Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Bardhyl Mahmuti: Rrena i ka kembet e shkurta
Publikuar më 04 shkurt, 2016 në orën 16:20 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shkup, 4 shkurt – “Ju siguroj se asnje lajm i publikuar deri tani lidhur me angazhimin tim apo te BDSH-se nuk eshte i vertete”- keshtu i ka komentuar per Zhurnal Kryetari i BDSH-se, Bardhyl Mahmuti, informatat e fundit te disa mediave se ai do te rikthehet ne politiken shqiptare te Maqedonise dhe do ti bashkangjitet Aleances per Shqiptaret.

Mahmuti keta media i pergenjeshtron fuqishem dhe lajmet i quan si spekulime te pastra. Ai shprehet se i respekton deshirat e njerezve qe ai te angazhohet ne politike, por shpreh revolte ndaj gazetareve te cilet nuk kane kerkuar prononcim zyrtare prej tij se a do te angazhohet perseri ne politike apo jo.

“Me vemendje te madhe jam duke percjelle zhvillimet politike ne Maqedoni. Sidomos perpjekjet qe te organizohet nje «opozite e bashkuar». Une i kuptoj deshirat e njerezve qe te perfshine ne radhet e strukturave te veta partiake sa me shume njerez. Por nuk i kuptoj ata qe leshohen ne spekulime publike lidhur me angazhimet e mundshme te njerezve. Me habit fakti se shumica e medieve qe kane spekuluar me emrin tim kane gazetaret e tyre qe komunikojne me mua. Dhe asnjeri nuk me eshte drejtuar per te konfirmuar lajmin qe e publikojne ne mediet e tyre edhe pse jane te vetedijshem se nje lajm i pakonfirmuar mund te dale genjeshter”, ka delaruar per Zhurnal, Mahmuti duke shtuar se ai nese vendose qe te rikthehet ne politiken shqiptare ne Maqedoni, vendimin do ta beje publik. Por sipas tij BDSH-ja si parti momentalisht ka ngrire aktivitetin e vet politik.

“BDSH-ja ka ngrire veprimtarine e vet organizative dhe pa marreveshje me te gjithe shoket qe udhehiqnim kete subjekt asnje vendim nuk merret. Ne rastin kur te merremi vesh qe te riaktivizohemi, ne do ta bejme publike vet dhe per kete ceshtje nuk ka nevoje per “zedhenes” tjera “nga burime te sigurta”. Ju siguroj se asnje lajm i publikuar deri tani lidhur me angazhimin tim apo te BDSH-se nuk eshte i vertete. Prandaj i lus te gjithe qe te jene te matur sepse, sic thote nje shprehje popullore, rrena i ka kembet e shkurta!”, ka delaruar per Zhurnal, Bardhyl Mahmuti.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 768 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi