Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Madeleine Albright është shpëtimtare e Kosovës, ndërsa Milosheviqi ishte kriminel!
Publikuar më 13 shkurt, 2016 në orën 05:49 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometi diplomatik

*** Ish-sekretarja e Departamentit Shtetëror të Amerikës, Madeleine Albright krahas Presidentit historik të saj, Bill Clinton, ka dhënë kontributin më të madh për të çliruar dhe pavarësuar Kosovën nga Serbia kolonialiste, hegjemoniste dhe gjenocidale (1912-1999).

Prandaj, jo vetëm Donjeta Morina, por asnjë shqiptar nuk ka asnjë të drejtë morale, njerëzore dhe ligjore, që t’i quajnë “kriminelë të luftës” çlirimtarët, shpërtimtarët dhe miqtë e mëdhenj dhe të përjetshëm të Kosovës shqiptare: Z. Madeleine Albright, Bill Clinton, William Cohen, William Walker, Gjeneralin Wesley Clark, Richard Holbrook, George W. Bush dhe Condoleezza Ricee, sepse këta me aleatët e tyre evropianë perëndimorë kanë meritat kryesore që sot Kosova është e lirë, e pavarur dhe sovrane, e shkëputur përgjithmonë nga Serbia kolonialiste pushtuese (1912-1999).

Pa dyshim se këto personalitete shtetërore me famë botërore kanë meritat e veçanta dhe të jashtëzkanoshme, që sot, edhe nëna e Donjetës, Sevdie Morina është prokurore e Kosovës, ndryshe, po të ishte Kosova nën Serbinë e Slobodan Milosheviqit, ajo do të përfundonte sikurse Rrahman Morina në bërllogun e Serbisë fashiste pushtuese (1989-1999).

Slobodan Milosheviqi ishte kriminel dhe vrastar, jo Madeleine Albright, e cila e ndëshkoi Serbinë për krimet e gjenocidit në Kosovë (1998/1999).

Prandaj, logjikisht, moralisht dhe ligjërisht, mbesa e Rrahman Morinës, Donjeta Morina, kriminel lufte, do të duhej ta quante Slobodan Milosheviqin, i cili e dogji Kosovën dhe barbarisht vrau dhe masakroi mbi 20 mijë shqiptarë (foshnja, fëmijë, gra, vajza, djemë dhe pleqë) dhe me dhunë, me tortura dhe me terror dëboi mbi 1 milion shqiptarë nga shtëpitë dhe nga vatrat e tyre stërgjyshore.

Gabim dhe turp i madh

Si është e mundur që Donjeta Morina, vajza e Prokurores së Kosovës, Sevdije Morina, ta ofendojë ish-sekretaren e Departamentit Shtetëror Amerikan, Madaleine Albright, duke e quajtur “kriminele të luftës”?!( www.botasot.info, 9 shkurt 2016)

-Pse, nga doli kjo, që një vajzë shqiptare e Kosovës, e cila ka përjetuar tmerrin, kalvarin, maskrat dhe gjenocidin serb, Madeleine Albright ta etiketojë, ofendojë dhe akuzojë si “kriminele të luftës”?!

-Po, Albright nuk ia ka vrarë axhën Rrahman Morina (kuislingun shqipfolës), por Slobodan Milosheviqi, sepse ai verbërazi pranoi të bëhej argat dhe hyzmeqar i regjimit të tij kriminel, vrastar dhe gjenocidal për t’i shfarosur shqiptarët dhe për ta serbizuar Kosovën shqiptare (1989-1999)!

Me çfarë të drejte ajo e ka etiketuar si “kriminele lufte” ish-sekretaren e shtetit amerikan, diplomaten dhe pedagogen e shquar të Universitetit Georgetown të Uashingtonit, Madeleine Albright, e cila ishte dora e djathtë e ish-presidentit Bill Clinton për shpëtimin e mbi 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe të Kosovës nga agresioni, nga terrori, nga masakrat, nga shpërngulja me forcë dhe nga gjenocidi serbomadh i Slobodan Milosheviqit ( 1998/1999)?!

Pyetja e parë është kjo, çfarë e ka shtytur Donjeta Morinën, që të shprehet me atë fjalor ofendues dhe akuzues të politikës dhe të propagandës së ndyrë fashiste serbomadhe, se “Madeleine Albright është kriminele e luftës”?

-Kush është janë ata apo ato, që e kanë indoktrinuar Donjetën për ta urrejtur Madam secretary Madeleine Albright, pa e ditur fare se kush është ajo, pa lexuar fare biografinë dhe veprat e saj politike dhe diplomatike shkencore dhe jetësore?
Çfarë faktori i brendshëm a i jashtëm ka ndikuar që Donjeta Morina të shërbehet me fjalorin fyes dhe urrejtës serboamdh kundër Madeleine Albright?
Pse , pa asnjë arsye, Donjeta Morina e ka ofenduar Madeleine Albright si “ kriminele të luftës”, kur kjo, nuk ka marrë pjesë në asnjë luftë qoftë në Kosovë, qoftë në Kroaci apo në Bosnjë?!

Në vend të spekulimit, duke kërkuar motivin shtytës të këtij rasti të turpshëm dhe skandaloz, përgjigjjen më të saktë këtyre pyetjeve, do të duhej ta jipte vetë Prokurorja e Kosovës, nëna e Donjetës, e cila do të duhej të dinte se çfarë e ka shtyrë vajzën e saj, Donjetën, që pa kurrfarë zori, të na turpërojë të gjithëve, duke e quajtur “kiriminele lufte” Zonjën e lartnderuar Madeleine Albright, në vend se ta quante heroinë dhe shpëtimtare të 2 milionë e gjysmë shqiptarëve dhe të Kosovës.

Ai që vret është kriminel dhe armik, jo ai që të mbron dhe të shpëton jetën nga krimineli dhe nga armiku!

Pra, llogaria dhe përgjegjësia për krime të luftës dhe të gjenocidit serb në Kosovë, duhet kërkuar në Beograd, jo në Prishtinë, në Uashington, në Paris, në Berlin dhe në Londër!
Shkurt e shqip, Donjeta Morina “llogarinë” dhe “mllefin” e saj për axhën e saj, do të duhej ta kërkonte nga kriminelët serbë, të cilët ia kanë vrarë Rrahman Morinën, JO nga shqiptarët, as nga Madeleine Albright, as nga Bill Clintoni, as nga Wesley Clark, as nga William Walker e as nga Tony Blair, të cilët regjimi serb i Beogradit, në vitin 2000, i paditi kinëse për “krime lufte” për shkak të bombaridmit të Serbisë nga Aleanca e Atlantikut Verior(24 mars – 10 qershor 1999).

Këtë absurd juridik të gjyqësisë politike të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e provon edhe kjo aktpadi e ngritur në Gjykatën e Qarkut të Beogradit, më 18 shtator të vitit 2000. Sipas kësaj aktpadie, të pandehur ishin: ”” Bill Clinton (president), Madeleine Albright (sekretare e shtetit), William Cohen(ministër i Mbrojtjes), Wesley Clark (gjeneral amerikan, drejtues i operacioneve luftarake të NATO-s kundër Serbisë), Robin Cook(ministër i Jashtëm britanik), Tony Blair(kryeministër britanik), George Robertson (sekretar i Përgjithshëm i NATO-s), Jacques Chirac (president i Francës), Alan Rishar (ministër i Jashtëm i Francës), Gerhard Schröder (kancerlar i Gjermanisë), Joschka Fischer (ministër i jashtëm gjerman) dhe Javier Solana (sekretar i Përgjithshëm i NATO-s).”” (Shih në: // http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2000&mm=09&dd=17&nav_category=1&nav_id=11918).

Ndoshta Donjeta Morina është indoktrinuar dhe frymëzuar nga kjo aktpadi e gjyqësisë policore politike të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, sipas së cilës, të gjitha këto personalitete të shquara shtetërore amerikane dhe aevropiane (politike, diplomatike dhe ushtarake) akuzohen gjoja për shkak të “kryerjes së disa veprave penale kundër rregullimit dhe sigurisë shtetërore të RF Jugosallave (Serbia+Mali i Zi) dhe kundër humanizmit dhe të së drejtës ndërkombëtare”. (www.b92.net/vesti/17/09/2000).

Jo vetëm Donjeta Morina, por të gjithë shqiptarët, duhet ta kenë të qartë se vetëm çetnikët fashistë serbomëdhenj së bashku me klerikët e Kishës Ortodokse Serbe, Amerikën, Bill Clintonin, Madeleine Albright, Wesley Clark, William Cohen, Richard Holbrook, William Walker, Tony Blair, Robin Cook etj., i quajnë “kriminelë lufte”, sepse me të drejtë (duke u bazuar në humanizëm dhe në parimet e së drejtës ndërkomobëtare) këto figura markante shtetërore ndërkombëtare ia kanë thyer kurrizin Serbisë agresore dhe gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, duke e detyruar që përgjithmonë të tërhiqet nga kolonia e tyre shekullore-Kosova (1912-1999).

Të gjithë ata, që aleatët dhe miqtë tanë amerikanë dhe evropianë perëndimorë, i etiketojnë dhe i cilësojnë si armiq, nuk meritojnë as lirinë e as pavarësinë, pavarësisht si quhen dhe nga vijnë ata.

Poenta e këtij shkrimi është që t'i edukojmë dhe t'i mësojmë fëmijët dhe të rinjtë tanë, që të mos gënjenë dhe të mos shpifin, sepse ajo është rrugë e gabuar dhe fatale, por gjithmonë të mësohen të jetojnë me të VËRTETËN. Kjo është shpëtimi i tyre. Kjo është rruga e drejtë, që brezat tanë të rinj, duhet ndjekur ngaqë vetëm pohimi dhe mbrojtja e së vërtetës i bënë të lumtur, të nderuar dhe të admiruar si në kuptimin e ngushtë, ashtu edhe në atë të gjerë të jetës dhe të ardhmërisë së tyre. Kështu, do të duhej ta kuptonte mesazhin qëllimmirë të këtij shkrimi, edhe Donjeta Morina, që Nënës Shqipëri, t'i thotë Nënë, dhe, kurrë njerkë, dhe Madeleine Albright, ta quajë shpëtimtare dhe humaniste, kurse Slobodan Milosheviqin, ta quajë kriminel dhe monstrum. Kjo është e VËRTETA!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 510 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi