Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VV: Mbi arrestimet e fundit
Publikuar më 16 shkurt, 2016 në orën 18:54 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mbrëmë dhe sot në mëngjes ka filluar një fushatë policore e arrestimit të aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në kuadër të persekutimit politik që po na e bën ky regjim.
Një ditë para protestës së 17 shkurtit, protestë kjo për shtet me sovranitet dhe kundër qeverisë antikushtetuese, pushteti në panik përmes aparatit represiv po mundohet me çdo kusht ta shtyp vullnetin e qytetarëve për ndryshim.

Deri më tani janë arrestuar Fatmir Kurtaj, Frashër Krasniqi, Glauk Konjufca, Kasim Uka, Kujtim Kosumi, Kushtrim Zeqiri, Pajtim Demaj dhe Skender Merturi.
Ne kërkojmë lirimin nga burgu të aktivistëve tanë, pra kërkojmë lirimin e menjëhershëm të këtyre të burgosurve politikë të regjimit Mustafa-Thaçi.
Preteksti i regjimit është aksioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! më 25 gusht 2009, kur u rrotulluan 25 xhipa të EULEX-it. Atëbotë ne kundërshtonim Protokollin e bashkëpunimit që kishte nënshkruar EULEX-i me policinë kriminale të Serbisë, pra për ta lejuar ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë. Ky protokoll mes tjerash parashihte këmbimin e informatave mes policisë së EULEX-it dhe asaj të Serbisë për aktivitetin policor. Sa më shumë që kalon koha nga ai aksion, aq më i drejtë e më minimal na duket ai. Ne përmes atij aksioni protestuam kundër ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë, dhe kundër EULEX-it që po e shtynte përpara një gjë të tillë. Ne nesër do të protestojmë kundër instalimit të Serbisë në Kosovë, dhe kundër kësaj qeverie që po keqpërdor të gjithë mekanizmat shtetëror për t’i realizuar projektet e Serbisë në Kosovë.
Aktivistët tanë janë njerëz publikë. Arrestimi i tyre natën ose në orët e hershme të mëngjesit tregon që policia e këtij regjimi autoritar preferon veprimin tinëz. Këto janë taktika të shtetit policor dhe metoda fashiste. Një pjesë e aktivistëve që po kërkohen nga policia nëpër shtëpitë e tyre, as që kanë qenë pjesë e atij aksioni. Kjo e dëshmon edhe njëherë se qëllimi i këtij pushteti është zbehja e pengimi i protestës së nesërme. Mirëpo, meqë duan të na e ndalin ose zvogëlojnë protestën e nesërme, lirisht mund të themi se këto arrestime janë tashmë të vonuara: protesta e 17 shkurtit do t’ia thyejë rekordin edhe protestës së 9 janarit të këtij viti si protesta më e madhe në Kosovën e pasluftës.
Në Kosovën e pasluftës janë vjedhur miliarda euro, por njerëzit që janë arrestuar, malltretuar e burgosur më së shumti janë aktivistët e VETËVENDOSJE!. Kjo që po ndodh nuk është sundim i ligjit por zullum i Maliqit. Ne nuk i nënshtrohemi Maliqit. Qeveria Mustafa-Thaçi duhet të largohet.
Më 17 shkurt ka shumë më tepër arsye të protestojmë sesa të festojmë. Protesta e 17 shkurtit është protestë për t’u çliruar nga regjimi Mustafa-Thaçi dhe është protestë për ta shpëtuar Republikën. Demokracia do të triumfojë. Qytetarët e Republikës janë garanci për këtë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
16 shkurt 2016

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 713 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi