Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush nuk deshi të bëhet hero i gjallë më 26 shkurt?
Publikuar më 09 mars, 2016 në orën 01:15 ( ) Isa Mulaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Në demokraci, injoranca e një votuesi e dëmton sigurinë e të gjithëve” – John F. Kennedy

Kjo thënie e Kennedy-t mund t’u duket jo aq e thjeshtë sa edhe e parëndësishme, madje edhe palidhje, për rastin e zgjedhjes së presidentit të SHBA-së ku janë në pyetje qindra miliona votues. Se sa mund ta dëmtoj injoranca e një votuesi sigurinë dhe perspektivën e të gjithëve, kjo më së miri mund të vërtetohet me rastin e seancës së 26 shkurtit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e presidentit.

Thuhej se kuorumi i nevojshëm duhej të përbëhej nga 81 deputetë në sallë. Raportohet se aq edhe ishin ose minimumi i mundshëm. Nga kjo del se fati i zgjedhjes së presidentit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, ishin në vendimin e një personi deputet i thjeshtë. Ai ose ajo ka mundur ta braktisë seancën. Në mungesë kuorumi, presidenti nuk do të zgjidhej dhe vendi do të shkonte në zgjedhje të parakoshme parlamentare pas 45 ditësh. Ja se çfarë ndikimi të drejtpërdrejtë mund të ketë vetëm një votues në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Nëse u duket ndikim i vogël, keni parasysh edhe faktin se zgjedhja e Hashim Thaçit në ato rrethana me gaz lotsjellës, kërbaç të policisë dhe koktej mollotovi, u dënua nga mediat dhe shtetet e ndryshme si Britania e Madhe dhe Gjermania, duke lënë përshtypjen se edhe këto shtete të mëdha të BE-së janë indiferente ndaj perspektivës së Kosovës me këtë mentalitet dhe strukturë qeverisje. Raportohet poashtu se ka pasur edhe shkelje të kushtetutës me rastine zgjedhjes së presidentit, por kjo as që i interesonte një votuesi i cili/e cila dëmtoj sigurinë e përgjithshme dhe të të gjithëve në Kosovë.

Si politikanët dhe deputetët, ashtu edhe populli dhe anasjelltas

Shumica e shqiptarëve, për të mos thënë të gjithë, e kanë një lloj kodi të dreqit në formë të çipit të instaluar në trurin e tyre. As miliardat dhe ekspertiza e SHBA-së dhe BE-së nuk kanë qenë në gjendje t’i biejnë në fije këtij kodi të paparashikueshëm, për shkak se asgjë nuk varet nga Zoti dhe Amerika por nga një votues, që fatkeqësisht nëse është shqiptar, gjithmonë ka gjasa të bëjë përzgjedhje fatzeza kundër të gjithëve. Ne jemi mësuar të fajësojmë politikanët për vuajtjet e popullit dhe nuk duam ta pranojmë faktin se lule janë politikanët mafiozë çka është populli. Do të pajtoheshim se këta politikanë kanë dalë nga po ky popull, megjithëse nuk po duam të pajtohemi se shumë politikanë janë gdhendur pak artificialisht gjatë kontakteve dhe bashkëpunimit të tyre me njerëz dhe institucione të huaja. Populli është edhe më katastrofë. Këtij populli i është ngulitur në kokë se cilido politikan që vjen në pushtet, do të merret me krim, vjedhje, korrupsion dhe nepotizëm. Drita e gjelbërt për krime institucionale vjen nga bindja e thellë në mentalitetin e popullit, i cili mbron kriminelët në pushtet, i shfajëson ata duke tentuar t’ia hedhin fajin të tjerëve dhe t’i bëjnë kriminelët me një lloj epiteti të fuqisë misterioze dhe mbinatyrore. Kështu tentojnë ta paraqesin Hashim Thaçit, kur spekulojnë se ai e paska përgatitur skenarin e zgjedhjes së tij, dhe se e paska në dorë edhe Gjykatën Kushtetuese për ta manipuluar. A nuk është ky treguesi më i qartë se kundërshtari më i fortë i sundimit të ligjit janë shumica e qytetarëve?

Asgjë në Kosovë nuk varet nga Zoti dhe Amerika, por nga ti

Nëse Hashim Thaçi e paska shkelë Gjykatën Kushtetuese, Amerikën, BE-në dhe tërë njerëzimin, ti ke mundur ta shkelësh atë me vullnetin tënd të lirë. Kjo tregon se sa i fuqishëm je, nëse do. Je frikësuar me 26 shkurt, a po? Prej kujt, dhe përse? Paske menduar se Hashim Thaçi e ka kapur tërë njerëzimin, dhe do të jetë mbret i përjetshëm, a po? Nuk e paske ditur se qënia njerëzore e ka jetën e kufizur dhe do të vdesë, ashtu siç e ke edhe ti. Jam i bindur se nuk e kupton që jeta e një individi është shumë e përkoshme, dhe ajo duhet të rrezikohet çdo ditë nga 24 orë për kauzë të drejtë, dhe asnjëherë për kauzë të mbprapshtë të përjeshtme si ç bërë ti më 26 shkurt. Atë ditë, asgje nuk varej nga Zoti, Amerika, Hashim Thaçi, por vetëm nga ti si votues. E ardhmja e Kosovës, e zymtë çfare është tani apo më e mirë, nuk varet nga askush pos nga ti. Mos thuaj qe je një njeri i vetëm. Si i vetëm ti e rrezikove sigurinë dhe perspektivën e të gjithëve. I tërë njerëzimi përbëhet nga individët. Ti një, ai dy, filani tre, e kështu bëhen qindra miliona njerëz. Nuk ka pse të të interesoj se kush e mban peng Kosovën dhe botën. Ke dashur demokraci, prandaj nuk mund të votosh me kokën e tjetërkujt por tëndën. Ndryshe, çka të duhet koka ta bartësh për së rëndi? Morali yt vërtetohet me faktin se je në gjendje ta presësh babain dhe nënën tënde për pesë pare dhe një qime floku. Po neve, çka s’na bënë! Ky mentalitet i yti me kodin e paparashikuar të dreqit, pashmangshëm na detyron që edhe ne të presim ty për një qime floku, sepse rrugëdalje tjetër nuk kemi. A e sheh se si rrezikohet siguria e të gjithëve, ama e të gjithëve, vetëm nga injoranca jote, e jo nga Serbia, Rusia, Amerika, CIA, SHIK-u apo Hashim Thaçi?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isa Mulaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 480 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi