Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
FUQISHËM E NGRE ZËRIN TIM…!!! PËR TRADHËTINË...NUK KA MËSHIRË E AS FALJE!!!
Publikuar më 09 mars, 2016 në orën 01:20 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
NUK MUND TË HESHT ASESI, KUR SOT NË VENDIN TIM PO NDODHIN “ÇUDIRA”, QË DIKUR, AS NË ËNDËRR NUK I KEMI PARË E MENDUAR E JO MË PËR T’I PËRJETUAR!?!...

NDAJ, UNË, MËRGIMTARI ATDHETAR, FUQISHËM E NGRE ZËRIN TIM, PËR PADREJTËSITË, QË PO I BËHEN KOSOVËS E POPULLIT TIM, ASHTU SI E KAM NGRITUR PËR MË SHUMË SE KATËR DEKADA, KUNDËR PADREJTËSIVE, QË IA JANË BËRË KOMBIT SHQIPTAR, NGA ARMIQTË UZURPATORË SERBO-JUGOSLLAV, APO GREKO FASHIST, GRABITQARË TË PASKRUPULLT TË TROJEVE TONA ETNKE!!!

SOT, ASKUND NË BOTË, NUK KA NJË QEVERI APO NJË SHTET, QË TË VEPROJË, SIÇ PO VEPROJNË KËTA TË TANËT!!!...SOT, KOSOVA JONË PO E VUAN NGA VETË PJELLA E SAJ, POR ME FARË TË HUAJ!?...NUK KA SI TË BESOHET QË, KËTA SHTETARË HAJDUTË TË JENË FARË SHQIPTARE!? NUK MUND TË JENË KURRËSESI…ME GJITHË ATO TË ZEZA, QË PO I BËJNË POPULLIT DHE ATDHEUT TË VET...!?!

Si shumë herë edhe sot, pa u ndalur do ta ngre zërin dhe më fuqishëm! Sepse sot duhet me e kundërshtuar vetëveten se, po ia bëjmë vetë vetëvetes. Dhe kjo qenka më e rëndë se atëhere, kur e kisha armikun përballë. Për ato çka po ndodhin në vendin tënd, në Kosovën Shqiptare, qenka shumë e vështirë t’i dëgjosh, t’i shohësh dhe të heshtësh!

E po çfarë nuk po shohim e dëgjojmë, por ama qenka edhe shumë më vështirë të durosh...Mediat elektronike dhe TV është bërë e padurueshme dhe tmerr i paparë për ne mërgimtarët!? Ne, pas çlirimit e kemi menduar dhe e kemi pritur krejt ndryshe, sepse lufta është bërë për Bashkim dhe, se, pas bashkimit me shtetin amë të të gjithë shqiptarëve, shqiptarët do te jenë vetë zot në shtëpinë e tyre!? Por fatkeqësisht kjo nuk u arrit, për shkak të atyre, që nuk e dëshiruan se, si po del tash më ҫdo gjë për mejdani, ne i paskemi pasur brenda nesh “njerëzit”, që bashkimin nuk e kanë dëshiruar!? Dhe mos të harrojmë se, kjo gjë, ka qenë e deklaruar nga presidenti “historik” Rugova, i cili, jo rrallë herë, ka thënë se, Serbija do t’i ketë dyert e hapura me Kosovën!?... Dhe s’ke përse të habitesh. Sepse, kjo e tëra është bërë me programin e LDK-akës!?! Prandaj sot, po ta bënë i yti!…Vaj medet...!

Por pesha më e madhe të ra ty o popull, që po jeton në Kosovë dhe të gjitha të këqijat po kalojnë mbi supet tua, ti po duhet që t’i përballosh të gjitha ato stuhi të shumta e të njëpasnjëshme me shekuj… Dhe tash, në këto vitet e pas “ҫlirimit” nuk po shohim ato që i kemi pritur, ato të mirat, që i menduam se na takojnë…Por jo, nuk erdhi ajo, që prisnim, sepse të ligjtë e tradhëtuan mundin, gjakun dhe të gjitha ato, që u arritën me shumë e shumë sakrifica!...

NDAJ JU DREJTOHEM JUVE, TRIMA TË “VETËVENDOSJES”! JU LUMTË DHE TY O OPOZITË E BASHKUAR, JU LUMTË, QË UA ÇORRËT MASKAT ATYRE MASKARENJËVE QEVERITARË, DUKE JUA NXJERRË FYTYRAT E VËRTETA TË TRADHËTARËVE, SHITËSVE TË VATANIT!!! JU LUMTË JUVE O BIJA, O NËNA TRIMËRESHA TË OPOZITËS! JUVE O BURRA TRIMA! O ATDHETARË, O PATRIOTË! TË DREJTOHEM EDHE TY O POPULLI IM, të gjithë atyre, që janë krah me ata, që po e mbrojnë Kosovën me çdo kusht, kundër tradhëtisë ashiqare, që po ia bëjnë Hashaisaviçi, që për fatin e keq ka edhe të tjerë negativë, pasardhësa shqipfolës të Millosheviçit!? Një zëri dhe të bashkuar do t’i mposhtim ata, që po tradhëtojnë në idealet tona, lirinë e fituar me gjak ta mbrojmë se, dikur bëhet vonë! Një zëri dhe të bashkuar për ta mbrojtur atdheun e rrezikuar nga kopilat, që e kanë bërë Kosovën sikur të jetë një “pronë” e tyre... dhe mund të luajnë me të si tu a dojë qejfi edhe për të plotësuar qejfet e “miqve” ndërkombëtarë!?

Është fat i madh që, secili prej shqiptarëve, që i dhimset populli dhe atdheu i vet, sapo vjen e po e kupton tradhëtinë dhe dredhat e atyre soj këqinjëve tradhëtarë, Isaviçit e Hashaviçit e edhe shumë e shumë viçave të tjerë që, vetëm dinë të flasin shqip se, nuk kanë asgjë shqiptare. Por nuk duhet harruar, siç e kemi bërë traditë, që, shpejt t’i harrojmë të kaluarat e hidhura,,,dhe, më në fund i vjen radha atyre, antishqiptarëve që, t’i shkruajnë historinë këtij populli, ashtu si e duan dhe si ju konvenon atyre!? Kështu si, i ashtuquajturi historian, një ish udbash i zi, Jusuf Buxhovi, i cili Flamurin tonë Kombëtar e quan Flamur të huaj!?... Po ai, një tradhëtar rugovist, që nga Beligradi e solli, në Kosovën e trazuar, programin e LDK-akës, me ato pika të zeza se, gjoja po e “kursej” popullin nga lufta!?...Dhe ia dorëzoi Ibrahim Rugovës, një titisti të mykur, që formoi LDK-në, me atë program që e përgatitën nëpër kuzhinat e Beogradit!!! Po i kujtoj këtij zotërie rugovist një thënie të Fan Nolit, apo ndoshta edhe Noli i madh është i “huaj” për të!?

….” “Njeriu mund të zgjedhë cilëndo fe, që ka trashëguar prej stërgjyshërve dhe që i pëlqen, por s’mund të zgjedhë një tjetër kombësi dhe të luftojë të tijën, pa vënë në ballë një vulë të madhe prej “tradhëtari”.” ( Fan Noli)

Kështu, gjatë sundimit të Millosheviçit, para luftës së UҪK-së, milicët serb i rrihnin shqiptarët, edhe kur prisnin në radhë për të blerë diҫka, sa për të mbijetuar…dhe ata, si mjeranë, nuk bënin zë se, ashtu i kishte mësuar (porositur) Rugova, që “të kemi durim,vetëm durim…” dhe Serbinë në shpinë!?Po mos të kishte qenë Adem Jashari, Komandanti legjendar me tërë familjen e tij, që sakrifikuan gjithҫka që patën, sot, me siguri do të ishim të vrarë e të çfarosur në masë….dhe bile me na lënë pa atdhe...Po mos të ishte UÇK-ja e lavdishme, lufta e saj heroike e mbështetur në këtë popull të vuajtur, as kjo liri e kjo gjysëm pavarësi nuk do të ishte arritur…Por fatkeqësisht fati ynë ra në duart e këtyre qenveritarëve tradhëtarë, që po e rrjepin këtë Kosovë e këtë popull deri në palcë, duke e tradhëtuar pa mëshirë, vetëm për interesa të tyre!?

Nuk e di për besë a janë duke e parë veten, kur po dalin në ekranin e TV duke u krekosur si gjeli në pleh, gjoja me të arriturat e tyre?! Janë bërë aq të neveritur, sa që popullit u janë bërë halë në sy! Nuk e di se si është puna e këtyre zagarëve, që po luajnë me nderin e pesëmbëdhjetë mijë burrave, grave, pleqve e fëmijëve të (vetëm gjatë luftës së UҪK-së), që i prenë e i masakruan, edhe më keq se kafshën, duke ua marrë jetën në mënyrën më shtazarake, egërsisht… Po ato njëzet mijë nënave dhe motrave tona të rrahura, të maltretuara, të shara të fyera, të dhunuara, duke i masakruar ku e ku më keq nga ai soj i poshtër i serbo ҫetnikëve, pjellës së shkinave...

Por ja që mjerisht dhe për tu habit, sot ata, që po na përfaqësojnë, kurrë nuk i kërkuan ato, që ata na i rrëmbyen, kurrë nuk i kërkuan as për ato, që i vranë në shtëpinë e tokën e vet… Dhe shkojnë, ashtu të urtë e kokëvarur si delet, në Bruksel për të dialoguer, gjoja për tu marrëvesh (marreveshje)…E na përqafohen me kriminelët më barbarë… buzëqeshin, me dhëmbët jashtë si të marrë!!! Dhe, për ta gënjyer popullin e vet, lëvdohen se, paskan arritur diçka, duke mos pare as para e as mbrapa, ku shkjau ia përdhoste ato, të arriturat, akoma pa dalur nga ato zyra të Evropës plakë e kurvë!?

Sa e neveritshme u bë kjo farë Editura Tahiri, që sa herë del në ekran, si përherë, vazhdon të gënjejë, si në kohën e Ibrahim Rugovës, Ibros, se, nga ai u mësua të gënjej… Ajo gënjen dhe pesë para nuk i jep!? Poooo, ajo është vazhduesja besnike e Rugovës, e Bukoshit …dhe tash e kry(mit)eministrit Isaviҫ. O populli im i vuajtjeve e i zhgënjimeve, mos ju besoni këtyre hajdutëve, këtyre tradhëtarëve!!! Këta zagarë ishin ata që, gjatë luftës e gënjyen mërgatën, e cila nuk u kursye duke e ndihmuar popullin dhe UҪK-në, kurse në realitet, këta tradhëtarë, UҪK-në, as që e kanë njohur…dhe si të pabesët formuan FARKUN e Rugovës!!! Këta tradhëtarë, këlyshë udbashësh, e kanë ndihmuar makinerinë e shkjaut, ku luftëtarët tanë, të cilëve, duke ju munguar armët (fishekët) janë vrarë edhe vetë për mos me iu dorëzuar armikut!!!... Po, këto i di unë edhe shumë më mirë se, Trimi dhe heroi Fehmi Lladrovci, që nga lufta në Drenicë na kërkonte armë mua dhe Abdyl Krasniqit, që të iu dërgonim nga Shqipëria…kurse tradhëtari Isaviçi, në atë kohë lufte, i kishte edhe podrumet e zyrave të tij me përplot para, valuta të të gjitha shteteve, ngado ku i mblidhnin shqiptarët mërgimtarë…. dhe duke na thënë neve se, ne të LDK-akës nuk jemi për luftë… ne, LDK-aka jemi të përcaktuar pa luftë, por për në mënyra demokratike….!?

Kështu ke thënë ti o tradhëtar i kombit tim, ti o isoviq së bashku me atë tradhëtarin Bukoshin, Bukharamin dhe nuk e ndihmuat luftën, por e sabotuat… dhe as sot nuk keni dhënë asnjë shifër se nga shkuan dhe ku shkuan gjitha ato valuta me miliarda... Po s’ka ndryshe për ju ujqërit e vjetër udbashë, tradhëtarë të Kosovës “Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron…”
Por dara e popullit do tju shtrëngojë një ditë…për të gjitha bëmat tuaja! Për tradhëtarët nuk ka mëshirë e as falje!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 978 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi