Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zeqir GËRVALLA – PËR MIRËSITË: QË S’E HUMBIN VLERËN DOT…
Publikuar më 11 shkurt, 2016 në orën 11:18 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.














PËR MIRËSITË: QË S’E HUMBIN VLERËN DOT…

Të gjithë: ATYRE… që dinë e nderojnë: të merituarit… si - në të gjallë…
Si - kur janë larg,të mërguar…si - kur ikën nga kjo botë…e,- ndërrojnë jetë…
Po, të tillët-tillat… kanë: zemër për zemër, shpirt për shpirt…e sy - në ballë…
Jo, jo… MIRËSITË: KOMBËTARE-NJERËZORE, - asnjë kohë s’i tretë!
------------------------------------

SOVE”: “Për Zeqir Gërvallën, liria është… ylber mbi ujëvarë…” si dhe punim-vështrimin e të nderuarit Qerim Pllana: “Në vend të përvjetorit përkujtues”, - kushtuar të ndjerit, fort të nderuarit Dr. Sefedin Fetiut;
e, - që vtin e kaluar ( 2015 ): edhe Qerim Pllana kishte ndërruar jetë; e, - që tashmë: që të dytë, Sefedini e Qerimi janë, Atje – në Parajsë, tek ZOTI NJË, në jetën e amshuar…
Prandaj, mendoj: se (ri)publikimi i këtyre dy Vështrimeve edhe në AlbaniaPress.-in, e ka vlerën e vet; sepse, janë me DASHURI për Njeri-KOMB-ATDHE-LIRI-NJERËZI, të gatuara shpirtërisht n’Art-Kulturë… që - në asnjë kohë: s’e humbin Vlerën, KURRË.
----------------------------------------------

Në Heidelberg të Gjermanisë, me rastin „Flakës së Janarit“ u promovua libri i poetit dhe atdhetarit Zeqir Gërvalla, „Me o®ë Kosove”.

Shkruan Sami Krasniqi

Për Zeqir Gërvallën, liria është … ylber mbi ujëvarë…
------------------------

Liri, e shtrenjtë sa s’ka
Që kurrë s’po mund të të takoj,
Që kurrë fati s’më ra-
Njëherë të të përqafoj…
Të parafytyrojmë… të shohim edhe më të bukur se sa je…
(Z)emër-Shtat-Sy…
Oh! Ty Mbretëresha e bukurive, (I)LIRI, më e bukur
Se çdo fantazi…
Se çdo ëndërrallë…
-------------
Nnga përmbledhja „Me O®ë Kosove” e Zeqir Gërvallës

Vëllezër dhe motra!
Të nderuar familjarë të dëshmorëve të lirisë!
Shumë të nderuar z. Berat Luzha, z. Isa Prekadini!
Të respektuar drejtues të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart, z. Kajtazi, z. Lladrvci!
Të nderuar bashkëveprimtarë, ju përshëndes!
Zonja dhe zotërinj

Këtij „Përkushtimi letrar“, sot i mungon diçka, i mungon prezenca fizike e atdhetarit dhe poetit Zeqir Gërvalla, autor i njëres prej veprave të cilat do të promovohen sot, të asaj „Me o®ë Kosove“.
Por, të nderuar pjesëmarrës, ashtu siç jemi mësuar, ta gjejmë Bacën Zeqë gjithëherë, atje ku bëhen punë të mira për Kombin dhe Atdheun, atë edhe sot, me mendje dhe zemër, me mallin e shpirtit të tij të madh dhe të lirë, e kemi këtu, këtu në mesin tonë. Si dëshmi të kësaj që thash pak më lart, në vazhdim do të lexojë një poezi nga libri të cilin sot po e prezantojmë. Që në fillim më duhet të pranojë, se unë nuk di as të lexojë e as të recitojë mirë poezi dhe për këtë i kërkoj falje vargjeve në vijim dhe autorit të tyre.

SHI VJESHTE

Nga nënstrehë e Bildingut 7 vështroj...
Ombrellën e mbyllur në dorë e mbaj(ë)…(!)
Ta hap…? Të nisem…? Ku të shkoj(ë)…?
O zot, është ky shi, shi apo i qiellit vaj(ë)?!

Ah, më ka marrë malli për shokë e miq(ë)…
(O, edhe për gur(ë) e dhe t’Kosovës t®ime,atje, larg…)
Të takohemi… në rrugë… të kthehemi në ndonjë kafiq…
Të pimë nga një kafe…Të llafosemi për ndonjë varg….!

Nëpër kujtime të gjithëve , o të dashur , ju takoj….
Ju s’më shihni…e, unë, prej së l-a-r-g-u-t…
Vij…ë, me mallin e shpirtit ju përqafoj(ë)…..!

Po… Nganjëherë, ju qortoj(ë) për ndonjë cikërrim(ë),
Nganjëherë, edhe Ju më qortoni: përse mbeta kaq larg!
Ç’tju them me fjalë? Faji-thonë është jetim…
Hej, pyesni lotin tim – shi vjeshte në v-a-r-g…!

Plot dashuri e forcë, mallë e dhembje, shpesh edhe të shqetësuar, por kurrë e as edhe për një sekondë të thyer e të dorëzuar do ta gjejmë kudo
poetin dhe atdhetarin Zeqir Gërvalla. Të tillë do ta gjejmë, edhe në Tiranë edhe në Prishtinë, edhe në Shkup edhe në Prevezë, edhe në Ulqin e edhe në Preshevë. E kishin parë duke kërkuar një varg herë në Kaçanik e herë në Filat, e kishin takuar edhe në Vraninë. Nëse Lasgush Poradeci, përmes vargut, me Drinin plak mes për mes i bie Shqipërisë, për të cilin që moti Norbert Jokl-i do të thoshte: “ Ja sa bukur poeti, iu lë trashëgim brezave të ardhshëm Shqipërinë Etnike….“, Zeqir Gërvalla, qysh në vargjet e para, cep më cep e sheh, e këndon dhe e përqafon Shqipërinë, prandaj jo së koti Gërvalla njihet ndryshe edhe si poeti Bashkimit Kombëtar. I tillë ishte dje, i tillë është edhe sot, tërë jetën në shërbim të Atdheut. Por, për dallim nga Gjorg Balshaj në „Tri këngë zie për Kosovën“, i cili që nga beteja famëkeqe e Fushës së Mëllënjave, në çdo ngjarje të rëndësishme, aheng, madje edhe mort, sa herë Vlladani me „gusllen“ e tij ia merr këngëvajit për Kosovën, ky nuk bën asgjë tjetër veçse, përmes lahutës, thërret shqiptarët që të ngrihen për të shpëtuar Kosovën, Zeqir Gërvalla jo vetëm që shkruan e këndon, por edhe vepron e sakrifikon duke mos iu dhimbsur as jeta për çlirimin e gjysmës së atdheut të robëruar, qëllim për të cilin, as nuk frikësohet e as nuk mashtrohet, madje e quan vetën të pafat që nuk ka rënë për LIRI…,sepse ndryshe nga Gjorg Balshaj, për
Atdheun sipas Gërvallës, jo vetëm që duhet të shkruhet dhe këndohet, por edhe të luftohet, bile edhe të vdiset, sepse, gjithnjë sipas Gërvallës dhe filozofisë së tij të flijimit për Atdhe, vdekja nuk është vdekje,por rilindje e cila Lirisë do t’i qëndrojë si roja dhe mbrojtja më besnike. Prandaj, heronjtë edhe në luftë, qoftë edhe në momentin pak para se të bien, këngën nuk e ndalin.

Të nderuar miq të këtij „Përkushtimi letrar“
Gjithëmonë i tillë ishte Zeqir Gërvalla. Ishte rritur dhe edukuar që të jet vetëm ai që është, njeri që e don Atdheun dhe Popullin e tij, njeri që i dhembin dhe e trishtojnë plagët e Atdheut dhe Popullit të tij.
I tillë ishte edukuar, i tillë ishte frymëzuar dhe porositur nga familja, në veçanti nga axha i tij Mulla Ramë Gërvalla, i cili kishte qenë intendant i ushtrisë së Hasan Prishtinës në Vushtërri. I tillë, ishte edukuar dhe përbetuar, duke e ndjerë thellë e në shpirt, përditë e më shumë, dhembjen që shkakton robëria dhe ndarja, i tillë ishte rritur dhe pjekur duke dëgjuar dhe lëxuar për gjakun e derdhur, prandaj qysh heret, fare në moshë të re me mendje, shpirt dhe zemër ishte betuar në Zotin, Atdheun,Tokën e të parëve dhe Gjakun e derdhur për liri, se tërë jetën, do të vargënoj, punoj dhe sakrifikoj gjithëçka për të mirën e Lirisë dhe Shqipërisë…
I tillë ishte dhe si i tillë forcohej edhe më tepër, kur lëxonte dhe dëgjonte për pendën, mendjemprehtësinë, qëndrimin dhe guximin e Bacë Adem Demaçit, familja e të cilit gjithashtu vinte po nga i njëjti fshat, nga Lupçi i Poshtëm. Mahnitej dhe fisnikrohej kur lexonte: „Kthimin“, „Kur Zoti harron“, „Gjarpijt e gjakut“, ndersa autorin e tyre e donte dhe e çmonte dhe me të, fare pa u takuar,ishin njohur si vëllëzer të një ideali.

Zonja e zotërinj
I tillë çfarë ishte ai, duke parë se parimet bazë të drejtësisë,ndaj Atdheut tonë ishin shkelur rëndë dhe se të tjerët, përçudnisht kishin bërë dhe po ribënin harten e Atdheut tonë, ndersa interesat donin të kuptimsonin krimin për të ricikluar vrasje, krime dhe tragjedi të reja, Zeqir Gërvalla së bashku me: Adem Demaçin Fazli Grajçefcin,Avdyl Lahun,Azem Beqirin, Selman Berishën, Rexhep Elmazin, Ahmet Haxhiun, Hilmi Rakovicën e shumë vëllëzer të tjerë prej ideali, do të bashkëthemelojnë,(gjegjësisht do të bashkëveprojnë) LRBSH-në, ku qëllim i parë dhe i fundit i saj ishte: bashkimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të aneksuara nga Jugosllavia, po citoj „me Nanën Shqipni“. Ishin të vendosur dhe të guximshëm për të luftuar dhe ngulur këmbë, pa u hutuar për asnjë çast, në të drejtën që i takon Atdheut. Vendosmërinë dhe guximin e tyre do ta shohim tek këto vargje të Fazli Grejçevcit, i cili pas burgosjes së shokëve, shkon dhe vetëdorëzohet në polici, ku pas dy javë torturash, më 17 gusht 1964, Lirisë dhe Atdheut do t’ia falë jetën dhe shpirtin e tij të lirë….

Kam dalë dhe prore kam me dalë
Bregoret me sy çiltërie me i soditë
Kurrë kangen time s’kam m’e ndalë
Rrugët e mbara tue i shndritë

Vdekja e Fazliut, poetin e bënë edhe më të fortë. Dhembja natyrisht se ishte dhe është e madhe, por motivi për të qëndruar dhe besuar shumëfish më i madh. Dhe, me këtë rast Gërvalla, në pamundësi për të shkruar, në burgun e Nishit do ta krijojë përmendësh një poezi, për siç shprehet ai “Vëllain e dhembjes krenare”, të cilën, duke ua recituar shpesh e me lotë në sy e kishin mësuar edhe shokët tjerë të burgosur.

Të nderuar miq.
I tillë ishte Zeqir Gërvalla, i ndjekur, i burgosur i ndaluar, ishte i tillë, pasiqë ai vinte nga një popull i ndjekur, nga një popull i burgosur dhe vinte nga një popull i ndaluar.
Ai nuk luftoi për të ndërruar regjimet, jo, por ai një jetë të tërë punoi për të larguar robërinë, e cila për çdo ditë po ia mbyste pak e nga pak Atdheun, e për çdo orë po ia vriste Lirinë, jo ai nuk luftoi pse Krajli në Kalimekdan shumë të drejta kishte rezervuar për vete, ndërsa Senatin e kishte lënë sa për sy e faqe, jo, ai nuk ishte Bruti, edhepse Krajli në Kalimekdan, ëndrronte ditë e natë të ishte si Cezari.
Edhepse për një kohë të gjatë, në të gjitha redaksitë dhe shtëpitë botuese të asaj kohe, emri i Zeqir Gërvallës ishte shënuar me ngjyrë të kuqe, ai nuk e humbi kurajon, ai nuk u ndal së shkruari. Shkruante panderprerë. Rrallëherë, me ndihmën e ndonjë vëllai prej ideali, siç thotë ai vet, të cilët në kohë të ndryshme mund të gjendeshin në ndonjë redaksi, botoi nën pseudonime të ndryshme si: Zeqir Gurraj, Lalush Shijaku, Sokol Llapi, Jusuf Berati, Hanëmshahe Bajrami, Flakron Gurari, Hana Malësori etj, por shpesh ndodhte që rojet besnike të të ashtuquajturit vëllazërim-bashkim të hetonin dhe zbulonin, se kush fshihej pas këtyre emrave dhe reagimi i tyre vinte si një frikë e trazuar, që i ngjan bubullimës së frikshme e cila vjen papritur në pikun e natës.
“……Mirëpo, poeti dhe njeriu Zeqir Gërvalla”, siç thotë Dr.Sefedin Fetiu,”nuk ndalet, nuk e humb shpresën dhe gjithënjë angazhohet edhe në veprimtarinë e përditshme edhe në krijimtarinë e palodhshme poetike dhe artistike, që fjalën dashuri ta mbjellë midis njerëzish, t’i zgjojë të përgjumurit dhe t’i drejtojë të paudhurit.” Ishte korriku i vitit 1998 kur Dr. Fetiu i tha këto fjalë, atëherë në Kosovë po bëhej luftë për jetë a vdekje.
Por, ato ditë Kosova po e vriste vdekjen, sepse jo shumë kohë më parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kishte vrarë vdekjen e bashkë me të edhe frikën e cila vjen prej saj. Dhe kështu një komb i tërë, sikur ai drenicaku në “Bisedë përmes hekurash”, “…pa hamendje dhe trimërisht kishte pranuar ...konceptin filozofik të vdekjes si mundje…..”.
Në gjithë këtë zgjim të madh ku ashtu si vlerat edhe rreziqet ishin të mëdha, Zeqir Gërvallën e gjejmë si këshilltar të lartë në Zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të hapur në ato kohë, në mes të Prishtinës nga Legjenda e gjallë e luftës për liri, Bacë Adem Demaçi.
Por, Zeqir Gërvallës do t’i ndodhte ajo të cilën kurrë s’e kishte dëshiruar e as menduar….largimi nga Atdheu.Kështu, poeti do të përjetonte edhe tmerrin e Bllacës, të cilën në një vjershë tjetër e quan “ferr shqiptarësh” Se një gjë të tillë nuk e kishte menduar dhe dashur, më së miri mund të shihet në poezinë”Lot i ngrirë në sy” në të cilën do të shprehej: “…..(Ngul këmbë aty – ku guri e dheu të njeh….”, ndërsa se sa të rëndë e kishte përjetuar largimin nga Kosova më së miri na rrëfejnë vargjet në vijim:

Ngase prej Teje varg
Me dhunë na përzunë:
Do të ik sa më larg -
Që të dua më shumë!

S’dua t’i bëhem barrë
Askujt veç vetës…
Kështu qenka thënë, vallë
Fati im i jetës.

Jo. S’ta ktheva shpinën kurrë
Për luks e lakmi……
Por, ah! S’pata fat si burrë
Të bie për LIRI…

Ende pa përfunduar lufta, poeti fillon jetën e mërgimtarit në SHBA. Por, edhe atje nuk ndalet, edhe atje vazhdon të shkruaj, edhe atje vazhdon të veprojë në të mirë të Lirisë dhe Atdheut. Atje e shkruan poezinë „Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës“, e cila do të mbetet në hisotrinë e letërsisë shqipe, si dhe në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane si vjersha të cilën me të lëxuar Presidenti i atëherëshëm Klinton, nga emocioni nuk mundi t’i përmbajë lotët, ndërsa në shenjë mirënjohjeje dhe premtimi se do të vazhdojë për ta ndihmuar Kosovën, do t’i shkruaj personalisht një letër poetit. Por, miq të nderuar, para se t’iu lëxojë letrën e Presidentit Klinton, do t’iu them dy strofa nga poezia në fjalë:

Ne s’na kënaq vetëm ushqimi
Qetësia, puna e paqja në dhe të huaj
Po liria – shkollimi – ndërtimi
Në Kosovë ku bukës i thonë bukë e ujit ujë

Por, ju lutem shumë Amerikë, o botë
Të mos na lini të ndarë e të shpërndarë veç e veç
Të mos na bëni vazhdimisht të derdhim lot(ë)
Se s’paska më rëndë, se s’paska më keq……

Ndërsa Klinton i përgjigjet poetit mërgimtar:
I dashuri Zeqir, E mora kopjen e poezisë “Amerikë, dëgjoje zërin e Kosovës” dhe dua të të them se shumë më kanë prekur fjalët e juaja të përzemërta.
Të jeni të sigurtë se do të qëndroj i paluhatshëm për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke u ndihmuar edhe vendeve të tjera të rajonit të ecin përpara kah një e ardhme e ndritshme. Duke ju dërguar dëshirat e mia më të mira, shpresoj se ditët që do të vijnë do t’ju sjellin juve më shumë gëzime.
Me nderime Bill Clinton

(******iu tregohet të pranishmëve një kopje nga origjinali*****)
Këtu hynë kopja e Letres së Clintonit…

Përmbledhja „Me o®ë Kosove“ është libri i shtatë me radhë i botuar i Zeqir Gërvallës, në të njëjtën kohë bashkë me „Lulëzimin e rrënjës“, kjo është vepra e dytë e cila promovohet edhe këtu në Heidelberg. Vetë titulli „Me orë Kosove“, është mjaft simbolik, figurativ dhe metaforik. Fjala orë në gjuhën shqipe, sipas FGjSSH si fjalë e parme dhe e vetme, ka mbi dhjetë kuptime, ndersa së bashku edhe si kompozitë arrinë në mbi tridhjetë kuptime të ndryshme semantike. Gërvalla në librin e tij këtë fjalë e përdor herë si mjet që matë dhe tregon kohën, për të cilën thotë se: „…Unë orën time të dorës,… ende s’e kam kthyer me t’Amerikës dhe s’do ta kthej kurrë ….kjo orë dore është kurdisur në Kosovë….dhe për Kosovën do të rrahë gjithëmonë…“, herë si moment vendimtar, i cili në rrjedhen historike nuk mund të përsëritet shpesh, shembull për këtë është poezia: „Ora e (I)Lirisë“, por në ndonjë rast tjetër e përdorë edhe si figurë mitologjike shqiptare si psh ora e bardhë ora e mirë, ndërsa i tillë çfarë është poeti, në fjalorin e tij nuk gjendet ora e zezë, apo ora e ligë.
Prandaj metafora e orës në vepren të cilën sot ne e kemi përpara, është ajo ngjyra kryesore e saj, ndërsa kur kësaj ia shtojmë edhe zogun në kafaz, gjethin i cili bie nën degën e vet si dhe fluturën e cila poetit ia merr frymëzimin, të gjitha së bashku si figura stilistike përbëjnë tablonë e hijeshisë artistike të librit: „Me o®ë Kosove“.
Gjuha e poetit e përdorur në këtë libër, është një gjuhë mjaft e pasur, e cila respekton gjithësesi normën letrare,me përjashtim të ndonjë rasti i cili është i lejueshëm dhe mjaft i kuptueshëm në një vepër artistike. Në ndonjë rast bie në sy, bashkimi i një emri me ndonjë mbiemër, apo mbase edhe me ndonjë kategori tjetër gramatikore, raste të cilat vetëm sa e zbukurojnë vepren, ndersa gjuhën tonë e bëjnë edhe më të pasur, psh trimurti, Lulelupçi etj.
Jo vetëm sot, por sot edhe në çdo mot, sa herë të lëxohet vepra e Gërvallës, sa herë të kujtohet dhembja, malli dhe dashuria e tij, do të dritësohet edhe më shumë, dhe vetëm atëherë do të kuptojmë se neve na duhet edhe më shumë dashuri, respekt, ndihmë dhe besim ndaj njëri tjetrit, sepse të bashkuar dhe të dashur mes vete, do të jemi edhe më të fortë e edhe më të çmuar.
Zonja dhe zotërinj, Zeqir Gërvalla sot jeton në Amerikë. Ai, atje është duke jetuar keq, por edhe më keq është se, ai tani jeton atje gati i harruar. Gati i harruar edhe nga të dy Republikat e Atdheut të tij. Por, kjo nuk është ndonjë risi në historinë tonë, sepse, a nuk ishte kështu edhe me Frashërin e Nolin, edhe me Konicën e Fishtën, edhe me Kutelin e Poradecin. Kështu ishte, prandaj kështu edhe i kemi ne punët sot.
Dhe krejt në fund, edhepse ndoshta dikuj i duket se jam zgjatur pak si tepër, por ju them sinqerisht, se, nuk mundja dhe nuk dëshiroja, që edhe ne sot, në këtë ditë përkujtimi, të bëheshim pjesë e atij gjysmëharrimi të poetit dhe atdhetarit Zeqir Gërvalla.
Këtë fjalë timen sot, dua që ta mbyllë me katër rreshtat e parë të poezisë: „Sytë e dëshmorëve“, të cilën poeti ua kushton shokëve të veprimtarisë dhe vëllezërve të idealit: Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, pra ua kushton kryeheronjëve të „Flakës së Janarit“

Ata nuk ranë therorë
Që ne
Vetëm t’u këndojmë këngë
E t’i kujtojmë në festa e datëlindje…

Shënim
Me këtë rast poetit dhe atdhetarit Zeqir Gervalla, iu ndanë dy mirënjohje, njëra nga shoqata „Iliria„ me motivacion:Zeqir Gërvalla, një jetë të tërë kushtuar atdheut, ndersa e dyta nga Unioni Artistik Gjithëkombëtar, me motivacion: Zeqir Gërvallës, për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kombëtare.
Fjalë rasti mbajtur nga Sami Krasniqi, me rastin e promovimit të librit:
„Me o®ë Kosove“, të autorit Zeqir Gërvalla, në manifestimin “Flaka e Janarit”, 2011 organizuar nga shoqata “Iliria” në Heidelberg të Gjermanisë.
-------------------------------------

NË VEND TË PËRVJETORIT PËRKUJTUES

Qerim Pllana

Dr. Sefedin Fetiu, studiues, bashkëpunëtor i lartë shkencor pranë Institutit Albanologjik të Prishtinës, pas vete la:
Studime më interes shkencor kombëtar dhe kulturor

Dr. Sefedin Fetiu, studiues dhe bashkëpunëtor i lartë i Institutit Albanologjik të Prishtinës, krijues dhe studiues i zellshëm me një potencë kreative dhe mjaftë të suksesshme, për kohën sa punojë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, pas vete la gjurmë të pashlyera me interes studiues, shkencor, kombëtar dhe kulturor. (Mbase ky studiues, nga kolegë të Institutit nuk do të lihet në margjina të harresës)!
Për veprat e këtij studiuesi, (pas vdekjes), Instituti në fjalë ka një borxh njerëzor dhe moral. Për t`i kompletuar dhe botuar veprat që la pas, i ndjeri Sefedin Fetiu. Ato do të duhej të botohen më një opus si një tërësi e veçantë. Meqë shprehinë interes kombëtar për gjuhësinë, letërsinë dhe publicistikën e kohës. Ai përkundër sëmundjes të gjatë dhe të rëndë, pos që u mor me studimin e letërsisë, esenë, prozën artistike dhe publicistikë, pasion të shpirtit, Sefa kishte analizën dhe kritikën letrare, si edhe poezinë, edhe pse atë e shkruante më rrallë, siç e thoshte, “e kultivoi vetëm në çaste kotësie”...
Studiuesi, Fetiu, pas vete la disa vepra më interes për shkencën e letërsisë, gjuhësisë dhe publicistikës: Tekstet e njohur të botuara të z. Fetiu janë: “Krijues dhe Krijime”, botim i vitit 1979. “Në humbëtirat e Kohës” (Prishtinë 1980, Tiranë 1985), “Vepra e Migjenit dhe kritika e saj” (1984), “Poetika e romanit shqiptar” (1992), “Alternativat e kuptimit”, Prishtinë (1994). Si dhe shumë artikuj, ese dhe tregime, të botuara në periodikun e kohës gjithandej hapësirës kombëtare.
Kohë alternative, ose... ose – do të thoshte Migjeni ..., është vepra e tij e cila përfshinë: “Aspektin teorik të kuptimit dhe të interpretimit”. Autori ndalet në shqyrtimin e këtyre nocioneve në shqyrtime dhe vepra konkrete: Ismail Kadare, Adem Demaçi dhe Teki Dervishi, posa u nda nga ne. Alternimi i tyre nga esenca në ekzistencë, nga artefakti apo artefaktet në aktualitete. Çështja shqiptare, faktori i brendshëm dhe i jashtëm ndërkombëtare, diasporë etj. Po në këtë tekst, janë përfshirë figurat e heronjve dhe të dëshmorëve të rënë për lirinë dhe çlirimin e Kosovës: Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Kadri Zeka, Kadri Kusari, si dhe Diaspora, mërgimi, dheu i huaj, atdheu etj.
Dialogu në formë letërkëmbimi me poetin Zeqir Gërvalla. “Zemër-jona”, njerëz, rrethana, dukuri, gjendja, mendësia, realiteti , aktualitetit kobzeza etj!
Nga shoqërimi ynë mjaftë i gjatë familjarë, më të ndjerin Sefedin Fetiu, te ai vërenim shqetësimin shpirtëror për çështjen kombëtare, hapësirën e tërësishme të problemeve të një kombi, të shkapërderdhur në pothuajse të gjitha aspektet. Në pikëpamje intelektuale, përçarje dhe ideologji të ndryshme të paqëndrueshme politike, ekonomike, gjithsesi ndarëse, jo bashkuese, aspak afruese etj.
Më 27 korrik në të përditshmen “Bujku”, (meqë “Rilindja” u kapërdi nga i ashtuquajturi “shtet-juridik serb”, me frymë dhe veprime fashiste, i cili kishte filluar të fshijë çdo gjë shqiptare, me një urrejtje fashiste - albanofobiste, gjithnjë në emër të memorandumit famëkeq të akademisë serbe), qe botuar poezia: “Protestë kohe” e poetit Zeqir Gërvalla. Andaj, me ndjenjat, mendimet, fjalët e strukturuara artistikisht, (do të thoshte i ndjeri S. Fetiu dhe do te vazhdonte);”më inspiroi dhe më nxiti që ta shkruaj esenë: “Përgjigje Zemër-jonës”, tok me poezinë përmbajnë një dialog kohe, apo një aspekt interpretimi të momentit, rrethanave dhe të shqetësimeve të kohës makabër që po i përjetonim atyre viteve.
Ja dy strofa të vjershës “Protestë kohe” të autorit Zeqir Gërvalla, (Sjelljet tona): ) “ Si mund të çlirohemi nga robëria, pa u çliruar nga vetvetja”? “Si mund të bashkohemi kah LIRIA pa u ndarë nga e keqja-lakmia-hilja-hajnia”..? Dhe: “Si mund ta duam ATDHEUN kur në emër të Tij –ikim prej Tij!? etj. Shumë aktuale edhe sot e kësaj dite, edhe pas 16 -17 vite! I nderuari Zeqir Gërvalla, nga Prishtina dhe Kosova e lirë, (por akoma e pabashkuar), prano shumë të fala në mërgim në Tokën, Amerikën Mike...
*Ja se si i drejtohet i ndjeri Sefedin Fetiu, me esenë: “Përgjigje Zemër-jonës”:
“E nderuara fisnike, njeriu duhet të jetë tejet zemërbardhë zemër-plotë për t`u përgjigjur në konstatimet tua sfiduese që vrujojnë e shkëndijojnë nga thellësia e zjarrtë, e sinqertë, krejt e pastër e kraterit tënd. Nuk di a e kam atë fuqi e mundësi, por po e provoj”:
“Pse bota është e këtillë! Dhe e dyta: - Pse ndodhinë prapësi e babëzi të tilla”?!
Pason vargu i poezisë: “Protestë kohe” i Zeqir Gërvallës, botuar në ‘Bujku” më 27 korrik 1994, ku thuhet:
“Kur dihet fare mirë se emri unë është: Një Gjuhë-një Popull. Një Atdhe-një Shtet, Zot yni, secilin e fali në Truallin e vet. Populli shqiptar do një kushtetutë - një Shqipëri-një shtet, një atdhe të vetë”!
Pason pasusi i fundit i përgjigjes të z. S. Fetiu: “Sado që përpiqem të të jep zemër, edhe mua me kaplon jo rrallë një frikë e pa çensuar: frikë nga ndonjë bubullimë e madhe hakmarrëse (mistike apo dialektike) për shkak të të gjitha këtyre që i shoh, i ndiej, i përjetoj, e që me zemërojnë më shqetësojnë jo më pak se ty o, zemërojnë! Shkruar dhe botuar më 31 korrik, 1 gusht 1994 në “Bujku”Prishtinë.
Autori, para kohe parandien dhe parasheh bubullimën e tragjedisë kombëtare, të cilën po e përgatiste Serbia kundër Kosovës si shumë herë më parë, duke gllabëruar pjesën tjetër çka kishte mbetur nga Kosova e vërtetë Verilindore! Nga Sanxhaku i Nishit, Toplica, Vllastenica, Surdulica, Homolet etj. Ai këtë nuk e thotë, pos që e parandien një si tragjedi të shpejtë, e cila do t`i përsëritët prapëseprapë Kosovës dhe popullit të saj si gjatë viteve 1877-78, sidomos gjatë vitit 1999!
U ndala te ky ese, duke përkujtuar të ndjerin mikun Sefedin Fetiu, dhe mikun dhe shokun e letrave, i cili është kah i kalon vitet e moshës së tretë, larg-larg në mërgim, si pasojë e Luftës së fundit të Kosovës, në SHBA, respektivisht në Nju-Jork. Poetin Zeqir Gërvalla, i cili shkriu tërë dufin, mllefin dhe dashurinë për komb, atdhe, për rininë... Sapo hapi librin e Dr, Sefedin Fetiu,”Alternativat e kuptimit”, botim i Institutit Albanologjik, 1994 Prishtinë, hasi në shkrimin e tij me dorën e vet shkruar dhe lënë një si testament për familjen time në shenj përkujtimi:
“Qerimit - prozatorit, poetit dhe publicistit të zellshëm, shokut dhe mikut të sinqertë; Zojës- bashkëshortes, mësueses së popullit dhe nikoqires të pashoqe (që i mban mend të gjitha datat e rëndësishme historike ); Djemve - Altinit dhe Albërit - nxënës, që bashkë me moshatarët dhe fëmijët e mi, (shkollohen në robëri), në shenjë respekti, përzemërsisht dhe në shenjë vëllazërie, autori”! Pason nënshkrimi i dorës së vet, shkruar dhe dhuruar më 17 shtator 1994, Kalabri, Prishtinë.
*Ndjesë pastë i ndjeri Sefë, mik, shok dhe atdhetar i spikatur i çështjes kombëtare..!
Biografia dhe veprimtaria krijuese dhe shkencore e të cilit, nuk mbaron me kaq.

Sapo t`i lexosh këto fjalë falënderimi, në libra të dhuruara dhe të nënshkruar nga dora e vet, të kaplojnë emocione sa s`ke ku të shkosh! Janë kujtime mallëngjyese për jetën dhe veprën, sfidat, emocionet dhe përkujtimin, për mikun, shokun, studiuesin, punëtorin e zellshëm shkencor të Instituti Albanologjik, të nderuarin Sefedin Fetiu. Kolegët, kohë pas kohe, do të duhej t`i përkujtojnë dhe të mos i harrojnë veprat, punën e zellshme shkencore të ndjerit Sefedin Fetiu! Ja vlen që të paktën Instituti Albanologjik, veprat e këtij punëtori shkencor, t`ia ribotoi më një kompletim opusi të veçantë, (post-mortum)! Sepse, Lavdia e Dr. Sefedin Fetiut, është shkruar, shprehur dhe është thënë në çdo vepër të tij. Më burim shumë domethënës kombëtar, patriotik dhe shkencor, letrar dhe kulturor, që pas la bashkë me familjen, dy djemtë, Nëntori aktor dhe i vëllai muzikant, bashkëshorten z. Mehreme, mjeke dhe shoqe të jetës, e cila sfidoi aq shumë për shëndetin e bashkëshortit, miq, dashamirës dhe shokë shumë!.. Lavdia dhe sfida e mikut dhe shokut Sefedin Fetiu, është thënë, shkruar dhe kultivuar në veprën e tij shkencore, artistike kombëtare dhe patriotike. Sefa pas vete la studime me interes shkencor kombëtar human dhe kulturor. Ato do të duhej të përfshihen më një opus si tërësi botimesh të veçanta të një vepre me interes kulturor, kombëtar dhe patriotik.

31 korrik 2011 (Kosovapress) Koha: 22:22
http://www.kosovapress.com/ks/repository/images/qerim_pllana_thmb1.jpg

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 1,279 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi