Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rexhep Qosja: Mėnyra si u zgjodh Presidenti, mirė pėr Serbinė, keq pėr Kosovėn
Publikuar më 08 mars, 2016 nė orėn 14:01 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Akademiku Rexhep Qosja, nė kėtė intervistė pėr Rudina Xhungėn, tregon njė panoramė dėshpėruese tė situatės politike dhe ligjore nė Kosovė. Ai shpjegon se ėshtė gjendja e mungesės sė shpresės dhe besimit te drejtėsia, mė shumė sesa varfėria, qė i shtyn shqiptarėt kėtej dhe andej kufirit tė braktisin Atdheun. Por profesor Qosja, pranon se nuk ėshtė dorėzuar tė besojė te ballafaqimi i shqiptarėve me vetveten dhe ndaj flet e nuk do rresht sė foluri kundėr sė keqes, jo pėr tė nxitur shqiptarėt tė mendojnė si ai, por pėr ti mėsuar tė mendojnė me kokėn e tyre dhe nėse kanė gojė tė flasin, nėse kanė sy tė shikojnė. Rexhep Qosja nuk e fsheh admirimin pėr ambasadorin e SHBA nė Tiranė, Donald Lu, pėrshėndet pėrkushtimin e tij dhe uron qė lista e zezė e Amerikės, pėr gjyqtarėt tė shtohet me njerėz tė politikės dhe tė shtrihet edhe nė Kosovė.

Rudina Xhunga-Profesor, ēfarė po ndodh nė Kosovė, pasi nė Shqipėri ėshtė treguar por nuk ėshtė komentuar, sikur nuk ka tė bėjė me ne?

Po ndodh, po ndodh. Do tė dėshironim tė ndodhte shumėēka, shumė tė mira, tė pritura, tė dėshiruara, por janė reduktuar shumė. Po ndodh njė krizė e gjatė politike dhe institucionale, qė erdhi qė kur u krijua koalicioni PDK-LDK. Kjo krizė shėnon jetėn e pėrgjithshme nė Kosovė sot dhe pėrcakton tė gjitha kahet e zhvillimet e tjera. Kjo krizė ėshtė shumė dėmtuese dhe rėnduese pėr tė sotmen, unė them edhe pėr tė ardhmen e Kosovės.

Ėshtė koalicioni qė e krijoi kėtė krizė?

Koalicioni me njerėzit qė janė nė krye tė tij. Njerėz tė menēur tė Evropės, e cila ka shumė pėrvojė politike, shtetėrore, e kanė thėnė para meje, se kaosi ndodh nga bashkimi i atyre qė duhet tė jenė tė ndarė, ose nga ndarja e atyre qė duhet tė jenė tė bashkuar. Te ne, kaosi filloi atėherė kur u bashkuan ata qė do tė duhej objektivisht tė ishin tė ndarė. Ky ishte bashkim i atyre qė kanė bėrė luftėn pėr pavarėsinė e Kosovės dhe i atyre qė ishin kundėr kėsaj lufte.

Ju ishit kundėr qė nė nisje tė kėtij koalicioni. Jeni tė kėnaqur qė shumėkush nė Kosovė mendon se keni tė drejtė, apo nuk ėshtė kjo kėnaqėsia qė prisni tė ndjeni?

Ėshtė mirė qė ėshtė rritur numri i njerėzve qė e kuptojnė kėtė, qė e kuptojnė ēfarė po ndodh dhe pse po ndodh. Ne kemi jetuar, kemi zbatuar atė paragrafin e njohur biblik; ka gojėn e nuk flet, ka sytė dhe nuk sheh, ka veshėt dhe nuk dėgjon. Shpesh sillemi kėshtu dhe s’duhet ta bėjmė. Tani njerėzit po shohin, njė numėr i madh njerėzish ėshtė zgjuar dhe i shohin tė kėqijat. Ne kemi pasur prirjen, dėshirė qė tė kėqijat t’i mbulojmė dhe tė shohim vetėm tė mirat. Kjo na ėshtė hakmarrė dhe vazhdon tė na hakmerret. Tashti, njerėzit po shohin se nga po na vijnė shumė tė kėqija, shumė tė padėshiruara, shumė tė rėnda dhe shumė prishėsi nė jetėn tonė politike dhe shoqėrore.

Prishėsi nė jetėn politike. Si?

Po prishėsi. Mė vjen keq ta pėrdor kėtė fjalė, ndoshta do tė duhej tė ishte fjala e fundit nė kėtė bisedė me ju, por ja e solli puna qė ta them qė nė fillim. Nė jetėn shqiptare nė pėrgjithėsi, edhe kėtu edhe nė Shqipėri, ka njė pėr shtrirje tė prishėsisė qė e ka prodhuar klasa politike. E ka prodhuar, e mban dhe e vazhdon, se jeton me tė, i shėrben, ėshtė bėrė mjet i saj pėr pėrfitime.

Dua tė ndalojmė nė njė moment qė u pasqyrua fort nė Tiranė. Ishte zgjedhja e presidentit Hashim Thaēi, njė zgjedhje nė kushte tė rėnda, por qė duket sikur mbaroi. Gjithēka ėshtė nė rregull, ai ėshtė president i Kosovės, askush nuk ka protestuar mė pas.

Ajo zgjedhje, fatkeqėsisht ndodhi nė kushte qė nuk do tė duhej tė ndodhte, ajo zgjedhje ndodhi nė gjendje tė jashtėzakonshme qė shpalli Kuvendi, pra nė mbledhje tė jashtėzakonshme tė Kuvendit tė Kosovės. Nė botėn demokratike, zakonisht, jemi mėsuar, kemi parė, kemi lexuar, kemi dėgjuar, zgjedhja e kryetarėve dhe figurave tė tjerra politike, shtetėrore nuk bėhen nė mbledhje tė jashtėzakonshme tė Kuvendit. Jo vetėm qė ishte mbledhje e jashtėzakonshme e Kuvendit, por kishte edhe njė shtetrrethim tė Kuvendit. Pamė njė numėr tė policisė speciale, njė numėr mė tė madh se sa ishte numri i policisė nė mars tė 1989 kur iu mor autonomia Kosovės, e njohur nė vitin 1974. Nė tė ashtuquajturėn demokraci, sot ne pėrjetojmė njė shtetrrethim tė Kuvendit mė tė rėndė se atėherė. Nė atė mbledhje tė jashtėzakonshme u morėn disa masa, u bėnė disa veprime qė nuk do tė duhet tė bėhen nė mbledhjet nė tė cilat zgjidhen figurat politike, shtetėrore. U pėrjashtuan 11 deputetė tė opozitės, disa prej tė cilėve u tėrhoqėn zvarrė, duke u grushtuar, duke u kapur me dhunė. Ju lutem, ku ndodhin nė botė qė deputetėt tė nxirren zvarrė prej Kuvendit, nė ēfarė vendi demokratik nė botė mund tė ndodhė kjo?

Deputetėt hodhėn gaz lotsjellės?

Mund tė mos jemi dakord me atė gaz lotsjellės, por ka mėnyra tė tjera pėr t’u zgjidhur kjo punė dhe tė mos hiqen zvarrė deputetėt, tė nxirren prej Kuvendit, i pėrjashtoi, i zhvlerėsoi, i fyeve zgjedhėsit e tyre qė janė njė numėr i madh i qytetarėve tė Kosovės.

Ju si u ndjetė atė ditė duke parė pamjet nė ekran?

Shumė rėndė, shumė dėshpėrueshėm. A ėshtė e mundshme qė ne pritėm tė ndodhte edhe kjo nė Kuvendin e Kosovės? Pamė se si kryetari i njėrės parti tė koalicionit, pas votimit tė parė dhe sidomos atij tė dytė, shkoi dhe ju foli deputetėve qė dihej se kishin votuar kundėr. Nė votimin e parė, 31 deputetė nuk votuan pėr zgjedhjen e kryetarit. Nė fund votuan tė gjithė pasi ju tha deputetėve tė listės serbe. Ēfarė pėrjetuan ata deputetė qė ndėrruan mendimin, ata qė nuk votuan mė parė tani votuan? Si ėshtė e mundshme? Ēfarė ndodhi, ēfarė shantazhesh, ēfarė kėrcėnimesh iu bėnė atyre, ēfarė premtimesh iu dhanė atyre? Qytetarėt shtrojnė pyetjen, po e shtroj edhe unė: Ēfarė deputetėsh janė ata, ē’i duhen ata Kosovės? Deputetė qė ndėrrojnė aq lehtė mendim, mos do ta ndėrronin ata mendimin edhe pėr ēėshtjet e tjera, edhe pėr ēėshtje qė kanė tė bėjnė me fatin e Kosovės? A ėshtė e mundshme qė edhe deputetė tė tillė ka zgjedhur ky popull? Po e lexojnė, po e bėjnė kėtė pyetje, po e shkruajnė edhe nė portale edhe nė gazeta, qytetarėt e Kosovės. Ata tė gjithė, bėjnė pyetjen, qė edhe unė e bėj. A mund tė kemi deputetė qė e ndėrrojnė aq lehtė mendimin? Pra nė kushte tė tilla u zgjodh kryetari. Nuk ėshtė mirė pėr kryetarin, nuk ėshtė mirė pėr Kuvendin, nuk ėshtė mirė pėr Kosovėn, nuk ėshtė mirė pėr qytetarėt e Kosovės.

Pėr kė ėshtė mirė?

Mund tė jetė mirė pėr Serbinė sepse po thonė qė deputetėt serbė votuan kundėr. Nė qoftė se deputetė serbė do tė donin qė tė mos votohej ky kryetar qė fitoi, nuk do tė vinin. Mosardhja e tyre do tė bėnte qė tė mos zgjidhej kryetari. Por ata erdhėn dhe e bėn tė mundshme zgjedhjen. E gjitha kjo qė ndodhi nė Kosovė, e gėzon Serbinė. Dua tė pėrmend njė fjali qė mė dėshpėroi shumė. E dėgjova Daēiēin, ministrin e jashtėm tė Serbisė kur tha: pozitat e Serbisė nė Kosovė janė forcuar shumė. Unė shtroj pyetjet: Si, pse dhe kush i forcoi pozitat e Serbisė nė Kosovė sot?

Qė do tė thotė se nė marrėveshjet e ardhshme me Serbinė, palėt pėrfaqėsuese tė Kosovės mund tė venė me detyrime?

Nuk e di, tė gjitha varen prej qėndrimit tė Bashkimit Evropian. Ato bisedime mes Kosovės dhe Serbisė, nė masė tė madhe varen prej BE, i cili i ka caktuar figurat qė marrin pjesė nė kėto bisedime, ka caktuar tė Serbisė me njė jetėshkrim politik tepėr problematik, tė papranueshėm, Vuēiēi dhe Nikoliēi, bujarėt e Sheshelit, shėrbėtorėt politikė tė Sheshelit . Janė veshur me kostume evropiane por asgjė evropiane nuk kanė me vete. BE dhe Gjermani, luajti rol qė edhe kryeministri i Kosovės tė jetė ky qė ėshtė, i cili po ashtu ka njė jetėshkrim problematik dhe tė papranueshėm pėr demokracinė. Ata bėnė qė nė ato bisedime tė nėnshkruhen edhe ato dy marrėveshjet, tepėr tė papranueshme.

Ju jeni me orgjinė nga Shqipėria e Malit i Zi. Njėra prej marrėveshjeve prek vendin ku ju keni lindur. Ju si e gjykoni atė marrėveshje?

Atė rrugė, qė kalon nėpėr atė kufi e kam kaluar si nxėnės i shkollės sė mesme dhe si student, prej Peje e deri nė vendlindjen time qė ka ndoshta mė shumė se 60 kilometra, nė kėmbė, gjatė dimrit dhe verės dhe njoh atė territor. Edhe kėtė territorin tani te Kulla e kam kaluar me automjete dhe njoh. Kufiri ka qenė kufiri i bjeshkės, kufiri natyror, i caktuar pas luftėrave ballkanike. Malazezėt kanė jetuar nė atė tė majės, kurse shqiptarėt, Rugova, nė anėn tjetėr. Sipas marrėveshjes pėr demarkacionin Kosovė- Mal i Zi, kufiri ka zbritur 5-6 km poshtė nė anėn e Rugovės. Mal i Zi nuk do tė shfrytėzoj pyjet se kėtė e ka bėrė, por do kontrollojė burimet e lumenjve prej nga merr ujė Peja. Kėta qė kanė nėnshkruar atė marrėveshje janė penduar, ka dalė edhe njė libėr pėr ata kufij, e kanė shkruar dhe botuar disa ekspert tanė . Tani thonė se njė komision ndėrkombėtar do tė shikojė atė punė, por kur e nėnshkruan nuk e kėrkuan atė komision ndėrkombėtar, e nėnshkruan pa menduar? Pėrveē tė kėqijave tė tjera, ajo marrėveshje cenon nga pikėpamja gjeostrategjike Kosovėn. Mali i Zi ishte larg nė atė anė, edhe katundet e Malit tė Zi ishin larg nė atė anė, ndėrsa tani kalon 5-6 km nė anėn e Kosovės duke marrė pozita gjeostrategjike tepėr cenuese pėr Kosovėn. Nė atė marrėveshje Kosova i fali Malit tė Zi, njė pozicion gjeostrategjik cenues, rėndues, kėrcėnues pėr veten. Mos harrojmė se Mal i Zi ėshtė quajtur prej Serbisė “Sparta serbe”, dhe ajo pėrparėsi qė i ėshtė dhėnė Malit tė Zi, nesh mund tė jetė pėrparėsi e Serbisė.

Atėherė si u firmosėn?

Sigurisht, i kanė firmosur lehtė dhe pa menduar fare. Si mundesh ti tė firmosėsh tė tilla marrėveshje siē ėshtė kjo pėr bashkėsinė e komunave serbe dhe ajo pėr demarkacionin, pa u konsultuar me njeri, pa dėgjuar njeri, pa dėgjuar deputetė tė Kuvendit dhe nė fund, pa organizuar njė referendum? Si mund ta bėsh aq lehtė? Problemi ėshtė se i nėnshkruan pa pyetur askėnd. Pėr kėto marrėveshje, pėrveē opozitės qė hyri nė marrėveshje tė vazhdueshme dhe gjitha veprimeve tė tjera qė shprehu mospajtimet e veta, u deklarua edhe Gjykata Kushtetuese me njė formulim jo se si do tė duhej por tha: Kėto dy marrėveshje janė nė kundėrshtim me frymėn e Kushtetutės. Ato dy marrėveshje sidomos kjo e bashkėsive serbe ėshtė nė kundėrshtim me frymėn e Kushtetutės. Dhe kėta e pranuan se sipas asaj marrėveshje nuk do tė bėhen komunat serbe, por do tė bėhet marrėveshje tjetėr, do tė bėhet statut tjetėr po thonė. E pranuan gabimin, e prej kėtej del se kanė shkelur Kushtetutėn, Ka kjo njė pėrgjegjėsi? E nėnkupton kjo njė kulturė ndėshkueshmėrie. Po. Pse nuk e bėn atė qė do ta bėnte ēdo kryeministėr me ekipin e tij nė kėtė botė demokratike? Pse nuk jep dorėheqjen? E dyta, pse Kuvendi nuk i shkarkon? Sepse Kuvendi i Kosovės nuk kryen rolin e tij si do tė duhej. Nė tė vėrtetė Kuvendi i Kosovės ėshtė delegjitimizuar dhe ėshtė margjinalizuar prej qeverisė. Prej kėtyre protokolleve margjinalizohet ky Kuvend. Pas kryetarit tė shtetit vjen menjėherė Kuvendi e pastaj qeveria. Kėtu para tė gjithėve, edhe para kryetares vjen qeveria. Qeveria e futi Kuvendin e Kosovės nė atė riprovimin pėr Gjykatėn e Veēantė. Se unė i them Gjykatė e Veēantė, jo Gjykatė Speciale. Kuvendi si i margjinalizuar dhe delegjitimuar praktikisht nuk mund tė kryejė rolin e tij ashtu si duhet e prej kėtej edhe zgjedhėsit e deputetėve janė tė shpėrfillur. Kėtė e bėri qeveria, por po ndodhe dhe diēka tjetėr, po forcohet njė sektor tjetėr i quajtur sektori i shoqėrisė civile, kėto tė ashtuquajtura organizata joqeveritare dhe media qė i shėrbejnė qeverisė, tė kontrolluara dhe tė blera prej saj. Ato bėhen strategjia politike e krijimit tė shtyllės sė katėrt tė pushtetit.

Gjithė media kosovare ėshtė duke i shėrbyer pushtetit?

Absolutisht, e keni parė se ēfarė bėn RTK, ajo mban kėngėn e qeverisė me tė gjitha tė kėqijat e saj.

Neve, nė Tiranė, na duket normale ngaqė RTSH, kėtė e ka bėrė gjithmonė.

RTK, kėtė po bėn tani. Po e bėn shumė pėr kushtueshėm, e bėjnė edhe tė tjera televizione. Njė pėrjashtim nė disa pikėpamje ėshtė KTV, por tė tjerėt e bėjnė kėtė punė, e bėjnė portalet, e bėjnė shumė gazetarė, njė numėr gazetarėsh janė bėrė persona me tė cilėt qeveria pėrndjek njerėzit, fyejnė njerėzit, pėrbalt fytyrat e njerėzve pa ngurrim fare. Dhe ngadalė nė Kosovė krijohet shtylla e katėrt e pushtetit. Sindikatat kurrgjė nuk pėrfaqėsojnė nė Kosovė, duhet tė mbrojnė nė interesat e punėtorėve, asnjė farė roli nuk luajnė ato. Sepse janė kėta qė i kemi natė e ditė nė televizion.

Analistėt. Pra ne sollėm sėmundjen kėtu?

Ata, gjoja pėrfaqėsojnė shoqėrinė civile dhe objektivisht kryejnė punėn e qeverisė, e regjimit. Njerėzit e artit e kulturės, e shkencės dhe letėrsisė janė shpėrfillur plotėsisht, janė mėnjanuar. Para dy ditėsh lexova njė pjesė nė librin me titull “Intelektualėt e fundit”, ky i ashtuquajturi neoliberalizėm do qė tė prodhojė njerėz konsumues, nuk do tė prodhojė koka qė mendojnė vet, njerėz qė kanė kokė tė mendojnė tė pavarur, sepse kėta janė shpesh disidentė dhe disidentėt nuk i do kush. Nė botėn shqiptare sot pėrjetojmė njė shpėrfillje intelektuale tė pa mbajtur mend, tė atyre qė e kanė kokėn pėr tė menduar vet. Prej mesjetės, intelektuali quhet koka e popullit. Kėtė kokė tė popullit sot e kanė hedhur, e kanė braktisur, ata qė i frikėsohen kėsaj koke. Sepse mendojnė se ua sheh tė zezat, ua sheh prishėsitė qė bėjnė. Kėta janė zėvendėsuar prej kėtyre analistėve dhe portaleve.

Kjo ka bėrė qė shqiptarėt tė vendosin duke parė botėn nga mėhalla?

Duke parė nga sokaku i mėhallės, i cili e ka horizontin shumė tė ngushtė, sheh vetėm leverdinė e vet e nuk sheh mė tepėr. Kėshtu po shihen leverditė e atyre nė pushtet qė i kanė bėrė partitė firma pėr leverditė e veta. Aftėsia, merita, talenti, dija nuk tė ndihmojnė, ekziston droja prej tyre, dhe mblidhen mediokritetet, servilėt, mblidhen poltronėt.

Kjo ėshtė arsyeja qė shqiptarėt zbrazin atdheun, jo nga varfėria por se nuk kanė besim te vlera dhe mundėsia qė tė jepet kur vlen?

Si tek ju edhe tek ne, por ikin prej atdheut vetėm se nuk kanė perspektivė, nuk kanė shpresė , e shohin se dija, aftėsia, talenti nuk i ndihmojnė, prandaj shkojnė pėr tė kėrkuar kushte pėr jetė dhe ekzistencė tjetėrkund. Kjo ka pėr tė zgjatur pėr aq kohė sa tė zgjasė kjo klasė politike nė pushtet, e cila e ka sjellė kėtė gjendje.

Profesor, kjo klasė politike nuk do tė rrijė pafundėsisht nė pushtet, do tė ndėrrohet me opozitėn, njė ditė. Por si ju duket qėndrimi i opozitės?

Reagimet e opozitės me njė numėr tė madh qytetarėsh krijojnė pėrshtypjen se do tė kemi njė lėvizje popullore kundėr kėsaj prishėsie qė mbizotėron nė jetėn shqiptare, e kėsaj prishėsie qė e karakterizojnė shumė tė kėqija. Kjo opozitė si drejtuese e kėsaj lėvizje nuk ka fuqi. Protestėn e ardhshme do e organizojė mė 26 mars, kur tė vijė pranvera. E deri atėherė ftohen e dėshpėrohen shpirtrat, kėrkohen rrugėdalje tė reja, harrohen punėt. Mos po dekompozohet kjo opozitė qė e filloi organizimin e njė lėvizjeje premtuese, qė premtonte se ne pėr herė tė parė po ballafaqohemi siē duhet me vetveten, po fillojmė ta shohim si duhet vetveten e po i bėjmė ato pyetje qė duhet t’ia bėjmė? Janė pyetje tė rėndėsishme. Ku shkuan tokat e kooperativave bujqėsore? Ku shkuan hotelet dhe restorantet? Ku shkuan disa dyqane? Ku shkuan pronat e tjera shoqėrore? Ēfarė u bė me Rexhep Lucin, arkitektin qė i ka caktuar fizionominė Prishtinės? Ēfarė u bė me Dine Hasanin qė ishte nė agjencinė e privatizimeve? Si u bė privatizimi e si u bėnė njerėzit nė pak vjet milionerė tė shumėfishtė, me pallate e prona tė tjera? Nė botėn kapitaliste duhen 50-100 vjet pėr tė krijuar njė pasuri qė ēmohet me miliona. Ndėrsa kėtu u deshėn 5 deri 10 vjet, si u bė e mundur? Askush nuk i shtron kėta pyetje. Kemi njė agjenci kundėr korrupsionit. I regjistron atje tė korruptuarit pėr 100-200 marka, por jo tė korruptuarit qė kanė miliona. Dėgjova njė zėvendėsprokuror, jo ky qė ėshtė tani, para disa muajsh ku tha se janė tė dyshuar disa ministra. Publikisht deklaroi se kryeministri nuk ėshtė i dyshuar, deklaratė tipike e kohės sė Titos dhe Milosheviēit. Kishte marrė detyrė tė shfajėsonte kryeministrin dhe tė fajėsonte disa ministra. Nuk e bėn prokurori atė punė nė demokraci.

Jo vetėm prokurori, e ka bėrė edhe ambasadori. Duket se ka njė mbėshtetje ndėrkombėtare pėr Thaēi-Mustafėn, ambasadori amerikan qė pėrfaqėson ShBA, i ka mbrojtur fuqimisht dhe ka sulmuar opozitėn. Duhet pranuar kjo apo jo?

Nuk e di. Unė i pashė disa pėrkrahje qė u dhanė dhe u habita. Si ėshtė e mundur? E kuptoj, nuk jam pėr pėrdorimin e gazi lotsjellės, megjithėse kur me dikė nuk pranon tė merresh vesh nė asnjė mėnyrė , do tė detyrohesh tė pėrdorėsh ndonjė mjet qė nuk ėshtė pėr tė pėrdorur. Policia pėrdor edhe gaz lotsjellės me protestuesit, pėrditė dhe nuk e quan armė siē po e quan pėr opozitėn. Nuk e kuptoj, ti po e dėnon se hodhėn gaz lotsjellės, e nuk po dėnon shtetin qė nxori zvarrė dhe i nxori prej mbledhjes deputetėt nė mėnyrė tė dhunshme. Tani unė bėj njė pyetje, dhuna e individit dhe dhuna e shtetit a janė tė barabarta? Nuk janė. Ata deputetė qė hodhėn gazin lotsjellės, janė 1, 2, 3, por janė individė, ndėrsa dhuna e shtetit ėshtė dhuna e shtetit, shumė e rėndė, nuk mund tė barazohen. Ashtu si nuk mund tė barazohen dhuna e shtetit me dhunėn e partisė. Shteti ka policinė ka ushtrinė, ka sigurimin, ka administratėn, ka institucione tė tjera me tė cilat mund tė ushtrojė dhunė, ndėrsa kėta kanė veten. Ti po dėnon individin dhe nuk po sheh dhunėn e shtetit? Kjo nė demokraci nuk mund tė ndodhė. Kėta nuk e bėjnė shtetet demokratike, e bėjnė disa individė sipas mendjes dhe dėshirės sė vet, por jo shteti.

Por ambasadori amerikan e bėri, dėnoi dhunėn e opozitės dhe pėrkrahu fuqimisht Thaēin.

E bėri. Unė di se SHBA janė shembulli i demokracisė nė botė dhe unė them se i duhen shumė planetit. Po tė mos ishin ShBA, nė kėtė botė do tė kishte kaos tė tmerrshėm qė do ta shkaktonin ēiftet e Millosheviēave, e Sadam Hyseinave e tė tjerėve, diktatorėve, tiranėve dhe tė kėqijave tė tjera. SHBA-tė luajnė njė rol ekuilibrues nė kėtė planet. Dhe sė dyti, ne, Kosova kemi dhe ndiejmė obligime tė veēanta ndaj SHBA-ve, pėr shumė arsye. E ndėr tė tjera pėr faktin se pa SHBA, as unė e as shumė shqiptarė tė tjerė nuk do tė ishim sot kėtu. Do tė ishim tė shpėrndarė nėpėr botė, pas shpėrnguljes sė dhunshme qė pėsuam nė vitin 1999.

Atėherė, duhet tė mbyllim gojėn, kur flasin ambasadorėt dhe pse nuk na pėlqen?

Jo, nuk duhet tė mbyllim gojėn nė asnjė mėnyrė, duhet t’i themi ato qė mendojmė.

Edhe nėse tė marrin pėr antiamerikan, pasi nė rastin e Albin Kurtit, ai po akuzohet pėr antiamerikanizėm?

Unė e dėgjova njė ditė njė kėshilltar nė qeveri qė tha: Ne sa mė shpejtė duhet tė qėrojmė hesapet me kėta antiperėndimorė dhe kėtė duhet ta bėjmė sa mė parė pėr njė shėndet shtetėror e shoqėror, pavarėsisht prej ēmimit qė duhet tė paguhet. Pra tha se do qėrojmė hesapet me antiperėndimorėt, pavarėsisht ēmimit qė do paguhet, pavarėsisht kėtyre viktimave qė do tė shkaktohen. E tha ky djali kėshilltar. E kush janė ata antiperėndimorėt pėr tė? Albin Kurti, Glauk Konjufca, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti, Albulena Haxhiu, Donika Bujupi, tė rritur nė kushtet e demokracisė dhe jo tė komunizmit e Jugosllavisė, disa prej tyre tė formuar e shkolluar nė perėndim, Angli e Amerikė. A pėr kėtė janė antiperėndimorė dhe ky qenka perėndimor? E lexova nė njė shkrim qė botoi nė facebook-un e vet a nė gazetė kryeministri dhe pėrmend pėr kėta tė opozitės, tė lidhur me Korenė dhe Kubėn. E thotė kėtė, dikush qė ka sunduar nė Kosovė me regjimin e Milosheviēit dhe ne bindjen e Milosheviēit. I quan kėta djem 100% pro perėndimorė, me formim perėndimor, i quan me ideologji dhe politikė tė Koresė dhe tė Kubės. Shikoni ēfarė ēudish ndodhin tek ne, e ēfarė bėjnė pėrfaqėsuesit e regjimit sot kėtu. Si pėrpiqen t’ua mbyllin gojėn atyre qė duan t’i shohin gjėrat si janė, qė duan t’i shohin tė kėqijat tė kėqija dhe qė duhet t’i thonė popullit se me kėto tė kėqija nuk duhet tė pajtohemi, pėr tė mirėn e kėtij populli, pėr tė mirėn e Kosovės, pėr tė mirėn e sotme dhe tė mirėn e atyre qė do tua lėmė Kosovėn.

Mė bėri pėrshtypje mėnyra pėrēmuese se si u trajtua nė disa media deputetja e opozitės, Albulena Haxhiu, pėr mėnyrėn se si e fshehu gazin dhe ēfarė bėri, e pastaj mėnyra se si iu drejtuan asaj qė burrat pėrdorin gratė.

Skena ndaj saj ishte shumė brutale, reaguan disa juristė, tė shquar, tė nderuar, me tė dhėna konkrete si profesionistė. Thanė se me veprimet ndaj saj janė bėrė disa vepra penale dhe ndaj atyre qė janė sjellė ashtu me tė, tė hapet procedurė penale. Ndaj saj u sollėn nė mėnyrė kriminale, ata qė urdhėruan qė ndaj tė sillen ashtu. Albulena Haxhiu, njė vajzė e zgjuar, e urtė, e aftė, profesore e matematikės, me sa di unė, mbesa e njė tė burgosuri shumėvjeēar politik, tė burgosur me Adem Demaēin, Njė familje qė i ka dhuruar Kosovės, jo vetėm pėrkushtimet e Albulenės por edhe tė gjyshit tė saj. Sjellja ndaj saj shihet shumė shqetėsuese dhe shumė padurueshėm. Shohim qė nuk merren kurrfarė masash dhe nuk i kėrkohet falje Albulena Haxhiut, edhe ndaj disa tė tjerėve ka pasur sjellje tė rėnda.

Njerėzit qė bėjnė kėtė, ēfarė i bėn tė jenė tė tillė, bindja e njė pushteti tė gjatė, arroganca qė sjell pushteti, qė sjellin paratė, ēfarė i vė politikanėt kaq pėrballė me ata qė i zgjedhin?

Koncepti qė kanė pėr pushtetin ėshtė shumė i tejkaluar, ėshtė primitiv. Koncepti pėr shtetin sot nuk ėshtė ai qė ka ekzistuar dikur. Kėta mendojnė se meqė i fituan zgjedhjet, e kanė bėrė Kosovėn tė tyren, pra ėshtė bėrė pronė e tyre. Kėshtu them unė se mendojnė shumica e atyre qė fitojnė nė zgjedhje. Fitova zgjedhjet, fitova Kosovėn, kjo ėshtė tani pronė e imja. Jo. Ty tu dha besimi prej zgjedhėsve, qė t’iu shėrbesh atyre qė tė kanė zgjedhur, nė pėrgjithėsi qytetarėve tė Kosovės. Nė filozofinė demokratike, nė demokraci dhe nė teorinė pėr demokracinė sot, pushteti quhet servis i qytetarėve. Ti je zgjedhur pėr t’i shėrbyer kėtij populli, pėr tė punuar pėr tė, pėr t’i plotėsuar disa nevoja tė tij, tė komunikimit tė tij me administratėn etj. Jo rastėsisht nuk quhet sundim por qeverisje dhe kėta qė janė nė pushtet nuk quhen sundues, por quhen qeverisės. Por kėta nuk e konceptojnė ashtu qeverisjen, e konceptojnė si sundim. Dhe sundim nėnkupton njė dhunė, e prandaj nuk heqin dorė prej dhunės. Koncepti i tyre ėshtė anakronik, skllavopronar. Prandaj edhe demokracia jonė, se kam quajtur unė i pari, jo vetėm te ne por edhe nė disa vende ish komuniste, e kanė quajtur demokraci skllavopronare. Ai ėshtė pronari dhe tė tjerėt skllavė me tė cilėt mund tė bėjė ēfarė tė dojė.

Megjithatė ata janė duke qeverisur, sunduar nė ēfarėdolloj mėnyre Kosovėn, por ata janė nė pushtet tani, Hashim Thaēi si president dhe Isa Mustafa si kryeministėr. Profesor, juve kjo u trishton, por nuk mund tė bėni gjė kundėr saj.

Unė mund tė flas e mund tė shkruaj, derisa tė jem gjallė do tė flas dhe do tė shkruaj. Nuk ėshtė qėllimi im, qė kur flas dhe kur shkruaj t’i bėj njerėzit tė mendojnė doemos si unė. Unė dua qė kur tė shkruaj dhe kur tė flas, t’i frymėzoj njerėzit qė tė mendojnė pėr ato ēėshtje. Sepse mendoj se qytetarėt duhet tė kenė mė shumė kėrkesa, tė jenė mė kėrkues ndaj pushtetit. Ata janė sovrani i Kosovės, ata zgjedhin kė duan, ata vendosin pėr Kosovėn. Ata kryejnė rolin e sovranit tė Kosovės, aq do tė doja edhe unė tė mendojnė, t’i shohin gjėrat dhe jo tė mendojnė si unė. T’i nxis qė t’i shohin gjėrat dhe tė mendojnė pėr to, janė mirė apo nuk janė mirė dhe nė varėsi tė tyre tė dinė tė sillen dhe tė veprojnė. Po e pėrsėris, kanė filluar tė shihen gjėrat, kemi filluar tė qėrojmė hesapet me vetveten, t’i shohim tė kėqijat. Unė do tė doja qė kjo lėvizje tė mos shuhet, tė vazhdojė, nė qoftė se dėshirojmė qė Kosova tė bėhet si duhet, njė shtet normal, evropian, qė respekton kėto standarde, kėto vlera evropiane. Atėherė do tė duhet tė ngjallet, tė rritet, tė shumohet kjo lėvizje. Ne nuk kemi kulturė kritike. Kultura kritike ėshtė kultura qė e ka ēuar pėrpara njerėzimin. Pa kulturė kritike Evropa nuk do tė ishte bėrė. Krejt mendimi, krejt jeta, krejt qytetėrimi ėshtė bėrė pėrmes fėrkimit tė qytetėrimeve. Ne nuk e kemi kėtė, ne flasim, glorifikojmė, zmadhojmė. Ajo nuk na sjell fryte. Duhet tė dimė t’i shohim tė kėqijat, t’i shohim fillimisht tek vetja jonė dhe tė bėjmė pėrpjekje pėr mėnjanimin e tyre. Vetėm ashtu i bėjmė mė mirė punėt dhe Kosovėn e bėjmė mė mirė nė pėrgjithėsi. Po e pėrsėris, do tė doja qė ajo lėvizje tė vazhdojė.

Ju shikoni tek vetja njė gabim me kritikėn e tepruar ndaj Isa Mustafės? Ky njeri u bė kryeministėr me votat e kosovarėve, keni menduar se e keni kritikuar mė shumė se sa duhet?

Jo, nuk e mendoj. Mendoj dhe ēuditem pse opozita e cila bėri njėherė njė bllok politik me tė dhe heshti tė kaluarėn e tij politike qė ėshtė shumė problematike. Nuk e pėrmend kėtė, ndonjė nga deputetėt ia thotė nė mėnyrė shumė tė pėrmbledhur. Unė mendoj se ka njerėz qė i takojnė njė tė kaluare, ka marrė fund koha e tyre, nė kohė tjetėr duhen njerėz tė tjerė. Ai njeri nuk ėshtė pėr kėtė kohė. Unė po vėrej gjykimet e tij politike dhe shoh qė bėn shumė gabime. Po ēuditem se si ai nuk ėshtė nė gjendje tė gjykojė politikisht si duhet. Veē tė shihen deklaratat e tij qė kur ėshtė bėrė kryeministėr, ēfarė kontradiktash, kanė ato dhe mendoj, a ėshtė e mundshme qė ky ka pasur gjithė ato funksione nė kohėn e komunizmit? Funksione tė larta, dy herė kryetar i qeverisė sė Prishtinės nė dy mandate, kryetar i Kėshillit pėr planifikim shoqėror, kryetar i rinisė socialiste tė Kosovės, dhe kur e shoh diletantizmin e tij politik unė habitem Por mund tė ketė qenė komunizmi qė ka dashur mediokritetin, njerėz qė dėgjojnė qė nuk i kanė sytė pėr tė parė, nuk i kanė veshėt pėr tė dėgjuar, nuk e kanė gojėn pėr tė folur, por pėr tė zbatuar ato qė u thonė ata, qė kur ka qenė ky nė pushtet, kanė urdhėrur, Millosheviēi me shokė. Ēuditem dhe jam i befasuar se pse ai njeri duhet tė jetė nė qeveri sot nė Kosovė.

Nuk keni drojė se mund tė hakmerren ndaj jush, pėr ēfarė thoni?

Mua nuk ēfarė tė mė bėjė, absolutisht. Ka ēfarė iu bėn familjarėve tė mi, mbase, por mua, nuk ka ēfarė tė mė bėjė. Rexhep Qosja ėshtė i paprekshėm pėr tė. Ai mund tė flasė, e mund tė shkruajė kundėr Rexhep Qoses siē po bėn, mund tė lėshojė ndonjė nga ata qė i pėrbaltin tė gjithė ata qė ai u thotė tė mė pėrbaltin. Por mua nuk ka se ēfarė tė mė bėjė. Rexhep Qosja qėndron nė njė bazė shumė tė sigurt, ėshtė jeta e tij, ėshtė jetėshkrimi i tij, ėshtė vepra e tij, ėshtė krijimtaria e tij, ėshtė veprimtaria e tij. Ai me mua nuk ia del, nuk e kam kėtė drojė dhe nuk e kam tepruar. Vetėm kam dashur dhe dua t’i bėj kėta njerėz tė shohin qartė. Jam i ēuditur, ky nuk do tė japė dorėheqjen, as ky e as zėvendėsi i tij nuk deshėn tė japin dorėheqjen , edhe pse kanė shkelur kushtetutėn. Kuvendi i Kosovės po tė ishte nė rregull, po tė kishte legjitimitetin qė ia kanė marrė, po tė mos ishte i margjinalizuar siē ėshtė do tė duhej ta shkarkonte kėtė qeveri. Nuk po do ta bėjė Kuvendi, atėherė do tė duhet ta shkarkojė populli.

Si do ta bėjė?

Me lėvizje absolutisht, lėvizje paqėsore.

Do fillojė nga e para Kosova me lėvizje?

Ne tashmė e kishim njė lėvizje, disa analistė e quajtėn ballafaqim me vetveten. Njerėz me merita tė luftės, njerėz tė UĒK-sė po qėrojnė hesape me veten, e padėshiruar, nuk e dėgjoj lehtė kėtė, por aq mė e lehtė ėshtė qė ne tė ballafaqohemi me ata qė kanė punuar kundėr kėtij populli dikur. Qeveria me tė cilėn ka qenė ky njeri, ka urdhėruar tė shuajė demonstratat e studentėve nė vitin ’89 dhe nė fillim tė ’90-ės, ku herėn e dytė janė vrarė 30studente e 70 tė tjerė janė plagosur. Kjo ėshtė statistika qė kanė dhėnė zyrtarėt e jo unė, e vėrteta mund tė jetė shumė mė tragjike. Nė njė shtet historik, me pėrvojė historike, me tradita shtetėrore, njerėz tė tillė nė kushte tė tjera do tė nxirreshin nė gjyq, pėr krimin qė kanė bėrė. Kanė vrarė tė rinjtė qė kanė protestuar pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Asnjė prej atyre qė kanė qenė nė qeveri nuk shihen mė. Unė them se aty ka pasur edhe njerėz tė mirė, siē thotė populli, i ka zėnė taksirati dhe janė skajuar, disa prej tyre kanė shkuar tė jetojnė jashtė. Ky vjen tani e na sundon me metoda qė po i shohim ēfarė janė, me dhunė, me presione qė janė politike e psikologjike mbi njerėzit. Ne pėrjetojmė sot njė terror psikologjik, si dikur. Prej njė viti e ca ne jetojmė me njė krizė politike dhe institucionale, me pasoja tė ndryshme ekonomike, shoqėrore, etj. Kėto pasoja janė tė njė terrori psikologjik e cila ka filluar me ardhjen e kėtij njeriu nė pushtet dhe me aleancėn qė krijoi ky me PDK-nė.

Ky ėshtė problemi, se duket sikur tė gjitha rėndojnė mbi Isa Mustafėn, kryeministrin, ndėrsa ishte Hashim Thaēi qė iu desh kjo aleancė.

Nuk ėshtė fajtore vetėm LDK-ja dhe ky qė ėshtė nė krye tė saj qė e mėnjanoi kryetarin e mėparshėm Fatmir Sejdiun me njėfarė puci. Fajtore ėshtė edhe partia me udhėheqjen e saj qė po ia bėn tė mundshme kėtė me heshtje. Edhe unė po ēuditem si ėshtė e mundur kjo? Si ėshtė e mundur qė PDK tė ketė degraduar deri kėtu, sa ta pranojė aq lehtė jetėshkrimin politik tė kėtij njeriu dhe tė pranojė disa veprime qė tani po i bėn nė aleancė me tė. Jam i befasuar, unė njoh shumė djem aty dhe di pėr ta, pėr mendimet e tyre, tė kaluarėn e tyre, e di sa tė pakėnaqur e sa tė papajtueshėm janė megjithatė gojėn nuk e ēelin, mund tė kenė leverditė e veta. Sigurisht qė i kanė, pasi partitė janė bėrė firma pėr pasurimin e atyre qė i janė me to.

Pavarėsisht ēfarė ndodh nė Kosovė, Gjykata Speciale a mund tė krijojė pėrplasje tė reja, probleme tė reja qė duket sikur ishin fshehur?

Nuk e di se ēfarė mund tė bėjė Gjykata e Veēantė, unė di njė gjė, qė pėr atė Gjykatė tė Veēantė, vet shqiptarėt, institucionet politike shtetėrore nuk duhet tė jepnin pajtimin me tė. Le ta krijojnė faktorėt ndėrkombėtarė, ata duan, le ta krijojnė, por jo shqiptarėt tė japin pajtimin. Sepse kjo tė rėndon mė tepėr, vendimet dhe gjykimet e saj tė rėndojnė mė tepėr se e ke pranuar. Kjo ishte gjykatė kundėr Kushtetutės, Nuk parashikon Kushtetuta e Kosovės krijimin e gjykatave tė jashtme tė huaja nė Kosovė, parashikon krijimin e gjykatave nė Kosovė. Kjo Gjykatė do tė merret me gjykimin e shqiptarėve, por ku ka kėshtu nė botė? Flasin pėr Kosovėn shumetnike dhe duan tė krijojnė Gjykatėn njė etnike. Paradoksale kjo dhe e papajtueshme, njė pėrbėrje, njė koncept, njė Gjykatė e papajtueshme me Kushtetutėn dhe logjikėn. Ne e pranuam, ndoshta e ndėrruan edhe Kushtetutėn.

Ėshtė prekur Kushtetuta?

Tani po i ndryshojnė Kushtetutat sipas nevojave dhe siē po kėrkohet prej tyre. Fizionominė e Ballkanit e kanė ndryshuar shpesh, prej krizės lindore 1975 e kėtej. Ia kanė ndėrruar Fuqitė e Mėdha qė kanė qenė, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Rusia. Kėto kanė caktuar edhe fatin e shqiptarėve, kanė caktuar kufijtė e tyre duke i ndarė nė 4-5 shtete. Edhe tani ia caktojnė fizionominė Ballkanit kėto vende, ku pėr fatin tonė tė mirė janė edhe SHBA. Kėto kanė edhe EULEX, e duke qenė ai lulėzoi korrupsioni, siē nuk ka lulėzuar kurrė. Kėsi korrupsioni nuk kemi pasur nėn asnjė pushtues, as si korrupsioni nė kohėn e Bizantit, as nė kohėn e Perandorisė Romake, as nė kohėn e Italisė, as nė kohėn e Gjermanisė, as nė kohėn e Serbisė. EULEX thotė se nė Kosovė ka korrupsion pandemik siē e quajnė ata, se nė Kosovė ka krim tė organizuar, nė Kosovė ka simbiozė, ngjitje, bashkėpunim tė institucioneve shtetėrore me krimin. Po mirė a jeni ju kėtu? Shtroj pyetjen, se pse dhe si ndodhin kėshtu, mos ndoshta ėshtė mė mirė kėshtu, mos ka dashur EULEX dhe disa shtete evropiane qė aq lehtė falėn Vuēiēin, Nikoliēin e Isa Mustafėn. Mos kanė dashur qė disa figura politike tė komprometohen nė pushtet, tė korruptohen dhe tė mos ankohet populli? EULEX ėshtė fajtor pėr ēfarė ka ndodhur e ēfarė po ndodh nė Kosovė.

Megjithatė ju nuk jeni dorėzuar profesor?

Jo nuk jam dorėzuar, unė nuk jam bėrė shkrimtar pėr tė shkruar libra, unė jam bėrė shkrimtar edhe pėr tė thėnė mendimin, them mendimin se sa e si e ēmoj tė drejtėn dhe tė vėrtetėn. Mund tė mos qėlloj, mund edhe tė gaboj, njerėz jemi. Nuk ka njeri tė pagabueshėm, por nuk e shes mendimin pėr kurrfarė kushti, pėr kurrfarė mendimi. Nuk e shes dinjitetin pėr kurrfarė ēmimi. Prandaj nuk kam heshtur, nuk hesht e nuk do tė hesht derisa tė jem gjallė.

Ishte propozimi qė u pėrfol pėr t’u bėrė president i Kosovės e ju menjėherė e pėrgėnjeshtruat. Mė bėri pėrshtypje shprehja juaj, e mandateve qė ju keni nė emėr tė punės.

U bė njė propozim, nuk e di kush e bėri. Mund tė kenė qenė kėto portalet, a kėto organizatat joqeveritare, mediat qė janė shtylla e katėrt e pushtetit. Kush e kurdisi, nuk di, por u bė e nevojshme qė unė tė deklarohem se filluan ta tjerrin kėtė punė. Unė konsideroj se mandati i njė krijuesi, qė ka bėrė njė punė, qė e bėn seriozisht atė, qė e bėn me pėrkushtim, me pėrgjegjėsinė dhe etikėn, ėshtė mė shumė se njė kryetar. Kryetari ėshtė 4ose5 vjet, ėshtė 8 ose 10, mund tė jetė edhe 12 ose 15 vjet, tė cilat kalojnė. Kurse krijuesi e ka mandatin tė pėrhershėm dhe ėshtė i qėndrueshėm, ka lexuesit e djeshėm dhe tė sotėm e tė ardhshėm, qė ky tjetri nuk i ka. Kryetari ka mandat tė pėrkohshėm. Unė nuk i ndėrroj, nuk ia fal kėtė mandatit tė pėrkohshėm, nė asnjė mėnyrė nuk e ndėrroj me tė. Ai sjell privilegje, sjell luks, sjell pasuri, sjell shumė gjėra, por mua mė duhet ajo pasuria shpirtėrore dhe morale qė kam. Shikoni ēfarė thonė studiuesit, Greqia antike ka pėrcaktuar ardhmėrinė qytetėruese tė Evropės, po kėshtu edhe Perandoria Romake. Ka pasur shtetarė shumė por e dini ēfarė thonė njerėzit, studiuesit? Ne dimė pėr Greqinė, e mbajmė mend, e ēojmė, e adhurojmė Greqinė, duke pasur parasysh Eskilin, Sofokliun, Euripidin, Platonin, Sokratin, Aristotelin, Hipokratin e tė tjerė qė kanė krijuar kulturėn, filozofinė, shkencėn greke. Greqia ekziston sepse ekzistojnė veprat e kėtyre dhe jo se ekzistojnė politikanėt, shtetarėt e asaj kohe. Ata janė harruar, por kėta janė tė pėrjetshėm, kėtė nuk duhet ta harrojmė. Prandaj unė nuk e harroj dhe mandatin tim nuk e zėvendėsoj pėr mandatin e njė kryetari. Mandati im ėshtė mė i rėndėsishėm se i atij kryetari. Mendoj se mandati im ėshtė mė i rėndėsishėm se mandati i Nishanit.

Sot qė po flasim ėshtė 7 mars dhe ngjan se njė mėsues nuk ka vlerėn e njė njeriu qė ka, qoftė njė kioskė tė vogėl nė lagje. Kanė ndryshuar disa gjėra nga koha e Greqisė sė lashtė.

Unė pėrmenda Bujar Nishanin, do doja tė pėrmendja Dritėro Agollin, Ismail Kadarenė, mandatet e tyre janė shumėfish mė tė rėndėsishme se mandati i Nishanit, jo vetėm i kėtyre por edhe i krijuesve tė tjerė i disa fushave tė tjera ne Shqipėri. Nuk ėshtė rėndėsia e njė mėsuesi sa rėndėsia e njė burokrati nė njė zyrė. Njerėzit i paraqiten pėr shumė nevoja atij nė zyrė, e ēmojnė mė shumė dhe intrigohen pėr arsye tė ndryshme, u kryen apo jo punėt. Nuk do tė duhej tė ishte ashtu. Thonė se mjeku, mėsuesi dhe polici janė tre figura tė rėndėsishme. Polici jo i politizuar, siē po i politizon sot qeveria, qė po i pėrdorin pėr nevojat e tyre politike, fatkeqėsisht, por polici qė kryhen si duhet detyrėn pa e politizuar, mjeku dhe mėsuesi janė figura tė ēmuara. Mėsuesi tė edukon fėmijėn, kujdeset pėr tė, e po kėshtu mjeku kujdeset pėr shėndetin tėnde dhe tė popullit, e polici tė mbron prej tė keqit. Nuk e kemi krijuar ende kėtė kulturė, qė t’i meritojmė sa e meritojnė, mjekun, mėsuesin dhe policin.

Duke u marrė gjatė me Kosovėn, kėto kohė jeni shkėputur nga Tirana apo i keni ndjekur proceset aty?

Nuk e kam shkėputur natyrisht. Unė shikoj ēdo natė nė njė televizion tė Prishtinės “Ditarin”, nė shtatė ose shtatė e gjysmė e pastaj vazhdoj me lajmet e Tiranės, e obligueshme pėr ēdo natė.

Kohėt e fundit pati njė votim pėr ligjin e dekriminalizimit nė Shqipėri. I keni ndjekur proceset mes pozitės dhe opozitės, vezėt tona nė Kuvend?

I kam ndjekur me shumė habi, ēudi, si ėshtė e mundshme ashtu. Si ėshtė e mundshme qė gjyqėsori tė ketė qenė aq i korruptuar dhe tė ketė aq shpėrfytyrime, deformime nė gjyqėsor. Dhe e kam parė e jam bindur prej shembujve qė kanė treguar se sa e nevojshme ėshtė reforma nė sistemin e drejtėsisė dhe sa i duhet Shqipėrisė. Por jam ēuditur se sa dhe se si i bėhet rezistencė nga opozita kėsaj reforme tė planifikuar. Si ėshtė e mundur qė nuk mund tė pajtohen pėr tė reformė. Vazhdimisht, dikush fut pyka nė pėrpjekje pėr antireformė. Ajo reformė bėhet pėr interesin e gjithė shqiptarėve dhe gjithė Shqipėrisė. Ėshtė reforma mė e rėndėsishme nė Shqipėri, ėshtė reforma mė e rėndėsishme qė ėshtė bėrė dhe mund tė bėhet nė Shqipėri, reforma e gjyqėsorit, sepse nė sistemin e drejtėsisė ka pasur dhe ka shumė deformime. Pse ndodh kjo? Ku janė arsyet? Unė mund tė mendoj se reforma ia cenon interesat dikujt, rezistenca qė bėhet prej opozitės, cenon interesat e saj prandaj vazhdimisht fut pyka nė kėto pėrpjekje pėr reformė. Mund tė them gjithashtu se kam krijuar njė simpati tė veēantė pėr ambasadorin e SHBA-ve nė Shqipėri, ambasadorin Donald Lu. Njė ambasador i cili bėn pėrpjekje me shumė pėrkushtim , me shumė nder, me shumė sinqeritet pėr ta rregulluar gjendjen nė Shqipėri, pėr ta stabilizuar, pėr ta normalizuar gjendjen sidomos nė sistemin e drejtėsisė. Mund tė them, se e dėgjova me shumė mirėkuptim, me shumė simpati masėn e SHBA-ve pėr tė mos iu dhėnė viza njė numri gjykatėsish dhe prokurorėsh tė korruptuar. Ne nuk e dimė numrin e kėtyre gjykatėsve dhe prokurorėve, por nuk ėshtė vetėm njėri, mund tė jenė edhe mė shumė. Unė do tė doja qė nė listėn e zezė e kėtyre emrave qė nuk do t’u jepen viza pėr nė SHBA, tė ketė njė listė edhe pėr Kosovėn, pėr gjykatės dhe prokurorė nė Kosovė. Njėkohėsisht do tė dėshiroja qė nė atė listė ku futen emrat e atyre qė nuk do t’u jepen viza pėr nė SHBA tė ketė jo vetėm gjykatės dhe prokurorė, por tė ketė dhe figura politike shtetėrore tė korruptuar, por tė korruptuar me pasuri tė mėdha e jo pėr ata qė korruptohen me 200 euro. Po tė futen nė atė listė tė zezė gjykatėsit, prokurorėt dhe tė korruptuarit e tė lidhurit me krimin e organizuar, do tė ndihmohet shėrimi i Shqipėrisė dhe Kosovės. Tė shpresojmė se reforma e sistemit tė drejtėsisė nė Shqipėri do tė bėhet shembull edhe pėr Kosovėn. Do tė jetė njė kontribut i madh pėr normalizimin e gjendjes politike, shoqėrore shtetėror nė Shqipėri dhe Kosovė.

Shikoni bashkėpunim mes nesh pėr momentin profesor apo ka secili problemet e veta?

Nė njė kohė u fol shumė pėr bashkėpunimin, Edi Rama dhe kėta tė qeverisė sė Kosovės, bėnė disa marrėveshje, vunė disa nėnshkrime e pastaj u hesht pėr kėtė punė. E dėgjova me keqardhje deklaratėn e kryeministrit tė Kosovės, kur tha se ne nuk na duhen kėshillat e Shqipėrisė. Na duhen. Edhe Shqipėrisė mund t’i duhet ndonjė kėshillė e Kosovės nė ndonjė rast tė veēantė, edhe Kosovės i duhen kėshillat e Shqipėrisė. Shqipėria ėshtė 100 vjet shtet, ka njė pėrvojė mė tė madhe shtetėrore dhe kjo po shihet. Absolutisht, ka njė pėrvojė mė tė madhe shtetėrore. Nė fund tė fundit jemi njė popull, mund tė mėsojmė duhet tė mėsojmė dhe kemi ēfarė tė mėsojmė prej njėri-tjetrit. Ky bashkėpunim, jo pėr shkak tė kėsaj deklarate tė parėndėsishme, qė mund tė ketė efekt momental, deklaratė e pamenduar, banale, mediokre. por pėr kujdes tė pėrpjekjeve qė bashkojnė punėt tona, ky bashkėpunim sikur ėshtė heshtur. Nuk po dėgjohet se ēfarė bashkėpunimi ka, sė ēfarė po ndodh, a po bėhet ndonjė bashkėpunim, shkėmbim e tė tjera, nuk po dėgjohen, ėshtė heshtur kjo punė. Si, pse, ēfarė ka, ta shohim.

Profesor, folėm gjatė pėr ēfarė ndodh nė Kosovė , folėm pak pėr Shqipėrinė. Ndėrkaq, kėtu mbaroi, kaq ishte? Thaēi ėshtė president, do ketė marrėveshje me Serbinė, nuk do tė ketė zgjedhje, opozita do tė protestojė, dhe njerėzit do tė jetojnė, secili nė mėnyrėn e vet.

Krejt kjo krizė politike dhe institucionale, qė zgjati njė vit, do tė duhej tė merrte fund, tė ketė njė zgjidhje. E them, nė ēdo vend demokratik, zgjidhja do tė kishte mbėrritur herėt. Kėta njerėz tė qeverisė, kjo qeveri ka cenuar Kushtetutėn e Kosovės, ka shkelur Kushtetutėn dhe kėtė e tha Gjykata e Kosovės. Ka nėnshkruar marrėveshje qė kanė tė bėjnė me shtetin, me tėrėsinė e tij, me sovranitetin dhe territorin e tij, qė janė ēmuar jo nė pajtim me Kushtetutėn. Kjo do tė thotė se ėshtė shkelur Kushtetuta. Nė ēdo vend demokratik kjo qeveri do tė duhej tė tėrhiqej, nė qoftė se nuk tėrhiqej atėherė do tė shkarkohej, ka institucion qė e shkarkon qeverinė, ka popull, ka sovran qė e shkarkon qeverinė. Megjithatė unė nuk shoh zgjidhje tė kėsaj krize. Pavarėsisht se po duket e lodhur opozita kėto ditė, unė nuk shoh zgjidhje pa largimin e qeverisė. Nė qoftė se nuk do qeveria atėherė ėshtė sovrani. Unė dėshiroj qė kjo lėvizje e ballafaqimit tonė me vetveten tė vazhdojė, pėr tė mirėn e Kosovės, pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e saj. Qėrimi i hesapeve me veten tonė, me gjendjen tonė, mospajtimi ynė me kėqijat, me padrejtėsitė qė kanė ndodhur, po ndodhin e do tė ndodhin nė jetėn tonė. Me trajtimin e pabarabartė tė njerėzve nė jetė nė pėrgjithėsi. Probleme si ēdo shtet do tė kemi. Pėr kėtė arsye unė do tė doja qė me kushtetutė, me ligje, tė parashihet, tė sigurohet me ligje kultura e ndėshkueshmėrisė, tė parashikohen me ligj dorėheqjet, tė parashikohen me ligj shkarkimet tė cilat nuk bėhen. Ju lutem, ne kemi njerėz, anėtarė tė akademisė qė janė bėrė nė bazė tė konfliktit tė interesit. Konflikti i interesit ėshtė antiligjor edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė. Realizimi i privilegjeve nė bazė tė konflikteve tė interesit ėshtė antiligjor. Njerėz qė janė nė pozita tė larta kanė krijuar privilegje tjetėrkund, nė tė tjera institucione e kurrkush nuk merret me ta. Pra duhen bėrė tė gjitha kėto e duhet tė zbatohen. Kosova do tė sigurojė njė gjendje tė njė shteti bashkėkohor, modern, evropian, vetėm nė qoftė se bėhet shtet ligjor, shtet i sė drejtės. Shteti ligjor ėshtė garanci e funksionimit normal tė tij. Uroj qė tė bėhet ēfarė ėshtė e mundshme qė Kosova tė bėhet shtet ligjor.

Dhe pėrfund njė lajm i mirė. Mė bėri pėrshtypje festimi i 80 vjetorit tė Adem Demaēit, mendova qė gjėrat shpesh ndryshojnė, figurat shihen nė njė dritė tjetėr, siē ndodhi qė ky vit u quajt viti i tij.

Adem Demaēi ėshtė njė figurė e veēantė nė historinė e Kosovės dhe nė historinė e shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Njė njeri qė ka bėrė 28 vjet burgje, jo burgje tė Suedisė, tė Norvegjisė, tė Danimarkės apo tė Francės, por burgje tė Serbisė dhe Jugosllavisė. Ai njeri duhet qė nė shtet normal, nė njė vend normal, nė kushte normale, tė gėzojė disa fryte tė kėtyre burgjeve tė tij, siē i ka gėzuar Mandela, qė i takojnė. Mandela nuk ishte filozof, nuk bėri 28 vjet si Adem Demaēi dhe Afrika e Jugut e bėri Mandelėn figurė botėrore, duke i shprehur nderimet, duke ia dhėnė ato qė i takojnė, duke e bėrė kryetar shteti. Ne nuk e lejuam qė para luftės, duke filluar me partinė demokratike e pastaj kėto partitė e tjera, nuk e lejuan Adem Demaēin qė tė bėhet as deputet, as ministėr, as kryeministėr, as kryetar Kuvendi e as Kryetar Shteti. U vunė nė krye tė kėtyre pozicioneve edhe njerėz qė nuk janė pėr kėto funksione. Adem Demaēit nuk iu lejua, madje mund tė them qė Adem Demaēit iu krijua njė farė presioni pėr 10 vjet. Adem Demaēi nuk ka pasur kurrfarė tė ardhurash, e ka mbajtur i biri. Si ėshtė e mundur kjo? Nė vend qė tė bėjmė njė figurė botėrore, ne e penguam atė tė bėhej edhe figurė lokale. Tė tjerėt kanė titullin “Senator i pėrjetshėm”, a nuk mund tė bėhej ai deputet i pėrjetshėm i Kosovės? Duhet vetėm njė ligj qė tė bėhej, por nuk e bėjnė. E diskriminuan, e penguan. Po tė lexojmė ata qė i janė turrur lavdisė sė Adem Demaēit e kundėr tij, do tė turpėrohemi. Do tė bėhej njė antologji e zezė me shkrime kundėr tij. 80 vjetori i tij u shpall viti i Adem Demaēit. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr kulturėn, politikėn dhe shtetin tonė. Por kjo u bė pas njė mbledhjeje tė shkrimtarėve, nė tė cilėn u theksuan tė gjitha padrejtėsitė dhe diskriminimet qė i janė bėrė Adem Demaēit nė vazhdimėsi, prej burgosjeve nė kohėn e komunizmit, prej pėrndjekjeve, e diskriminimeve, pasi ra komunizmi prej partive qė janė edhe sot. Me vonesė shumė tė madhe. Tani unė shtroj pyetjen: Si u bė kjo tani, kėta tė politikės tani u kujtuan tė shpallin 80 vjetorin e tij si viti i Adem Demaēit? E bėnė pėr Adem Demaēin, apo e bėnė pėr nevojat e veta sepse ju duhet lavdia e Adem Demaēit? Do tė dėshiroja shumė qė kjo tė jetė bėrė pėr Adem Demaēin. I pamė edhe kur e vizituan Adem Demaēin tani, qė asnjėherė mė parė nuk e kanė bėrė. Mjerisht, fatkeqėsisht u bė vonė. Megjithatė populli thotė, “mė mirė vonė se hiē”.
dritare.net

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 100 vizitorë
Lexuar: 2,011 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Flet poeti, filozofi, fotografi i n...
E martė, 14 nėntor 2017 - 04:25
“Si e kam njohur Ali Podrimjen dhe Ibrahim Rugovėn” “ ... njė rebel radikal, pėr tė cilin nuk ishte aq e rėndėsishme qė ta shpjegojmė botėn, mirėpo qė...
Aty ku ėshtė mėsuesi Vaxhid janė edhe nxėnėsi...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 22:09
Mėsuesi Vaxhid Sejdiu me punėn, angazhimin dhe pėrkushtimin e tij nė kuadėr tė shkollės shqipe ėshtė bėrė model, se si duhet tė punojnė mėsuesit nė shėrbim...
Kėngėtari Nikollė Gjini, njė jetė me kėngėn s...
E hėnė, 19 qershor 2017 - 00:25
Publiku mė bėnė tė lumtur kur kėndoj dhe harroj ēdo gjė nga respekti pėr te para tij. Tallava, mendoj, ėshtė kanceri i muzikės popullore..
Jam krenar qė i takoj kombit shqiptar dhe e m...
E merkurė, 19 prill 2017 - 04:13
Intervistė me artistin e teatrit e tė filmit tė Kosovės, humoristin, studiusin serioz tė evenimeteve tė shumta, kritikun e artit letrar e pamor, Ismet Kras...
INTERVISTĖ ME KRYETARIN E LKSHMSĖ Z. HASAN QY...
E dielė, 01 janar 2017 - 05:45
Z.Qyqalla ky ėshtė viti i tret, nga themelimi i Lidhjes sė Krijuesve Shqiptarė nė Mėrgatė (LKSHM), ju si do na pėrshkruani shtegtimin e kėtij asociacioni, ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi