Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
NE DHE JUGOKOMUNISTËT SHQIPTARO-TITISTË
Publikuar më 13 shkurt, 2016 në orën 05:40 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të shkruash për jugokomunistët shqiptaro-titistë, për hapësirën që kanë uzurpuar, për shtrirjen dhe bindjet e tyre jugosllave, për bëmat dhe për krimet që i kanë kryer në kurriz të shqiptarëve në trojet dhe shtëpitë e tyre, për “shtetet” që i kanë privatizuar, shfrytëzuar e personalizuar familjarisht e klanërisht, për…, duhen shkruar libra e libra të tërë, por, ja që kjo shoqëri me pasardhësi jugosllave, jugoserbe dhe jugokomuniste, kulmërisht antishqiptare, nuk i do ata më shqiptarët, nuk i do ata që i kundërvihen, nuk i mbështetë ata që e kritikojnë ashpër e meritueshëm.

Ata që nuk e duan dhe nuk duan t’ia dëgjojnë as emrin, as zërin. Nuk duan t‘ia shohin as sytë!... E, të tillë shqiptarë, ka mjaftueshëm. Kjo “shoqëri” antikomuniste e antidemokratike i mbështetë vetëm ata që i këngojnë këngë dhe i bëjnë elozhe të parit të partisë e suitës së tij, që u bëjnë elozhe “baballarëve të kombit” e “Presidentëve historikë” që po i ringjallin e rikthejnë “triumfalisht” tradhtarët, kudo, ata që u thurin lavde për mbarë atyre që duhet thurur vetëm urrejtje e përbuzje për mbrapësht, për sa të ekzistojë kombi dhe atdheu shqiptar.

Në sistemin komunist jugosllav të “vlerave”, kanë ecur përpara vetëm ata shqiptaro-titistë që kanë qenë të kyçur në sistemin e “vlerave” komuniste e shqiptaro-titiste, në zinxhirin e pushtetit më antishqiptar që e njeh historia shqiptare, kanë ecur përpara ata këlyshë e paskëlyshë të tyre edhe më të rafinuar sesa të parët, sesa baballarët dhe nënat e tyre jugosllave e jugoserbe dhe kjo “mendësi” e të “parëve dhe baballarëve të kombit” po na kushton shtrenjtë, shumë shtrenjtë.

Jugokomunistët shqiptaro-titistë kanë uzurpuar politikën shqiptare, kulturën shqiptare (madje, këtë e kanë bastardhuar skajshmërisht, me porosi “patriotike” e “kombëtare”, si çdo sferë tjetër të jetës shoqërore të shqiptarëve!), kanë uzurpuar institucionet, shkollat, universitetin, shëndetësinë, policinë, gjyqësinë, arsimin, ekonominë, administratën, financat dhe sistemin bankar dhe gjithçka tjetër.

Dallimi i ne shqiptarëve prej shqiptaro-titistëve është i madh, i ngjanë ditës së bardhë shqiptare me natën e zezë shqiptaro-titiste, sepse, veprimtaria e ne shqiptarëve ishte politike e atdhetare, puro enveristo-shqiptare, ndërsa, ajo e kjo e shqiptaro-titistëve ishte veprimtari “patriotike” e “kombëtare”, ishte veprimtari jugosllave e antishqiptare. Por, dredhia dhe dhelpëria e tyre po del shumë më e madhe sesa e patëm (para)menduar, sepse, ata me gjithë sistemin e tyre të “vlerave” dhe të vlerave të vërteta udbasho-kosiste antishqiptare, po na shantazhon dhe po na shmangë qëllimshëm, duke e anashkaluar veprimtarinë tonë politike shqiptare, për të mirën e Atdheut dhe të Kombit.

Fatkeqësisht, disa plehra e mbeturina të “kalemit” po u dalin në mbrojtje atyre “baballarëve” dhe të “parëve” të kombit, duke u mbështetur në “vlerat“ e tyre sublime, duke i sharë të tjerët që nuk mendojnë e nuk pajtohen me të “parët” dhe “baballarët” e kombit, e, madje, duke i quajtur në bllok e kuturu, citojmë “… dhe të gjithë maskarenj, horra, sallahana e sharlatanë, që Qosjen e quajnë “renegat”, ata janë “diarrea” e Kombit Shqiptar, pa asnjë dyshim! Ata janë armiqtë më të rrezikshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike. Ata janë rrencat, përçarësit, zjarri, flaka dhe turpi i shqiptarisë dhe i Shqipërisë. Ata, i kanë hak, vetëm burgjet e Enver Hoxhës, sepse janë të pakorrigjueshëm.” A po e shihni këtë bizaritet të sallabanjaxhinjve e të sahanlëpirësve komunistë e shqiptaro-titistë, shqiptaro-titist. Po, kujt i duhet Atdheu që e bashkojnë tradhtarët, “agallarët”, “baballarët” dhe të “parët” e Kombit që i kanë shërbyer secilit pushtues që ka ardhur si pushtues e poshtërues i trojeve tona etnike?!... Kujt?

Diç e tillë nuk do duhej të thuhej, madje, duke i quajtur antishqiptarë e çka jo tjetër ata që e marrin guximin intelektual e kombëtar dhe i kritikojnë “baballarët” dhe të “parët” e kombit, për vetë faktin se shumë shqiptarë si ne kanë shkruar edhe më mirë se ata “baballarë” e të “parë” të kombit për vlerat letrare të “Bagëti e bujqësisë” së Naim Frashërit dhe për veprat e rilindësve të tjerë shqiptarë, kanë shkruar edhe studime më të qëndrueshme sesa “akademikët”, “baballarët” dhe të “parët” e kombit, si për shembull: Studime fonologjike të zanoreve hundore frënge dhe shqipe, të vlerësuara me nota maksimalisht të larta por ja që “akademikët”, “baballarët” dhe të “parët” e kombit nuk kanë lejuar që të publikohen punimet e tilla, sepse, të drejtën ekskluzive për të botuar gjithçka (pordhë e koqepordhica “erotike” e “patriotike”) e kanë pasur të rezervuar dhe e kanë gëzuar, siç e kanë edhe sot, vetëm shqiptaro-titistët me këlyshë e me kudra!...

Pasqyrë reale a atdhedashurisë shqiptare janë opinionet e një plejade të tërë shqiptarësh të përndjekur e të linçuar edhe sot, si Afrim Morina, Mehdi Hyseni, Zeqir Duraku, Beqir Elshani, Dilaver Goxhaj, Faik Smajli, Gjokë Dabaj, Sheradin Berisha, Koço Danaj, Sejdi Veseli, Xhevat Bislimi, autori i këtij shkrimi, etj.

Dhe, çdo pasqyrë tjetër, sot, po e qet në shesh dhe po e shpërfaqë botërisht “fytyrën” më të shëmtuar jugokomuniste të shqiptaro-titistëve, “fytyrën” e tyre “politike e patriotike”, “parlamentare”, “akademike”, “kulturore”, “letrare e artistike”, “shkrimtarore”, “arsimore”, “shëndetësore”, “policore”, “juridike”, “administrative”, “gazetareske”, “sportive”, “muzikore”, dhe, “fytyrën” e vërtetë të një kategorie të të “burgosurve politikë shqiptarë”, “UÇK-iste”, etj.

Njerëz të tillë jugokomunistë, shqiptaro-titistë, ka pasur në të gjitha poret e sistemit antishqiptar të Krahinëës Socialiste të “Kosovës dhe Metohisë”, bile, që të gjithë i quanim “burra të mirë”, “baballarë të kombit”, “Presidentë historikë”, se ishin dhe duhej të ishin “të parët” kudo: Edhe në “Kulturë”, edhe në “Politikë”, edhe në “Milici”, edhe në “Ushtri” (“APJ”), edhe në “Gjyqësi”, edhe në sistemin “Bankar” e në “Financa”, edhe në “Arsim”, edhe në “Shendetësi”, edhe në “biznes”, edhe në “Administratë” edhe në “Akademi”, edhe në “Institutin (N)Allbanologjik”, edhe në “Sport”, edhe në “Muzikë”, edhe në “Ekonomi”, edhe në “Gazetari”, edhe në “media”, edhe në shkrimtarokraci, e, kudo tjetër!…

Është e udhës për ta thënë të vërtetën, sepse, vetëm duke e thënë të vërtetën, (vetë)pastrohemi dhe i hapim udhë shqiptares dhe shqiptarizmës, mendimit të pastërt atdhetar e ko mbëtar, për të ecur drejt përpara, për ta çarë mjegullën që po e mbajnë zgjuar në horizontin tonë shqiptar jugokomunistët shqiptaro-titistë, që kanë shpalluar “Republikën e Kosovës”, për të qëndruar në pushtetin e premtuar nga Rankoviçi, Titoja e Millosheviçi!...

Jugokomunistët shqiptaro-titistë kanë qenë hallka e parë dhe e fundit, hallka më e fortë e pushtetit antishqiptar në trojet e pushtuara shqiptare nga ish Jugosllavia, dhe, si të tillë, sot, nuk do të duhej të ishin kaq të zëshëm, kaq “patriotë” e kaq “shqiptarë” të mëdhenj, sa po na shfaqen para sysh, sa fitohe përshtypja e gabuar e tyre se ne nuk i njihnim dhe nuk i njohim se kush dhe cilët qenë dje, kush dhe cilët janë sot, e, kush e cilët do jenë nesër!...

Tash, po i shohim në vrap, theqafas, secilin para tjetrit, duke e treguar “atdhetarizmin” dhe “kombëtarizmin” e vet! Madje, duke na e sjellur në kujtesë, përditë e më shumë, jugokomunizmin dhe shqiptaro-titizmin LKJ-isto LDK-ist, në “Parlamentin e Republikës së Kosovës” dhe jashtë tij!...

Pra, ta themi shkoqur, ne jemi baza ideologjike, politike e shqiptare, e betimit dhe luftës për bashkim kombëtar dhe për liri shqiptare, e, jugokomunistët shqiptaro-titistë qenë dhe mbetën baza ideologjike, politike e jugosllave, antishqiptare, për copëtimin e Shqipërisë shqiptare, sa që me “shtetet” e tyre “patriotike” e “shqiptare” po qeshën një botë e tërë!...

Ne po punojmë e po luftojmë pa para, për ta bërë Shqipërinë shqiptare, ndërsa, jugokomunistët shqiptaro-titistë, po punojnë e po luftojnë për t’i zaptuar vendet kyçe të çdo sistemi “patriotik” e “shqiptar”, ato ku ka mëse shumti para dhe ato nga të cilat vidhen mëse shumti të adhurat kombëtare të popullit dhe të Atdheut tonë shqiptar!...
Medet!...

Burojë, më 11 Shkurt 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 65 vizitorë
Lexuar: 499 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi