Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Fiksimi
Publikuar më 08 shkurt, 2016 në orën 05:34 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Filozofia e fiksimeve është që nga ndarja e punëve në komunitetin primitiv dhe nëpër kohë është zhvilluar dhe ka marrë forma më përcaktuese, por nuk di në është trajtuar në mënyrë të veçantë. Sidoqoftë, unë do të trajtoj këtë temë nga këndi im dhe përvojat jetësore te ne, e kudo në botë, e që për trajtesë do të marr vetëm fiksimin politik.
Kemi disa lloje fiksimesh, por këtë radhë do të trajtoj fiksimet:
1. Në ideolog (ideologji);
2. Në frikë;
3. Në avancim;
4. Në përçmim

1. Fiksimi në ideolog (ideologji)
Ky fiksim bëhet për arsye të ndryshme, duke u nisur nga dëshira për të qenë pas tij, për shkak të simpatisë së filozofisë politike që trajton, për shkak të mënyrës së qasjeve të problemeve për t’i zgjidhur, për shkak të stilit të cilin parapëlqen për të shkruar, pikturuar, për shkak të mënyrës së të shprehurit me gojë e me shkrim, për shkak të oratorisë (gojëtarisë) etj,. Për shkak të guximit që ka për t’i çuar proceset përpara, në qasje problemi, në ballafaqim për vështirësitë që i dalin në jetë, për shkak të urtësisë së qasjeve të problemeve. Fiksimi është edhe ndaj personaliteteve që luftojnë për ndryshimin e pozicioneve të klasave politike, për trajtim kombi e feje, për trajtim gjeopolitik e gjeostrategjik. Fiksimi është edhe ndaj personaliteteve historike, vetëflijimi për problem madhor e kombëtar, për të jetësuar synimet e tij, për të ecur në rrugën që ka ecur ai, e herë herë duke ngatërruar edhe kohët, duke ngatërruar edhe teknologjinë, duke ngatërruar edhe hapësirën e veprimit.
Fiksimi është edhe kur i mbushet mendja se është më mençuri, se pa te shoqëria apo rrethi nuk dinë edhe të hanë bukë, të sillen, të kërkojnë diçka, madje edhe pa te kombi nuk mund të gjejë rrugën e ecjes përpara, të zhvillojë kulturë, të planifikojë akte ligjore, programe ekonomike, arsim cilësor dhe fusha të ndryshme të jetës, madje edhe për strategji ushtarake.

2. Fiksimi në frikë
Edhe ky fiksim është i parahistorisë, e ndoshta edhe më i vjetri. Frika ka qenë në fenomene natyrore, në toteme edhe në njerëz. Gjatë vetëdijesimit njeriu nga shumë këto ka krijuar bindjen se nuk kanë çfarë i bëjnë, por ndaj kafshëve dhe njeriut asnjëherë nuk e ka hequr këtë fiksimi. Këtë fazë e përcakton filozofiThomasHobbes, me thënien e tij “Njeriu për njeriun është ujk”. Kjo dilemë e ka përcjellë shoqërinë njerëzore edhe në ditët e sotme dhe shpesh pyet vetën, duhet frikësuar më shumë nga ujku apo njeriu?! Njeriu del më i frikshëm, sepse frikën e shkakton nga shumë kënde dhe për pothuaj të gjitha sferat e jetës, ndërsa ujku të shtien frikën vetëm si kafshë, por ai shkakton dëme në dy momente, nëse është i uritur dhe nëse e ngacmon. Nga i pari nuk ke ku fshihesh, ndërsa nga i dyti edhe mund të ikësh apo mbrohesh. Prandaj, njeriu e ka më shumë fiksimin në frikën, që i vjen nga njeriu. Njeriu sot frikësohet se do të mbetët pa punë, se do të mbetët pa ushqim, se do të mbetët pa strehë, se do t’i merren të gjitha të drejtat për jetë, madje edhe për të qenë prind.
Fiksimi në frikë nga njeriu ka filluar kur ai është paraqitur si zot, kur ai është paraqitur si ushtarak, kur ai është paraqitur si feudal, perandor e mbret. Të tjerët kanë qenë nën kërcenim të shtizës, shigjetës, heshtës, shpatës, plumbit, gijotinës, rrymës elektrike dhe formave tjera të vdekjes, ku edhe janë bërë studime mbi vrasjet kolektive e individuale, kryesisht për ato të cilat mbjellin frikë. Këtë frikë e kanë mbjellë edhe te ata të cilët kanë kërkuar lirinë e vet, të fisit apo kombit, fesë dhe të shprehjes së mendimit filozofik për të ardhmen e njerëzimit, por për kohën e vet kanë qenë të pa pranuara, se kanë rrezikuar padronët. Nga rezultatet e studimeve ka filluar edhe realizimi i tyre për t’i detyruar qytetarët të kenë fiksim frikën, përmes mekanizmave ekzekutiv. Ky fiksim është mjerim kolektiv i shoqërisë njerëzore dhe pajtohen me këto, vetëm e vetëm të mos preket vet, si individ, e rrallë edhe si familje.
Ky lloj fiksimi e ka krijuar edhe mentalitetin e robit, që shoqërinë njerëzore e ka përcjellë dhe po e përcjellë edhe më tutje. Nga ky mentalitet robi vuajnë kombe, sepse udhëheqësit e saj gjithnjë ua lënë dikë kujdestar, sikurse te fëmijët që qëndron gogoli, për t’i pasur më lehtë nën kontroll. Mentaliteti i robit mbizotëron te shumë kombe, por mjerisht ky është shumë prezent te kombi ynë dhe kushdo që provon të dali nga këto kthetra, menjëherë përcillet mesazhi i frikës për t’i paqësuar.

3. Fiksimi në avancim
Truri i njeriut ka shpikur edhe fiksimin për avancime në shoqëri, duke mos përfillur rregullat e lojës. Për të krijuar karrierë njeriu nuk lë asnjë mjet pa përdorur, duke filluar nga shpifjet, ryshfeti, ndërskamsat, përkuljen, poshtërimin, moralin e vet e të familjes. Ky fiksim bie në kategorinë më të përçmuar të shoqërisë njerëzore, sepse kemi të bëjmë me kameleon, që di të notojë në të gjitha kohët, në të gjitha hapësirat dhe në të gjitha rrethet shoqërore. Fiksimi i njerëzve të kësaj kategorie është qëllimi i mbijetesës, sipas kutit të vet që e ka paraparë se është më së miri dhe këtë mbijetesë është në gjendje ta paguaj me fatet e individëve, grupeve të njerëzve e kombit. Këta shumë lehtë mund të ngrihen për kërpeshi, për t’i dërguar ku të donë, për të mësuar çka të donë, për të vënë në shënjestër kë të donë, për të luajtur me fatin e secilit që donë, e kështu me radhë. Ky lloj fiksimi i shterë njerëzit, nuk i lë ujë në sy, ua humb fytyrën dhe ata që e njohin këtë sorollop, i shikojnë si mumie, por të vetëdijshëm, se nëse i prek pa dorëza infektohet, do të thotë njësohesh me ta dhe mu për këtë njerëzit e ndërgjegjshme i rrinë larg këtyre, për dy arsye: a. Për të mos i rehabilituar për të këqijat që i ka sjellë shoqërisë e kombit dhe b. Për të mos ia bërë me gisht rrethi, se natën edhe ngrehin dolli.

4. Fiksimi në përçmim
Ky lloj fiksimi personifikon një kategori njerëzish të cilët në ndërdijen e tyre e kanë përçmimin individual e kolektiv. Këta kërkojnë, duke u nisur nga ky mision jetësor, të përçmojnë rrethin për të ngritur vetën e tyre në lartësitë e pamerituara, duke mos zgjedhur mjetet mjerane, por mbështetësit kryesor janë te kategoria e parë dhe e tretë, për t’i ndihmuar njeri tjetrit, se ndryshe nuk ka karrierë dhe pozicionime të favorshme. Viktima bien ata të cilët janë të linçuar në mediat e informimit, në çarqet politike, në vende pune, ku ngritë kokën dhe ka burim lansimi ideje e planifikimi jetësor përmes fiksimit përçmues. Të përçmuarit mund të jenë shumë të nevojshëm për rrethin e kombin, por meritat e tyre nuk dalin nga sirtarët institucional, nuk dalin jashtë rrethit familjar dhe këto i shfrytëzon kjo kategori përçmuesish, për të krijuar karrierë e benificione të larta për vete e familjen.

Për fund
Këto kategori fiksimesh janë individuale dhe kolektive, janë misione që dikush i ka vu vetës, e dikush e ka të imponuar nga qarqe të ndryshme, nga qendra jasht truallit familjar e kombëtar. Këto lloj fiksimesh sjellin dëme, por edhe dobi në avancim mendimesh, se asnjëra nuk është e ngritur në vlera reale, se vlerat reale lindin si nevojë e kohës, si domosdoshmëri e zgjidhjes së problemeve, si domosdoshmëri e analizave të thukëta e përmbajtjesore, kuptohet, duke mos injoruar kategorinë e parë, por të përpunuar e mbarështruarmirë e mirë problemet. Këto veprojnë në mënyrë kolektive, e rrallë janë veprime individuale, por shoqërisë, e në radhë të parë intelektualëve të njëmendtë, u bie barrë për t’i përcjellë, kanë mendime fisnike, njëra kategori dhe ku donë për të dal kategoria tjetër dhe nëse është e nevojshme duhet çjerrë maskën, që mos të bie në lajthitje apo tradhti, individi, rrethi apo kombi.

Prishtinë
05. 02. 2016


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 908 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi