Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Velika Srbija ishte dhe është ISIS i Ballkanit (1878-2016)
Publikuar më 11 shkurt, 2016 në orën 02:59 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Më 31 janar 2015, në kryeqytetin e Etiopisë, Adis-Abebë, në samitin e 26-të të Unionit Afrikan me temë “ Viti afrikan i të drejtave të njeriut, me vështrim të posaçëm, të drejtat e grave”, mori pjesë, edhe presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq, i cili në fjalën e tij të rastit, doli nga kjo temë, duke deklaruar rrjeshëm dhe me pafytyrësi para gjithë botës se “ Njohja e Kosovës si shtet i pavarur u ka shërbyer si model atyre, që kanë formuar shtetin islamik-ISIS”.( http://www.blic.rs/vesti/politika/nikolic-priznanje-kosova-inspirisalo-islamsku-drzavu/9lhmems).

Këtë gënjeshtër dhe falsifikat sui generis të çetnikut-vojvodës së Vojislav Sheshelit, kriminelit dhe presidentit aktual të Serbisë, Tomislav Nikoliq, para së gjithash e provojnë edhe tre gjenocidet e fundit të Serbisë në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1990-1999), të cilat, gjyqësia dhe drejtësia ndërkombëtare ende nuk i ka ndëshkuar si të tilla sipas konventave ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Ky është gabimi më i madh Iibashkësisë ndërkombëtare, që nuk e ka denoncuar Serbinë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, ashtu sikurse e pat dënuar Gjermaninë nazifashiste të Adolf Hitlerit, Gjykata a Nurembergut ( 1945- 1946).

Pikërisht, amnistimi i tillë i Serbisë nga kryerja e tri gjenocideve në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë, bëri që Nikoliqi, Tadiqi, Daçiqi, Koshtunica, Shesheli, Vuçiqi, Çoviqi…etj., ta vazhdojnë me konsekuencë dhe me finokri politikën dhe diplomacinë kolonialiste të regjimit fashist gjenocidal të Slobodan Milosheviqit ndaj Kosovës, duke “lehur” përditë si në Ballkan, në Evropë, ashtu edhe nëpër vende të tjera të botës, se kurrë nuk do të heqin dorë nga “Kosova serbe”, e cila, ashtu figuron edhe në Kushtetutën e Republikës së Serbisë (2006) se “Kosova është krahinë e Serbisë”.

Mirëpo, sot, çetniku serbomadh fashist, Tomislav Nikoliq ka “harruar” shumë shpejt(1990-2016), që hordhitë e tij-paramilitarët, militarët dhe policët e ISS-it serb (të indoktrinuara, të trainuara, të përgatitura, të urdhëruara, të komanduara) therën, masakruan, ekzekutuan, terrorizuan dhe vranë në mënyrën më barbarike dhe më ataviste me qindra dhe mijëra kroatë, myslimanë boshnjakë dhe shqiptarë, vetëm pse nuk ishin serbë dhe, nuk lejonin rigrabitjen dhe ripushtimin kolonizues të tokave të tyre autoktone në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë nga ana e Serbisë hegjemoniste dhe militariste e Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të Vojislav Sheshelit dhe të Kishës politike ortodokse serbe, strategjia gjeopolitike e platformës së tyre të përbashkët kishte për qëllim zgjerimin e kufijve të Velika Serbisë.

“Sulmi, mbrojtja më e mirë” e presidentit Nikoliq

Si thotë një fjalë popullore, “hajde, pasi po të rrahë dreqi kërpesh këmbëve”, të debatojmë në temën se cili ishte “inspirimi” dhe modeli i formimit të ISIS-it, Kosova e cila në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë është çliruar dhe pavarësuar më 17 shkurt 2008 nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, të cilën, deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete të bashkësisë ndërkombëtare, apo Velika Srbija dhe Republika srpska, të cilat janë krijuar me agresion, me terror dhe me gjenocid (1878-2016).
-Edhe çetniku-vojvoda i Vojislav Sheshelit dhe presidenti aktual i Serbisë, Tomsilav Nikoliq gënjen, manipulon dhe ndërron tezat sikurse Slobodan Milosheviqi se gjoja “Kosova është Serbi”, se “Kosova është model i ISIS-it”!?

Kjo është tragjedia dhe fataliteti i politikës gënjeshtare dhe falsifikuese serbomadhe kolonialiste dhe etnocentriste, që nuk pajtohet me të vërtetën e realizmit politik të socialdemokratit Dimitrije Tucoviq, kur thotë se “Derisa serbët nuk e kuptojnë se ndodhen në tokën e huaj, kurrë nuk do të kenë marrëdhënie të mira me shqiptarët”.
Të gjithë ata që e njohin historinë e Ballkanit, e dinë se Velika Srbija është formuar në saje të gjenocidit dhe të terrorizmit shtetëror të Serbisë, që nga njohja e saj nga Kongresi i Berlinit, më 1878, si dhe Republika srpska e Radovan Karaxhiqit dhe e Ratko Mladiqit, është formuar me agresion dhe me gjenocid (1992-2005). Këta janë shmebujt dhe modelet më tipike dhe më inspiruese të hollokasutit të dikurshëm të Hitlerit dhe të ISIS-it të sotshëm.

Ja, këtë të vërtetë të fillimit dhe të vazhdimit të gjenocidit mbi shqiptarët dhe mbi territoret e tyre të Shqipërisë Etnike, dëshmojnë edhe këto fakte nga vetëdokumentet historiko-politike serbe: ” According to the Serbian documents, 239,807 people were expatriated from October 1912 until March 1914, without accounting the children up to six years old. By august 1914 this number had increased to 281,747, again not counting those less than six years old. The vast majority of these were Albanians. Serbia and Montenegro plundered 381,245 hectares of land in Kosova and Macedonia. In Kosova 228,000 hectares of land were taken for colonists, and it was settled by 15,943 families. The ‘Serbization’ of Kosova continued until 1941. In this way the territory for the Serbian national element was created.”( https://espressostalinist.com/genocide/albanian-genocide/).

Gjenocidi serb

Pavarësisht nga ndryshimi dhe shtrembërimi i tezave historiko-politike dhe shkencore të KOS-it dhe të pushtetit kolonialist serbomalazez, se shqiptarët “janë ekstremistë e terroristë” etj., e vërteta është kjo: serbët dhe malazezët janë ata, që karakterizohen nga këto cilësime ndëshkuese në kurriz të shqiptarëve dhe të së drejtës së tyre historike mbi Kosovën, përkatësisht Shqipërinë etnike.

Historikisht, ushtrimi i gjenocidit kolonialist dhe i holokaustit të Serbisë dhe Malit të Zi mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike, në interval kohor është më i gjatë dhe më tragjik sesa holokausti i Hitlerit mbi popullin hebrej (1939-1945), sepse holokausti serbomalazez mbi shqiptarët dhe territoret e tyre etnike, daton që nga viti 1842, dhe fatkeqësisht, dhe për turpin e gjithë Evropës së qytetëruar, është i pranishëm edhe sot, në vitin 2016 të shekullit XXI. Mirëpo, për mosalarmimin dhe murkullimin e holokaustit serbosllav mbi shqiptarët dhe Shqipërinë etnike, deri më 1999, me rastin e ripërsëritjes së tij në Kosovë, është fajtore dhe mban përgjegjësi shkenca dhe politika shqiptare, të cilat, edhe pse kanë qenë të kufizuara dhe të kushtëzuara nga rrethanat dhe faktorët e politikës ndërkombëtare, nuk e kanë dhënë kontributin maksimal në ndriçimin e të gjitha aspekteve të holokaustit serbosllav mbi Shqipërinë dhe mbi shqiptarët, në dimensione kombëtare as ndërkombëtare, ashtu si ka vepruar në mënyrë objektive dhe racionale politika dhe shkenca hebreje në denoncimin e holokaustit nazifashist të Hitlerit.

Pikërisht, një defekt i këtillë i politikës dhe i shkencës gjithshqiptare ka ndikuar, dhe ka pasur për pasojë, që holokausti serbosllav të ripërsëritet në Kosovë në përmasa drastike, me ç’rast në saje të luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së dhe të ndërhyrjes luftarake të NATO-s, duke falenderuar angazhimin të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me presidentin e tyre, Bill Klinton në krye, jo vetëm se ai u përballua me sukses, por edhe për herën e parë, para botës, edhe i është çjerrë maska shekullore e tij.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 610 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi