Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ANTI-AMERIKANËT NË KOSOVË JANË SHKELËSIT E KUSHTETUTËS SË SHTETIT TË TYRE!
Publikuar më 11 shkurt, 2016 në orën 02:53 ( ) Fadil Shyti | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
-RAMUSHI GABOI QË BASHKËPUNOI ME LDK-PDK-n!
-REFLETIMI I TIJ POZITIV, I RAMUSH HARADINAJT, ËSHTË HAP I MADH PËRPARA PËR AAK-n DHE SHPRESË PËR KOSOVËN!

REAGIM NDAJ Z, BAJRAM GECAJ!

http://gazetablic.com/gecaj-ramushi-gaboj-pse-bashkepunoj-me-antiamerikanet-e-vv-se/

-Anti-amerikanë, jeni ju o të pabesë; qeveritarë, pushtetarë "kosovarë" dhe "kosovare" dhe ju puthadorë puthadore të tyre.
Ja pse them kështu, në radhë të parë: nëse Amerika nuk e lejon nëpërkëmbjen e popullit të saj nga ASKUSH në bote, ju e lejoni këtë ta bëjë jo vetëm një shtet po e tërë bota armike dhe "mike" për ju mjafton të ketë vetëm nofkën, kinse demokratike.

-Nëse Amerika ka luftuar dhe e ka fituar idenë MADHORE të VETËVENDOSJES si parim dhe realizim parësor për ardhmërinë saj; juve aspak nuk ju vriten mendjet e sëmura nga lëshimet (kompromiset) që i keni bërë dhe po i bëni me Europën ndërmjetësuese, Serbinë bahkëpunënuese dhe Rusinë udhëzuese.
-Amerika, gjatë tërë historisë së saj me armiqtë as me aleatët, nuk ka bërë lëshime kaq të dëmshme në dëm të popullit dhe të territorit të saj.

-Nëse ju jeni kampion në rajon për hajni, të cilin ju po e quani me hijeshi,“korrupsion”; Amerika, këto turpe dhe krime ekonomike nuk i ka lejuar kurrë kaq haptas e kaq pa përgjegjësi, që pushtetarët e saj të shkelin kaq pamëshirë mbi popullin e tyre.

-Ju, nuk e keni plagosur, - por e keni vrarë DREJTËSINË në Kosovë-Shqipëri; këtë krim kaq të zi kundër popullit të saj ,Amerika as e ka lejuar as e lejon;. Amerikës, po i shqyhet gurmazi, po i ngjiret zëri për vite të tëra, duke ju thirrë juve, NDALOJENI hajninë, (korrupsionin), o " të uruar"!

-Nëse në Amerikë çdo vit rritet interesimi për të papunët dhe kuotat atje bien,
( unë nuk them të matemi me Amerikën; sepse nuk i kemi ato muskuj); -mirëpo, tejet tragjikisht po rrokulliset ANIJA shqiptare, nga drejtuesit apo më saktë sunduesit e saj; pra papunësia po ngrihet si dallgë deti, duke i hedhur jashtë mijëra mërgimtarë; derisa Serbia fashiste dikur i ka ndjekur shqiptarët e Kosovës, me urdhërin e S. Millosheviqit operacionin "Patkoi"; tash qeveria e ish-bashkëpunëtorit të tij Isë Rrahman-Hashimit; po i ndjekë shqiptarët e Kosovës, sipas operacionit të heshtur, dinak,-do ta quaja: "Operacioni Thumboi”, -pra kur qytetari përditë e përnatë thumbohet idhshëm nga krizat ekonomike, politike, sociale, kulturore, shkencore; përditë thumbohet fyhet , maltretohet e përgjaket në rrugë apo në zyrat e partisë si ajo e VV; nga pushteti shtypës, kur përditë thumbohet idhshëm nga mitomania (ryshfeti), po thumbohet, injorohet, refuzohet nga nepotizmi;( njoftësia); Ay qytetar apo ajo qytetare, i ka dy mundësi: o të protestojë, të përgatitet për beteja për jetë a vdekje; -të vuaj burgjeve, të vrapoj gjyqeve,- të martirizohet gjer në flijim, apo të ikë kah sytë këmbët; -mjerisht, gjer më tani shtresa të ndryshme popullore goxha shumë po i takojmë grupit të dytë fatkeqësisë.
-Mbase, kam dhe kemi edhe shumë elemente tuaja reaksionare, të pafundme që do t´ua sjellin fundin; - për t´jua kujtuar mor z, Gecaj; mirëpo në një reagim gazete, nuk lejon mundësia t´i përshkruaj/më, të gjitha mynxyrat që ju ia keni shkaktuar dhe po ia shkaktoni këtij populli të shumëvuajtur; përkundër faktit si shpatë me dy teha: nuk i meriton dhe i meriton.
1. Nuk i meriton, sepse ka vuajtur shumë në "paqen e vdekshme" të Ibrahim Rugovës, dhe në luftën çlirimtare të Adem Jasharit.

2. I meriton këto vuajtje, të prapësive tuaja, të prapakthimeve tuaja mbi kurrizin e tij, sepse, tepër dhe shumë gjatë ju besoi dhe ju duroi; edhe kur e keni vjedhur edhe kur e keni blerë votën e tij; nga varfëria, Ay i ziu popull gaboi që nuk ju demaskoi me kohë. Por gaboi edhe VV dhe Opozita që votat e vjeshura e të blera i gëzuat, pastaj i keni bërë “rrush e kumbulla”,-pra zgjedhjet ua pranoi.

3. Gaboi gjithashtu që, nuk e votoi bindshëm VV, e cila e dha para tij programin e saj, e dha provën e saj që nuk vrapon sa për të kapur ATDHEUN me pushtet, por punoi dhe u sakrifikua me tërë qenien e saj; veprimtarë e veprimtare brenda dhe jashtë atdheut që Kosova të ketë sovranitet të plotë; e jo të mbetet kacavjerrë si pulë e lagur, e përqeshur e zdeshur nga mafia politike dhe sahanlëpirësit e saj kudo nëpër botë.
- Prandaj, VV është në radhë të parë, PURO SHQITPARE, në radhë të dytë PURO DEMIOKRATIKE; dhe aspak anti-amerikane, pikërisht në faktin pse qenka majtiste, por, duke u bazuar në faktet që shkrova më lart; ju jeni anti-amerikanët më të egër që, keni rënë dhe KURDOHERË po bini ndesh me ato vlera që, Amerika krenohet.

-Dhe, krejt në fund; nëse Amerika gjatë tërë historisë së saj përparimtare dhe reaksionare, ka vepruar dhe po vepron në radhë të parë për interesat e saj shtetërore, kundër shteteve armike dhe jo rrallëherë dhe në dëm të shteteve si aleate të saj; as kjo nuk i ka munguar gjatë historisë qindra vjeçare demokratike dhe jo demokratike; ndërsa, ju o derëzi e babëzi, para luftës LDK-ja, dhe pas luftës PDK-ja, dhe satelitët e tyre, keni vepruar dhe po veproni në radhë të parë për interesat e armiqve tanë serbomëdhenj, dhe të "aleatëve" pa dallime, kinse të shquar për demokraci, atyre evropiane dhe rusoputinaine dhe aspak për interesat e Kosovës, dhe të popullit shqiptar që ju ka besuar; që tani fatbardhësisht-më mirë vonë se kurrë; ka filluar goxha shumë të mos iu besojë më tutje;-por juve aq u bënë përshtypje kjo përderisa e keni zgjedhur rrugët e turpeve dhe të krimeve të sundoni popullin me mashtrime e dhunë, për aq sa, -"do t´ju shkon kungulli mbi ujë".
-Mos harroni!
Historia e popujve të shtypur dhe e popullit tonë kurdoherë e ka dëshmuar se, s´ka fuqi që mund ta ndalë rezistencën popullore, kur ajo është e bashkuar për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e saj, përballë armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Rroftë REZISTENCA!
RROFTË VV!

11. Shkurt, 2016


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 489 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi