Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Alla-diplomacia serbomadhe do lidhje private me Vlorën, pa e njohur Kosovën!?
Publikuar më 04 shkurt, 2016 në orën 16:27 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Ambasadores së Republikës së Kosovës, Vlora Çitakut, një amanet, edhe nëse ambasadori i Serbisë, Gjergj Matkoviq, të sjellë ndonjë dhuratë, ti mos e prano dot, sepse ajo mund të jetë helmuese me përmbajtje serbo-ruse, që Kosovën me çdo kusht po luftojnë ta rikthejnë nën Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999). Këtë e vërtetoi edhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq në Adis-Abebë të Etiopisë (në Samitin e 26-të të Unionit Afrikan për të drejtat e njeriut, me vështrim të posaçëm të drejtave të grave), më 31 janar 2015, duke pohuar se “Kosova është një ngrehinë terroriste-model i ISIS-it, të cilën Serbia nuk do ta njohë kurrë…”.

*** Ambasadori i Serbisë në Uashington, “Gjergj Matkovic said he has an informal relationship with Kosovo’s envoy in Washington, Vlora Çitaku, “but nothing official.”( http://www.washdiplomat.com/index.php?option=com_content&view=article&id=13026:as-balkans-emerges-from-bloodstained-past-belgrade-casts-its-lot-with-brussels).

*** This is a Serbian diplomatic lie in Washington because of the fact that Vlora Çitaku isn’t a “Kosovo’s envoy”, but a Kosova’s Ambassador. However, ambassador Gjergj Matkovic should take into account the fact that anti-Albanian Serbian diplomacy, politics and propaganda can’t get away with historical and political lie because the truth will always come out that Kosovo has never been Serbian legal territory, but just an illegal colonial plunder (1912-1999).

He can say whatever he wants, but I don’t believe that Serbian ambassador Gjergj Matkovic has “an informal relationship” with Vlora Çitaku while he doesn’t recognize her as Kosovo’s Ambassador, but only as “an envoy” that means Matkovic doesn’t recognize independent state of Kosova as do not recognize as well as his President Tomislav Nikoliq, Prime Minister Alexandar Vucic and Foreign Minister Ivica Dacic of Republic of Serbia that still considers “Kosova as a legal part of Serbia” according to Serbia’s Constitution of 2006.

Having in regard that, come what may, Serbian politicians and diplomats like Gjergj Matkovic should be aware that Serbia has lost its colonial plunder-Kosova (24 March 1999).
Therefore, would be so benefit to Gjergj Matkovic’s “informal diplomacy” to drive something home about Kosova's lesson, that has never been a legal part of the Serbia's territory. Hereupon, would be helpful for Serbia to recognize Kosova as soon as possible in order to establish and normalize relationships with independent, sovereign and democratic state of Kosova. This would be the real diplomacy and realpolitik of Serbia, not "informal individual contacts" nowhere be it in Washington or Belgrade.


Vlora Çitaku është Ambasadore e Kosovës në Uashington, por për Matkoviqin vetëm një “an envoy”! – “Dert i fellë” çfarë llomotit dhe shpif ai, se gjoja “ka lidhje informale” me të!

Kësaj alla-diplomacie të Shumadisë serbe, në Kosovën e pavarur shqiptare, shprehur popullorqe i thonë : “Hyp qitu, e kqyre Stamollin”! It’s cannot be done never ever!

Duke qenë se ambasadori serb Gjergj Matkoviq nuk paska kurrfarë kontakti zyrtar me ambasadoren e Republikës së Kosovës, Vlora Çitaku në Uashington, atëherë, çfarë i duhet të ketë “lidhje informale” me të ?!

-Edhe nëse ekziston kjo farë “lidhje private” Matkoviq-Çitaku ( gjëqë unë fare nuk e besoj, por konsideroj se është një trik propagandistik me prapavijë politike, gjoja të “gatishmërisë” së Serbisë, që të ketë “marrëdhënie të mira” bashkëpunimi dhe afrimi me Kosovën nën Serbi), kjo nuk ka kurrfarë lidhjeje me interesin reciprok diplomatik ndërshtetëror të Kosovës dhe të Serbisë.

Ky lloj “komunkimi privat” i ambasadorit të Serbisë Gjergj Matkoviq me ambasadoren e Kosovës, Vlora Çitaku në Uashington nuk ka kurrfarë peshe për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore të Serbisë dhe të Kosovës.

Prandaj, nuk është kurrfarë sensacioni diplomatik serb për Uashingtonin-kryeqendrën e diplomacisë botërore, por një shpifje dhe provokim i keq në adresën e ambasadores fuqiplotë dhe të jashtëzakonshme të Kosovës në Uashington, Vlora Çitakut, se gjoja ambasadori serb Matkoviq “ka lidhje joformale, por jo edhe lidhje zyrtare me të dërguarën e Kosovës në Uashington”.

Ky prononcim i ambasadorit serb Gjergj Matkoviq për “The Washington Diplomat”, është i pazakontë dhe qesharak për ABC-në e diplomacisë, sepse ai, në njërën anë anë, pohon se ka “lidhje joforomale” me Vlora Çitakun, kurse në anën tjetër, e quan “ e dërguar” e Kosovës në Uashington?!

-Duke qenë se ambasadori serb i Beogradit, Matkoviq nuk e njeh Vlora Çitakun si Ambasadore të Republikës së Kosovës (por vetëm si një “diplomate të dërguar”), domethënë nuk e njeh Republikën e pavarur të Kosovës (duke qenë se ambasadori në një shtet të huaj është përfaqësues dhe prezantues fuqiplotë i shtetit të vet), atëherë, është krejtësisht e pabesueshme dhe absurde “kontakti informal” privat i tij me ambasadoren Vlora Çitaku?!

Derisa ambasasdori Matkoviq nuk e njeh Republikën Kosovës, as Vlora Çitakun si ambasadore të saj, atëherë, shtrohet pyetja e logjikshme e pashmangshme, cili është interesi i tij personal diplomatik, që të ketë “lidhje private” me Vlora Çitakun?

-Çfarë diplomacie serbe kjo?!

Ambasadori serb nuk do lidhje formale-zyrtare me ambasadoren Vlora Çitaku, as njohjen de fakto dhe de jure të Kosovës si shtet, por “diplomatikisht” bën përpjekje, që t’ua “kripë” mendjen shqiptarëve dhe opinionit publik amerikan dhe evropian se Serbia dhe Kosova, duhet të kenë marrëdhënie të mira bashkëpuni (por jo në mënyrë të ndërsjellë si dy shtete të pavarura dhe të barabarta, sepse Serbia ende po lufton që Kosovën ta rikthejë nënë sovranitetin kolonial të saj të dikurshëm 1912-1999 ), me qëllim që Serbia sa më shumë ta “mjelë” Kosovën përmes eksportit të saj ekonomik dhe tregtar të mallrave, të cilat mbi 90% i plason në Kosovë.

Pikërisht, kjo varësi ekonomike dhe tregtare, e leverdishme vetëm për Serbinë përbën strumbullarin e strategjisë së vendosjes, jo vetëm të monopolit ekspansionist ekonomik, tregtar, por edhe të atij politik ripushtues kolonial dhe neokolonial të territorit të Republikës së Kosovës, duke e populluar sa më shumë me kolonë të rinj dhe të vejtër nga Serbia.

Derisa Serbia nuk e ndryshon kursin e politikës, të diplomacisë dhe të propagandës zyrtare, duke e quajtur Kosovën “krahinë serbe”(sipas Kushtetutës së Republikës së Serbisë së vitit 2006), si dhe duke e quajtur Republikën e Kosovës “krijesë terroriste” sikurse “ISIS-in”, as politika e as diplomacia zyrtare shqiptare e Prishtinës (as zyrtarisht e as privatisht) nuk duhet të kenë kurrfarë lidhjesh, kontaktesh dhe bashkëpunimi me Beogradin, sepse është turp, tradhti dhe gabim i pakorrigjueshëm politik, diplomatik, kombëtar dhe shtetëror.

Nuk ka lidhje as private e as zyrtare me ata që të mashtrojnë dhe të presin në besë!

-Çfarë interesi dhe kuptimi moral, njerëzor, human, kombëtar, politik dhe diplomatik mund të kenë kontaktet private apo zyrtare të liderëve politikë dhe të diplomatëve shqiptarë të shtetit të Kosovës me diplomatët dhe me liderët politikë serbë të Beogradit në Bruksel a Uashington, kur ata haptazi para gjithë botës po trumbetojnë dhe po kërcënojnë se Kosovën nuk do ta njohin kurrë, por e quajnë “djepi dhe zemra e Serbisë”?!

Sikur mbështetësit e dikurshëm dhe të sotshëm shtetërorë serbë të kursit strategjik të politikës dhe të diplomacisë së Slobodan Milosheviqit, të kishin qenë të interesuar t’i normalizojnë marrëdhëniet me shqiptarët, nuk do ta quanin Kosovën “ngrehinë terroriste ISIS-te”, ashtu siç e quajti edhe presidenti Tomislav Nikoliq në Samitin e 26-të të Unionit Afrikan, që u mbajt në kryeqytetin e Etiopisë, në temën për të drejtat e njeriut, me vështrim të posaçëm të drejtave të grave.( http://www.blic.rs/vesti/politika/nikolic-priznanje-kosova-inspirisalo-islamsku-drzavu/9lhmems).

Prandaj, si thoshte Ismail Qemali (themeluesi i Shqipërisë së pavarur etnike, 28 Nëntor 1912), “kini mnedjen e mbledhur” mos u vetëtradhtoni, mos bëni hop, pa e kërcye përroin, duke kontaktuar qoftë privatisht, qoftë zyrtarisht me diplomatët dhe me liderët politikë serbomëdhenj derisa Serbia nuk e njeh Republikën e pavarur të Kosovës, sepse ata do t’iu mashtrojnë dhe do t’iu shkatërrojnë si këtu e 100 vjet më parë, që na kanë mashtruar, shkatërruar, kolonizuar, copëtuar, aneksuar me forcë dhe me gjenocid, të cilët, kurrënjëherë, e as sot, nuk kërkojnë falje për të gjitha krimet e gjenocidit të kryer mbi shqiptarët e gjysmës së Shqipërisë Etnike (1878-2016).

Fundja, se sa të rrezikshëm janë diplomatët dhe liderët politikë serbomëdhenj për interesin e përgjithshëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, provoi edhe politika terroriste dhe gjenocidale e Slobodan Milosheviqit ndaj Kosovës, i cili, nuk pranoi asjnëherë politikën paqësore të Ibrahim Rugovës(1990-1999).

Nga kjo paradigmë e politikës dështuese të Ibrahim Rugovës, duhet të mësoni dhe të kuptoni, njëherë e përgjithmonë, se Serbia, asnjëherë deri më sot nuk e ka hangër politikën paqësore shqiptare, por vetëm pushkën e Azem Bejtës dhe të Adem Jasharit, si dhe tomahovkat e Amerikës dhe të NATO-s (24 mars – 10 qershor 1999).

Këtë “gjuhë diplomatike” e njeh Serbia, jo “lidhjet informale” të ambasadorit Matkoviq me Vlora Çitakun në Uashington, jo dialogun demokratik, as paqen, as humanizimin, as bashkëpunimin dhe as mirëkupmin e ndërsjellë. Ndryshe, serbomëdhenjtë, qe 16 vjet do ta kishin njohur Republikën e Kosovën dhe , do të kishin lutur për kërkimfalje shtetërore dhe kolektive për të gjitha gjenocidet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë, përkatësisht të gjysmë Shqipërisë Etnike.

Sa më sipër, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edita Tahiri… etj., mund të “rrahin ujë në havan” (me vite dhe me shekuj) sa të duan me bashkëbiseduesit e tyre të qeverisë së Serbisë në Bruksel, gjoja për të normalizuar marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë sipas marrëveshjeve të arritura në dialogun maratonik të Brukselit (prill 2013- shkurt 2016). Mirëpo, Beogradi kurrë nuk do ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ashtu siç e kanë njohur më se 100 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 607 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi