Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ËSHTË BËRË SHUMË E TURPSHME ÇËSHTJA E MEDIAVE, ME ATO PAMJE SHUMË TË PADËSHIRUARA PËR OPINIONIN SHQIPTAR!...
Publikuar më 15 shkurt, 2016 në orën 00:18 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
…ME ATO VEPRIME TË SHËMTUARA, DUKE FILLUAR NGA KRYEMINISTRI, Z.KRYEMINISTRI, MINISTRI I IASHTËM, KRYEPARLAMENTARI DHE TË TJERË FIGURA ME PËRGJEGJËSI.
GAZETARËT TANË, KUR I SHEH PARA AMBASADORËVE TË HUAJ, SIKUR KOSOVA VËRTET TË JETË E TË HUAJVE! DHE KJO PO BËHET QË, NUK KA MË AMBASADOR A DIPLLOMAT TË HUAJ, QË VJEN NË KOSOVËN E SHQIPTARËVE, KU QEVERITARËT TANË ME TURR I PRESIN TE SHKALLËT E AVIONIT... DHE POSA TË ZBRESIN NË TOKËN E KOSOVËS, NGA ATY FILLON ALARMIMI I PROBLEMIT TË KOSOVËS NGA KRERËT TANË, DUKE IU “ANKUAR” DERI NË PIKËN E QIELLIT, SE, JANË SHUMË KEQ DHE SE, PO VUAJNË NGA GAZILOTSJELLËS, NGA OPOZITA, NGA…!!!

Prandaj është për të ardhur jo vetëm keq, por edhe turp me pamjet e njerëzve, që po vrapojnë prapa të huajve. Po edhe ata të mediave vrapojnë pas tyre si të çmendur, për të marrë ndonjë prononcim, sido që të jetë ai prononcimi i tij. Dhe çdo gjë e sjellin dhe e mbështjellin se, ata janë në krahun e pozitës, në mbështetje të tyre…Ata dalin dhe i lusin në mënyrën më qyqare “miqtë” tanë të huaj, duke iu kërkuar lëmoshë që, “na shpëtoni nga kjo krizë… që ne vetë e sollëm..se populli ynë, nga këto mospajtimet tona, për ato padrejtësitë, që po ia bëjmë (ja kemi bërë) është lodhur tashmë… dhe vetëm ndihma juaj do të na shpëtojë”!?...
Por të gjitha këto lutje tek të huajt, i kanë për hallet e veta e për karriket e tyre, sepse po e shohin qëndresën e opozitës, e cila nuk ka kthim prapa! Po e shohin se, në popull e kanë humbur besimin dhe çdo gjë, deri më sot, vetëm kanë premtuar dhe kurrë nuk i kanë zbatuar, duke mbetur ato, premtime boshe!?…E tash po kërkojnë nga të huajt që, tua zgjasin jetën nëpër ato ulset, ku deri sot kanë bërë vetëm pazarllëqe të këqija, si kjo e „Zajednices“ e ajo e Demarkacionit me Malin e Zi e shumë e shumë të tjera!...
Kjo nuk do koment se, këta krerët tanë mafiozë, që i kanë marrë frerët e Republikës së Kosovës dhe janë duke bërë çdo gjë që, me çdo kusht të ia falin ato pjesë toke, për të cilat është diskutuar e debatuar e edhe komentuar me lloj lloj analistë e komentatorësh, ku disa prej tyre, asqë e dinë se, ç’po flasin për këto dy probleme shumë të mëdha e tepër delikate, madje të rrezikshme për Kosovën.
Këta pushta, edhe në bazë të kushtetutës, kanë shkelur parimet e saj… dhe përsëri po vazhdojnë qëllimet e tyre të ulta kundër popullit e vendit të vet!...Pesë para nuk i japin për këto tradhëti të bëra!!! Këta shkelës të kushtetutës, këta bastartë të vendit, me një fjalë, po duan të thonë, ani çka edhe nëse ne ia japim tokat tona shtetit fqinj?! Kjo tregon që, këtë e bëjnë vetëm tradhëtia dhe tradhëtarët! Prandaj, sipas atyre, që po e tradhtojnë këtë popull, po duan të thonë se, ç’të keqe ka… e ju o popull mos bëni asgjë se, ne i kemi punët mirë me të huajt!? Ndaj dhe ju rrini të qetë e mos levizni për asgjë se, ne i kemi punët në dyzen e ne duhet të rrimë në qeveri!!! Dhe me „Zajednicën“ e “Demarkacionin” jemi në përparim… edhe me korrupsionin shumë mirë… po e vazhdojmë avazin tonë…!
Nuk e di o popull a po i dëgjoni fjalët e kryekuvendarit të Republikës së Kosovës, të atij të akuzuarit për krime, krime ore, që ka bërë ai Kadri Veseli, i cili herë bëhet ushtar, herë komandant e here drejtues i krimeve!? Tash po na i “dhimset” populli e po na tregon se, populli na u paska lodhur e i duhet të heshtë se, ne i rregullojmë këto punë me ndërkombëtarët!?
…Ndaj këto duhet parë mirë e mirë se, këta nuk i lanë asgjë për mburrje këtij populli fisnik, krenar e i pamposhtur, që ka gëzuar një respekt për fisnikëri, për bujari, për trimëri, duke sakrifikuar e luftuar në shekuj për të drejtat e tij, që iu kanë rrëmbyer nga armiqtë tanë serbomëdhenj. Po iu them që nga këtu, nga mërgimi, atyre, që po e quajnë popullin tim të lodhur se, askurrë nuk është lodhur nga të gjitha ato luftra, por ka qëndruar me vetmohim e burrëri, duke i përballuar vështirësitë e kohës, ku edhe sot, po i përballon vështirësitë e stuhitë, që s’paskan të mbaruar për të!!! …
Se di për besë, që, këta zagarë si Hasha, Isaviçi e Veseliçi a po mendojnë ndonjëherë se, do të përfundojnë me turp para Kosovës e popullit të saj martir?! Sepse janë tradhëtarë e veprimet e tyre ja kalojnë edhe tradhëtisë!!!
Por për një gjë jam mëse i bindur që, ata krerët tanë, ata edëpsëzë pushta e dinë më së miri dhe e kanë shumë të qartë se, si dënohet TRADHËTIA DHE TRADHËTARËT,kur populli i bashkuar të bëhet barrikadë e të thotë “STOP”!!! …Kurrë s’duhet harruar se, gjyqi i popullit nuk të fal kurrë… dhe të gjen kudo që të fshihesh… edhe në vrimën e miut!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 639 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi