, se këta, që i shikojnë gjërat nga zyrat e tyre luksoze!...

Ka vallë diçka të pa kjartë se, veprimet e këtij farë Isoviçit me Hashimoviçin dhe klika e këtyre të pabesëve, që mos të jetë tradhëti e shkuar tradhëtisë me këto që këta po i bëjnë këtij populli e Kosovës!?Po veprojnë si po duan ata e si po ju intereson atyre, duke dale edhe”garrant” për bëmat e tyre!?
Prandaj deri kur me këta tradhëtarë o populli im i shumëvuajtur i Kosovës martire, të çliruar për afro 17 vite dhe 8 vite gjoja e (pa)varur!? Deri kur do të vazhdojnë mbi TY e mbi Kosovë të bëhet lojë, ama lojra tradhëtie, nga vetë drejtuesit e pushtetarët e tu?!?

Tashmë u bë shumë kohë që, Opozita kërkon nga kjo qeveri që t’i tërheq dy nga nënshkrimet(nënështrimet) e Isoviçit, të cilat e kanë futur Kosovën në një hapsanhane të tmerrshme dhe qeveria, vetë isoviçi, as që bindet të tërhiqet!!!
Por ka edhe një fakt më bindës se, gjatë vizitës së Presidentes Jahjaga, në komunat me shumicë serbe, çuditërisht, nuk u pa asnjë shenjë e Kosovës…si shteti i saj, që po di vetëm të ecë me këmbë, por ama pa kokë!?

Kurse, ata, serboçetnikët e shkinës Serbi, akoma pa u vendos, pa u implementuar asosacioni në Brukselin e tradhëtisë për shqiptarët, veç i kanë vendosur shenjat e “Serpska Republikes” në Kosovën tonë martire, të larë me gjak në dekada, nga gjenocidi serbosllav!!!…

E çfarë të mirë të presësh nga këta të shitur, që po duan ta shesin Kosovën? Jo kurrë, nuk duhet t’i lejojmë këta krerë tradhëtarë, të luajnë me ne, me popull e me Kosovë, por t’ju tregojmë vendin, t’ju tregojmë se nuk luhet me Tokën tonë, nuk luhet me Kosovën tonë, nuk luhet me gjakun e derdhur për liri, nuk luhet e nuk falet asgjë shqiptare!!!

Të jemi NJË ZË me Opozitën, kundër kësaj qeverie të korruptuarish e kriminelësh, për të mbrojtur me të gjithë fuqinë e forcën tonë atë, që na takon, sovranitetin tonë legjitim, pa diktatin e askujt, si REPUBLIKA E KOSOVËS SHQIPTARE, E FITUAR ME MUND E GJAK, nëpërmes një rruge mjaft të gjatë e të vështirë, të luftës së egër me armikun më gjakatar të Ballkanit, atë serbosllav!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 1,132 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi