Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
REPUBLIKA E ISË HASHIMIT OSE E HASHIM ISËS
Publikuar më 06 mars, 2016 në orën 14:34 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Serbia ka ngritur kudo institucionet e saj dhe sa herË qË Edita e Hashim Rugovës qon pluhur dalin eksponentët e regjimit të Beogradit dhe thonë se "nuk ka fuqi që i zhbën institucionet serbe në Kosovë"!! Kështu deklaroi edhe sot Gjuriçi i Serbisë në Prishtinë, pas broçkullave të Editës! Serbia për vete, në emër të pakicës serbe (5%), ka siguruar, me pëlqimin-miratimin e politikanëve të tredhur "kosovarë", mbi 30% të territorit të Republikës Shqiptare të Kosovës!! Gjuha serbe është e barabartë me gjuhën shqipe!!

Mbishkrimet në gjuhën serbe janë në çdo cep të Kosovës shqiptare! Flamuri serb valon kudo ku ka një shtëpi serbe a një kishë ortodokse "serbe"! Veriu i Kosovës vazhdon të kontrollohet qind për qind nga Serbia!! Ura që ndanë Mitrovicën dhe Kosovën mbetet e mbyllur! Ajo, për t'u tallur me Republikën tonë, është kthyer në park!! Në atë park, me sa di unë, lejohet të pushojë e të kënaqet me "bukuritë" e tij vetëm përfaqësuesja e denj e Hashim Rugovës, Edita Tahiri!! Janë ngritur dhjetë komuna "serbe" nëpër Kosovë dhe u është premtuar, për t'u bërë Hashimi kryetar në Republikën e tij(!), edhe krijimi i ndonjë komune tjetër "serbe"!! Më e rëndësishmja për Serbinë është themelimi i komunës së Prilluzhës, e cila nuk është e rëndësishme për serbët e pakët aty, por për Serbinë që përmes kësaj komune do të kishte hisen e saj edhe në qymyrin e Kosovës shqiptare, siç e ka në pasuritë minerale të Trepçës dhe të disa minierave e pasurive tjera!! Shqiptarët, mbi 90 % e popullsisë së Kosovës, janë zhveshur e po zhvishen nga mundësia për të jetuar në siguri ekonomike, politike, sociale e fizike në tokën e tyre!! Shqiptarët janë zhveshur nga trashëgimia e tyre kulturore e historike dhe nga pasuritë e tyre që u grabitën, u trafikuan e po kontrabandohen sa nga klasa politike-kuislinge e vendit aq edhe nga Serbia!! Ata, nuk mund ta bëjnë as ushtrinë e tyre dhe as institucionet tjera të mbrojtjes dhe sigurisë pa pëlqimin e Beogradit-Listës serbe!! Madje, siç u pa këto ditë, as Kryetarin e Republikës nuk mund ta zgjedhin pa vullnetin dhe mbështetjen e kësaj Liste-Serbisë!! Tregu i Kosovës është shndërruar në treg për prodhimet serbe dhe është monopolizuar nga Serbia, ndërsa populli shqiptar, i pa mbrojtur nga qeveritë e Hashim-Isë, është kthyer në konsumator të këtyre prodhimeve "made in Serbia"!! Vetëm gjatë këtyre tri viteve janë larguar nga Kosova rreth 200 000 shqiptarë, aq sa premtonin Hashimi e Isë Rrahmanmorina se do t'i punësonin!! Ikja nga Kosova po vazhdon edhe sot, ndërsa qeveria e Isë Hashimit po vazhdon të derdhë para për kthimin e kolonëve serbë (shumica kriminelë)!!
Kjo është Serbia në Kosovë dhe kjo është Republika e pavarur dhe sovrane e Isë Hashimit!! Kjo është Serbia neofashiste që nuk lejon as librin shqip për nxënësit e Luginës së Preshevës e lëre më të lejojë ngritjen e institucioneve shqiptare atje!! Kjo është qeveria dhe kjo është Republika e pavarur e sovrane e Hashim Isë-Rugovës, që bisedon-dialogon qe dymbëdhjetë vite për rikthimin dhe akomodimin e Serbisë shoviniste-pushtuese në Kosovën shqiptare!! A do të pajtohen shqiptarët e Kosovës? A do të pajtohet Tirana (e vetmja pronare e ligjshme e hapsirës shqiptare, e krejtë Shqipërisë)? A do të pajtohet kombi shqiptar me këtë poshtërim apo do t'i lërë lotët e vajin më një anë e do t'i përvishet punës për t'i dalë zot vetes?

SAKTËSIA E AMBASADORIT NORVEGJEZ
Sot, Ambasadori norvegjez deklaroi se "te gjithe kosovaret e duan Gjykaten Speciale" dhe ka te drejte plotesisht! Mirepo, puna eshte se "kosovaret" ne Republiken e Kosoves nuk jane me shume se 1% e popullsise. Ndersa shqiptaret, qe perbejne mbi 90% te popullsise nuk e duan dhe jane kunder Gjykates Speciale... Jane kunder, sepse Gjykata Speciale eshte themeluar dhe ka vetem nje qellim: denimin e idese, te perpjekjeve dhe te luftes se kombit shqiptar per liri e bashkim kombetar, per (ri)bashkimin e Shqiperise ne nje shtet te vetem!
Ata qe e votuan, nen presionin dhe shantazhin e dosjeve (!), moren vulen e turpit ne ballë! Ambasadori norvegjez paska "harruar" te thote te verteten e madhe se Gjykaten Speciale e kerkuan dhe e duan serbet dhe Serbia me shume se "kosovaret" e "jugokosovaret"...
Kosova dhe shqiptaret kerkojne dhe do te kerkojne e do te kembengulin per themelimin e nje Gjykate qe do t'i denonte krimet, spastrimin e debimin, gjenocidin dhe holokaustin serb ndaj shqiptareve te pakten qe nga lufta serbo (ruso)-turke 1876-1878 e deri te Lufta Çlirimtare e LPK-UÇK-se...


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 466 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi