Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Poezitë janë derdhur si ngjyrat e ylberit mbi det
Publikuar më 10 shkurt, 2016 në orën 03:55 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Vështrim rreth librit me titull ’’Po t’ua thoja reve’’, poezi të autores Fatbardha Lile)
Nuk është von që të hedhësh në letër kujtimet e jetës. Vetë jeta jonë është si një ‘’Gur i çmuar’’ në këtë botë të madhe që na rrethon. Pikërisht, kjo botë ku edhe ne ‘’lundrojmë’’ përballemi me gëzimet e hidhërimet e saj. Ne ecim me hapin tonë të lehtë drejt rrugëve të kësaj jete, dhe si rrjedhojë u marrim erën e bukur petaleve të luleve që na gëzojnë deri në skutat e shpirtit tonë njerëzor. Por jeta sjell edhe ujra të turbullta që derdhen në përrenjtë e jetës sonë. E megjithatë, ne nuk ligështohemi, por ecim mbi ata gurë të zjarrtë e i themi kësaj jete: ‘’Jemi këtu bashkë në gëzim e hidhërime!’’.

Jemi qënie njerëzore, e si të tillë kemi ndjenja, ato shpërthejnë si vullkan e nxjerrin nga brendia e shpirtit atë llavë fjalësh të bukura si zjarri që kur shkruhen në letër, të ngrohin shpirtin e trazuar, zgjojnë kujtime të cilat fluturojnë drejt hapsirës qiellore, puthen me yjet, diellin e hënën.
Për poeten Fatbardha Lile, vargu i poezisë dhe poezia në tërësin e saj, është bërë pjesë e jetës, dhe si e tillë tek ajo ka gjetur ngrohtësi e forca emecionuese e frymëzuese për t’u bërë ballë enigmave të jetës. Po të hedhësh një vështrim me kujdes te leximi ndjeror e shpirtëror në poezitë të saja te libri me titull ‘’Po t’ua thoja reve’’, do kuptosh se ke të bësh me një poete ku vargu poetik është gjallë dhe konkret, sepse figurat e përdorura te poezia kanë mesazh të fuqishëm që e rrëmben pas vetes lexuesin. Në këtë vëllim janë përmbledhur 46 poezi. Tematika është gjithpërfshirëse nga të gjitha temat e jetës. Poetja përdor metafora e krahësime të fuqishme në vargjet e poezive. Ajo ka ditur të ndërthuri me mjeshtëri artistike ndjenjën e botës së madhe që ka nëna. Sepse, edhe ajo vetë është nënë e gjyshe tashmë, ndaj mesazhi që na përcjell nëpër poezitë në këtë vëllim të parë, lexuesi do gjejë dashurinë e nënës, por s’do mungojë edhe dhimbja që edhe kjo është pjesë e jetës sonë. Imagjinata e poetes Fatbardha Lile shkon deri atje sa takohet me retë, me dritën e hënës, me yllin polar...!
Te poezia ‘’Po t’ua thoja reve’’ nga ka marrë edhe titullin libri, e shpreh hapur artistikisht ndjenjën e fjalën , e që frymon deri në qiell së bashku me ëndrrat.
Më konkretisht:
‘’Ç'kam një hall në zemër
S'di se kujt t'ia hap,
Po t'ua thoja reve
Ato ikin me vrap.

Po t'ia thoja hënës
Do tallet me mua,
Do më shohë vëngër
As këtë s'e dua.

Do t'ia them një ylli
Të ndritur polar,
Me kusht që ta mbylli
Në ndonjë sirtar ’’.

Poetja Fatbardha Lile, ka ditur të na sjellë tek ky libër vargje të dlira edhe për nënën. Vargu është i thjeshtë në dukje, por kur e lexon atë, ai të jep ngrohtësi e dashuri. Autorja shkon deri aty kur thotë se nënës po i lype zjarrin e zemrës, ajo ta dhuron me dashuri, sepse është vetëm nëna ajo që jep e fal dashuri në këtë botë.Nëna është qënia e ripërtëritjes së botës njerëzore, prandaj ka atë zjarr të madh brenda shpirtit e që sakrifikon aq shumë për veten e të tjerët.
....Dhe ajo na jep këto vargje magjike që i dalin nga zemra e një nëne që është vetë poetja.

‘’ I kërkova dashurinë nënës,
Ajo ma dha menjëherë.
I lypa zjarrin e zemrës
E s'ma kurseu asnjë herë.

Ç'i kërkova e s'ma dha
N'ato kohëra me gjëmë...
Si ajo në botë s'ka
Ah, dhëmshuri e dlirë nëne.’’

Vetë poetët kanë shumë ëndrra. Dhe këto ëndrra s’kanë kurrë fund, por udhëtojnë ngado nëpër komzosin krijues të tyre. Poeti është i ndjeshëm ndaj të gjthave fenomeneve të natyrës dhe të atyre shoqërore. Si i tillë ato i hedh në ‘’liqenin’’ e ëndrrave për t’u dhënë jetë si një zambak të bardhë e i kthen në vargje poezie të shkruara në letër. Shpesh ajo i bën pyetje vetes se ku shkuan ëndrrat? Kjo e mundon shumë poeten, sepse vetë jeta qënka një ëndërr, e cila me kalimin e viteve, bëhet më e dhimbshme vetë ëndrra jonë. Në poezinë me titull ‘’Ku shkuan ëndrrat?’’, na jep shkurt e sakt një pyetje sa metaforike, por edhe të vërtetë , sa kur lexon vargun poetik, ai të rrëmben e të mban në gjirin e vet, ashtu si nëna fëmijën kur i jep qumshtë nga sisa e saj. Poezia e kësaj poetjeje është e shkurtër, s’ të mundon kur lexuon vargun, ai është i thjesht, gjen fjalën e ‘’shtrydhur’’ nëpër vargjet si një centrifug kur nxjerr nga hojet mjalin e bletëve.

‘’ Ku shkuan ëndrrat e mia
Se dua që t’i bëj bashkë,
Copa jete, - historira,
Që rrugëve seç i lashë.

Furtuna m'i çoi larg
Pa mëshirë s'di se ku,
Ç'ishte vallë ai hark
Që i flaku tutje ashtu.

Pishmanet e mia ç'ju humba
E dot s'ju mbledh më në varg,
Ku bëni tani kollotumba,
Në ç'plazhe, e në ç'dete larg?’’

Në poezinë ‘’Natë vjeshte’’ ka një ndërthurje filozofike e artistikoletrare në brendinë e mesazhit kolorit në çdo strofë, me një thirrje të fuqishme që buron nga thellësia e shpirtit të vetë poetes.Poezia ka një ndërtesë të fortifikuar aq bukur, sa të gjitha linjat e saj jepen të kthjellta e janë skalitur fjalët ku ndrisin si vesa e mëngjeseve që bie mbi bar në pranverë.Poetja e ka titulluar kështu, jo pa qëllim, sepse vjeshta ka shumë ngjyra, e si rrjedhojë edhe ëndrrat tona janë të ngjyrosura me këto ngjyra.Pra, jeta njerëzore është si një det, ku aty lundrojnë varkat e mendimit tonë.Më konkretisht poetja Fatbardha Lile shkruan kështu:
(............................................)
‘’Pikturoj, kujtoj ç'më iku...,
Kohën që qenka flori,
Por ëndrrat tona fisnike
S'janë si ato tani.

Vëtet ëdrrat e mia
M’u bënë natë vjeshte,
Nuk i vura dot në jetë
Por piktura e poezia
M'u bënë realitet’’.
( ................................)

Ndërsa te ’’ Loti i nënës’’, për poeten është pengu më i madh i kësaj jete.
‘’ Ah, lotët i desha dhe dua
Ata i pata shokë e miq,
Se ilaç ishin për mua
Në botën lavire,eksiq.
Tek mua mbeti
Veç loti i ngrohtë i nënës’’.

Vendlindjen e saj, Lushnja ku edhe ka lindur poetja, e do aq shumë sa atë s’e krahëson me asnjë qytet edhe më të bukurin e botës.Edhe shiprti i digjet për baltën e tij.Shkëputëm disa vargje nga poezia me të njëjtën titull aq domethënës ‘’Në çdo plis dheu’’, ku rrinë fshehur ëndrrat e loti i poetes.

‘’ Pashë Barin e Venecien, Romën,
Zhytur mes artit e industrisë.
Por ato kurrë s'krahasohen
Me Lushnjën time të rinisë’’
(............................................)

Mesazhi që jep poetja është i qartë si drita e diellit që ngroh planetin tonë. Poetja kërkon një gjë të tillë, që edhe poezia të jetë e dashur dhe e ngrohtë për lexuesin e gjithë njerëzit në çdo skaj të globit tonë. Pra, kudo mbretëroftë dashuria njerëzore, dhe ëndrrat e shpresave tona të jenë vetë mrekullia . Ajo na e përcjell me krenari te poezia ‘’Në skajet e planetit’’, një thirrje prej nëne e poetjeje.
(.......................................)

‘’ Shirat na i qullën teshat
dhe era sërish i thante
po ne s'i humbisnim shpresat
se mrekullia do ngjante..’’

Në libër poezitë janë derdhur si ngjyrat e ylberit mbi det. Dhe së fundi, poetes Fatbardha Lile i urojmë sukse në rrugën e bukur letrare.

Xhevahir Cirongu
Durrës, janar 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 394 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi