Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DY GJIMNAZISTË ME KAHE TË KUNDËRT
Publikuar më 04 shkurt, 2016 në orën 16:14 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të një datëlindje, njëri feston datëlindjen 80 vjetorin, më mirë nga dje në komunizëm, sot në këtë tollovi të shkatërrimit të Shqipërisë, po nga qeveritarët komunistë, tjetri disident i vdekur para 30 vjetëve në Çikago, duke drejtuar organin “KRAHU I SHQIPONJËS”, kundër komunizmit në Shqipëri. I pari është Ismail Kadareja zv. i Nexhmije Hoxhës në kryesinë e Frontit Demokratik të Shqipërisë, në aparatin e K. Q. Ndërsa i dyti është Bilal Xhaferi (çam) me babanë nacionalist të pushkatuar. Pas Gjimnazit të mbaruar shkëlqyeshëm, i pari student në B. S. dhe i dyti ushtar në repartet e punës. Shkrimtari Naun Prifti shkruan: Më erdhi me postë në redaksi një pliko nga një repart ushtarak me 35 faqe, pas dy muajve e hapa.

I befasuar dhe i entuziazmuar nga “zbulimi i një talenti”, i shkrova një letër, po të kishte mundësi të vinte në Tiranë do të isha i kënaqur të bënte një vizitë në redaksi. Pas dy tre javësh hyn në zyrën time ushtari Bilal Xhaferi. “Erdha sipas letrës që më dërguat!” Vëllimi i tij me tregime “Tokë e lashtë njerëz të rinj” dhe “Purpuranti”, lanë mbresa të forta te lexuesi. Epokën e Skënderbeut ai e kishte në zëmër dhe iu kthye më vonë me romanin “Krastakraus”. Këto ekskursione historike ishin mjeti i tij, për t’i ikur pasqyrimit të realitetit të zymtë, të cilin ai e njihte fare mirë.
Diskutimi profesional i Bilal Xhaferit, për romanin “Dasma” të ismail Kadaresë, vuri në dukje se nga emancipimi, femrat s’ kishin përfituar asgjë, përkundrazi ishin skllavëruar akoma më shumë, duke u ngarkuar me punë të dyfishtë, brenda shtëpisë dhe jashtë saj. Duke ndier mbi kurriz luftën e klasave, ai po i gjykonte dukuritë me sy realist.
Por Fadil Paçrami, Anëtari i K. Q. dhe sekretari i dytë i K. P. të Tiranës, pjesëmarrës në atë takim, po turfullonte duke dëgjuar kritikat që nuk priteshin, e që mund t’i jepnin drejtim të gabuar mbledhjes. Ai u ngrit në këmbë, dhe duke drejtuar gishtin nga Bilal Xhaferi, u tha pjesëmarrësve me ulërimë: “E dini kush është ky që foli keq për romanin? Ky është Bilal Xhaferi, të cilit ne i kemi vrarë të atin se ishte armik, ballist. Mendoj se ai nuk ka vend në këtë sallë, dhe që tani kërkoj të dalë jashtë!” Kur Bilali e pa se laku po ngushtohej, nuk i mbeti tjetër alternativë, veç të arratisej dhe përfundoi në Çikago. Pati përkrahje nga Skënder Shuaipi, Zeqo Kola, Saber Hyso, Xhemil Bebo, Sotir Ajazi etj. Aty ai botoi revisten “Krahu i Shqiponjës” më 1969-1986 për rreth 17 vjet.
Gazetarja Anneli Kraus, publikoi lajmin e parë për plagosjen e Bilal Xhaferit, si dhe tentativën e eleminimit fizik. Bilal Xhaferin e kam njohur nëpërmjet shtypit të lirë amerikan në vitin 1979, incidenti ndodhi kur festohej 100 vjetori i Lidhjes së Prizrenit,. Më vonë u njoha në Çikago, ku ai punonte gazetar në një radio private. Modelin e tij ne e quajmë hero. Pas vitit 1983 i dogjën banesën e tij, që e kishte edhe redaksi të revistës “Krahu i Shqiponjës”. U shtrua në spital dhe ndërroi jetë më 17 tetor 1986. Kështu, dy shkrimtarë Ismail Kadare dhe Bilal Xhaferi, të së njëjtës datëlindje, i pari feston 80 vjetorin, se është idhulli i komunizmit, kurse i dyti kundërshtar i komunizmit, ka 30 vjet i vdekur. Por Bilali jetoi dhe vdiq si shqiponjë Çamërie.
Poetit Ismail Kadare, poezi nga Bilal Xhaferi:
Ti lulëzove në stinë me rubla. / Kur ne të tjerët hanim baltën e kënetave. / Ti u këndon serenata rrugëve të Moskës, / Natashave, Tatjanave, Katjenkave. / Kur ne të tjerët hanim plumbin e mashinkave. / Me kadifenë e poemave të tua të kopjuara. / Ti u jep xhela çizmeve të xhelatëve. / Çizme të rënda me gozhda të përgjakura. / Që shkelën mbi fytyrat tona të masakruara. / ne të dy u ndeshëm në trotuare të kundërta. / Ti vije nga sallonet e aristokracisë së kuqe. / Unë vija drejt nga zëmra e popullit. / Vija nga varri i babait të pushkatuar. / Ne u ndeshëm në errësirë. / si dy re në një natë me shi. / Por të gjithë e dinë mirë./ Që shenja e furisë sime s’ishe ti. / Unë u ndesha atje me tiraninë. / Hodha jetën time në kthetrat e ujqërve. / Dhe u shikova me vdekjen në sy. (Bilal Xhaferi, Revista “krahu I Shqiponjës”, 17 janar 1979”).
Në tubimet e dhjetorit të vitit 1990 Ismail Kadareja përmendej nga rinia aq shumë që të zgjidhej udhëheqësi i ardhshëm i Shqipërisë. Por vetë Kadareja u arratis nga Shqipëria në fillim të “Demokracisë”, se kishte frikë nga të burgosurit që pluralizmi i nxirrte nga burgu. Të dy me Dritero Agollin nuk morën pjesë në tri mbledhjet e shoqatës “Qendra Studimore Pellazgjike”, që u zhvilluan në Tiranë më 15-4-2011, 21-10-2011 dhe 14-10-2014. Qeveria, Akademia e Shkencave dhe ju zotërinj nuk morët pjesë se u bëtë një bllok me grekun, i cili i urren Pellazgët se u zbulohen manipulimet që kanë bërë. Po kështu as u interesuat për Rezolutën Çame, që qeveria e Tiranës nga presioni i grekut nuk e miratoi për të dytën herë. Insistimi i juaj zoti Kadare, ishte determinues në parlament. Pse kjo heshtje për kombin shqiptar, kur greku tani e dhjetë vjet më parë e quan “Çamërinë Inekzistente”.
Autori Stephen Swartz i bënte thirrje Fondacionit Nobel, që Ismail Kadaresë të mos i jepet Çmimi Nobel. Më 6 nëntor 1997, Noel Malkolm botoi një shkrim në revistën e madhe letrare amerikane “The new York Reviev of Books” kundër Ismail Kadaresë. Po pranuam Kadarenë, duhet të pranojmë “Rrënjët e Partisë” , apo faktin që firma e Enver Hoxhës “Ishte vetëtimë”. Ai e cilësonte Ismail Kadarenë si shkrimtar i madh i botës komuniste pas Sollzhenicinit, e krahasonte me Zhdanovin për poemën “Mësuesit e Atit” kushtuar Stalinit.

Letër e Ismail Kadaresë për gazetën "Le Monde", në mbrojtje të Enver Hoxhës

LE MONDE | 26.04.1985 ne 00h00 • Publikuar me 26.04.1985 à 00h00 |ISMAIL KADARE
Zoti Drejtor,
Ishte detyre e imja të ju shkruaj këtë letër mbasi kam lexuar në gazetën Le Monde artikujt e publikuar në këto ditët e fundit me rastin e vdekjes së drejtuesit te popullit shqiptar, Enver Hoxha.
Sigurisht, gazetarët e juaj kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre rreth rendit shoqëror të një vendi, rreth ideve që e mbrojnë dhe politikës së tij. Megjithatë, mua me duket që është e padenjë të ofendohet një popull në momente zije dhe dhembje, siç po ndodh në artikujt e gazetës suaj. Populli shqiptar ka një histori të gjatë plot me kurthe dhe është pikërisht për këtë që ai e din shumë mirë se për cilën arsye ai ndjen dhimbje, si ai e shfaq dhe perse ai duhet te jete ne zi. Emri i Enver Hoxhës është i lidhur përjetësisht me themelet, me historinë dhe me ndërtimin e Shqipërisë se re. Ja kjo që përcakton dimensionet e figurës së tij, për rrjedhim, zinë e madhe. Për mua dhe për bashkëvëllezërit e mi është e çuditshme, që gazeta LE MONDE (….) ka vendos me këtë rast deklaratën e një krimineli, siç është i biri i ish-mbretit Zog, të kësaj fantazme qesharake, i cili don të vendosë përsëri monarkinë në Shqipëri, atë monarki qe Franca e juaj ka rrezuar dy shekuj ma parë, atë për të cilën ajo me të drejte është krenare. Vetëm njerëzit më qëllimkëqij mund të dëshirojnë që të bëhet një hap mbrapa në historinë e Shqipërisë.
ISMAIL KADARE (Tiranë)

Në 80 vjetorin e shkrimtarit Ismal Kadaesë, Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës kanë hartuar një kalendar aktivitetesh, për të vijuar gjatë gjithë vitit 2016. E piqendra e festimeve ngelet padyshim “qyteti i gurtë”, “Gjirokastra lexon Kadarenë”. Me vendim të qeverisë viti 2016 shpallet viti i Ismail Kadaresë.
Universiteti Evropian i Tiranës, organizon ceremoninë e pagëzuar “Dita e Kadaresë në U. E. T.”. Ku do të marrë jetë zyrtarisht edhe Qendra e Studimeve të letërsisë shqipe “Kadare”. Shoqata e shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikan i shkruan Akademisë NOBEL: Kemi një Organizëm Kulturor në botën e letrave shqip, presim nga ju dhënien e Çmimit Nobel, Ismail Kadaresë. Si kaloi pa u ndjere ditëlindja e Skënderbeut me 17 janar vetëm me një artikull të thjeshtë në krahasim me pompozitetin e madh që iu kushtua Juve Z. Ismail Kadare. Asnjeriu deri sot nuk i është bërë një nder i madh si I. Kadaresë. Këtë e bëri Edi Rama me ministren e kulturës dhe ky nder është njëra anë e medaljonit, ana tjetër është shpata që i hidhet Rilindjes Kombëtare, e cila vjen në përshtatje me dëshirën e priftit Janullatos kundër shprehjes së Vaso Pashes “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA. Koloneli i asfalisë greke, prifti Janullatos, ka thënë: “Ne do ta shkatërrojmë Rilindjen Kombëtare Shqiptare”. Dhe fill pas kësaj shpallet me urdhër të Edi Ramës dhe Ministres së Arsimit Lindita Nikolla, më 28 tetor 2014, përjashtimi nga shkollat dhe bibliotekat i librave të Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës si dhe të De Radës dhe krejt letërsinë studimore të Kosovës. Nga bordi i Ministrisë së arsimit, i thirrur në ilegalitet më 28 tetor 2014 me gjuhë ultimative, u hoqën 385 tituj, duke bërë një sakatim të listës shumëvjeçare. Hoqën nga qarkullimi për të zhdukur mendimin shqiptar, Branko Merxhanin, Mejdi Frashërin, Mustafa Krujën, Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Anton Arapin, etj. Lihen për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme librat e Jorgo Bulos, Rudina xhungës, Arben Putos, Shaban Sinanit, Floresha Dados. (Shkurtime nga redaksia 5-11-2014).
Sipas Eduard Zaloshnjës, një vit pas vdekjes së Enver Hoxhës, erdhi Shtrausi për tu lidhur me Gjermaninë, ky ishte një shans i madh, por ishin Ramiz Alia dhe Ismail Kadareja që e refuzuan. Prapë më 23 tetor 1987 erdhi në Tiranë Ministri i jashtëm Gensher, prapë e humbëm shansin. Ku do të ishte Shqipëria sot pot ë ishim lidhur me Gjermaninë?... Sot Shqipëria është ashtu si e përshkruan Fahri Xhara: “Jemi dhe nuk jemi, po kallet Shqipëria dhe po hesht Shqipëria ka marrë flakë, flakë e cila nuk ka të ndalur. Zjarri i madh e ka kapluar Shqipërinë dhe nënë lokja hesht, (17-1-2016). Në Iballë një familje me 5-6 fëmijë, qe nuk mbushin dot me bukë thatë barkun, të zhveshur e të zbathur, nuk shkojnë ne shkollë, se nuk kanë lekë të blejnë librat. Një plakë në malësi mbi 90 vjeç, s’ka para të paguaj faturën e energjisë elektrike, jeton në mjerim te madh në një gjysmë kasolle të shkatërruar. Ajo vdiq dhe u zbulua nga era e qelbur e dekompozimit. Ku është shteti? Edhe ajo ka lindur dhe rritur fëmijë, tani e braktisur, sepse u larguan jashtë Shqipërisë për bukën e gojës. Dhe ju Z. Imail ngriheni në tribunë nderi, i rrethuar nga oligarkët Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Fatos Nano dhe nga personi i preferuar i tyre Koloneli grek Janullatos. Këta të ngritën në stratosferë. Por këta për ne janë tradhtarë të Kombit. Shkëputu z. Ismail dhe shkruaj për familjen e Iballës, se ka shumë dhe shumë të tjerë që janë në mjerim të thellë. Tolstoi në fund të jetës deshi të vdiste si muzhiku rus dhe u nis për në provincë. Ndërsa ju nuk keni shkruar asnjë artikull kundër uzurpimit të kishës Fanoliane dhe të helenizmit që i bën Shqipërisë Janillatosi. Kryeministri grek tha hapur: Janullatosi i shërben Greqisë shumë mirë në Shqipëri. Dhe ju Z. Ismail heshtni!... Jo. Merrni shembull nga vlonjati, Prof. Dr. ESHREF YMERI dhe nga Kosovari Gjakovar Fahri Xhara etj.

Rasim Bebo

Addison IL. USA.
Janar 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 540 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi